E diele, 28.04.2024, 01:15 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Zgjedhjet e Serbisë brenda Kosovës si rezultat i indiferencës së Evropës ndaj shtetit të Kosovës?

E merkure, 21.03.2012, 08:58 PM


Zgjedhjet e Serbisë brenda Kosovës si rezultat i indiferencës së Evropës ndaj shtetit të Kosovës?

 

Nga Ismet Uka

 

Serbia me ndihmën e miqve ndërkombëtar por edhe me fajet e pushtetarëve dhe parlamentarëve tan ka hi brenda Kosovës dhe po mban zgjedhje,për organet e pushtetit  lokal. Deklaratat e evropianëve dhe thirrja e tyre qe Serbia mos ti mbaj zgjedhje te tilla edhe ne Kosovë këto thirrje nuk janë serioze por janë thirrje sa me krijuar mjegull për ujk qe përmes kësaj mjegulle te krijohet një alibi qe Serbia ti mbaj zgjedhjet ne Kosovë dhe te sillen para aktit te kryer plitikajt kosovar dhe me gjendjen e krijuar ne teren ne pjesën veriore te merret politika dhe pjesa veriore te futet ne agjendën e diskutimeve politike mes Kosovës e Serbisë .Jam i vet dijshëm qe pjesa veriore është një problem i pashmangshëm i bisedimeve por bisedimet duhet te ndodhin mes serbëve te Kosovës dhe stafit ndërkombëtar si dhe udhëheqësve te institucioneve tona .As sesi nuk guxon qe pjesa veriore te ndërkombëtarizohet e ne bisedime qa edhe me pjesën veriore e te futet Serbia ne ato bisedime e te ndërkombëtarizohet çështja e brendshme e cila ka te bëj drejt për se drejti me çështje te brendshme te një shteti Sovran.

Sovranitetin dhe integritetin territorial republikës se Kosovës ja garanton kushtetuta e Ahtisarit qe kjo kushtetutë u hartua edhe me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtar dhe vet nga ndërkombëtarët u pranua qe ky akt ma i lart juridiko politik u garanton pakicave te drejta te mjaftueshme brenda shtetit te Kosovës. Pra bisedime me serbin as se si kurse bisedime me serbet e pjesës veriore gjithë sesi.

Tani udhëheqja e Kosovës duhet te jap shenj qe për bisedime me qytetaret serb te Kosovës ne bëz te të kushtetutës se Atisarit dot jetë e gatshme te bisedoj dhe tu tregoj çart se këto te drejta brenda saj nuk i ka caktua udhëheqja shqiptare por këto te drejta brenda kësaj kushtetute ika caktua për pakicën serbe vet bashkësia ndërkombëtarë te drejta te cilat nuk mund i gjen te pakicat ne kurrfarë shteti evropian e as ndërkombëtar.

Duhet tu tregoj hapur udhëheqja e Kosovës si ndërkombëtarëve por edhe qytetarëve serb qe me vendosmëri do ta mbrojmë territorin e Kosovës sepse territori i Kosovës edhe atëherë kur Kosova ka qen autonomi ka qen i pa prekshëm dhe i pa tjetërsueshëm.

Qeveria e Kosovës duhet tua bëj me dije si ndërkombëtarëve por edhe qytetarëve serb te cilëve kushtetuta e Atisarit ne çdo hap i bën te barabartë me shqiptar,se veprimet e tyre te deritanishme me bllokimin e rrugëve janë veprime kriminele dhe këto veprime nuk dot tolerohen dhe dot merren masa me te gjitha mjetet qe pushteti i republikës se Kosovës te shtrihet edhe ne atë pjesë sepse grupet e organizuara kriminale te përkrahura edhe nga shteti serb po i  rrezikojnë fshatrat shqiptare kështu qe qeveria e Kosovës ne bëz te kushtetutës është e obliguar ti mbroj qytetaret e vet pa marr parasysh se çfarë nacionaliteti i takojnë.

Qeveria e Kosovës duhet te kërkoj ne mënyrë urgjente te funksionalizohet gjykata,e qarkut ne pjesën veriore,dhe te funksionalizohen tjerat organe shtetërore qe ne objektet shtetërore ne atë pjesë po veprojnë grupe kriminele te shtetit serb kundër Kosovës,këta e kanë par dhe po e shohin ndërkombëtarët qe dhjet vite por nuk kanë ndërmarr as gjë por as udhëheqja kosovare për këto te bame kriminele vetëm ka shukat dhe ka shikuar luksin e vet por edhe te klaneve grupeve dhe grupacionëve qe po veprojnë brenda institucioneve te Kosovës.

Stafi udhëheqës i Kosovës duhet te jetë i vet dijshëm qe Serbia dhe evropianet fare nuk brengosen për territor te Kosovës sepse territoret e Kosovës as ne veri as ne jug kurrë nuk kanë qen territore te Serbisë por te ne është një thënie e grabitqarëve se kërko me çdo kusht edhe te huajën ne lëshoftë pe merre mos e lëshoftë pe nuk po hup asgjë.

Pra Serbia ne ketë rast është fitimtare sepse ka arrit te fut Kosovën pas shpalljes se pavarësisë prapë nen rezolutën e këshillit te sigurimit 1244 qe kjo rezolutë Un-mikun e ka bar si faktor legjislativ dhe faktor politik qe Kosovës e shqiptarëve u dha shuplak te rënd si ne aspektin politik ekonomik,dhe kurrë ne as një regjim çenja e shqiptarit dhe tokat e tij nuk kanë qen më te rrezikuara.

Tani pjesa veriore te gjithë duhet te din se ajo pjesë u krijua,si problem politik ne mënyrë artificiale duke ja mbajt anën faktori ndërkombëtar Serbisë  e se bashku me profiteret tan qe qen dhe janë ne pushtet .Pa javë tërhjekë vërejtjen kurrë forcave te rendit te bashkësisë ndërkombëtare ne atë pjesë qe te zbatojnë rezolutën 1244 e jo te lejojnë atje strukturat shtetërore serbe te organizohen kundër popullatës shqiptare dhe dhunshëm u detyruan te largohen prej pjesës veriore .Tani pjesa veriore e Kosovës  u krijua edhe problem ushtarak,ku tani po thonë çart ata qe i krijuan këto probleme ne kundërshtim me rezolutën 1244 ja urdhëroni tani ju qe ishit habit mbas luksit duke harruar shtetin dhe atdheun zgjedhëne problemin se ne jemi ne anën e dialogut politik .Pra tani gjendja ka ardhur ne fazën e te menduarit mirë bisedime ose konflikt i armatosur,nëse pretendohet qe Kosova te hyn ne bisedime politike me serbin pjesa veriore po rrëshqet drejt një autonomie e cila autonomi pjesën veriore po ja bashkangjetë Serbisë,me siguri duke krijua edhe korridore te brendshme rrugore kah janë komunat serbe për brenda Kosovës ku serbin dhe ndikimin e saj brenda Kosovës do ta mbajnë për jetë e mot .Pra veriu gjithsesi është i diskutueshëm por jo me serbin por me serb te Kosovës ne prezencë te ndërkombëtarëve a veçmas garantues te Marrëveshjeve qe dot arrihen për mes bisedimeve mes dy palëve duhet te jen SHBA dhe ne bëz te kushtetutës te Ahtisarit te cilën kushtetutë sa u përket te drejtave te pakicave,ndërkombëtarët dhe këshilli i sigurimit,grupi i kontaktit e vlerësuan lart.

 

Shtrohet pyetja se a ka vullnet,politik dhe a mundet problemin e Kosovës ta zgjedh një krijesë artificiale siç është Evropa dhe këshilli i saj unë mendoj se jo sepse kjo krijesë nuk është tersi juridike as politike por edhe as demokratike,por as ushtarake sepse kjo u vërejt me problemin e njohjeve pra shumica e shteteve te Evropës e kanë njohur Kosovën si shtet dhe pesë shtete tjera jo e ne demokracitë e mirëfillta çdo here vendos shumica kurse pakica është e obliguar qe vendimet e shumicës ti respektoj edhe se është një grumbull shtetesh te forta ekonomike por me probleme te shumta nacionale te cilat shtete janë pranuar aty duke pretendua qe ti disiplinojnë edhe disa shtete tjera te cilat po refuzojnë dhe kanë refuzuar te futen ne brendinë politike te krijuar brenda saj. Çështja tjetër është te liberalizimi i vizave po kërkojnë evropianet nga kosovaret respektim te  ligjit luftim korrupsionit,krimit te organizuar luftimin e trafikimit me çenje njerëzore luftimin e tregtisë me drogë te gjitha këto po i kërkojnë edhe qytetaret e Kosovës kurse vet evropianet me prezencën e tyre indiferente ndaj gjithë kësaj qa vet ata po kërkojnë kurse ne emër te saj i kanë izoluar shqiptaret brenda Kosovës privatizimi u bë fund e krye i kundër ligjshëm dhe çështja ekzistenciale e popullatës se Kosovës me kit privatizim u rrezikua dhe prapë ndaj kësaj evropianet me prezencë dhe kompetenca hetuese dhe ekzekutuese heshtin dhe prapë qytetaret e Kosovës i mban te izoluar ne brendi te saj për përgjegjësit e veta për mos funksionimin e vet dhe për mos kryerjen e misionit te vet për ta arsyetuar prezencën e vet dhe përgjegjësin ndaj ati qe ika sill ne Kosovë për ti ndihmuar qytetaret e saj kundër krimit te llojeve te ndryshme te cilat janë duke u ber. Pra evropianet e kanë zgjedh propagandën kundër Kosovës duke e tentuar ta mbuloj mos punën e vet .Pra Kosova nuk ka guxuar te pranoj kurrfarë dialogu me Serbin pas shpalljes se pavarësisë as teknik dhe as politik pa prezencën e Amerikës ne ato bisedime sepse shpëtimi jonë ka qen Amerika dhe pa prezencën e fuqishme  Amerikane,ne çdo dialog me serbin Kosova do të manipulohet nga miqtë e Serbisë dhe përsëri do të jetë humbëse ne çdo bisedim me serbin pa mare parasysh far bisedimesh dot jen politike apo teknike. Sipas krejt kësaj çka po ndodh sodë me Kosovën ne dukje te par po tentohet qe evropianet ta marrin rrolin udhëheqës për ta zgjedh problemin e shqiptarëve ne Ballkan,me pretendime qe amerikanet te kanë sa ma pak ndikim ne zgjedhjen e problemit te përgjithshëm te Kosovës. Qeveria shqiptare opozita e i gjithë faktori politik dhe institucional i Kosovës ne veprimet e mëtutjeshme vendosmërisht dhe çart ketë rrol kryesor për zgjedhjen e çdo problemi teknik me serbin duhet tua lënë amerikanëve normalisht me prezencën edhe te evropianëve .Paraqitja dhe simulimi i Evropës si e gjithë fuqishme për ti zgjedh problemet e mëdha politike ekonomike dhe ushtarake siç është Kosova duke e favorizua serbin si përgjegjëse për krejt  qa ndodhi mbi popullatën e Kosovës na bën te dyshojmë qe Evropa ka kapacitete te mjaftueshme për ta zgjedh problemin e Kosovës sepse Evropa nuk është unike .Kurse kapacitete ekonomike ka por Evropa po bën presion ne kit drejtim mbi Kosovën qe Kosova te pranoj krejt ata qa është ne interes te Serbisë. Çdo përkujdesje e tyre për fatin e Kosovës,pra edhe largimin e Amerikanëve nga tryeza e bisedimeve si dhe me konstruksionin e raporteve te disa anti shqiptarëve ne Evropë dhe pranimi i atyre raporteve te rrejshme nga këshilli i Evropës siç ishte raporti i Dit Martit, Kosovën po pretendojnë ta mbajnë si monedhë për kusuritje te tekeve te ndryshme te Serbisë dhe Rusisë. Pra Evropa po pretendon Kosovën ta mbaj si  tok te askujt dhe gjithkujt dhe ashtu po sillet me kujdes duke ja fshehur te gjitha te bamët kriminele Serbisë kurse duke pranua raporte shpifëse kundër shqiptarëve dhe duke i mbajt ata te izoluar e duke javë rrënuar dhe tjetërsuar ekonomin ti nënshtroj dhe te pranojnë çdo gjë qa u servohetë duke harrua Evropa se tërsija territoriale e Kosovës është epa prekshme e cila tersi mbrohet nga kushtetuta e Kosovës

Bisedimet e deri tanishme te cilat Kosova i beri me ndërmjetsimin e Evropës Kosovën e nxjerrin si humbëse nga këto bisedime dhe e nxori te izoluar dhe qytetarin e Kosovës e mbyll hermetikisht si ne burg dhe se len te lëviz për teritorin e saj vetm e vetëm qe Kosovën ta detyroj te pranoj çka ti thotë zotëria ne kundërshtim me interesat e popullit te Kosovës dhe kushtetutës se saj,me këto sillje Evropa po pretendon qe Kosovën ta bëj koloni te saj .Prandaj me këto sillje te Evropës kujdes por ne çdo çështje ku lidhet fat i Kosovës dhe kosovarëve duhet te janë prezent Amerikanet dhe bashkërisht me ta duhet te zgjedhën problemet te cilat janë probleme te shumta por jo edhe te pa tejkalueshëme.

 

Pra Kosova edhe me kushtetutën e vitit 1974 i ka pas kufijtë e pa prekshëm dhe për ta nda një pjesë te territorit te saj nuk ka mundur me vendos politika, as federal e as republikane siç nuk ka mundur me vendos politika edhe për ndryshimin e emrit kushtetuare siç kishte kërkesa nga qarqet nacionaliste serbe qe Kosovës ti shtohet edhe fjala Metohi qe te quhej Kosova dhe Metohia këto dy çështje për shqiptaret e Kosovës kanë qen te shenjta dhe nëse këto donte dikush ti bëj krerët e institucioneve gjithsesi kushtetuta i obligonte te thirrej referendum. Çka po ngjet sodë,sodë fati i Kosovës nuk po varet nga dëshira e popullit me ndjenjat e popullit po luajnë një grusht njerëzish vendor dhe ndërkombëtar për Kosovën dhe kosovaret po donë te dëgjojnë çdo te mirë për veç emrit kushtetutare te saj. Pra republika e kovës ky emërtim kushtetutar  tri palëve po ju tingëllon keq ne vesh shqipfolësve. serbëve ,dhe ndërkombëtarëve. Emri i Kosovës tash e tutje  dot prezantohet ne regjion dhe Evropë si  Kosova 1244. Pra kjo rezolutë e faktorizon prezencën e Un-mikut ne Kosovë i cili ika favorizua Serbet dhe Serbin qe Serbia për mes këtij misioni ka kontrollua pjesën veriore por edhe komunat serbe edhe ne pjesën jugore. Tani këtë marrëveshje dikush po përpiqet ta shoh si marrëveshje historike, mes serrbve e shqiptarëve por kjo marrëveshje deshëm ose jo është një marrëveshje qe po e degradon Pavarësinë e Kosovës e po e favorizon një rezolutë qe Kosova nen mandatin e saj ka pësuar gjëra të tmerrshme,dhe sodë Serbia dhe Serbet po pretendojnë qe aty ku është edhe një Serb ne Kosovë aty te jetë prezent edhe Serbia. Pra aty ku është prezent Serbia përmes Serbisë do të jetë edhe Rusia e aty ku këto te dyja janë prezent vaj halli për atë regjion çdo here do të ketë rrezik potencial qe regjioni te destabilizohet. Prandaj është i kot presioni i Evropës mbi Kosovën qe ti pranoj servimet e saj kundër Kosovës dhe ledhatimin e Serbisë duke e bar edhe kandidate për te konkurruar për ta pranuar Serbin ne mesin e shteteve evropiane,sepse Serbia kurrë nuk do të mbështetet ne Evropën por çdo here do të mbështetet ne Rusin Kurse shqiptaret si viktimë duke i izoluar dhe duke i ngulfat ekonomikisht qe ngufatja e tillë po bën qe shumë kosovar po largohen prej Kosovës duke kërkuar shpëtim neper shtete te zhvilluara ekonomikisht,pra me këtë veprim Evropa për çdo dit e më shumë me këto veprime po tregon qe po e favorizon krimin dhe kriminelet kurse po  viktimizon edhe ma tutje viktimat e Serbisë siç janë shqiptaret e Kosovës. Shqiptarët dhe institucionet e Kosovës duhet ta kuptojnë se zgjedhja e problemit kamtar shqiptar pa prezencën e Amerikës dhe rrolit te saj udhëheqës ne ketë çështje problemi shqiptar do të jetë pezull as ne tok e as ne qiell. Pra te vetmit Amerikanet dhe prezenca e tyre ne këto hapësira do ta  mban stabile gjendjen ne Ballkan dhe do ti zgjedh shumë probleme por edhe problemin e Kosovës.

 

Nga Ismet Uka ish punëtor i kombinatit Trepça tani pensionist.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora