E enjte, 01.05.2025, 07:16 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nengurra: Në Dardani diskriminohen shqiptarët e besimit katolik

E marte, 10.04.2012, 12:22 AM


NË DARDANI DISKRIMINOHEN SHQIPTARËT E BESIMIT KATOLIK

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Dikush do thotë se janë fjalë të mëdhaja këto, do shtrohet pyetja: A mos asht akuzë e madhe kjo? Dikush do thotë ashtu asht e dikush nuk do thotë asgja, do heshtë, ashtu sikur po heshtë ky popull i shkretë per shumçka që po ndodhë në trojet tona etnike shqiptare e per çka nuk ishte dashtë të heshtë.

Unë në radhë të parë si njeri, pastaj si qytetarë, dhe si shqiptarë pa asnjifarë mundi as fushate hulumtuese gazetareske çak nga Norvegjia kam pa këto 12 vite pas çlirimit të Dardanisë se sa poshtersishtë po diskriminohen KATOLIKET SHQIPTARË. Do i numrojë disa nga shembujt që vertetojnë këtë që thamë.

1.Lajmi se do ndërtohej KATEDRALJA "NANA TEREZE" ngjalli reagime dhe debate të tmerrshme kundër ndërtimit të saj.

Padyshim se nuk do ndertohej fare po të kishin pasë guxim masat e lukunisë injorante shqipfolëse t’i kunderviheshin forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut, të cilat porsa u vendosen në Dardani, u detyruen të banin roje me policinë e tyne edhe në ato kisha katolike shqiptare, që ishin aty me shekuj, nga frika se rrugaçria e territ shpirtnor oriental mund t’i sulmonte e shkatrronte ato së bashku me kishat e manastiret tjera, që tashma po konsiderohen si kisha e manastire serbe.

Unë nuk u çudita kur shkova në vendlindje në vitin 2000 pse bahej roje policore te kisha serbe në qendër të Istogut, por nuk kuptoja dhe nuk pajtohesha kur shifja roje policore në Kishen Katolike në Ulpianë, në Prishtinë. Këtë e shihja sa here dilja në ballkonin e banesës së kunatit tim ku edhe baja pushimin, mbasi shtëpia ime ishte rrenue e ba shkrumb nga komshijtë serbë gjatë luftës.

Bisedoja me njerëz dhe atyne nuk u bante përshtypje kjo fare. Unë isha kategorik se nuk ka nevojë të ruhen kishat, sepse na si komb gjithmonë kemi respektue objektet e kultit dhe faltoret, si tonat ashtu edhe të të tjerëve. Mirëpo, me kohë kuptova se nderkombëtaret kishin nuhatë, që ato objekte mund të baheshin cak i sulmeve ekstreme islamiste, prandaj vendosen rojet.

Se paskan pasë të drejtë nderkombëtaret, u vertetue katercipisht në vitin 2004, kur disa rrugeçen, injorantë e antishqiptarë sulmuen gjoja serbet në Çagallavicë e ma vonë në Veri të Mitrovicës dhe gjithandej Dardanisë dhe me këtë rast ata u vunë zjarrin edhe faltoreve të besimeve të krishtena.  Padyshim po sikur mos të hasnin në rezistencë dhe injorim total nga pjesa dermuese e kombit shqiptarë të Dardanisë, kallja e kishave do perfundonte me shkatrrimin e atyne kishave Shqiptare Katolike dhe vetem nji Zot di se çka do ndodhte ma tutje.

2. Mbasi nuk paten forca as guxim ta ndalonin ndërtimin e Katedrales, se me gjithë deshirë do e banin, në pikë të dites sulmohet njeriu ma i urtë dhe ma aktiv per çashtjen shqiptare në pergjithsi, Prifti Don Lush Gjergji, që ishte në shoqni edhe të dy priftave të tjerë, dhe plaçkitet. Padyshim se sulmi nuk kishte qellim plaçkitjen e Priftit, por pse ai nga  simpatizantet e territ oriental konsiderohet si katoliku ma i madhë në Dardani, dhe krahas Dr. Ibrahim Rugovës, fajtori ma i madh pse ndertohej KATEDRALJA.

3. Për t’i irritue dhe per t’i detyrue ndoshta me u shpërngulë nga trojet e veta, disa vahabi ekstrem shkojnë dhe ndërtojnë xhaminë me dy minare në zemren e lagjes së shqiptarëve të besimit katolik në Klinë.

4. Gjatë fushates elektorale per zgjedhjet e fundit lokale kandidati i PDK-së së Hashim Thaqit, z. Sokol Bashsota në Klinë sjell nga katundet e Drenicës me autobusa disa mijë injorant per ti brohorit ati e per ti frigue vendoret klinas dhe mes tjerash ai në foltore deklaron: Nese doni Europë e kisha votoni kandidatin e AAK-së, nese doni xhamija voten ma jepni mue dhe ju premtojë se do i bajë katundet e Lugdrinit me ra shahadet. Po e perkujtojë se në ato katunde kryesishtë janë shqiptaret e besimit katolik.

5. Hoxhallarë e imama të ndryshem shqipfolsa, si p.sh. Shefqet Krasniqi, haptas dalin e flasin kundër personaliteteve ma të shqueme kombëtare shqiptare vetem per "FAJIN" se ata janë të besimit Katolik. Janë sot me qindra mija faqe shkrime në saide interneti dhe në gazeta të ndryshme ku sulmohet me shamje, trillime e shpifje me fjalorin ma banal Dr. Ibrahim Rugova per "FAJIN" pse studjoi Veprën e Pjetër Bogdanit, pse vendosi me fuqinë e postit të Presidentit të Shtetit që kishte që edhe Dardania dhe shqiptarët e saj ta kenë në metropolen e tyne në Prishtinë Katedralen. Ky imam, me gjak dhe gen shpirtziu orientalist e karpatian, shau e mallkoi publikisht disa herë të Lumen Nana Tereze.

6. Kam dëgjue nga disa miq e vëllazen të mi shqiptarë të besimit katolik se si në disa katunde të anes së Prizrenit e rrethit të Gjakoves, edhe në shkolla ndahen nxansit dhe femijet katolikë, provohet me të gjitha forcat me i nda nga klasat e shkollës me vëllaznit dhe motrat e tyne poashtu shqiptarë, por pa  fajin dhe pa vullnetin e tyne të besimit islam.

Nji segregacion të tillë pat ba per kohen e vetë vetem kasapi i Gadishullit Ilirik, Slobodan Miloseviq, me nxansat shqiptarë kur iu pat ndalue shkollimin nën të njejten çati me nxansat serbë dhe kjo pat detyrue pastaj Liderin Gjithshqiptarë të asaj kohe, Dr. Ibrahim Rugovën, per t’i hapë shkollat paralele. Dihet se si funksionuen per 10 vite  të ashtuquejtunat SHKOLLA SHTEPIA.

A thue vallë ( mos o Zot ) do detyrohen tash edhe vëllaznit tonë të gjakut, per shkak të injorancës tonë kombtare, shtetnore, institucionale e akademike, të hapin shkolla të tilla, apo të marrin boten në sy sikur pat marr populli shqiptar i Dardanisë në spastrimin total të Dardanisë në pranveren e vitit 1999?!

Dhe nese vëllaznit tanë shqiptarë katolikë do shpërngulen nga trojet e veta stërgjyshore, kush do vendoset në ato troje?! Do vendosen gjakprishunit shqipfolësa, adhurues të Rexhep Taip Erdoganit turk, i cili në Dardani sillet si në shtëpinë e vetë. Dhe sillet kështu sepse atij ia kanë  hapë dyert dhe krahet dhe e kanë perqafue pushtetaret e Dardanisë, me në krye kryeministrin Hashim Thaqi dhe me liderin Vahabi të Dardanisë ( sipas sherbimeve sekrete në SHBA ) Naim Ternava.

7. Para dy ditëve pjestari i asamblesë komunale në Prizren, Prof. Nue Oroshi, bani publike dorheqjen e tij nga kjo asamble per faktin se ai aty diskriminohet, se zani i tij injorohet, se të drejtat kombëtare të atij vetë dhe të pjestarëve shqiptarë të besimit  katolikë diskriminohen dhe ata nuk trajtohen as si qytetarë të rendit të fundit, trajtohen edhe ma keq. Dhe krejt kjo per faktin se Prizrenin, këtë Metropolë të parë gjithëshqiptare ( qershor 1878 ), sot e kanë  marrë turqit e Erdoganit, Davudoglu-s dhe Abdullah Gyl-it.

8. Diskriminohen shqiptaret e besimit katolik në Dardani edhe per faktin se, ta zamë, në Prizren, katundari nga Zhuri, që para dy-tri viteve ka zbritë me jetue në qytet, mbrenda nate deklarohet turk dhe harron gjuhen shqipe. E ndrron ate me turqishten e sulltanëve. Dhe pikrisht të tillët edhe provokojnë ma së shumti vëllaznit e tyne shqiptarë katolikë.

Unë çuditem se si mund të jetë turk qytetari me këta mbiemna: Morina, Krasniqi, Kryezi, Shala etj, etj mbiemna që të gjithë të krijuem në emna fisesh shqiptare ?!

