Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Askushët edhe para syve nuk e shohin lirinë
E premte, 27.04.2012, 04:44 PM
ASKUSHËT EDHE
NUK E SHOHIN LIRINË
Nga: KALOSH ÇELIKU
-
O plak, pendohu për të gjitha ato që i fole në xhami!
-
-
Unë?
-
-
Unë jam Lugati i Koçajve. Bindu dhe lutu përpara këmishës së bardhë me oja deri
në fund të këmbëve!
-
Jo, or Lugat i Koçajve! Jo. Kam frikë mos më rrahin me dru kur të delë drita!
-
Mos u tremb, o plak! Unë dal edhe ditën. Thuaj, atë ditë isha i marrë kur fola
marrëzira në xhami!
-
Ti thua që
-
O plak! Unë aq sa jam i rrezikshëm natën, jam edhe ditën.
-
Të besoj, por kam frikë… Frikë… Ditën nuk ke këmishë të bardhë, por çallmë e
Kur’an në vend të kësulës së bardhë të Bajram Currit.
-
Plak, ti duhet të më kesh frikë mua, të kap për fyti, ta nxjerr shpirtin me
thonj.
-
Jo, or Lugat i Koçajve! Të marrët asnjëherë nuk frikohen nga ata më të
rrezikshmit! E, as nga Bajlozët e Zi që dalin nga deti, po nga të urtët…
-
Plak, do të pendohesh një ditë. Mos u përzi në punë të kojshive!...
-
Kurrë! Eci pas një ylli.
-
Ai yll të çon në varr.
-
Plak, hiq dorë nga zbulimi i mëkateve! Mendohu edhe një ditë! Nesër, do të vij
të bisedoj prapë një natë. Edhe të tjerët janë njerëz.
-
Mos eja kurrë! Të mëshoj me shkop aty ku lidhet Sagjini, në lule të ballit. Vështirë
e ke të më hipësh mua në autobus për në Turqi. Edhe, kush: Bërlloku shqiptar, që
harron se unë vij nga Katundi i xha Derallës. Katundi, që vjet për vjet u ka ra
stacioneve të policisë serbe e fashsite me armë në dorë. Mjafton të përmendim
mësuesin e ardhur nga Shqipëria Llaqi Prenqi, që me nxënësit e katundit tim dhe
flamurin kuqezi kombëtar në ballë e sulmoi stacionin e karabinierve në fshatin
Shutovë të Kërçovës (1944). Flamur, që edhe sot e kësaj dite ruhet me xhelozi si
kujtim në një familje të fshatit Cërvicë.
Përmëtepër, vij nga Katundi i xha Dulit i Riu, që krah për krahu me
shokë edhe në kohën e egër komuniste me lodra e muzika veshur me tirqi,
xhamadan e kësula të bardha i kanë rënë me këngë e valle përmidisi Çarshisë Kërçovës.
Edhe atë, kohë kur ti je deklaruar si sllav e je regjistruar turk “ehamdurila”,
unë me poetë nga të gjitha trojet etnike shqiptare përmidisi i kam rënë
Çarshisë Shkupit nën Rrap me poezi. Të gjithë nuk jemi njerëz!...
Vështirë
është të të bindin se si duhet të ecësh, kur ti ecën me vite e vite. Lirinë e
sheh edhe pas maleve. Askushët nuk e shohin në mes të Ditës Madhe, as edhe para
syve. Rrugës ke thyer këmbë… Duar… Kurrizin… Qafën… Ke ecur para… Përmbrapa…
Lart… Poshtë… Nëpër bar… Ferra…
-
Tungjatjeta, plak-o! Tungjatjeta!
-
O ti qenke, zoti Shkrimtar! Tungjatjeta!
-
Plak, sot më duket, si herët ia ke nisur të flasësh rrugëve?
-
Herët sot, zoti Shkrimtar, ka lindur Dielli…
-
-
Ditë, zoti Shkrimtar… Ditë… Dritë…
-
Plak, ec të të lexoj diçka nga gazeta!
-
Zoti Shkrimtar, mos ka pjellë Bushtra këlyshë?!
-
HOXHË EFENDIU - MJEK PA DIPLOMË
- Skandali para xhematit në xhami.
- Organet e sigurimit e arrestuan
Hoxhë Efendiun.
- Kontrollimi në shtëpi. Te ai
janë gjetur dy qerre me ilaçe, mjete më moderne të mjeksisë bashkëkohore dhe
pesdhjetë thika për operime!!!...
- Kujdes i madh për “shërimin” e
fëmijëve.
- Krimineli sipas veprës së kryer
duhet të dënohet më së paku me dhjetë vjet burg.
Pas
skandalit që ndodhi në xhaminë e Kryeqytetit, në mes të Plakut me Abetare dhe
Hoxhë Efendiut, organet e sigurimit e arrestuan hoxhën. Në shtëpinë e tij pas
një kontrollimi që bënë, gjetën dy qerre me ilaçe dhe mjetet më moderne të
mjeksisë bashkëkohore. Në kontrollim e sipër gjetën edhe pesëdhjetë thika për
operim!...
Gazetari
i së përditshmes sonë që para një dite e vizitoi Hoxhë Efendiun në shtëpi, ku
bëri edhe një intervistë me të për gazetë, solli edhe këtë informatë: Hoxhë
Efendiu, pasi ka arritur suksese në shërimin e sëmundjeve të ndryshme në
popull, ka shkuar të regjistrohet në Fakultetin e mjeksisë. Por, siç thotë ai
vetë, për shkak të moshës nuk e kanë pranuar në Universitet. Edhe pas këtij mossuksesi
Hoxhë Efendiu vazhdon të ushtroj në popull profesionin e mjekut dhe të hoxhës.
Gjatë disa viteve pune të palodhur ai u solli vdekje të sigurtë dhjetëra
fëmijëve, tre pleq i la pa sy e këmbë. Dhe, më se njëqind nuseve të reja u
mundua t’ua shtojë bereqetin. Është interesant se, Hoxhë Efendiu më shumë
kujdes u ka kushtuar fëmijëve shqiptar???!!!...
Në
bisedë e sipër që patëm, inspektori i sigurimit publik tha: për zbulimin e
këtij krimineli të rrezikshëm, ne i falemnderohemi Plakut me Abetare. Hoxhë
Efendiu për këtë vepër penale mund të dënohet edhe me dhjetë vjet burg.
Hetimet
vazhdojnë.
A. DERALLA
-
Zoti Shkrimtar, te ne populli thotë: Hu më hu, huni në bythë…
-
-
Budallai. Nuk i kanë mjaftuar hajmalitë, tabletat, injeksionet, por ka dashur t’i përdorë edhe
thikat.
-
Plak, paskemi qenë ditëgjatë. Shpëtuam edhe kësaj radhe nga thikat.
-
Zoti Shkrimtar, edhe nga thikat edhe nga hajmalitë…
Është
kënaqësi e madhe të ecësh i lirë. T’i fusësh duart në xhepa dhe të dalësh në
rrugë. Por, jo të ecësh me frikë. Të shikosh kush të vjen prapa… Anësh…
-
Plak, a të thash se Hoxhë Efendiu do ta gjejë nga Allahu?
-
Po, zoti Shkrimtar. Vetëm se, edhe unë i ndihmova Allahut.
-
Plak, mos m’i nxirr edhe këto pak mend që më kanë mbetur në kokë! Si i ndihmove
ti Allahut?!
-
Zoti Shkrimtar, Hoxhë Efendiut ia ngrita këmbët nga minaraja e xhamisë…
-
Mos u huto, plak!
-
Vetëm i ndihmova Allahut, zoti
Shkrimtar.
-
Po, Rrufjani si dual në hekururdhë para trenit?!
-
Allahu, zoti Shkrimtar.
-
Allahu, po kush i ndihmoi, plak?
-
Ai e lidhi veten me litarë për qafe dhe e tërhoqi si qen në hekurudhë, para
trenit…
Tani,
më në fund mundeni të më bindni edhe mua plakun se jetoni mirë nëpër shtëpi…
Ecni rrugës pa frikë… U këndoni ditëve të reja… E doni Lirinë… Keni bukë… Ujë…
Por, kurrë nuk jeni aq të sigurt për vdekjen e përbindshave… Kuçedrave…
Qikllopëve me një sy… Bajlozëve të Zi që herë pas here dalin nga deti… Ata
vërtet vdiqën ose cofën, thuaj si të të vij ty më së miri. Po, ku ta dijmë ne?
Ndonjëri ndodh ka mbetur ende gjallë. Apo ngrihet lugat. Ose, lind. Më shkurt,
nuk jemi gjithmonë të sigurt këtyre vrapimeve maratonike për në Baba Tomor. Me
rëndësi është të ecet përpara. S’do të thotë gjë nëse ndonjëherë biem poshtë,
shtrihemi përdhe. Armët nuk duhet lëshuar nga dora. Përsëri duhet të ngrihemi
më këmbë. Të ecim përpara… Përpara… Përpara…
-
Mirë thua, o plak! Përpara! Vetëm përpara! Po. ç’bën aty në përrua?
- I varros sorrat…
HOXHË EFENDIU - LUGATI I KOÇAJVE
Lindi në vitin kaq e kaq.
Njeri.
Vdiq në vitin kaq e kaq.
Lugat.
-
Po, ky tjetri o plak?
- Edhe ai zoti Shkrimtar, ka emër dhe mbiemër mbi varr.
RRUFJAN RRUFJANI
Lindi në vitin kaq e kaq.
Cofi në vitin kaq e kaq.
Qen me zgjebe…
Dhe,
ja o Askushët e askushëve ua plotësova dëshirën, po qesh pas varrimit të
sorrave. Shkaku, se: E shoh Lirinë edhe prapa maleve… Krushqit e sjellin Nuse
në koçi me këngën popullore: Hajdeni bini djemtë e Shalës, përmes
Sarajeve të Pashës…
Askushë, a jeni tashti të lumtur?! Duarve binu shuplakë! Hi-hii-hiii…