Mendime
Hilmi Saraçi: Kur mungon angazhimi dhe përgatitja, dëmi është i gatshëm
E shtune, 21.04.2012, 11:45 AM
Kur
mungon angazhimi dhe përgatitja, dëmi është i gatshëm
Nga Hilmi Saraçi
Korrupsioni si imrovizim në Qeverinë e Kosovës
Në kohet
e fundit kanë lindur mjaft mendime të llojeve të ndryshme dhe paqartësi,
sidomos në luftimin e korrupsionit.Disa analiza dhe komentime politike për
korupsionin sikur nuk pushojnë, si pengesë dhe
dukuri e përfshirë në disa nivele
(të larta) të pushtetit. Kjo ka arritur
të flitet më tepër pas rastit “Mustafi”,i
cili në vend që ta luftojë korrupsionin për të cilin ishte i angazhuar dhe i thirrur , ai ishte “i mbështjellur” vetë me korrupsionin. Prandaj
nuk është e rastit që drejtohet gishti
edhe në Qeverinë e Kosovës, për mungesen serioze të luftës kundër korupsionit që
më shumë u dëshmua si improvizim se sa
qasje reale, sidomos tani me rastin e prokurorit Mustafi. Ky rast flet se i
korruptuari nuk mund të luftojë dhe të zvogëlojë korupsionin se si vetë krijimi i Taskë Forcës Antikorrupsion mund të
jetë terësi e radhës edhe për këshillin
Antikorrupsion që po e dëshiron presidentja Jahjaga…
Taskë Forca sikur ishte një angazhim i Qeverisë në krye me z. Hashim Thaçi në luftën kundër korrupsionit, por zëvendeskryeministri Kuqi arsyetohet se Qeveria nuk ka të bëjë me përcaktimin e emrimeve të këtij organi kundër korrupsionit … Por kjo tani shihet qartë në bazë të rezultatëve që ka dhënë kjo njësi speciale e formuar. Shefi i kësaj njësie speciale Mustafi rezulton i arrestuar për zhvatje, shantazh dhe përfshirje në afera korruptive , të cilat e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës. Fatkeqësisht kjo është një dëshmi e angazhimeve joserioze të Qeverisë në luftën kundër korrupsionit.”… Korrupsioni jo vetëm që nuk mund të luftohet nga të korruptuarit, por pikërisht këta bëhen pengesë kryesore e jetëgjatësisë dhe lulëzimit të tij. Sidoqoftë, nese kjo është e vërtetë- sepse plasimi mediatik dhe politik herë herë është bërë traditë të ne të bëhet senzacional- atëherë kjo do të duhej të nxiste nëvojën për rizgjim moral të kësaj shoqërie-ndjeshmërinë kundër të keqës së përgjithshme dhe rilindje qytetare morale…”
Vija kufitare me Serbinë dhe angazhimi i Policisë së Kosovës
Problemet
kufitare me Serbinë, mosdefinimi i vijës kufitare ndërshtetërore ishte dhe do
të jetë pengesë kryesore për përcaktimin
e vendit të arrestimit të dy policëve të Kosovës kohë më parë. Për këtë KFOR-i ka marrë përsipër që të përcaktojë vijën
kufitare duke mos sqaruar se a është ky
process i demarkacionit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it Dan Harvel. Roli
i KFOR-it është të përcaktojë lokacionin e vijës se kufirit. Policia e Kosovës
dhe Policia e Serbisë, së bashku apo të pavarura , do të hetojnë ku , pse ,kur dhe si ndodhi incidenti.kur u
kidnapuan dhe u burgosen dy policë të Kosovës. “Ne do të asistojmë për të definuar
se , ku është vija kufitare , pra lokacionin, vendin e incidentit. Kjo do të definohet në bazë të hetimeve të EULEX-it dhe PK-së- ka deklaruar Harvel…
Kuvendi
paralel Komunal në veri të Mitrovicës ka kërkuar nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq
që gjandarmëria serbe të mos vazhdojë të bllokojë rrugët alternative në pikat
kufitare Jarinjë dhe Bërrnjak. Ata kanë vlerësuar se gjendja e
sigurisë është gjithënjë e më e
komplikuar dhe kërrcënon përleshje të qytetarëve serbë me përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe me shqiptarët “...
Kosova ka
demarkacionin me Shqipërinë dhe
Maqedoninë, e një proces të tillë e ka nisur edhe me Malin e Zi… Rrembimi dhe
burgosja e dy policëve të Kosovës
Boris Tadiqi dhe zgjedhjet presidenciale
Presidenti
i Serbisë, Boris Tadiq , ka dhënë dorëheqje duke deklaruar se ka vendosur ta
shkurtojë mandatin e tij presidencial, në mënyrë që të bëhet e mundshme mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Serbi me 6 maj (2012) . Dorëheqja
e Tadiqit mendoj se është vlerësim politik mbas të cilit kanë ardhur në konstatim se është e rëndësishme rimarja e
postit të presidentit. Ai (Tadiqi) deklaroi
para gazetarëve se do të kandidohet për
zgjedhjet presidenciale dhe se prêt fitore ..”Propozoj që ne të vazhdojmë drejt integrimit evropian, t’i ruajmë interesat
legjitime të Serbisë në Kosovë.
Shkuarja e e kryeministrit Thaçi në një takim me sekretaren shtetërore, Hillari Klinton dhe me personalitete të tjera të SHBA-ve ka pasur për qellim mbështetjen ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës si dhe marrëveshja që është arritur me dialogun me Serbinët të shkojë deri në fund, pasi që në kohët e fundit sikur ka marrë rrjedha të padëshiruara…
A duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë
Për këtë arsye
partitë politike nga radhët e opozitës
kanë kundërshtuar vazhdimin e dialogut me Serbinë duke theksuar se dialogu Kosovë- Serbi ka qenë në rrezik
qysh pas fillimit të tij, për shkak se
nuk ka dhënë asnjë rezultat për qytetarët
e vendit.. Partia opozitare Vetvendosja (më e zëshmja) ka deklaruar se nuk janë
me rëndësi zgjedhjet në Serbi , pasi ato janë punë e brendshme e ati shteti. “ Për
ne ka rëndësi qasja e politikës serbe
ndaj Kosovës, e cila deri tash nuk ka ndryshuar shumë nga ajo e kohës së Millosheviqit”.
Boris Tadiq e ka përdorur dialogun me Kosovën për interesa të shtetit të tij,
por këtu shtrohet pytja pse Qeveria e Kosovës është treguar e paaftë (tolerante)
dhe pse Brukseli mbeshtet politikën e dhunshme
të Beogradit në kurriz të Kosovës . Prandaj Vetvendosja bën thirrje
që dialogu me Serbinë të ndërpritet pasi është një gabim i madh që ka
filluar Kosova dhe nuk ka nevojë të bëjë
koncesione të mëtutjeshme “…
Mirëpo
SHBA-ja fuqimisht i mbështet bisedimet që
janë duke u zhvilluar me Republikën e Serbisë , të ndërmjetësuara nga BE-ja
dhe “jemi të knaqur me marrëveshjet e arritura . Kjo shkon në të mirë të dy vendeve , të cilët janë të gatshme
për të gjetur kopromise në rrugëtimin përpara “(Klinton)…