Pra shqiptaret e vertetë, pasardhësit e atyne që na ruejten gjuhë e kulturë, histori e traditë, sternipat e Gjergj Kastriotit, Lekë Dukagjinit, Pjeter Bogdanit, Pjeter Budit, Gjon Buzukut, Gjergj Fishtës, Gurakuqëve e Gazullorëve, sot diskriminohen dhe atyne duhet dalë në ndihmë.

T’i mbrojmë sepse janë gjaku ynë, janë pjesa e mishit dhe kockes tonë, t’u themi (atyne që diskriminojnë) neve të tjeret që ja pra, po dëshrojmë me u lidhë namaz në vend se me u perkulë

para Jezuit se neve të gjithë jemi SHQIPTARË dhe per dogmat e beduinve arabë neve nuk i japim as nuk i poshtersojmë vëllaznit tanë.

Si po harrojmë se asht pikrisht shqiptari KATOLIK ai që nëper breza ( tue perballue tmerret e paimagjinueshme per njeriun normal që u ka ba pushtuesi osman per pesë shekuj ) ka ruejtë gjuhë e kulturë shqiptare. Si po harrojmë se turqit u kan lejue shkolla grekut, serbit e bullgarit, rumunit e malazezit, çka edhe kryekishen sllavoortodokse e kanë lejue në mes të Stambollit, ndersa shqiptarëve jo vetem se u kanë ndalue shkollim e zhvillim, por per nji shkronjë shqipe të alfabetit e kanë ngulë në hu per së gjalli shqiptarin Katolik. Kishat katolike shqiptare gjithmonë ishin në shenjester të shkatrrimit, ndersa serbëve u lejohej adoptimi dhe pershtatja e kishave katolike shqiptare dhe sot ato janë kisha serbe.  Krejt kjo me ndihmen e turqëve, vëllazënve të Hashim Thaqit dhe të gjithë këtyne shqipfolsave që po ngrejnë vithet perpjetë në namaze islame.

Si po harrojnë shqipfolsit e sotshem se shkronjat me të cilat ata shkruejnë gjithë ato shamje kunder Krishtenizmit, Dr. Ibrahim Rugovës, Gjergj Kastriotit, Nanes Tereze, Pjeter Bogdanit etj, etj i ka ba pikrisht At Gjergj Fishta.

Shqiptarë, zgjohuni, mos lejoni të ju diskriminojnë VËLLAZNIT DHE GJAKUN TUEJ nji shtresë e njerëzve të pa cipë, shpirt zi dhe injorantë.

 

 



(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Dibran Demaku: Rrëfimi për të varfërin dhe fatij e tij Ismet Uka: Shkronjat çirilic në fotografin e letërnjoftimit tim në lul të ballit Elida Buçpapaj: Më 22 mars, 20 vjet më parë kur raportoja për Zërin e Amerikës Ramiz Dërmaku: Vetëm dorëheqja e qeverisë së Kosovës mund ta nxjerrë shtetin nga kjo gjendje Eroll Sejdiu: Panoramë parazgjedhore në Luginë të Preshevës Arben Llalla: Pirro Dhima në SHBA për financimin e shkollës greke të Himarës “OMIROS” Dilaver Goxhaj: Kryengritje fshatare Robert Martiko?: Vrit Babanë Tënd Agron Shabani: Përvoja, profesioni dhe psikologjia e njohur reflektive dhe pozitiviste e personit Fritz Radovani: 22 Mars 1992 - 20 vjet mashtrimi i popullit shqiptar Fahri Xharra: Një duet, një zë, një mëndje Zejdush Kastrati: Kanë me e “hangër” njëri tjetrin ! Arben Llalla: A do provokojnë grekët luftë në Ballkan për të justifikuar falimentimin e shtetit të tyre? Agron Shabani: Njeriu dhe " Mbinjeriu" ... Ismet Uka: Zgjedhjet e Serbisë brenda Kosovës si rezultat i indiferencës së Evropës ndaj shtetit të Kosovës? Agron Gjekmarkaj: Mbi terminologjinë ''populli vëlla'' turk Kalosh Çeliku: Qoftëlargu Ilir Çumani: Ku shkuan 40.000 eurot për jetimët...!? Ramiz Dërmaku: Kush është "zyrtari" Can Tahiri që jep leje për aktivitetet e mërgatës në Gjermani!? Arbëror Sulovari: Edmond Haxhinasto heshti për vrasjet enigmatike dhe refuzimet e shtetësive në Maqedoni të mijëra shqiptarëve

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx