E enjte, 28.03.2024, 06:39 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Në vitin 1976 Enver Hoxha hoqi perçen...

E diele, 18.03.2012, 05:00 PM


  VITIN  1967  ENVER  HOXHA  HOQI  PERÇEN…

 

Në 45 vjetorin e “Revolucionit Kultural”

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Deri në vitin e «Revolucionit Kultural» të 1967, Enveri kishte perçe në surrat.

Pak kush dinte me dallue këte perçe, aqsa shumica e kujtonin edhe ateist. Ai pat shkrue nder vepra se “Kleri katolik shqiptar është pengesa kryesore e komunizmit...” thanje e cila tregon krejt kjartë se kush i bahej pengesë atij...E kur themi “atij” duhet të nenkuptojmë sllavokomunistët, të cilët i kishin besue turkoshakëve Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, Gjenocidin ndaj Klerit Katolik dhe inteligjencës Atdhetare, mandej, atje kah fundi, shtonte se “hoxhallarët muslimanë” janë pa shkollë..., gjoja nuk i krijonin ndonjë pengesë me “injorancen” e tyne ndertimit të socializmit, mbasi vetë “shoqëria socialiste” bazen e ka mbi injorancen e asaj shoqnije ku zen vend dhe drejtohet nga injorantët... per me ushtrue terror, vrasje e kampe pune per kolltukun personal te atyne sunduesëve.

Edhe pse në dukje ky “revolucion” kishte jehonen e vet deri në Pekin, në Shqipni ai epiqendren e kishte në Shkoder, se aty ishte edhe qendra “reaksionare” e Klerit, që duhej luftue deri në shfarosjen e plotë të Tij, ndonse “dr. prof dhe akademikët” as sot nuk pranojnë se me këte “Revolucion” terroristët Enver e Ramiz efendia kanë krye Gjenocid.

Muej mars dhe prill 1967 mbesin të paharrueshem në kujtesen e shkodranëve...

Mbledhje, kudo “vigjilencë”, demaskime, arrestime, frikë dhe terror...

Objektivi: “Kleri Katolik ‘reaksinar”...Kishat dhe qelat, kontrolle e plaçkitje!

Fillojnë edhe pushkatimet e Klerikëve Katolik...Arrestohen mësues kristjanë dhe perkthyes të njohun të kryeveprave botnore nga letersia Perëndimore, si Mark Dema dhe Nikollë Daka...U arrestue piktori Gjovalin Saraçi...vetem se u deklarue besimtar Katolik.

Sa hoxhallarë ka arrestue dhe denue me këte “revolucion” Enver Hoxha?

Don Shtjefen Kurti u pushkatue se Pagëzoi një fëmijë me 29 shtator 1971.

Sa mjek u arrestuen apo u pushkatuen, që banin synet fëmijët Muslimanë në spitale dhe klinika shtetnore? – Asnjë! E pse...Sepse synetlleku nuk kishte rrezik se i bante Katolik ata fëmijë!!...Të dinte Enver Hoxha se synetlleku asht para lindjes së Krishtit...atëherë shihnin “ata” që guxonin me na sjellë trashigimi nga ebrejtë, po per fat atëherë nuk ja kishin perfundue shkrimin “Shenime per Lindjen e Mesme” të “dishmit dr. prof. e akademikë”...qe shkarravisnin veprat e tija.

Ai Don Mikel Beltoja, vetem pse vuni gojë në Enver Hoxhen...u pushkatue.

Nga “Revolucioni Kultural” i vitit 1967 nuk mbeti në kambë asnjë Kishë Katolike në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipnisë. Gjithë thesari kulturor i tyne u grumbullue tek “Muzeu Ateist” (i vetmi në Botë) dhe Muzeu i Shtetit ku “Kryetar i komisionit përzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare” ishte hajduti Jup Kastrati...dhe me té të paharrueshem mbesin në mendjen e Popullit të Shkodres servilët dhe agjentët: Xhemal Dini, Xheudet Miloti, Dhimiter Shkodrani, Ali Xhunga, Skender Myftaraj, Elham Xhika,  Musa Kraja, Fadil Ymeri, Skender Drini, Ramiz Hafizi, Shefik Osmani, Halit Isufi, Angjelin Kumrija, Selahedin Cena, Sadik Rama, Prekë Sokoli, Vehbi Bala, Fadil Kraja, Mark Pjetri, etj., spijun sigurimi që i sherbenin me shpirtë “Revolucionit” terrorist dhe shkatrrues...ku perveç tjerash “hakmarrja” otomane këtyne bishave u ishte veshë për lëkurë.

Në vitin 1969 “shoku” anadollak dhe kandidat i KQ të PPSh, Fadil Ymeri, për me tregue botnisht urrejtjen që ruente të ndryeme partia e tij ndaj Heroit tonë Kombtar Gjergj Kastriotit, hjedh në erë me dinamit Kishen Monumentale të Vaut të Dejës, ku mendohej se asht kunorzue Kastrioti i Madh i Popullit Shqiptar.” Ky ishte projekt i fanatikëve të PPSh dhe jo gabim nga injoranca e kuadrove të nalta të byrosë politike të saj.

Ishte Urrejtja e pashembullt e një grupi katilash, që ndryhej në botkuptimin e tyne me shekuj të tanë, dhe shperthente edhe mbi gur e varre tue rrenue gjithshka i dukej me Kryq siper e nën dhé deri tek katakombet e mbetuna nder male.

 

Kisha e Vaut të Dejës asht e vitit 1361, të pakten 400 vjet para xhamijave...

 

Cila Xhami apo Kishë orthodokse kishte vleren e Kishës së Vaut të Dejes?

Kush guxon me thanë se këto vepra u kryenin nga drejtuesit e shtetit nen perçe?

– Jo, këto, jo vetem nuk u kryenin nen “perçe”, por haptas dhe në driten e diellit...

Ndoshta fillohen “naten” ashtu si në pragun e 20 shkurtit, kur i kujtohet viti 1991, dhe per Urrejtje dhunojnë Monumentin e Martirit t’Atdheut Don Shtjefën Kurti...

Por mos harroni se ka ngja që “Historia persëritet...kur harrohet e shkuemja”!..

 

“Vëllezërit e gjakut me turqit”...Urrejtjen e ruejnë dhe e trashigojnë “në gjak”...

Qeveritarë të tillë nder Shqiptarë lejojnë edhe epitetin “mbetje Osmane”...

 



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora