Mendime
Selim Nengurra: Testament publik
E diele, 22.04.2012, 05:49 PM
TESTAMENT
PUBLIK
Nga Selim M. Nengurra
Ka kohë që
shof se popullit shqiptar i ka humb BUSOLLA dhepo shkon në theqafje. Ka kohë që
shof se populli im i mjerëasht në gjendje amullije, sa ka sjellë vetveten para
zhdukjes definitive nga faqja e tokës.
Shoh se
sot , në kohën që po e jetojmë, nuk ka pothuej asnji familje ( këtu nuk i fus
familjet shqiptare të besimit Katolik ) shqiptare që nuk ka probleme mbrenda
per mbrenda saj. Vëllaj del kunder vëllajt, djali kundër babës, baba kunder
djalit,
motrat e
nanat janë paksa ma të matuna dhe së paku paraqiten si neutrale si spektatore
pa u ba pjesë direkte dhe aktive e konflikteve të perditëshme familjare,
konflikte pa asnji shkak, janë thjeshtë nji KOB, që do të na zhdukë dhe zhdukjen tonë po e
pershpejton virusi afroaziatik, që po quhet tash e që nga viti 622 ISLAMIZMI, "FEJA"
e kureshiut arab Muhamed.
Jemi
deshmitarë se si sot në nji familje shqiptaresh nji antar asht shqiptar, tjetri
asht shqiptar me besim moderat në islam, i treti asht vahabi, i katerti asht
kunder krejt kësaj dhe i pesti e kështu me radhë janë spektatorë, që heshtin
dhe presin epilogun e perlamjeve mbrenda familjare me ankth.
Unë me
vite të tana nuk kam marr pjesë në varrimet tona të ndonji shqiptari sepse isha
në Norvegji. Ma pare, kur isha në vendlindje, në varrime dhe në ritualet e
ngushllimeve zakonisht shkonte Baba, kështu që unë asnjiherë nuk isha pjestar i
nji rituali të tillë, per t’i pa dobsitë dhe per ta pa mjerimin e primitivizmin
barbar që bajnë shqiptarët e besimit islam me të vdekunin, me familjarin e vet.
Dhe krejt kjo sepse ashtu paska thanë hoxha e ky hoxha pastaj spjegon se ashtu
paska pasë thanë pejgameri ( per bindjen time, krimineli e pedofili ) Muhamed,
se ashtu shkruen në këtë e atë ajet, në atë e këtë faqe të kuranit etj, etj.
Në shtator
2004 më vdiq vëllaj ma i vogli në moshen
38 vjeçare. Ai vdiq në ora 01.00 mbasmesnate në spitalin e mushknive në Pejë. Meqenëse
Ai atje jetonte i vetmuem, sepse vëllaj tjeter me familje dhe nana ishin në Gjermani
e unë e motra me familjet tona në Norvegji, dhe askend tjeter nuk kishim atje
nga familja e afert, por kishim kusheri, ata shkojnë dhe e marrin kufomen nga
spitali me panik, sepse donin t’ua grabisin mjekëve për mos me e ba autopsinë. Mentalitet
ky primitiv, mentalitet ky islamik, mentalitet ky banal dhe veprim barbar me
kufomen.
Deshroj këtu
t’u kerkoj falje kusherijve, sepse sado që po i permend, unë ata nuk i sulmoj
me këtë shkrim, sepse ata kanë veprue ashtu si asht "TRADITA" atje
dhe unë si gjithmonë i falemnderoj per angazhimin dhe mundin që kanë ba me atë rast
dhe u jam mirënjohës.
Unë me këtë shkrim vetem përpunoj idenë se fatëkeqësisht
na si popull po jetojmë në vitin 2012 e po veprojmë si në vitin 622. Pra po
numrojmë në vend dhe jemi këthye mbrapa per 1400 vjet.
Dhe ata (
kusherijet), me kufomen e vëllajt tim Qazimit, vijnë në shtëpi të njenit nga
ta, simbas marrveshjes mes tyne, dhe aty pergadisin së pari kufomen e pastaj
fillojnë punët per varrimin e kufomes sa ma shpejt, se muslimani duhet me u
varrosë sa ma parë mbasi ndrron jetë.
Unë po
pershkruej rastin tim familjar dhe di se ky rast asht i të gjithë shqiptarëve,
sepse nuk ka ditë që familjet shqiptare mos të ballafaqohen me raste të tilla.
Vëllaj
Qazimi ka jetue me vite në Gjermani në familjen e vëllajt tjeter, Brahimit, dhe
merrjeni me mend, Brahimi nuk e arrin kufomen pa u varrosë per dy orë kohë. Pra
ai mbrrin atje dy orë mbasi vëllaj varroset.
Dhe kur
kjo ndodhë me nji mergimtar që jeton në Gjermani, nga ku ka nga disa here në ditë
pothuej nga të gjitha qytetet e mëdhaja të saj aeroplan per në Prishtinë, si ka
mundësi të arrin varrimin per t’i dhanë lamtumiren e fundit mergimtari në Norvegji,
nga ku nuk ka lidhje direkte të aeroplanave fare me Prishtinën?! Si ka mundësi
të arrijë shqiptari nga Amerika, nga Kanadaja, nga
Unë pata
mbërri të nesërmen, ditën e parë të ritit të ngushllimeve. Pothuej ishte hera e
parë dhe qesh tmerrue me ato zakone, me mënyrat se si rrihej në odë, se si
pershendeteshin njerzit me njani tjetrin, se si zhvillohej muhabeti dhe cilat
ishin temat që pergojoheshin aty. Primitivizem fund e krye, por kusherini jonë ma
i vjetri që e kemi, Haxhiu ( arsimtar mbi 4 dekada), më luti të heshtja, se
asht e pamja e imja dhe jam ma i madhi në familjen të hisës së babë Mustafës,
prandaj nuk ban asesi me folë. Unë vetem duhet me i falenderue ata që vijnë per
ngushllime dhe me i percjell ata me respekt. Vendosa t’i percjell dhe të heshti.
Heshta, ama mora mësim të mirë. Pash sa të mjerë jemi dhe sa primitivë jemi. Shpirti
më therte nga dhimbjet.
Në gusht 2010
më vdiq Nana . Tash reagova me kambngulje dhe i kercnova të gjithë se nese e
varrosin pa ardhë unë, do e nxjerr kufomen nga varri dhe ata do bahen perjetë anmiqet
e mi. Unë arrita dhe i bana nanës percjelljen e fundit, por jo në mënyrë dinjitoze,
jo ashtu si do dëshroja unë. Ishin adetet arabo-turke primitive të vjetra 1400
vite, që ma prishen atë ditë, që do doja ta bajë të bukur per nanen time, e
cila nji jetë ( 77 vite) ka vuejt pa pasë asnji rast me u gëzue. Unë do doja që
nanen ta percjell në shtepinë e fundit me lule e me heshtje , do doja t’i lexoja
te varri vargjet që ja kushtova rruges per në varrimin e saj në naltësinë 15.000
metra në aeroplan, diku mbi shtetet e Europës. Unë nuk do doja të vinte hoxhë muslimani
aty dhe të më pyesë se si asht quejtë Nana e të vdekunës gjyshja ime ZOJA e
cila ka vdek në moshen 25 vjeçare tue e lanë nanën time jetime veten 6 vjeçe fëmijë.
Pra hoxhë muslimani donte ta mësonte emnin e gjyshes time per t’ia thirrë talkinin
arabisht nanës time . Talkini, sipas ligjeve kuranore, duhet të thirret në emnin
e nanës, sepse ajo e ka lind njeriun, ama kurr nuk duhet me i besue asaj se
burri i saj asht edhe baba i fëmisë. Pra, gjithmonë me ligj kuranor, Nana asht
rrospije që nuk duhet me i besue dhe kjo perkujtohet në diten e vdekjes së femisë
të saj. Nuk u permbajta, ia plasa vajit, se m’u dhims Gjyshja ime ZOJA, të cilen
unë kurr nuk e kam pa dhe per të cilen ka qa Nana ime tanë jeten dhe që tash
pikrisht kjo, Nana ime, vajza e Zojes, të bahet shkak diten e varrimit të saj
me 6 gusht 2010 që tash pas 71 vjetëve të vdekjes së saj, nji torollak islamik
me çallmen e imamit në krye të shpreh publikisht mosbesimin në asht Nana ime
Zyhra vajza e Mushak Kuklecit, por ta pohojë publikisht me fjalor arabisht se
ajo ishte vajza e Zojë Blakaj.
Qava me
za dënese, aq shumë sa të gjithë të pranishmit më shikuen e shumica edhe erdhen
e më perqafuen tue më ngushllue. Ata nuk e dinin se dhimbja se si po e varrosi
Nanën per mue, per botkuptimet e mia, per bindjet e mia ishin ma të mëdhaja se
vet Nana që po i hidhja dhe ftyres per mos ta pasë as per mos ta pa ma kurrë.
Për fat në
fshatin tim e kishin ndërpre ritin e ngushllimeve dhe unë mezi prita me ikë nga
ai dhé, nga ai vend per të cilin flijova tanë jeten. Me aeroplanin e parë erdha
në Norvegji në shtëpinë time.
Nga kjo
ngjarje deri diten e djeshme 21.04.2012 nuk pata rastin të shoh ritet primitive
të popullit tim per morte.
Dje me
miqet e mi z. Hysen Berisha dhe z. Gjergj Kabashi ishim per të shprehë ngushllime
te nji familje miqesh që i kemi në nji qytet në Norvegji. Na patem ba dert të rrim
tanë diten aty dhe ta ndanim së bashku dhimbjen me familjaret që kishin mortin.
Ishte tmerr, ishte mundim të qendroje aty dhe na, sado që e shtym ikjen per
disa orë, megjithate ikem, sepse gjithçka flitej aty, gjithçka veprohej aty
ishte primitive. Asnji njeri nuk të pershendeste SHQIP, asnji njeri nuk te
kthente pershendetjen shqip. Merrhaba dhe selamalejkum ishin standarde mes
atyne mjeranëve.
Nja dy të
tjerë që erdhen , njeni me nji mjekerr asi të stilit vahabi dhe nji tjeter që zdeshte
dhambet tanë kohen dhe dukej i mirë në pamje dhe gazmor, nuk ndenjen pa u
zbulue dhe ai mjekrroshi na pat qa kryet me nasihatet e tij per kuranin, per
islamin, per allahun e pejgamer arabin Muhamed. Ky tjetri, që dukej i hareshem,
pas nderhymjes time në nji rast kunder atij mjekrroshit, desh doli meqe dhe e
zbuloi mbrendin e vet të shpirtziut,
shpirtshitunit dhe filloi me më mbajtë leksion per fetë. Pashë se ishte
ma mirë me ikë nga ajo atmosferë. Pashë se aty ishin dy shqiptarë që kishin
ardhë nga Dramen per të ngushllue, pothuej të vetmit që kishin shpirt shqiptar
dhe flisnin shqip. Të tjeret, ata që flisnin, ishin shqipfolësa me shpirt
beduin arab. Nuk di ata që nuk flisnin se cilet ishin e çka mendonin, prandaj
kjo që them këtu nuk vlen per ta.
Dhe nga
dita e djeshme unë vendosa ta baj publik Testamentin tim per diten time te
fundit në këtë jetë.
TESTAMENT
PER DITEN E FUNDIT TIMEN NË KËTË JETË
1. DITEN
QË DO TE VDES DUE TË VENDOSET KUFOMA IME NË NJI LOKAL TË POSAÇEM (SIMBAS MUNDËSIVE
) KU DO VIJNË FAMILJAR E MIQ PER TË MË DHANE PERSHENDETJEN E FUNDIT DHE NË ATË LOKAL
DUE TË DEGJOHET NJI MUZIK E LEHTË KLASIKE.
E kerkoj
këtë per faktin se nuk due të vendoset kufoma diku në ambientet e shtepive
familjare e të vijnë aty gra me shamija dhe të ma perdhosin kufomen time.
2. DU QË TË
MARRIN PJESË NË VARRIM VETEM ATA QË NDJEJNË
KEQARDHJE PER IKJEN TIME NGA KJO BOTË E JO TË VIJNË ATY NJEREZ ME BINDJET E
TYNE PRIMITIVE ISLAMISTE .
Kërkoj të
jetë kështu, sepse shoh se shqipfolsit shkojnë në varrime vetem per shkakun e
obligimit apo sa per syrate ( lidhjet miqësore e farefisnore ) se shumë rrallë pse
ndjejnë keqardhje e dhimbje. Unë me vite kam pa dhe tash kam bindjen se janë pikrisht
të tillët që shemtojnë varrimin. Ata vijnë në varrim me rroba të ngyrave të dukshme,
ecin në kortezh tue u zgerdhi e me cigare në gojë, fshijnë edhe hundët gjatë ecjes
në kortezh, pështyjnë etj, etj.
3. NË VARRIMIN
TIM NUK BAN TË JET PREZENT ASNJI KLERIK MUSLIMAN
Di unë me
sigurinë e 1. milion perqind-shit se e kam pasë Nanen e ndershme dh se jam djali
i Mustafës dhe i Zyhrës. Nuk due të vije imam torollaku e të shprehë dyshime
per moralin e Nanës time.
4. KERKOJ
QË MOS TË MBAHET ASNJI LLOJ RITI NGUSHLLIMESH MBAS VARROSJES TIME PERFUNDON
GJITHÇKA ATY.
E them këtë
per shkakun se nuk due të mbildhet injoranca dhe tue u zgerdhi e tue u perjargë
të shfryjnë barkun me broçkullat dhe nasihatin islamik .
5. KERKOJ
QË VARRI IM TË RREGULLOHET SIMBAS MODELIT VARR ILIR, DHE NË TE TË SHENOHET
VETEM EMNI IM E MBIEMNI SI DHE EMNI I BABËS, VITI I LINDJES DHE I VDEKJES DHE
NJI SHQIPONJË, SIMBOL I FLAMURIT TONË KOMBËTAR, SI DHE TË JETE NË NJI SKAJ NJI
FOTO E IMJA NGA ATO QË DO I ZGJEDH FAMILJA IME DHE PASARDHËSIT E MI.
Shpresoj
se pasardhësit e mi do respektojnë këtë TESTAMENT dhe ata do e kenë per jetë të
jetëve bekimin tim, në të kunderten do i mallkoj nga thellësitë e varrit.
6.DUA TË MË
VARROSIN MUNDSISHTË SA MA AFER BABË MUSTAFËS, APO NË ANEN E KUNDERT AFER NANË ZYHRËS.
La porosi pasardhësve që rregullisht të kujdesen per pastrimin e varrezave ta kositin barin aty dhe të ndezin qiri te varret tona sa here kan mundësi.
PS: Këtë Testament
e kam shkrue ka vite, dhe shkak per ta ba publik janë mjerimet tona që i pash e
perjetova në dy raste morti në familjen time kur humba vëllajn dhe Nanën siedhe
ato primitivizma që pashë e po shoh në ritet e ngushllimeve që po bajnë shqiptaret.
Si nuk po
kuptojnë mjeranet se ritet që ata po i mbajnë janë tipike turko-arabe?!