Mendime
Hilmi Saraçi: Problemi i veriut të vendit të zgjidhet sa më parë, derisa nuk është bërë vonë
E marte, 17.04.2012, 05:38 PM
Problemi
i veriut të vendit të zgjidhet sa më parë, derisa nuk është bërë vonë
Nga Hilmi
Saraçi
Veriu i Kosovës gjithnjë është një problem dominant për qytetarët që jetojnë në këtë hapsirë, respektivisht në Republikën e Kosovës.Ky problem duhet të zgjidhet sa më parë derisa nuk është bërë vonë. Mjaft kohë ka kaluar duke u përmeqatur me këtë problem të pazgjidhur. Me maltretime, rrahje, djegëje, përzënje nga shtëpia,poshtërime dhe vrasje të shqiptarëve. Këto sikur po vazhdojnë dhe nuk po dinë të ndalen .Për të gjitha këto ,sikur kurkush nuk merr masa të duhura, komfor ligjeve dhe kushtetutes se miratuar në Parlamentin e Kosovës. Luftimi i krimit të organizuar , kontrabandës dhe dukurive të tjera negative është akt i domosdoshëm njerëzor dhe human.Kriminelet dhe kontrabandistët (serbë) janë të njohur në këtë pjesë të vendit, prandaj më në fund ka ardhur koha që të merrem masa ndaj tyre. Për të gjitha këto jemi edhe ne fajtor, pasi që nuk kemi besuar që kjo sjellje kriminale dhe anarki institucionale dhe shtetërore do të vazhdojë dhe do të marrë kahe të përmasave të gjëra që 13 vite. Bashkësia ndërkombëtare ka qenë tolerante dhe nuk ka qenë sa duhet e angazhuar për ta luftuar seriozisht krimin e organizuar, kontrabandën dhe dukuritë negative , sidomos strukturat paralele (ilegale), si njëra ndër më të kqijat për dëmtimin dhe cenimin e shtetndërtimin e Kosovës.
Dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës mund të dështojë
Tani disa plane strategjike për të ndërmarr hapa të
duhur konkret për zgjedhjen e veriut të Kosovës sikur po hasin në pengesa,
sidomos nga strukturat ilegale të përkrahura dhe të orkestruara nga Serbia . Dialogu i filluar me Serbinë nuk po tregon rezultate të pritura . Marrëveshjet
e arritura nuk po zbatohen. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe qarkullimi ndërkufitar
ka marrë kahe të papritura dhe po shkon
drejt dëmtimit të dialogut të filluar. Njëherë ngjau rrembimi dhe poshtërimi
i dy policëve të Kosovës brenda kufirit
Masa “intervenuese” e Bajram Rexhepit dhe deklarata e Avni Kastratit
Qeveria e
Kosovës, respektivisht ministri i Punëve të Brendshëm , Bajram Rexhepi pas
ngjarjes tragjike sikur “mori” masa
intervenuese dhe përcaktoi pikat në vendin të “Tre rrokaqejt” me dy policë. Mendoj
se ai (s ) ka qenë i vetdijshëm se me dy policë nuk sigurohet pika e sigurimit
për qytetarër të “Tre rrokaqejtë”, por si duke ai ka menduar se më mirë të “ndjeken” dy policë (nese
vie deri të pengimi i tyre) se të pengohen më shumë policë që do t’i dërgonte. Kjo
do të ishte një “koritje” më e vogel në krahasin me dhjetra të tjerë policë.. Dy
policët tanë u larguan posa erdhen kriminelet me turmen e organizuar. Ata (dy
policët) tani ishin vetëm si vrejtues
ndaj “përplasjes” së “shtëpizës” që e kishin si vendqëndrim për sigurimine
terrenit të “Tre rrokaqejtë”.. Kjo tregon se mungoi strategjia, angazhimi
profesional dhe vendosshmëria në rastë të tilla që fatkeqësisht nuk janë të rralla…
Kryetari i Mitrovicës z. Avni Kastrati pas kësaj ngjarje tragjike pati porositur që qytetarët vetë të angazhohen dhe të mbrojnë pragun e shtëpisë.Kjo porosi nuk u pritë mirë nga kryeparlamentari Jakup Ktasniqi se “ qytetarët duhet të mbrohen nga institucionet tona shtetërore…” Pati reagime edhe të tjera pro dhe kontra këtij mendimi. Unë mendoj se porosia e z. Kastrati ishte në një farë forme e arsyeshme, sepse kush cenon pragun e shtëpisë , dihet çka duhet bërë. Përkundër asaj se shteti është ai që duhet mbrojtur qytetarët. Kjo deri me tani fare pak ka qenë e pranishme nga Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos në veri të vendit. Mbrojtja e pragut të shtëpisë është e shejtë dhe për ruajtjen e saj duhet me u flijuar. Kjo edhe ka qenë dhe duhet të jetë traditë e shqiptarit.Prandaj shqiptarët nuk duhet të presin deri sa të vijnë organet e rendit dhe të sigurisë për të ndërmarrë masa, por duhet të jenë të përgatitur dhe të organizuar për çdo eventualitet. Bllokimi i rrugve të tri fshatrave të shqiptarëve në komunën e Leposaviqit ka nxitur nga kjo deklaratë që të vetorganizohen dhe të zhbllokojnë këto rrugë. Në këtë iniciativë KFOR-i amerikanë duke parë iniciativen e qytetarëve shqiptarë për vetorganizim dhe për të zhbllokuar këto rrugër, ka ndihmuar që të zhbllokohen këto rrugë që ishin të bllokuara për tri fshatrat shqiptare , prandaj kjo tregon se nuk duhet të rrimë duarkryq dhe vetëm të vrojtojmë se çka po ndodhë rreth nesh…
Veriu i Kosovës nuk duhet të lihet pasdore
Megjithatë
normalizimi i matejshëm i marrëdhënieve
të Beogradit me Prishtinën është imperative i kohës ,por duhet pasur
kujdes gjatë vendimeve të marra gjatë dialogut… “Mbetet kusht politik për
Serbinë që të vazhdojë rrugën e integrimeve
evropiane “ (Stefan Fyle). Mirëpo sa është e vetëdijshme Serbia që në këto
çaste të angazhohet seriozisht dhe kështu të ndihmojë në rend të parë vetvetën
dhe bashkëqytetarët e saj të cilët të instrumentalizuar nga vet Serbia janë verbuar
dhe nuk shohin se një ditë kjo veprimtari e tyre kriminale, shofeniste dhe
antinjerëzore do të dëmtojë në rend të parë ata ,sidomos ata që vrapojnë kah
zaptimi dhe cenimi territorial i një shteti tjetër dhe kah diskriminimi i të drejtave
të të tjerëve, siq ngjau me Millosheviqin dhe bashkëmendimtarët e tij…
Sipas
Florian Biber, ekspert i njohur i çështjeve politike të Evropës, Prishtina dhe Beogradi mund të flasin për veriun pas
finalizimit të procesit elektoral në Serbi” . Mirëpo lufta për pushtet në Serbi
si duket ka filluar me ardhjen e Nikoliqit në Kosovë (veri), Ai me paraqitjen e
tij para qytetarëve , përkrahës të tij ka sjellë dilema dhe vështirësi për
zgjidhjen e problemeve në veri të vendit, prandaj është dashur të pengohet
ardhja e tij dhe të tjerëve që kanë për qellim acarimin në këtë pjesë të vendit.
Ndoshta pasiviteti i organizatave ndërkombëtare në veri është pjesërisht për shkak të dilemave të tyre
për atë që duhet bërë . Për të arritur
çfarëdo ndryshimi rrënjësor në veri- kërkohet bashkëpunimi i shumë faktorëve ,
e posaqërisht kërkohet bashkëpunimi dhe dialogu me qytetarët në veri, por jo
edhe me strukturat paralele (ilegale) , të cilat nuk duan të bashkëpunojnë dhe
të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës…
Më në fund
duhet konstatuar se vriu i Kosovës nuk duhet të lihet pasdore , por atje duhet
vepruar me kapacitete të bashkërenditura
të të gjitha institucioneve të Kosovës.
Duhet që mekanizmat e sigurisë t’i marrin gjërat shumë më seriozitet se deri me
tash dhe të mos lejojnë hapsirë dhe mundësi
që segmente jashtë institucionale të ndërrmirren veprime të tilla, të cilat
pastaj do të sillnin situatën edhe më të nderë
se sa që është edhe sot”. Pranda
mendoj se pjesëtarët e ROSU-së duhet të jenë vigjilent kësaj radhe gjatë ndërhyrjes në veri, pasi që operacioni
i 25 korrikut (2011) pati pasoja me
humbjen Enver Zymerit. Është momenti i fundit për të shtrirë legjitimiteti edhe në veri, por gjithnjë në koordinim
dhe bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me SHBA-në….