E enjte, 10.10.2024, 09:44 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse Serbia kaq serbes (2)

E shtune, 21.04.2012, 04:09 PM


Pse Serbia kaq serbes (2)

Nga Fahri Xharra

A duhet gjithëmonë të bëhemi thuajse asgjë nuk na intereson? I shofim çfryerjet (shkordhjet) e epsheve serbe mbi ne? Këto shkordhje vazhdojnë me shekuj ( ky është i dyti), dhe ne prap të tillë si ç`ishim gjatë këtyre dy shekujve. Por ajo(Serbia) e ka nënën gjallë,thoshim në vitët e 80-ta të shekullit të kaluar. Po, na të mjerët ,gjegrafinë nënë e historinë njerkë! Arsyetoheheshim ,dhe i jepnim kohë vehtës që të “pushojmë” deri në sulmet e reja paranoike serbe mbi ne ; sulme nga më të ndryshmet. Prap, jo se ata e kanë nënën gjallë; e për ne historia na u bë njerkë ,sepse na vdiç nëna(gjeografia). Serbia ,vazhdimisht serbes, me kokën lartë ,pa dro dhe lirisht, por... , serbes vetëm ndaj nesh.

Pse Serbia kaq serbes? Çka duhet të bëjmë ne, që asaj t`i ulet pak koka dhe të mos na gjëndet gjithëmonë përpara ; si një pengesë e madhe e cila vazhdimisht na pengon? Ku janë politologët, sociologët, psikolagët ,dhe logët tjerë që të dalin me studime të posaqme ,kryekëput të na udhëzojnë se çka dhe si duhet bër që ne të ndryshojmë dhe t`i vehemi në ballë historisë dhe që  edhe na të ecim serbes. Të ecim serbes ,dhe kokën lartë ,pa kurrfarë gishti të dikujt që tregon pas nesh ,që shenjon nga ne; të mos i frigohemi shantazheve . Ne diçka në sjelljet tona duhet të ndryshojmë; duhet të ndryshojmë në mentalitetin tonë,duhet të ndryshojmë në shkollimin tonë ,në lavdinë tonë ,në gjumin dhe zgjimin tonë ,në këngët tona  në krenarinë tonë, në....

Pse Serbia kaq serbes? Mua po me mundon shumë ,besoj që edhe juve.

Prap ndëgjohet të thuhet se ata e kanë nënën gjallë? Po ne kend e kemi gjallë? Europë e Amerikë na dalin krah;na përkrahin ,na mbështesin,  na financojnë , na shkollojnë ,na udhëzojnë . Na ndërtuan ,na quan në këmbë...por më kryesorja që ishte mrekullija e këtyre shekujve të kaluar ( nja 5 -6 shekuj),na ndihmuan  me zemër të plotë të çlirohemi ,dhe përfundimisht të thithim lirëshëm frymën e lirisë. Neve na dual që babën e kemi gjallë.

Pse Serbia kaq serbes? E din ajo pse është kaq serbes; sepse e ka Dalilën mbrenda (tradhëtia biblike) ; na e ka sjellur Dalilën që ajo të shikon dhe që në mënyrë e saj të na i prenë flokët  ( e Samsonit) dhe që të humbasim çdo gjë që kishte me i dhënë krah fuqisë sonë si komb.

Ku e ka Serbia themrën e Akilit?  E dijmë ne ate?  Apo më mirë të them se ku e kemi ne themrën e Akilit ; (dhe në mënyrë jo aq për tu habitur)  ajo e njef pikën tonë të dobët. E kemi ne vetëm një themër si pikën tonë të dobët? Jo . Ne , jo vetëm në njëren por  në të dyja këmbët i kemi pikat e dobëta. Pikën e dobët apo më mirë të them që pikat e dobëta i kemi në të gjithë trupin ;dhe ajo ( Serbia)  na i njef mirë dhe din se në cilën kohë në cilën pikë të dobët të na sulmojë. Pika e dobët është e fortë deri atëherë kur nuk zbulohet nga armiku; por armiku kur e kupton të lehtë e ka që të na qëllon me shigjetën e tij.

Si u bë që ende ne nuk e kuptuam se ku e ka Serbia themrën e saj të Akilit?

