E enjte, 01.05.2025, 10:06 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Qysh jemi, edhe punët i kemi!

E hene, 30.04.2012, 12:24 PM


Qysh jemi, edhe punët i kemi !

Ne ose besojmë fare pak, ose shumë në vetvehte. (F.D.Guerrazzi)

Nga Zejdush Kastrati

Më 13 prill, në komisionin për siguri të Kuvendit të Kosovës, deri sa zhvillohej  nje debat i hapur rreth gjendjes në veri të Mitrovicës, me theks të posaqëm rreth rastit të vrasjes   së Selver Haradinajt dhe  (mos)reagimit të Policise së Kosovës,apo thënë shkurt, pas dështimit të këtij segmenti të sigurisë në atë pjesë, që deklarativisht, nga gjithë liderët kosovarë,  po thuhet, së është pjesë e pandashme,  e  vendit tonë,njëri nga deputetët sërbë të këtij komisioni ,(Goran Marinkoviq)që në këndin e majtë të setres, mbante   një simbol të zi, që  simbolizonte, se kishte pasur  rast vdekjeje, me fjalorin,por edhe gjestikulacionin  e tij karakteristikë, jo që nuk kontribuonte në mbarvajtjen  e punës së këtij komisioni,  por me kërkesa e kundërargumente  provokative, sillej, sikur  të ishte ai viktima,  apo objekt kritike gjithë komuniteti sërbë, në këtë takim,  të këtij komisioni, që në shtetet ku  vërtet funksionon Parlamenti e shteti i njëmendët,me të drejt, llogaritet, ndër komisionet më kredibile dhe më funksionale të legjislativit.

Ky deputet,mbronte me ngulm sërbët e Sërbinë dhe institucionet e këtij shteti ,duke shtuar, se ata nuk janë fajtor për këtë gjendje në Mitrovicën  veriore, bënte paralelizma me  rastin e Graqanicës kur disa tifozë shqiptarë, ishin kacafutur  me disa të rinjë  vendorë, që kishin provokuar,pastaj “vajtonte”për arrestime të policëve të Mup-it sërbë dhe disa liderëve të struktuarve paralele   në Anamoravë,por gjatë diksutimeve të disaherëshme ,bëri  edhe shumë krahasime tjera banale, që nuk korrespondonin, as për së afërmi, me rastin terrorist në banesën e të ndjerit, Haradinaj në veri të Mitrovicës.

E ceka  këtë rast, si shembull i cili është identik me diskutimin edhe të një deputeteje tjetër sërbe,  të Pralamentit të Kosovës,(Vesna Mikic) që u zhvillua  më 18 prill, kur në Paralament,  edhe kësaj radhe ,diskutohej pikërisht për veriun, dhe e cila për opinionin  e gjërë njihet edhe si diskutuese, edhe në një debat të mëhershëm në po këtë Parlament, kur  pat akuzuar rëndë Policinë e Kosovës, duke e quajtur edhe terroriste,dhe pat premtuar edhe bërjen publike, të një liste të liderëve shqiptarë që mbajnë pasaporta sërbe,por që asnjherë nuk e bëri, e që, edhe kësaj radhe, me diskutimin e saj , injoroi,ofendoi,ironizoi dhe akuzoi  të gjithë folësit  e mëparshëm,  që sipas saj , nuk po  kontriubojnë në stabilizimin e situatës,nuk po  e thonë të vërtetën,por sipas saj, kanë një qëllim të caktuar, dhe po kërcënojnë  sigurinë dhe jetën e sërbëve, jo vetëm në veri të Mitrovicës, por edhe Anamoravë,përkatësisht, në komunën e  Ranillugut të Kamenicës,që udhëhiqet nga bashkëshorti i saj, dhe të cilin, e lavdëroi, për mirëmenagjim dhe shembull, edhe për komunat tjera  të Kosovës.

Kuptohet, edhe këtu , nga kjo deputete,iu bënë kritika Policisë së Kosovës,por jo për mosëveprim,por për veprim, e që kanë obligim ta bëjnë, sepse janë të Kosovës dhe po veprojnë në Kosovë,por për këtë deputete, që paguhet nga bugjeti i Kosovës, si duket, këta policë, janë halë në sy!

Nuk janë vetëm këto dy raste, që ceka,  e që ka pasur rastin ti përcjell edhe opinioni i gjerë,por në linjë të njejtë, janë edhe diskutimet e shumta  që janë organizuar dhe po organizohen nga shumë Ojq-ë,që veprojnë në Kosovë e më gjërë,shpeshëherë me panelistë multietnikë,që vlen të respektohen, që po organizohen ,jo vetëm në Kosovë por edhe në Ohër të Maqedonisë, Budva të Malit të Zi , në Durrës të Shqipërisë,…ku  shumë herë , nuk mungojnë kritika dhe akuza të rënda,në veqanti nga panelistë sërbë, për Institucionet tona të Kosovës, për luftën, dhe liderë institucional,komandantë të caktuar e pjestarë të UCK-së,për krime ,pastaj,kinse për mosëtolerancë e mosëgatishmëri për zhvillim të demokracisë mes komuniteteve, por fatkeqësisht, në të shumtën e rastve, të gjitha, po kalojnë në heshtje, pa kundërshti, polemika e kërkesa për konkretizime e argumente konkrete,  apo, edhe  kërkimfalje, me cka do të tregonim se ne e duam dhe i duam këto Institucione,  cfardo qofshin ato,e që në raport me respektimin e komuniteeteve janë në nivelin më të lartë në Europë po se po,por ndoshta  edhe në botë,dhe se nuk nënshtrohemi apo përkulemi,asësesi ,por fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh, apo shumë rrallë po ndodh, e që nuk ndodhi as më herët, e  nuk po ndodh as tash në këtë  Parlament.

Me këso veprime e sjellje,por edhe tolerime e heshtje,refleksioni,  në veqanti, tek ndërkombëtarët ,por edhe tek të tjerët, është shumë negativë dhe domethënës, dhe lenë përshtypjen, sikur, ne kosovarët, jemi agresori,  edhe në luftën e fundit,se ne  kemi  shkuar dhe sulmuar Sërbinë,se ne kosovarët kemi bërë gjenocid e kemi vrarë  13 mijë përsona në Sërbi,sikur ne kemi plackitë djegë e kemi zhvendosur afër një milion sërbë nga Sërbia,sikur ne kemi struktura paralele e shtetërore në Sërbi, sikur ne kemi barrikaduar rrugët në Sërbi,sikur ne po shkojmë e organizojmë zgjedhje në Sërbi,sikur ne po arrestojmë policë sërbë në teritotrin e Sërbisë,sikur ne  spo paguajmë obligimet ndaj shtetit sërbë apo po përdorim tabela   jo valide  të automjeteve në Sërbi,sikur ne jemi konfliktual jo vetëm me Sërbinë por edhe me Evropën e botën,sikur ne…pastaj,se ne duhet jo vetëm të heshtim por të pajtohemi me ate  cka kërkon  dhe dëshiron Sërbia,apo pasi  që dikush tjetër dëshiron të sillemi   si të tillë.

Nëse,ne  kërkojmë  pa kompromis, të mbrojmë me cdo kusht ,të drejtat tona,kuptohet pa u cenuar edhe të drejtat e të tjerëve, që i njohin dhe respektojnë këto Institucione që i kemi,atëherë, në radhë të parë kemi kryer obligimin tonë primar, që kemi  ndaj vendit dhe Kushtetutës,por gjithashtu, u tregojmë edhe gjithë  ndërkombëtarëve, se nuk tolerojmë që për hirë të tekeve të disa qarqeve burokratike nga jashte,  të zhbëjmë apo zhvlersojmë ,ate,  për të cilën kemi sakrifikuar,por nëse  është nevoja  përsëri do të sakrifikojmë  sepse është në pytje shteti dhe vendi ynë.

Por si duket, e po shihet, edhe nga avioni, sindromi: vjedhja në harmoni me vendorë e ndërkombëtarë është diagnoza që na ka vërbuar, dhe fare nuk po shofim, dhe kur kësaj ia shtojmë pushtetin dhe paranë,atëherë me të drejtë në popull thuhet :”Qysh jemi,edhe punët i kemi”

Pra, tash për tash,me Shtetin  po merren të tjerët, e kush janë ata,syte janë me pa.

No Coment, është, edhe rasti i  Institucionit të Ombudspërsonit, i cili, ditë më parë, kërkoi të rifuqizohet ligji i Unmikut,meqë ishin në pytje  nga 5oo euro në muaj.Cmim shumë i lirë në dëm të shtetit dhe vendit !

zkastrati@hotmail.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx