Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Mos ma përzieni gjakun, ju lutem!
E marte, 10.04.2012, 06:06 PM
Mos ma përzieni
gjakun, ju lutem!
Gjithësia,
koha, dhe injoranca e njerezve janë pa
të fund... Albert Einstein
Nga Fahri Xharra
“Çfarëdo që pësuam
në dheun tonë, mynxyra dhe pushtime shekullore, ne lindëm shqiptarë dhe vdiqëm
shqiptarë, falë moralit të grave dhe nënave shqiptare. Ndaj dhe sot në këtë 100
vjetor, nderimi më i madh ju përket, grave dhe nënave shqiptare”. thuhej
solemnisht në një tubim. Dhe e vërtetë ,falë gruas shqiptare,ne jemi ata që
jemi ,ne frymojmë shqip, ne gëzohemi dhe vajtojmë shqip.
Me shekuj janë
munduar të na zhbëjnë,të na asgjësojnë ,të na katandisin nëpër botë për të
na humbur farën. Por ja që jemi, jemi dhe do të jemi.
Edhe në Hunzën e
largët i gjeta shqiptarët me gjuhën e tyre Burrërishte , edhe në Ukrainën jo aq
të largët ,i gjeta ata që quditëshin që unë shqiptoja si ata, edhe në
Turqinë që dikur sillej si mortajë ndaj
nesh ,anë e përtej sajë flitsha shqip, e të mos e harroj as Junanistanin;
takimet me ata që quheshin Arvanitopoulos e që gjuhën e kishin harruar por iu
kujtohej se dikush iu kishte thënë se jeni të një dheu me ata që flasin shqip;
edhe me ata të Kalabrisë që me një shqipe që gati nuk e merrja vesh e ndjeva vetën të afërm por edhe me ata që me
sërbishten e tyre e plisin e bardhë në kokë
duanin të më thonin se jo aq largë në kohë flitnin shqip në “ boshnjakinë” e
tyre. Jeta është e quditshme ,ajo të përplasë, por edhe herë pas here edhe të
ledhaton; kjo jetë e imja më jipte rastin të takoja vëllezërit e mij prej gjaku
edhe në Sirinë e largët ,edhe Jordaninë
antike dhe Egjiptin e Nilit.
Me të gjithë ata që i përmenda më lartë ,me të
gjithë kam dhe të gjithë ne kemi lidhje gjaku. Atë gjak
,atë lidhje gjaku duhet ta ruajmë .
Pse u shpërndamë kaq shumë nëpër botë?
Historija është e gjatë ,ajo ishte njerkë për ne. Na shpërndau dhuna e
pushtuesve; duhej të mbijetonim. Na shpërndanë tradhëtitë kombëtare; duhej të
jetonim dhe të mbijetonim. Na shpërndanë
grabitjet e tokave; duhej të jemi. Na
shpërndau varfëria ; duhej të siguronim jetën për ne dhe fëmijtë tonë.
Cili nga ju ka
gjak shqiptari në dejë? – pyeti Ismail Qemali ,një grup ushtarësh turqë që
mundoheshin ta pengonin plakun e kombit për të shpallur pavarësinë.
Dhe si për qudi ,
të gjithë i lanë armët ; jo se iu friguan karrocës së Ismail Qemalit,por e
ndien vetën krenar që më në fund mund të mos bëjnë diçka të keqe.
Jam vëlla prej
gjaku edhe me shqiptarin katolik të Shqipërisë ,Kosovës ,Maqedonisë dhe të
botës më tutje ; jam vëlla prej gjaku me shqiptarin musliman të vendeve ku
flitet shqip ,por edhe me shqiptarin e Turqisë dhe të diasporës; jam vëlla prej
gjaku edhe me shqiptarin ortodoks të Kosovës ,Shqipërisë ,Malit të Zi, Serbisë
,Greqisë dhe gjithashtu të diaporës.
Por një gjë ta
kemi të qartë nuk jam vëlla prej gjaku as me turqit, as me grekët ,as me sllavomaqedodonasit
, as me gjermanët , as me italianët ,as me rusët , as me serbët , as me ukrainasët, as me pakistanezët:
Jam vëlla prej gjaku vetëm me Shqiptarin.
Mos ma përzieni gjakun! Mos ma përzieni gjakun,ju lutem! Jam vëlla
vetëm me shqiptarin e motër e kam shqipëtaren!
Fahri Xharra
10.04.12