Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Gjelat e partive politike këndojnë si pulat
E enjte, 12.04.2012, 07:02 PM
GJELAT E
PARTIVE POLITIKE KUR KËNDOJNË SI
Nga: KALOSH ÇELIKU
Edhe, jo rastësisht sulmet më të ashpëra
edhe sot e kësaj dite na vijnë nga Partia Politike Neokomuniste, që shqiptarëve
ua ka pi dje, ua pinë sot, përpiqet t’ua pi edhe nesër gjakun. Fatkeqësia është,
se disa shqiptarë melez ende u besojnë këtyre butakëve të kuq me yll në ball nëpër
Bit-Pazar, nuk i hedhin nga samari. Shtyhen me bërryla në radhët partiake dhe
tubimet e tyre antishqiptare duke na shitur shumë lirë, mos them pa pare te “vëllezërit”.
Edhe atë ku, te yllkuqët që gjithë jetën popullit shqiptar i janë ngatërruar nëpër
këmbë, i kanë punuar pas shpine.
Turqinë, ne shqiptarët e përzumë nga
Ballkani. Përderisa i jepnim agallarë, pashallarë, kryetarë shteti dhe ushtarë,
ajo dalngadalë e pushtonte gjithë botën. Sami Frashëri u bëri gjuhë letrare. Ataturku
i bëti shtet modern. Ali Pashë Tepelena i mësoi të bëjnë dashuri. Edhe Luftën e
Dytë Botërore e nisëm dhe e bëmë ne shqiptarët. Im Atë, Emin Çeliku shpesh më thoshte:
historikisht po na tradhtojnë “vëllezërit”. Ne shkuam shtëpi më shtëpi t’i
nxjerrim në luftë, shkaku se, nuk donin të luftonin kundër Baba Dovletit, e më vonë
fashizmit, edhe atë: na u bashkuan nga fundi i luftës. “Vëllezërit” nuk kanë luftuar
kurrë kundër armikut të përbashkët, as në
kohën e Turqisë e as në kohën e fashizmit, e fituan luftën dhe pushtetin me
gjakun dhe në emër të shqiptarëve. Përsëri, edhe në ditën e sotshme, ndodhë e
njëjta histori: Përçudi, shqiptarët edhe sot përpiqen t’i bëjnë “vëllezërit” shtet
në dëm të interesave të veta shekullore.
Marrëveshjen gjatë Luftës së Dytë Botërore
në mes të ballistëve dhe partizanëve për herë të parë e kam dëgjuar nga im Atë,
Emin Çeliku e më vonë nga dokumentet historike të asaj kohe me të cilat bëj
krahasimin e Luftës strategjike shqiptare për Liri. Brigadat Shqiptare
Partizane nga Shqipëria me flamurin kombëtar shqiptar në ballë e kanë çliruar Kërçovën,
Gostivarin, Tetovën dhe Shkupin. Luftë e paparë vëllavrasëse është zhvilluar në
Kërçovë mes partizanëve dhe ballistëve. Berlini kur e humbi luftën në mes të Gjermanisë,
Zajazi ende bënte luftë maleve, nuk i dorëzonte armët. Im atë, Emnin Çeliku
shpeshëherë ma rrëfente atë luftë të përgjakshme historike: ne përderisa bërtitnim
“me dorë” në mbrojtjen e Kërçovës, ata nga ana kundërtshtare (partizanët
shqiptar), të Brigadave partizane shqiptare na përgjigjeshin “me dorë e me këmbë”.
Ne, ballistëve nuk na vranë partizanët e kësaj ane, po partizanët e Birgadave
shqiptare nga Shqipëria me ndihmën e “vëllezërëve”. Historikisht, shqiptari e
ka vra shqiptarin: Dora shqiptare e ka vra Kalosh Zajazin, Bajram Currin, Luigj
Guarakuqin, Hasan Prishtinën, Mefail Zajazin,
Xhemë Gostivarin, Nexhat Agollin, Xha Rexhën, Jusuf Gërvallën…
Im Atë, Emin Çeliku më rrëfente edhe një histori
interesante për luftëtarët e Zajazit. Fshat kaçakësh ky, që gjatë Lufës së Dytë Botërore ka pasur në gji
edhe partizanë edhe ballistë. Kurrë, më thoshte im Atë ata trima me mustaqet
vesh më vesh e pushkën krahut nuk kanë luftuar njëri kundër tjetrit në luftë frontale.
Gjithë natën luanin së bashku “filxhana”, partizanë e ballistë, i bënin planet
e Luftës. Ditën e nesërme, i rrëbenin armët dhe dilnin në mal për liri. Komandantët
e të dy anëve “kundërshtare luftarake”, para se të dilnim në mal, vetë na
porositnin ne luftëtarëve: nuk duhet të luftojmë vëllai me vëlla, se pas përfundimit
të luftës do të kemi edhe shumë punë për çlirimin e Atdheut. Tjetër punë është ajo,
histori më vete se ne na tradhtoi e shiti te “vëllezërit” pjella jonë shqiptare.
Edhe ashtu, një ditë doli parashikimi i
atyre burrave të penës e pushkës. Partizanët jugosllav na tradhtuan: nuk e
mbajtën fjalën e marrëveshjes “shqiptare-jugosllave” se, pas çlirimit nga
fashizmi viset shqiptare të Maqedonisë, Kosovës me Preshevë, Bujanovc e Mal i
Zi do t’i bashkohen Shqipërisë. Përmëtepër, ndodhi “Tradhtia e madhe”, pas
shpine nga pusia filloi vrasja e ballistëve dhe partizanëve shqiptar, emrat e të
cilëve sipas meritave luftarake ndodheshin dhe priteshte të emërohen pas lufte
si udhëheqës në ballë të institucioneve komuniste: Mefailëve të Zajazit, Xha
Rexhës, Xhemë Gostivarit, Mahmut Dumanit, Nexhat Agollit, Sadudin Gjurës etj. Brigadat
Shqiptare i dërguan në Frontin e Sremit, ku ndodhi masakra e Tivarit dhe nga ai
front i përgjakshëm u tradhtuan dhe u kthyen pak veta në shtëpi si invalidë lufte.
Xha Rexhën, ballistët e kishin në katund, kur të donin mund ta vrisnin si
partizan, po nuk e vranë gjatë luftës, u vra në një pusi pas lufte përderisa
ktheheshte nga një takim partiak nga Shkupi. Përveç partizanëve, askushi nuk e
dinte se ku ndodhej dhe kur do të kthehej xha Rexha në Zajaz. E vranë, shkaku
se: askushi nuk kishte më shumë merita pas lufte si partizan se xha Rexha të udhëheq
me Kërçovën. Rexhep Zajazin (këngëtarin e Trio Zajazi), një trim tjetër
partizan pas lufte e kositën me automatik në pusi te Ura e Sateskës. Mezi shpëtoi
gjallë nga plagët e marra për vdekje, edhe atë falë Nënës time që e strehoi dhe
e mjekoi plot shtatë javë në shtëpi. Një numër i vogël i ballistëve arritën të ikin
në Greqi, në Evropë e Amerikë me shpresë të organizimit atje dhe një ditë të kthehen
si çlirimtarë, rrëzojnë komunizmin në Shqipëri. Barrën kryesore e mori mbi
shpinë Balli Kombëtar dhe Legaliteti.
Vite pas lufte ato në mërgim, kur në krye
të Operacioneve Shqiptare për OPC, Frank Wisner emëroi një oficer të ri James
Macarger, i cili kishte gati një vit që punonte për çështjen shqiptare në Departamentin
e Shtetit dhe i njihte shumicën e liderëve të Mërgatës Shqiptare. James
Macarger për t’i dhënë një mbështetje politike operacioneve të planifikuara,
propozoi krijimin e një Qeverie Shqiptare në Mërgim, megjithëse përpjekjet për
një bashkim të fraksioneve shqiptare ishte një ëndërr e vështirë. Debate të shumta
në gjirin e Mërgatës për lidershipin e kësaj organizate po krijonin vështirësi
dhe pas presioneve të OPC, më në fund u vendos që kryesinë e kësaj Qeverie në Mërgim
e njohur në atë kohë edhe si Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë ta merrte
Mithat Frashëri. Mithat Frashëri i thirrur nga Turqia ku kishte emigruar pas
largimit nga Shqipëria, arriti në Romë ku u njoh me planin e përpunuar nga OPC
dhe propozimin e tij për të udhëhequr Qeverinë Shqiptare të Emigracionit. Frashëri
pas një sërë takimesh me zyrtarët e CIA -s në Itali dhe Francë, udhëtoi për në Amerikë,
i shoqëruar nga Koloneli i Shërbimit Sekret Amerikan Loe. Pasi mbërriti në Vashington
ku u prit nga nënsekretari i Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të OPC, Frashëri udhëtoi
për në New York ku do të vendoseshin Zyrat Qendrore të Komitetit Kombëtar Shqipëria
e Lirë. I vendosur në Hotelin luksoz “Althorp”, Frashëri filloi takimet me një sërë
shqiptarësh emigrantë të arratisur pas lufte nga Shqipëria. Optimist për një mundësi
reale të kthimit në Shqipëri, Mithat Frashëri papritmas gjendet i vdekur në dhomën
e tij. Vdekja e befasishme e Frashërit solli një përmbysje të shpejtë të situatës
politike të ekuilibruar me aq vështirësi nga amerikanët. Gjithsesi Shërbimi
Sekret Amerikan u mundua që vdekja e papritur e Frashërit të mbahej sa më larg
syve kureshtarë të mediave duke mos krijuar publicitet të panevojshëm. Shkak
ky, që asnjë hap nuk u ndërmor për të sqaruar vdekjen e papritur të Kryetarit të
Qeverisë në Mergim. Thashetheme për vrasjen e Frashërit kanë qarkulluar në mesin
e emigracionit shqiptar, megjithëse asnjëherë nuk pati një tentativë serioze për
ta ndriçuar këtë vdekje të papritur, pikërisht në momentin kur përpjekjet
politike për një Bashkim të Mërgatës Shqiptare ishin në kulmin e tyre. Vallë,
mos agjentë të fshehtë sovjetikë në radhët e inteligjencës amerikane kishin
njoftuar për rrezikun potencial që mund të sillte Mithat Frashëri në Operacionet
Klandestine që priteshin të fillonin dhe si rrjedhim Sigurimi shqiptar dhe njerëzit
e tyre mund ta kenë eliminuar atë? Shërbimi i Fshehtë Shqiptar i cili u krijua
sipas modelit sovjetik megjithëse pa eksperiencë të gjatë në këtë fushë drejtohej
nga të rinj ambiciozë të cilët kishin vendosur kontakte me një sërë të arratisurish
shqiptarë në Perendim. Mos vallë njëri prej tyre ka qenë personi përgjegjës për
vrasjen e Frashërit? Fatkeqësisht, amerikanët nuk kanë mbajtur në mbikqyrje
shqiptarët me të cilët Frashëri kishte kaluar ditët e fundit të jetës së tij për
të krijuar një ide mbi personat e mundshëm për një mision të tillë. Megjithatë,
në dokumentin e vdekjes të Frashërit e gjendur në arkivin e CIA -s të deklasifikuar
kohët e fundit ka një shënim mbi vdekjen e Frashërit, ku thuhet se ai ishte
identifikuar nga mbesa e tij dhe i fejuari shqiptaro-amerikan Tom Stefani. Dhëndrri,
Tom Stefani, një ish-oficer i
Abaz Ermenji për këtë ngjarje historike
flet me ironi therëse: "Aleatët tanë donin të bënin eksperiment me Shqipërinë
duke na trajnuar ne sikur të ishim minj laboratori, kavie, pa çarë kokën për
humbjet njerëzore dhe në një sipërmarrje absurde që ishte e destinuar të dështonte.
Ky dështim ishte pak a shumë i ngjashëm me atë që pësuan amerikanët me kubanët
në mërgim në rastin e gjirit Pigs disa vjet më vonë".
Operacioni i kurdisur luftarak ishte i
përbashkët anglo-amerikan. Atëherë ishte formuar komiteti Shqipëria e Lirë,
kryesisht me njerëz të Abaz Kupit dhe Abaz Ermenjit. Nga mesi i tyre do të dërgoheshin
njerëz që do të testonin mundësinë e minimit të regjimit komunist të Hoxhës. Vullnetarët
kishin veshur uniforma britanike. Kur koha e përshtatshme erdhi, i hipën në një
anije peshkimi dhe i depërtuan në mes të Adriatikut, dhe përmes detit fshehtas
ata hynë në Shqipëri. Ndërsa, amerikanët i hidhnin nga aeoroplani desantët në veri
me parashuta. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e tyre u kapën posa dilnin ose
binin në tokë. Përçudi, posa dilnin në breg, apo binin në tokë, përfundonin në pritë.
I zenin të gjallë dhe pas “bisedave informative” i detyronin t’u paraqiten
eprorëve se kanë arritur shëndosh e mirë, mund të dërgojnë për përfocime edhe të
tjerë desantë. Shumica prej tyre u kapën, ndërsa disa të tjerë duke u hedhur
gabimisht nga ana e pilotëve në pyll, mezi shpëtuan pasi u strehuan për disa
ditë në Kërçovë, e pastaj kaluan në Greqi. Operacioni luftarak qe tradhtuar nga
Kim Filbi, i cili bashkëpunonte me rusët, që i treguan gjithçka Enver Hoxhës.
Momentin që Abaz Ermenji e kuptoi
tradhtinë, që të gjithë po vriteshin kot si qeni në rrush, pa asnjë qëllim,
bashkë me Abaz Kupin vendosën që t‘i tërheqin grupet e forcave të tyre dhe morën
vendim të mos dërgojnë fare më desantë në Shqipëri. Përkundër asaj, që amerikanët
kishin interes që kjo gjë të vazhdonte edhe ndonjë ditë ose javë. Sipas një deklarate
të Mbretit Zog, thuhet se 300 shqiptarë janë vrarë në këto operacione.
Dhe, rrëzimi i sistemit komunist nga
Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë, nuk ndodhi kurrë. Përsëri u tradhtuan ose u
zbuluan nga spiuni i atëhershëm Kim Filbi. Autori i librit Nikolas Bethel te “Tradhtia
e Madhe” e përshkruan shumë bukur në detale këtë ngjarje historike e
interesante të dhimbshme shqiptare.
Fatkeqësia e sotshme: zjarrit
antishqiptar krah për krahu me deputetët e Partisë Politike Neokomuniste edhe
sot i fryejnë deputetë të pavetëdijshëm shqiptar me “sqarime” në foltore të Kuvendit,
se: 28 Nëntori është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, datë të cilën deputetët e
partisë tjetër politike motër e “fshehin” me festën e Ditës së flamurit
shqiptar. Historia po na përsëritet ne shqiptarëve. Marrëveshjen e Ohërit, mezi
e mbajmë gjallë me gjysëm shpirti qe njëzetë vjet me radhë nëpër institucionet
e “përbashkëta demokratike”. Njëra Parti
politike shqiptare e tërheq për koke e tjetra për këmbësh. “Vëllezërit” veç më e
kanë shtruar mbi tavolinë për operacion, i rrinë gati me thikat mbi kokë. Edhe
sot si dje, të përçarë nëpër parti politike. Përçudi, ende nuk mbushemi mend
dhe mësojmë nga historia, po jemi nën nivelin e ideve dhe veprimeve të atyre
burrave të penës dhe pushkës. Ende pa e fituar luftën përfundimtare çlirimtare,
bëjmë luftë për pushtet kur nuk kemi pushtet e as shtet etnik shqiptar. Gjithë jetën
u morëm me flamur kuqezi, gjuhë shqipe, shkolla shqipe dhe të drejta të barabarta
kombëtare. Edhe atë, si: lypës te Ura e Gurit. E kurrë me rrëmbimin e pushtetit
me penë e rrugë demokratike. Çelësit kryesor të Derës Madhe, që Brenda një dite
i zgjidhë të gjitha problemet e grumbulluara shqiptare-sllave. Kërkesa minimale
njerëzore që na ngatërrohen edhe sot nëpër këmbë që nga koha e Turqisë.
Koha është, në këtë Njëqindvjetor të Pavarësisë
së Shqipërisë, shqiptarët kodoqofshin nëpër botë t’i bien mëndjes përmbrapa,
rroken qafë për qafe me vëllain për Fitoren e Madhe të Shekullit. Nevoja po të jetë,
kokës t’ bien edhe me grushta. Hudhin nga shpina samarin e gomarit me arna lëkure
ogiçi. Oborrin e vet së pari ta pastrojnë nga bërlloku. E pastaj, të dalin edhe
te pastrimi i lëmave të kojshive, “vëllezërve”. Gjelat e partive politike
shqiptare që krekosen mbi pleh gjoja se e thirrin mëngjesin dhe këndojnë si
pula, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare t’i shpërblejë sipas meritave me
vota demokratike. Nëna ime, ndjesë pastë, shpesh thoshte: gjelat kur këndojnë si
pula, ndjellin kob! Biro, gjelave të tillë duhet prerë kokën mbi cung. Natën e
Madhe t’i shtrojmë për darkë si meze me raki rrushi për burrat e Atdheut që zbresin
nga malet.
Rrugë e vetme kjo, për të arritur një popull
deri te Liria. Qëllimi historik: Bashkimi kombëtar. Fitorja e Madhe Shqiptare e
pritur me shkuj, të bërit Shqipëri Etnike me të gjitha “nishanet” në jakën e
gunës botërore…