A kemi studjues ne, a kemi strategë ne?  Nëse Serbia e ka nënën gjallë; ne e kemi babën gjallë. Neve na duhet të punojmë në atë drejtim.

Pse Serbia ecën kaq serbes? Ajo e din mirë që ne deshtëm të krijonim një komb të ri ,atë Kosovar. Neve deshtem të krijonim një gjuhë të re ,ate kosovarishte.  Ajo rrinte duke i fërkuar duart nga gëzimi ;” atë që nuk arrijta unë t`a bëj, shqiptarët po e bëjnë vetë “

E din Serbia mirë boll ,që ne ende nuk dijmë të prodhojmë  rrymën elektrike, nuk e kemi grurë të mjaftueshëm për ta ushqyer popullsinë, nuk prodhojmë asgjë ; më shumë kemi prodhuar në kohën e saj ,se sa tani kur jemi pa te. E di ajo fort mirë që tek ne nuk ka shkolla ; as fillore ,as të mesme e as universitare,tek ne blehet apo falet diploma .E din ajo se na i kemi të huajtë mbrenda dhe që ata na vrojtojnë ; dhe se të huajt ribinden vetë me bindjet e tyre që i kanë pasur.

Nëse te ata është qendra mbarëserbe e vendosjës ,ne atë nuk e kemi. Nëse atyre iu punon SANU-ja (Akademia e shkencave serbe) ; të tonat heshtin.

Nëse atyre Kisha Serbe  ,sa për sy e faqe  iu është fetare ,por më tepër nacinale,nacionaliste dhe me pretendime të mëdha  ndaj nesh; ne e kemi fenë e shumicës që apak nuk mëndon për kombin , që në ritet tona fetare ( jo të të gjithë shqiptarëve) tërësisht flitet dhe admirohet e kaluara arabe ,ajo glorifikohet ,ajo bëhët shpirti i të ardhmës  ajo nuk lë vend aspak për kombëtarën. E dijmë ne se çka bëjmë? E dijmë në që kisha e tyre në Malin e Zi ,Kosovë ,Serbi dhe në Sllavo-Makedoni na i ka serbizuar qindra e qindra mijëra shqiptarë ortodoks ?   E dijmë ne që më mënyrën tonë të predikimit e kemi populluar Turqinë me qindra e qindra mijëra shqiptarë musliman ?

Pse nuk iu shkonë në mendje prijësve tanë politik dhe fetar,prijësve tanë të inteligjencës që së paku bile të iu flitet brezave të rinj,për ato që u fol më lartë.

“Çka është shnjerëzimi? Më i rëndë se ç`nderimi, më i rëndë se dhunimi.

Shnjerëzimi është kur: “Ai ishte i pari dhe pastaj i dha urdhër të tjerëve. Ishin nëntë, duke më keqpërdorur si të donin”. Edhe pse s`ishte e lehtë të merren informata bindëse për çnjerëzimin e një kombi, por ato dalin vështirë, na sillen në krye, na përcjellin dhe një ditë “shpërthejnë si vullkani i fashitur”.” Ajo (Serbia ) është serbes,sepse na e heshtëm këtë kapitull të 1998-1999-tës.

Serbia është serbes  se çdo ditë e shef se hutia kombëtare vjen nga vetë ne; me sjelljet e politikanëve  tanë të korruptuar,me shkrimet e përditëshme të pa rimuara,  dhe me qasjen tonë “ komb- fe- ardhmëri.”

Jo sepse me sjelljet  tona vetëm po serbesohet Serbia por me sjelljet e tona po myket populli ynë, po e harron vetveten ,po katandiset në mendje e në shpirt dhe po na lindin për ditë e më tepër adhuruesit e asaj që po  i shkon për shtati Serbisë.  Me anë të këtyre mëndimeve po e bëjmë që të tjerët të ndërrojnë mendjen për ne ; bota po mendon që ne s`e kemi mendjen të shkëputemi nga e kaluara,që ne jemi po ata të shekullit  të 18 –të, po ata si të shekullit të 19-të, po ata si të fillim shekullit të 20-të .   Kur bota  e ndërron mendimin  për ne dhe i këthehet bindjës së vjetër që e kishte , për të cilën edhe ata menduan që e kishin gabim ,atëherë Serbia serbesohet....dhe vepron....dhe i ka sukses.

Pse  na ,të mos jemi krenar ?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora