Mendime
Miradije Gashi: Zemrës se njeriut i duhen dy gjëra e drejta dhe fuqia, njëra pa tjetrën fort rrallë dëgjohen
E merkure, 11.04.2012, 07:00 PM
Zemrës se
njeriut i duhen dy gjëra e drejta dhe fuqia, njëra pa tjetrën fort rrallë dëgjohen
Nga
Miradije Gashi - Stuttgart
Një ditë tek
po shëtisja me fëmijët e mi parqeve të bukura të Killesbergut, vend ky shumë i
frekuentuar nga qytetarët e Stuttgartit, sidomos nga banoret e pjesës veriore
te këti qyteti. Bregores së madhe e të gjelbruara nga rrezet e diellit
pranveror defilonin grupe-grupe njerëzish, të cilët gëzueshëm qeshnin e
bisedonin ne vendin e tyre! Ndërsa mua më dukej vetja se po ecja drejt humnerës
së thellë dhe të pa fund. Ndihesha e zbrazet e zymtë, duke soditur bulevardeve
në vajtje m’sfiliste dhimbshëm malli atdheut. Kujtimi i prindërve, miqve, shokëve,
dheut ku u lindëm, kujtimi i atyre maleve larg të cilave nuk rron dot mirë njeriu
mërgimtar. Brenga dhe dëshira e madhe për vendlindjen po dërrmon zemrën e jetën
ne dheun e huaj. Vështroja si shëtisnin dhe shumë shqiptar tjerë më të afermit
e tyre. Më bëhej se buzëqeshja dhe përshëndetja jonë ne parakalim ndiehej më tepër
artificiale! Sido që ndihesha unë, stina e pranverës kishte një lloj shije
poetike, si pikturë e rrallë. Soditja bimësinë, lulet, kopshtin me interes të veçantë
për ata që kishin kushtuar orë pune kësaj pjese të qytetit admirohesha! Mund të
them me bindje, në këtë qytet kam vite që jetoj dhe kisha në vetvete një synim
të mirë, mbi të gjitha mendoja se nevoja urgjente ne këtë vend ishte hapja e
shkollës shqipe. Mësimi plotësues i historisë kombëtare, mu bë qëllim i jetës
sime, dhe e vinja mbi çdo detyrim tjetër, mendoja kështu do t’i shërbej më mirë
Atdheut. Por, mbi të gjitha, mendoja se çështja prioritare dotë ishte Diaspora
shqiptare e bashkuar. Prindër-arsimtarë-nxënës, intelektualë, mërgimtarë të gjithë
së bashku. Kjo do ishte rruga jonë më e mirë vepruese. Vura gjithë përpjekjet e
mija që nga viti 1995 ne Villingen, për shpjegimin e virtyteve të larta
shqiptare, për luftërat e trimritë famëmëdha të Skënderbeut, Ismail Qemalit e të
tjerve. Njeriu nga natyra është një krijesë e gëzueshme optimiste, dhe jetën
duhet ta gëzojmë, duke mos i marrë gjërat me një kuptim të trishtuar, as
dhimbja për egoistet e ultë që lexojmë nuk duhet të çojnë në dëshprim. Nuk e
teproj nese them; Zemrës se njeriut i duhen dy gjëra e drejta dhe fuqia, njera
pa tjetrën fort rrallë dëgjohen. Ne për çudi shikojmë gjërat më errët se
Shopeni, nese kështu vazhdohet atëherë djeg dhe shpresën e fundit. Nuk do bëja
shumë paralelizma e konkluzione të panevojshme të zgjatem apo të dal jash
kuadratit të prefesonit tim. Zemrës se njeriut i duhen dy gjëra e drejta dhe
fuqia, njëra pa tjetrën fort rrallë dëgjohen! Por njerëzit llafazan e të papunë,
që mbajnë vesh andej-këndej ua fillojnë thashethemeve pa vlera, nuk më pelqejnë.
Kujdesi e vetëdija jonë shqiptare duhet përmirësuar sepse jetojmë ne një shtet
të avansuar e modern. Mjerisht, kultura jonë akoma është ajo që nuk duhet të ishte.
Gjëja më e mërzitshme sot ne diasporë është, përqarja e plasaritja shqiptare
pikërisht ne këtë Republikë. Me këto metoda denigruese e tinzare nuk do vemi
gjekundi. Ne vend që të imponohemi me kulturë e zellin e duhur tok se bashku,
ne pëpiqemi me format obskurantiste e qesharake kundër njeri tjetrit sikur nuk
qenë vuajtjet e robëritë tona shekullore të mjaftueshme! S’është punë rivaliteti
ne shtetin e huaj! Shumë shkrime- komente, që botohen për përmbajtje nuk kanë diç
tjetër përveq interpretimt neveritës reaksionar dhe urrejtje me pretendime nga
më të ndryeshmet kunder kolegve, kundër vetvetës. Shkresa, komente fyese që lexon
nepër mediat e shkruara nuk do ishin më të ulta as ne kohen e gurit! Ne kemi me
se merremi, ne kemi çka shkruajmë. Vendi ynë kishte një të kaluar të pasur me
luftëtarë të mëdhenj, të penës e të mendjes. Ma mirë është tu çasemi mrekullive
të mendjes e shpirtit, ta nderojmë njeri tjetrin e te rreshtohemi ne vijen e parë
të shteteve europiane me mekanizma të dijes shkencës dhe kulturës, për të zbuluar
kulturen, thesarin e dijeninë tonë. Duke filluar me shkenctarë si Qendrim Gashi
e shumë të tjerë. Vetem me shembuj e njerëz tillë hapen rrugë te sigurta drejt
së ardhmes.