| E shtune, 05.05.2012, 11:00 AM |
Dëbimi i
shqiptarëve - GJENOCIDI
Nga
Është
kjo një reagim (qortim) ndaj z Lis Bukuroca për letrën e tij “Ja pse duhet ndryshuar himni”
dhe komentit që ai i bën vetvetes në “Pashai i Vilajetit të Shkodrës tek
sulltani”. Janë këto kritika vëllazërore të një dashamiri ndaj shkrimeve
të Lisit, e jo personalitetit të tij. Dëshiroj të besoj se këto lëshime, autori
i ka bë pa dashje dhe, të gjithë ne që vullnetarisht paraqitemi me letra në
faqet e internetit, duhet të jemi të gatshëm të pranojmë si burrat, pa u
hidhëruar, kritikat eventuale.
Psikologjia
mund të definohet si studim shkencor për sjelljen dhe proceset mendore, dhe ai
i cili e ushtron lëndën quhet një psikolog. Përveç tjerash, psikologët
janë të interesuar në mekanizmat prapa ndërveprimit dhe komunikimit njerëzor,
si zhvillohet të menduarit, se çfarë ndodh në tru kur ne ndiejmë, mendojmë,
veprojmë, si dhe zhvillimin e fëmijës dhe sëmundjet mendore.
Psikologjia
si disiplinë është karakterizuar gjithmonë nga perspektiva të ndryshme. Shumica
e psikologëve, megjithatë, pajtohen se çështja më themelore në psikologji është
se si duhet përshkruar, parashikuar dhe ndryshuar mendimet, ndjenjat dhe
veprimet e grupeve dhe individëve.
Kam
vërejtur se në letrën tënde: http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27296/Lis_Bukuroca:_Ja_pse_duhet_ndryshuar_himni.html
ti kërkon ndryshimin e Himnit Kombëtar Shqiptar duke u përpjekur ta arsyetosh
këtë budallallëk me fjalë boshe. Ky akt joserioz dhe naiv i një individi
privat, përveç tjerash është një përbuzje e djersës, veprave dhe vlerave të
Rilindësve në përgjithësi dhe Asdrenit në veçanti. Gjithë ata luftëtar që gjatë
dekadave, në përleshjet me okupatorët, flijuan veten dhe u martirizuan për Komb
e Atdhe, kanë kënduar Himnin para fillimit dhe pas mbarimit të secilës betejë;
këtë e bënë deri në frymën e fundit. Të ndryshosh Himnin pa asnjë nevojë,
domethënë të shkelësh mbi gjakun e atyre që u vranë për lirinë time dhe tënden.
Për çështje madhore të natyrës që ti përzihesh pa të pyet kush, vendos Akademia
e Shkencave të Shqipërisë, Gjyqi Suprem etj e jo individët privat siç jemi ne
dy. Qëllimi i paraqitjes së shqiptarëve në odat elektronike nuk duhet të jetë
botimi i shkarravinave bombastike që lexohen me mijëra herë (kur vendosen në
pjesët më kryesore të faqes përkatëse) por kualiteti i letrave që duhet t`ju
shërbejnë tolerancës ndërmjet shqiptarëve, dekolonizimit të trojeve, mirëqenies
dhe progresit, edhe sikur këto letra të shfletohen 20-30 herë. Kryesorja është
cilësia e jo sasia.
Ditët
e fundit lexova letrën tënde: http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27409/Lis_Bukuroca:_Pashai_i_Vilajetit_të_Shkodrës_tek_sulltani.html
Kryeministri
shqiptar Salih Berisha nuk duheshe të deklaron kinse shqiptarët dhe turqit janë
vëllezër. Me siguri se ai e bëri këtë nga entuziazmi, duke mos menduar fare se
çka thotë. Asgjë e re për Kryeministrin i cili i quan vëllezër të gjithë
armiqtë e huaj, sidomos grekun mjekërcjap Janullatosin të cilit ia fali Kishën
Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Pajtohem tërësisht me këtë letër tënden, por e
ke prishur krejt me komentin:
“Shqiptar në Turqi nuk ka. Ata
kur kane shkuar atje, nuk ndjenin vetenshqiptar, por turq”
Si
bre Lis nuk paska shqiptarë në Turqi kur ata janë 5-6 milion? Asnjë turk të
vërtetë nuk ka në Shqipëri dhe në trojet tjera shqiptare (janë ata shqiptarë të
asimiluar më tepër nga qejfi), por gjenetikisht, ka shumë shqiptarë në Turqi. A
e ndiejnë veten shqiptar apo janë asimiluar?- është kjo çështje tjetër. Ne mund
ta kritikojmë Berishën për shumë gjëra, por ai nuk është krejt i çmendur, disa
sende i dinë më mirë se ne dy. Sa për orientim, unë personalisht e kritikoj
Kryeministrin më ashpër se ti, ama fjalët tona humbin besueshmërinë në opinion
nëse ne pohojmë që subjekti i kritikës tonë është tërësisht i pavlefshëm, i
pamoralshëm, i padijeni etj kurse ne qenkemi e kundërta. Në këso rastesh u
japim material lexuesve të logjikojnë: “Aureli, Naseri-Lisi...zakonisht janë
shumë të dashur, në njëfarë kuptimi të gatshëm që “të duan Atdheun”, por edhe
shumë narcistë.
Të
mohosh se nuk ka shqiptarë në Turqi do të thotë (me hir o pa te) të fshehësh
rrënimin, depërtimin, zhvendosjen me dhunë të shqiptarëve nga ana e
serbo-malazezve dhe “maqedonëve” në Turqi. Të mohosh Planin e gjenocidit serb (1937) kundër shqiptarëve,
plan të përpiluar nga çetniku Dr. Vaso Cubrilovic (lindi më 1897 - cofi në
vitin 1990) do të thotë të justifikosh okupatorin; gjenocidin që e realizuan me dekada shumë
çetnik tjerë. Kuptohet se një numër i konsideruar i shqiptarëve mysliman u
manipulua të zhvendoset nga trojet e veta etnike nën okupimin e Jugosllavinë,
por pjesa më e madhe u detyrua me dhunë. Sipas planit gjenocid duheshe patjetër
të zhvendosen, me dhunë, komunat: Dibra e Epërme, Pollogu i Poshtëm, Pollogu i
Epërm, Malet e Sharrit, Drenica, Stavica, Vuçitërna, Labi, Graçanica,
Nerodimja; Gjakova, Gora, Podgora, Podrimja, Peja, Istogu, Gjilani dhe
Kaçaniku. Për arritjen e qëllimit armiku përdori metoda dhe mjete të ndryshme
mashtrimi, kërcënimi, propagandimi, për shembull duke i bërë nga ana vete
priftërinjtë shqiptar mysliman etj. Këto krime u bënë në bashkëpunim me Turqinë
e cila fitoi ndihma financiare ashtu që të kryhet një dëbim i shpejtë dhe pa
bujë e shqiptarëve të këtyre viseve. Turqisë i nevojiteshin emigrantët
shqiptarë për të mbushur me ta shkretëtirat aziatike të boshatisura nga kurdët
fatkeq.
Këta
informata të vërtetuara i lexon në veprën “THAT WAS YUGOSLAVIA – Information
and Facts”, nga autori i ndjerë Hans-Peter
Rullmann (lindi 1934 – vdiq 2000) Hudtwalckerstr.26, D 22299 Hamburg,
korrespodent i javores gjermane Der Spiegel. Kjo revistë është më e madhja në Evropë, kurse
në Gjermani është revista javore më me ndikim. Ajo është botuar në Hamburg me
një tirazh prej rreth një milion kopje në javë. I ndjeri z Rullmann ka punuar
në Jugosllavi me dekada 1950-1989. Ishte edhe biografi i Titos. Në vitin 1981
kur me prindërit dhe gjyshin vizituam Beogradin, jemi takuar me te privatisht,
por unë isha shumë i vogël dhe nuk e mbaj mend, vetëm e di se pas atij takimi
familja ime ka shkëmbyer disa letra me të ndjerin. Më poshtë po citoj dy
fragmente nga THAT WAS YUGOSLAVIA – Information and Facts:
Citat: ”Kur mbretëria serbe malazeze e okupoi Kosovën në vitet 1878 – 1912, Kosova edhe atëherë kishte mbi 90% popullatë shqiptare...Politika kolonialiste e okupatorëve bëri ndryshim të rëndësishëm në strukturën e popullsisë. Deri në vitin 1941 përafërsisht 500.000 femra shqiptare u dëbuan në Turqi. Në të njëjtën periudhë 18.000 familje serbe dhe malazeze migruan në Kosovë (mesatarisht një familje përbëheshe nga 7 persona).” Citat fund
Sa
për freskim të kisha këshilluar të lexosh edhe këtë http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27405/cid-115/Bardhyl_Mahmuti:_Duke_pritur_«Festën_»_e_13_Majit_edhe_një_12_prill.html
ku
autori, mes tjerash dokumenton:
Citat: ”Mbështetur në
hulumtimin sistematik të dy shërbimeve konzulare (sektorit të pasaportave)
jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1953-1966 prej Jugosllavisë në
Turqi janë shpërngulur 415.371 shqiptarë...
Shikoni skemën:
Viti Numri i të shpërngulurve
1953 19.300
1954 17 500
1955 51.000
1956 54.000
1957 57.710
1958 41.300
1959 32.000
1960 27.980
1961 31.600
1962 15.910
1963 25.720
1964 21.530
1965 19.821
Në viti 1966, kur nga ky aparat represiv u rrezikua edhe vetë kreu i shtetit dhe partisë, Tito shkarkoi Aleksandar Rankoviqin dhe dënoi dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve. Përpos shkarkimit nga funksionet shtetërore dhe dënimit deklarativ përmes konkluzioneve të Plenumit të Brijoneve asnjë pasojë nuk patën organizatorët dhe ekzekutorët e këtij terrori shtetëror antishqiptar. As Aleksandar Rankoviqi , as Kërse Cërvenkovski e as kriminelët tjerë nuk pësuan asnjë përgjegjësi penale për krimet antishqiptare. Ata vazhduan dhe sot e kësaj dite vazhdojnë përmes pasardhësve të tyre të aplikojnë të njëjtat metoda të dhunës dhe terrorit. Si në Serbi ashtu edhe në Maqedoni!” Citat fund.