E hene, 29.04.2024, 02:06 AM (GMT+1)

Mendime

Ardian Ramadani: A edhe Llazoja BDI a?

E premte, 04.05.2012, 11:20 AM


A edhe Llazoja BDI a?

Nga Ardian Ramadani

Jo që na shashtrisi përcaktimi i partisë shqiptare në pushtet, BDI së, për zgjedhjen e Llazar Elenovskit për ambasador, ngase një gjë e tillë edhe është pritur pas sa e sa gjërave të tjera më të dëmshme. Por ajo që besoj se ka ngjallur neverinë e secilit shqiptar, por (lexo: do duhej) edhe secilit anëtar të BDI së, është deklarata e Abdylak(q)imit, se në të ardhmen mund të befasohemi me anëtarësimin e Llazos në BDI, partinë shqiptare, e cila mëton se ka dalur nga kryengritja shqiptare e vitit 2001, këtu në Maqedoni.

Shtrohet pyetja se vallë si do të ndiheshin dëshmorët e vitit 2001 dhe viktimat e rëna gjatë po atij viti, por edhe më pas, sikur të ishin gjallë? A thua u ka shkuar në mend se si ndihen familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës me këtë përcaktim tuajin për ambasador për këtë njeri?

Deri kur do manipuloni me popullatën shqiptare, duke keqpërdorur legjitimitetin që iu dha ju në zgjedhjet e fundit?

Me të vërtetë parashtroj pyetjen se si ndjehen anëtarësia e BDI së, ajo pjesë që ka elan dhe krenari shqiptare, kur të kuptojë se Llazar Elenovski do antarsohet në BDI, parti kjo e cila do të pasurohet me një anëtar të ri, e që qenka edhe nip shqipar, por që me gjasa do ët duhej të ndikojë në largimin e njëqind anëtarëve të tjerë.

E Llazoja, i cili doli se na qenka nip shqiptar (e kënaqën shqiptarët që pretendojnë se janë të vërtetë, e ku më Llazoja) pritet së shpejti të na aderojë në par(t)inë integriste, për 10 vjetorin e formimit të kësaj partie, ku edhe ky Llazoja do ti bashkohet karvanit të Komandant Vencos në Koçani dhe disa të tjerëve në Prilep, Shtip dhe Strumicë.

Paj ky është bashkim vëllazërimi integrues. Na rrahin, na poshtërojnë, na i vrasin bijtë më të mirë, na degradojnë në çdo aspekt, na varfërojnë ditë e më shumë, e politikanët tanë aktual në qeveri përcaktohen për Llazon, të na përfaqësojë si ambasador, e bile edhe të anëtarësohet në nënë njerkë parti..

Pres të dëgjojë nga ndonjë anëtar i partisë shqiptare në pushtet, po edhe nga ndonjë i cili është pjesë e organigramës së kësaj partie, se si do arsyetohen për “kontributin” e tyre në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, se si do dalin nëpër varreza të vendosin kurora me lule (lexo: eh, sikur ndonjë dëshmorë t`i kapte për këmbe në shenjë mllefi për antipolitikën dhe servilosjen ekstreme ndaj VMRO së), se si do përdorin refrenin e bezdisshëm për Skëndërbeun dhe luftën e 2001, të cilën e devalvuan skajshmërisht deri në alienim të thelbit të saj, se si do ta arsyetojnë apostazinë e tyre brenda natës nga çlirimtarë në dezertorë dhe në shërbëtorë të politikës antishqiptare.

Do pres, po deri sa? Shpresoj deri në zgjedhjet e ardhshmë (lexo: që mund të jenë të parakohshme), kur refrenet shordhuese patetike do të marrin njëherë e përgjithmonë fund, duke u dënuar kjo politikë antishqiptare, përbuzëse, si dhe skajshmërisht e dëmshme.

Populli din të bëjë vezir, por ai do të dijë të bëjë edhe rezil. E rezilllëkut tuaj do u vije fundi, ngase jo që e tepruat me këtë veprim të fundit si dhe me veprimet e njëpasnjëshme serike, por edhe po tentoni ta justifikoni paturpësinë e juaj. Nuk është shumë fatkeqësi e keqja, fatkeqësi është justifikimi i saj.

 

(Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora