E hene, 29.04.2024, 06:54 AM (GMT+1)

Mendime

Izet Shala: Shqiptarët dhe njëqind vjetori i Pavarësisë

E diele, 15.04.2012, 09:20 AM


Shqiptarët dhe njëqind vjetori i Pavarësisë

 

Nga Izet Shala

 

Kanë mbetur më pak se pesë muaj për të festuar njëqind vjetorin e  pavarësisë gjithë shqiptare. Për  të arritur deri të  28 Nëntori i viti 1912, u deshën përpjekjej dhe sakrifica    mëdha  njerëzore, pasi rrethanat  historiko-politike nuk ishin të favorshme për shqiptarët, por ato s’duhej ndalur  dhe erdhi momenti historik i nëntorit   të viti 1912, ku edhe u bë ngritja e Flamurit dhe shpallja e Pavarësis në Vlorë.

Me një vit vonesë, u njoh Pavarësia e  përgjysmuar e shtetit shqptar, nga konferenca e Londrës edhe pse Pavarësia shqiptare ishte shpallur për tërë Shqipërinë. Jashtë shtetit londinez mbetën: Kosova, Kosova Lindore, Malësia e mbi shkodrës, Pollogu, Çamëria. Këto vendime anti shqiptare, dëmtuan rëndë substancën  e popullit shqiptar dhe plotësuan kërkesat hegjomoniste sllavo-greke me territore shqiptare. Për gjatë një shekulli shqiptarët kanë festuar Ditëne e Flamurit, 28 Nëntorin e viti 1912, dhe me këtë kanë deshmuar se nuk njohin ato vendime  të gabuara dhe se sot kërkojnë anolimin e tyre në rrethana krejtësisht të reja politiko-historike dhe gjeostrategjike në gadishullin Ilirik.

Sa do që kemi një përzirje  të dy realiteteve, një shqiptar dhe tjetëri londinez e për fat të keq është ende një realitet  edhe në njëqind vjetorin e pavarësisë mbarë kombëtare, ka ende faktor si brenda dhe jashtë shqiptar që ia zgjasin jetën vendimit më të ulët njerëzor dhe politik që është marrur kundër një populli siç është populli shqiptar. Edhe pse ishte dhe është me politikëbërjen pro gjitha zhvillimeve evropiane.

Sot ka ndryshuar edhe evulimi njerëzor, historik, ekonomik, gjeopolitik dhe teknologjik e diplomatik. Kërkojmë përmirësimin e vitit të mbrapshtë me anulim të vendimeve dhe ta kthejmë në vit të mbarë për shqiptarët dhe  Gadishullin Ilirik e mbarë evropën. Përpekjet njëqindvjeçare të shqiptarëve pikë bazamentin kombëtar e kishin, e ruajtën dhe u frymëzuan  për mbarë një shekulli e ku rezultuan edhe me luftëra të armatosura deri në kryengritje gjithë popullore dhe kombëtare me gjithë strategjitë e duhura në kushtet e reja që u krijuan.

Shqipëria Kontinentale u përparua në shtet edhe pse jo aq funksional, por len hapësira të duhura drejt bashkimit me amën. Kosova Lindore me gjithë luftën dhe Ilirida ende janë larg realitetit kombëtar për një shtet shqiptar. Malësia e mbi/Shkodrës dhe Çamëria janë në pozita më të vështira, por gjithë kësaj i ka kontribuar një politikë e disharmonizuar brenda për brenda faktorit shqiptar.

Edhe sot në këtë jubile të madh kombëtar, me gjithë  veprimtaritë e planifikuara për t’u shënuar, nuk ka shenja  të forta se do të arrihet qëllimi i plotë, anulimi i vendimit të  Konfrencës së Londrës 1913 dhe përgatitja e platformës politke kombëtare për Bashimin e gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar me emrin Shqipëri.

 

(Autori Prof.ma. Izet Shala është Kryetar i Lëvizjes për Bashkim, Malishevë)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora