E diele, 28.04.2024, 09:19 PM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Dëbimi i shqiptarëve - Gjenocidi (Reagim ndaj z. Lis Bukuroca)

E shtune, 05.05.2012, 11:00 AM


Dëbimi i shqiptarëve  - GJENOCIDI 

Nga Aurel Dasareti, Arizona (ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake)

Është kjo një reagim (qortim) ndaj z Lis Bukuroca për letrën e tij “Ja pse duhet ndryshuar himni” dhe komentit që ai i bën vetvetes në “Pashai i Vilajetit të Shkodrës tek sulltani”. Janë këto kritika vëllazërore të një dashamiri ndaj shkrimeve të Lisit, e jo personalitetit të tij. Dëshiroj të besoj se këto lëshime, autori i ka bë pa dashje dhe, të gjithë ne që vullnetarisht paraqitemi me letra në faqet e internetit, duhet të jemi të gatshëm të pranojmë si burrat, pa u hidhëruar, kritikat eventuale.

Psikologjia mund të definohet si studim shkencor për sjelljen dhe proceset mendore, dhe ai i cili e ushtron lëndën quhet një psikolog. Përveç tjerash, psikologët janë të interesuar në mekanizmat prapa ndërveprimit dhe komunikimit njerëzor, si zhvillohet të menduarit, se çfarë ndodh në tru kur ne ndiejmë, mendojmë, veprojmë, si dhe zhvillimin e fëmijës dhe sëmundjet mendore.

Psikologjia si disiplinë është karakterizuar gjithmonë nga perspektiva të ndryshme. Shumica e psikologëve, megjithatë, pajtohen se çështja më themelore në psikologji është se si duhet përshkruar, parashikuar dhe ndryshuar mendimet, ndjenjat dhe veprimet e grupeve dhe individëve.

Kam vërejtur se në letrën tënde: http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27296/Lis_Bukuroca:_Ja_pse_duhet_ndryshuar_himni.html ti kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar Shqiptar duke u përpjekur ta arsyetosh këtë budallallëk me fjalë boshe. Ky akt joserioz dhe naiv i një individi privat, përveç tjerash është një përbuzje e djersës, veprave dhe vlerave të Rilindësve në përgjithësi dhe Asdrenit në veçanti. Gjithë ata luftëtar që gjatë dekadave, në përleshjet me okupatorët, flijuan veten dhe u martirizuan për Komb e Atdhe, kanë kënduar Himnin para fillimit dhe pas mbarimit të secilës betejë; këtë e bënë deri në frymën e fundit. Të ndryshosh Himnin pa asnjë nevojë, domethënë të shkelësh mbi gjakun e atyre që u vranë për lirinë time dhe tënden. Për çështje madhore të natyrës që ti përzihesh pa të pyet kush, vendos Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Gjyqi Suprem etj e jo individët privat siç jemi ne dy. Qëllimi i paraqitjes së shqiptarëve në odat elektronike nuk duhet të jetë botimi i shkarravinave bombastike që lexohen me mijëra herë (kur vendosen në pjesët më kryesore të faqes përkatëse) por kualiteti i letrave që duhet t`ju shërbejnë tolerancës ndërmjet shqiptarëve, dekolonizimit të trojeve, mirëqenies dhe progresit, edhe sikur këto letra të shfletohen 20-30 herë. Kryesorja është cilësia e jo sasia.

Ditët e fundit lexova letrën tënde: http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27409/Lis_Bukuroca:_Pashai_i_Vilajetit_të_Shkodrës_tek_sulltani.html

Kryeministri shqiptar Salih Berisha nuk duheshe të deklaron kinse shqiptarët dhe turqit janë vëllezër. Me siguri se ai e bëri këtë nga entuziazmi, duke mos menduar fare se çka thotë. Asgjë e re për Kryeministrin i cili i quan vëllezër të gjithë armiqtë e huaj, sidomos grekun mjekërcjap Janullatosin të cilit ia fali Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Pajtohem tërësisht me këtë letër tënden, por e ke prishur krejt me komentin:

Shqiptar në Turqi nuk ka. Ata kur kane shkuar atje, nuk ndjenin vetenshqiptar, por turq”

Si bre Lis nuk paska shqiptarë në Turqi kur ata janë 5-6 milion? Asnjë turk të vërtetë nuk ka në Shqipëri dhe në trojet tjera shqiptare (janë ata shqiptarë të asimiluar më tepër nga qejfi), por gjenetikisht, ka shumë shqiptarë në Turqi. A e ndiejnë veten shqiptar apo janë asimiluar?- është kjo çështje tjetër. Ne mund ta kritikojmë Berishën për shumë gjëra, por ai nuk është krejt i çmendur, disa sende i dinë më mirë se ne dy. Sa për orientim, unë personalisht e kritikoj Kryeministrin më ashpër se ti, ama fjalët tona humbin besueshmërinë në opinion nëse ne pohojmë që subjekti i kritikës tonë është tërësisht i pavlefshëm, i pamoralshëm, i padijeni etj kurse ne qenkemi e kundërta. Në këso rastesh u japim material lexuesve të logjikojnë: “Aureli, Naseri-Lisi...zakonisht janë shumë të dashur, në njëfarë kuptimi të gatshëm që “të duan Atdheun”, por edhe shumë narcistë.

Të mohosh se nuk ka shqiptarë në Turqi do të thotë (me hir o pa te) të fshehësh rrënimin, depërtimin, zhvendosjen me dhunë të shqiptarëve nga ana e serbo-malazezve dhe “maqedonëve” në Turqi. Të mohosh Planin e  gjenocidit serb (1937) kundër shqiptarëve, plan të përpiluar nga çetniku Dr. Vaso Cubrilovic (lindi më 1897 - cofi në vitin 1990) do të thotë të justifikosh okupatorin;  gjenocidin që e realizuan me dekada shumë çetnik tjerë. Kuptohet se një numër i konsideruar i shqiptarëve mysliman u manipulua të zhvendoset nga trojet e veta etnike nën okupimin e Jugosllavinë, por pjesa më e madhe u detyrua me dhunë. Sipas planit gjenocid duheshe patjetër të zhvendosen, me dhunë, komunat: Dibra e Epërme, Pollogu i Poshtëm, Pollogu i Epërm, Malet e Sharrit, Drenica, Stavica, Vuçitërna, Labi, Graçanica, Nerodimja; Gjakova, Gora, Podgora, Podrimja, Peja, Istogu, Gjilani dhe Kaçaniku. Për arritjen e qëllimit armiku përdori metoda dhe mjete të ndryshme mashtrimi, kërcënimi, propagandimi, për shembull duke i bërë nga ana vete priftërinjtë shqiptar mysliman etj. Këto krime u bënë në bashkëpunim me Turqinë e cila fitoi ndihma financiare ashtu që të kryhet një dëbim i shpejtë dhe pa bujë e shqiptarëve të këtyre viseve. Turqisë i nevojiteshin emigrantët shqiptarë për të mbushur me ta shkretëtirat aziatike të boshatisura nga kurdët fatkeq.

Këta informata të vërtetuara i lexon në veprën “THAT WAS YUGOSLAVIA – Information and Facts”, nga autori i ndjerë Hans-Peter Rullmann (lindi 1934 – vdiq 2000) Hudtwalckerstr.26, D 22299 Hamburg, korrespodent i javores gjermane Der Spiegel.  Kjo revistë është më e madhja në Evropë, kurse në Gjermani është revista javore më me ndikim. Ajo është botuar në Hamburg me një tirazh prej rreth një milion kopje në javë. I ndjeri z Rullmann ka punuar në Jugosllavi me dekada 1950-1989. Ishte edhe biografi i Titos. Në vitin 1981 kur me prindërit dhe gjyshin vizituam Beogradin, jemi takuar me te privatisht, por unë isha shumë i vogël dhe nuk e mbaj mend, vetëm e di se pas atij takimi familja ime ka shkëmbyer disa letra me të ndjerin. Më poshtë po citoj dy fragmente nga THAT WAS YUGOSLAVIA – Information and Facts:

Citat: ”Kur mbretëria serbe malazeze e okupoi Kosovën në vitet 1878 – 1912, Kosova edhe atëherë kishte mbi 90% popullatë shqiptare...Politika kolonialiste e okupatorëve bëri ndryshim të rëndësishëm në strukturën e popullsisë. Deri në vitin 1941 përafërsisht 500.000 femra shqiptare u dëbuan në Turqi. Në të njëjtën periudhë 18.000 familje serbe dhe malazeze migruan në Kosovë (mesatarisht një familje përbëheshe nga 7 persona).” Citat fund

Sa për freskim të kisha këshilluar të lexosh edhe këtë http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27405/cid-115/Bardhyl_Mahmuti:_Duke_pritur_«Festën_»_e_13_Majit_edhe_një_12_prill.html

ku autori, mes tjerash  dokumenton:

Citat: ”Mbështetur në hulumtimin sistematik të dy shërbimeve konzulare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1953-1966 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 415.371 shqiptarë...

Shikoni skemën:

 

Viti Numri i të shpërngulurve

1953 19.300

1954 17 500

1955 51.000

1956 54.000

1957 57.710

1958 41.300

1959 32.000

1960 27.980

1961 31.600

1962 15.910

1963 25.720

1964 21.530

1965 19.821

 

Në viti 1966, kur nga ky aparat represiv u rrezikua edhe vetë kreu i shtetit dhe partisë, Tito shkarkoi Aleksandar Rankoviqin dhe dënoi dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve. Përpos shkarkimit nga funksionet shtetërore dhe dënimit deklarativ përmes konkluzioneve të Plenumit të Brijoneve asnjë pasojë nuk patën organizatorët dhe ekzekutorët e këtij terrori shtetëror antishqiptar. As Aleksandar Rankoviqi , as Kërse Cërvenkovski e as kriminelët tjerë nuk pësuan asnjë përgjegjësi penale për krimet antishqiptare. Ata vazhduan dhe sot e kësaj dite vazhdojnë përmes pasardhësve të tyre të aplikojnë të njëjtat metoda të dhunës dhe terrorit. Si në Serbi ashtu edhe në Maqedoni!” Citat fund.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora