Mendime
Hilmi Saraçi: Zgjimi i vonë nga “gjumi” dhe protesta
E premte, 27.04.2012, 07:47 PM
Zgjimi i
vonë nga “gjumi” dhe protesta
Moj e
mira që shkon me vjeta
Me morri gjumi dhe rash e fjeta
Kur u zgjova një viç se gjeta …(Këngë popullore)
Nga Hilmi Saraçi
Më në fund
po shihet se vonë jemi zgjuar nga “gjumi” . Atëherë kur shumë mundësi na kanë dalur
nga dora , prandaj është vështirë brenda një kohe të shkurtër (pas 13 viteve) të
gjejmë rrugën dhe momentin për përmirësimin
e gjendjes se krijuar, sidomos në veri të vendit, ku përveç krimit të organizuar
kontrabandës, strukturave paralele (ilegale) ka filluar edhe terrorizmi, ku
humbi jetën Selver Haradinaj dhe u plagosën disa antarë të familjes së tij. Nuk
di njeriu ku dhe si t’i gjejë “shanset” e humbura dhe të fillojë pas këtij “gjumi” të rëndë t’i zgjedhë problemet e
grumbulluara., sidomos në veri të vendit të cilat tani kanë marrë “frymë” dhe nuk zgjidhen përnjëherë dhe pa ndonjë rrjedhim
të pakëndshëm, prandaj duhet gjatë veprimit të ardhshëm të kemi maturi, plan
dhe strategji të veçantë . Veriu i vendit nuk zgjidhet me nguti as me fjalë boshe
dhe organizime të protestave, si kjo e fundit me moton “Stop terrorizmit” Për këtë
tani jemi të vetdijshëm, prandaj duhet të
punojmë dhe veprojmë në mënyrë unike, pa hezitime dhe me vendosshmëri- fjalë pak
e punë më shumë, sepse me kritika dhe fjalë boshe nuk arrihet kurgjë. Ndërsa me
dialogun e filluar , vështir do të arrihet diçka në favor të Kosovës.
Edhe faktori ndërkombëtar ishte në “gjum”, por
tani sikur ka filluar të “zgjohet”… sidomos
pas ngjarjeve të fundit terroriste në veri
të Kosovës. Mirëpo pasi zgjimi i vonë nuk është
“i shëndetshëm” , më vështirësi rrjedhin efektet të pritura. Mendoj
sikur faktori ndërkombëtar po toleron Serbinë në dëm të Kosovës. Serbia
gjithnjë po vepron në kundërshtim të zgjidhjes paqësore të problemit..Ajo me
sjelljet destruktive dhe nacionaliste, sidomos
në veri të vendit, po shkon kah destabilizimi në këtë pjesë të vendit
dhe më gjerë . Qeveria e Kosovë, tani, duhet të tregojë angazhim dhe efikasitet
më të madh për ruajtjen e terësisë territoriale të vendit, sepse në veri të vendit
që 13 vite po cenohet terësia territoriale e Kosovës…
Kur mungon organizimi dhe vetdija qytetare
Këto ditë (24 prill 2012) u organizua një protestë gjithpopullore nga
organizatat joqeveritare me moton ”Stop terrorizmit “(në veri të vendit).
Kjo protestë ishte me vend dhe në kohën
e duhur, sikur të ishte e organizuar mirë dhe të kishte efektin e duhur.Por
sipas mendimit tim nuk pati efektin siq pritej. Protesta paqësore për problemet
e grumbulluara është dashur të mbahen më shpesh dhe kështu të tregojnë se kështu
siq po punohet duhet ndryshuar formën
dhe ndalë turrin e veprimit të krimit
të organizuar , kontrabandës, korrupsionit, sidomos në veriun e vendit. Mirëpo
kjo protestë edhe pse u mbajtë në qëndër
të Prishtinës nuk ishte në nivel të organizimit dhe të efektit të pritur, Të gjithë
kemi pritur më shumë se kjo protestë do të tregojë se për problemet e pranishme,
sidomos ato në veri të vendit për të cilën edhe u organizua protesta do të tregojë para opinionit mbarëkombëtarë
dhe ndërkombëtar së më në fund ka ardhur koha që të mirren masa për luftimin e
terrorizmit dhe zgjidhjen e problemeve në
veri të vendit. Në këtë protestë morren pjesë një numër mjaft i vogël i qytetarëve
. Organizatorët sikur ishin vet fajtor për pjesëmarrjen e vogël të protestuesve.
Mendoj se mënyra e organizimit dhe e prezentimit të protestës nuk ishte e paramenduar mirë. Qytetarët kishin ardhur për të protestuar,
por çdo gjë ishte në heshtje “sikur në të pame” - pa fjalime pa pankarta dhe pa gjallni.Heshtja,
qoft e pranueshme dhe e paraparë me rastin e kësaj proteste nuk e ka efektin e
duhur .Kështu organizatori e kishte paraparë dhe le të mbetët ashtu siq ka
menduar se megjithatë edhe në këtë formë
do të jetë interesimi dhe pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe efekti, por nuk
doli ashtu. Protestat kundër terrorizmit, por edhe kundër dukurive të tjera
negative duhet të jenë më të motivuara,
më të gjalla gjatë protestimit, sa më masovike
prandaj në këtë protestë është dashur që sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë të jetë
i mbushur me numër më të madh të protestuesve.. Efekti i protestës do të ishte
më i madh sikur organizatori të kishte paraparë
mbajtjen e nje fjalimi, ndërsa disa të tjerë më konkretisht të tregojnë qellimin
e kësaj proteste. Kështu siq u organizua
dhe u mbajt nuk tregoi sa duhet qellimin dhe efektin e pritur. Përveç një plakate
“Stop terrorizmit” të cilën mediat e shkruara dhe elektronike e shënonin dhe me
disa qytetar, pjesëmarrës bënin intervistime për rëndësinë e protestës , të tjerat
mungonin, sikur kishin ardhur për të biseduar me njëri tjetrin për punët e përditëshmë
të shtëpisë. Mirëpo kjo nuk do të ishte aq me rëndësi sikur pjesëmarja të ishte
më e madhe. Mendoj se për këtë ka mungua vullneti dhe vetdija qytetare
Siq po
duket ne jemi të mësuar (prirur) të flasim
shumë , të kritikojmë, gjithashtu shumë, vend e pa vend nëpër ndeja dhe takime
të ndryshme qoftë në adresë të qeverisë qoft ndaj institucioneve tjera shtetërore
dhe individëve , por kur duhet të flasim,
të kritikojmë , të marrim pjesë, dhe të veprojmë praktikisht nuk jemi, mungojmë
në realizimin e obligimeve të parashtruara. Kjo dobësi ishte e pranishme edhe
me rastin e kësaj proteste në të cilën
mungoi pjesëmarrja e deniteshme e qytetarëve , por mungoi edhe organizimi i mirë
i protestës…