E hene, 29.04.2024, 04:43 AM (GMT+1)

Mendime

Vlera Ejupi: Liza në botën e çudirave

E merkure, 11.04.2012, 06:16 PM


LIZA    BOTËN  E ÇUDIRAVE

 

NGA DR. VLERA EJUPI

 

Një kontribut të madh në krijimin kombëtar të një populli, në mënyrat në të cilat njerëzit e po këtij populli mendojnë dhe sillen, është plasimi i drejtë dhe i vërtetë i rezultateve të cilat nomenklaturat udhëheqëse të po atij populli i ka arritur. Ky është defininimi më adekuat për një shoqëri “ta quajmë kinse moderne” e cila pretendon të bëhet pjesë e shoqërive me të vërtetë moderne, pra ato to UE, por edhe pjesë e organizatave siç është NATO. Dhjetë  vitet e fundit kemi një shpërthyerje stagnimi ose eksplozion të paparë të prangosjes së  introvercës kombëtare, natyrisht për të folur lirshëm për fshehtësitë të cilat janë të ndrydhura me dhunë në sirtaret e mendjes dhe shpirtit të kombit tim.

Ne jemi një shembull i pakrahasueshëm dhe tërësisht unik për atë se si mund të gënjehet një popull nga nomenklatura udhëheqëse, e cila nuk mban asnjë përgjegjësi për atë se çbën edhe se çthot. Janë shokuese të dhënat zyrtare të cilat i shpalli Avokati i Popullit në lidhje me gjendjen faktike të përfaqësimit të popullit shqiptar në një numër të madh të institucioneve, dhe çmendësisht alarmante për ne shqiptarët të cilët jetojmë në FYROM. Këto të dhëna, u raportuan në mënyrën vijuese:

Përderisa BDI në mënyrë pompoze mendon me zë se shqiptarët na qenkëshan të përfaqësuar me 50% në organet shtetërore, e vërteta është krejtësisht e kundërta, pra e vërteta nuk është bonjake, ajo çdo herë del në shesh, dhe sipas saj gjendja e mëposhtme tregon gjendjen faktike, pra mjaft precize rreth përfaqësimit të shqiptarëve në instancat aq të rëndësishme shtetërore -

Ministria e shoqërisë informatike 0% përfaqësues shqiptarë,

Ministria e punëve të brendshme-njësitet speciale 0% përfaqësues shqiptarë,

Administrata e gjykatës supreme  0% përfaqësues shqiptarë.

Nga ana tjetër numri i institucioneve pa asnjë shqiptar për vitin 2010 zyrtarisht ishte:

335 institucione pa asnjë shqiptar,

Vetëm për një vit 170 institucione kanë ngelë pa përfaqësimin e asnjë shqiptari, dhe në ditë të sotme BDI i pastroi edhe ato pak institucione në të cilat kishte ngelur ndonjë shqiptar. Natyrisht se ky formacion qeveritar nuk do ti harrojë edhe shqiptarët të cilët marrin rrogë dhe rrinë në shtëpi, nën pretekstin e masave-krizë.

Këto të dhëna janë përditshmëria me të cilën na e helmon jetën të gjithëve nesh BDI.

Pjesa e praktikës e cila meret me përputhshmërinë e subjektit dhe objektit, pra mendimin e vërtetë quhet logjikë. Logjika kryesisht ndahet në dy pjesë: Pjesa e parë e saj merret me format bazike të mendimit- idenë, gjykimin dhe përfundimin. Pjesa tjetër kryesisht quhet metodologji.

Të gjithë këta parametra janë të gabueshëm, sa i përket përdorimit të tyre nga ana e nomenklaturës qeveritatare shqiptare, se po të ishin përdorë këta parametra në mënyrën në të cilën do të duhej të përdoren, pra për të bërë një analizë normale për gjendjen e shqiptarit, ose pra të kishte qenë e vërtetë se 50% të shqiptarëve janë të përfaqësuar nëpër institucione, atëherë shqiptarët do të kishin pasur standard zviceran ose amerikan të të jetuarit. Pra shqiptarët nuk do të kishte pasë nevojë të punojnë punët më të vështira në shtetet e pasura anembanë rruzullit tokësor për të fituar bukën. Kjo nuk  është asgjë tjetër pos strategjisë së vjetër për të zvogëluar numrin e shqiptarëve në vendlindjet e tyre, strategji kjo e cila ka zanafillën nga më shumë se një shekull.

Kujtoj që deklaratat e tipit për 50% përfaqësim të shqiptarëve në institucionet shtetërore të shtetit të tyre kanë humbur, do të ishte hiprokizi të them nga vërtetësia e tyre, por definisht kanë kumbur në kohë dhe vend. Nuk do të hezitoja të them se BDI e cila edhe ashtu ka humbur torruan, kur deklaron një gjë të tillë mendon për përfaqësimin e shqiptarëve në vende të punës jashë shtetit. Çdo deklaratë e këtillë është shumë e rrezikshme për ardhmërinë e shqiptarëve në FYROM. Kjo nomenklaturë qeveritare më nuk ndan shapin nga sheqerin.BDI gjindet nën presionin apsolut të cenzurës dhe formave të ndryshme të disciplinimit të partnerit të koalicionit, dhe si rezultat i kësaj rrjedhin gënjeshtra të kulluara të tipit të më lartë. Prezenca e tyre në jetën politike të shqiptarëve të cilët këta i bënë të ndihen të mjerë e ngecën frymëmarjen normale të kombit tim, asgjësuan tërësisht kategorinë e quajtur hapërim kombëtar paralelisht me popujt të cilët lirshëm frymojnë dhe zhvillohen. Deri kur më kështu, a nuk po ndjeni më se çdo gjë rreth nesh po shkatërrohet, sidomos kur në fillim këta tipa me mjeshtri dinin ta mbështjellin të vërtetën me mjeshtri, tani më gënjeshtra është mirëmëngjesi, mirëdita dhe mirëmbrëma e shqiptarëve në FYROM.

Por le ta mbajnë në ndërgjegje si edhe përgjegjësi kombëtare këtë harambashllëk, ata të cilët u bënë viktimë e tyre, të cilët nuk kanë pikë të përbashkët me realitetin dhe mentalitetin e popullit të vet. Këta tipa jetojnë në një përrallë të tmershme duke shndërruar shqiptarinë në Lizë në botën e çudirave. Dallimi qëndron në faktin që Liza çdo herë gjente rrugëdalje në labirinthin e vështirë, kurse ne kemi gënjeshtrën e vrazhdët mbyllje të çdo rrugëdalje për të shpëtuar nga gënjeshtrat dhe tradhëtitë kombëtare!!!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora