Mendime
Pirro Prifti: Shoqëria shqiptare përballë realitetit - `Nëse nuk ka Zot- të gjitha lejohen`?!
E merkure, 11.04.2012, 06:27 PM
Shoqëria
shqiptare përballë realitetit - `Nëse nuk ka Zot- të gjitha lejohen`?!
Nga Pirro
Prifti
priftipirro@hotmail.com
Kjo
sentence tronditëse e vendosur në vend të
titullit, për njërëzit që nuk kanë vlera shpirtërore të cilët kanë hequr dorë nga
kristianizmi (dhe feja në përgjithësi) e përmëndur nga Dostojevski tek `Vëllezërit
Karamazov`, për fat të keq ka gjetur
heshturazi hapësirë të lirë në Shqipërinë e dyerve të shyera në shumë drejtime.
Kjo frazë nihiliste e përdorur në formë aforizme në këtë roman Dostojevski si
kristian i mirë që ishte ashtu si dhe Nietzche përmëndin që jet ë a njerëzore nuk mund të kishte rregull
në se nuk do të ekzistonte Zoti dhe në fakt reflekton sot ateizmin e përhapur
shumë në Shqipëri, e për pasojë paraqet në shoqërinë shqiptare ( sigurisht
ndjehet rëndëshëm edhe në politkë) një anarki të plotë dhe një cthurje totale
kryesisht në rininë e papunë dhe pa perspektive shqiptare, por dhe plot mënyra
për të justifikuar veset, mekatet devijimet qofshin dhe ato në emër të integrimit
dhe të të drejtave të njeriut-paradën e ardhshme të LGBT në Shqipërinë me
guacke konservatore por të dëmtuar rëndë nga brenda qoftë nga emigracioni masiv
prej 1.5 milion banorësh qoftë nga drejtimi i shtetit në sistemin post-komunist
nga politikanë me mentalitete diktatoriale.
Pavarësisht
nga debatet në se e ka thënë apo jo Dostojevskii krishterë shprehjen në gojën e
Ivan Karamazovit: ` Nëse nuk ka Zot – atëhere të gjitha lejohen`, vetë shprehja është një blasfemi e
plotë ndaj Zotit, qoftë dhe dyshimi i shprehur, në shumë komente në internet (http://ëëë.infidels.org/kiosk/article42.html)
thuhet se tek Romani i Dostojevskit është gjetur kjo shprehje, por shprehja e saktë e shkruar nga
Dostojevski është: “If there is no immortality, there is no virtue`` - pra nëse
nuk pavdekësi atëhere nuk ka as virtyt`.
Mund të shprehim
se tendenca në Shqipëri për të anash kaluar Zotin me qëllim që të lejohet të bëjnë cdo
gje të pamoralshme e cila u
shkakton kënaqësi mëkatare: qoftë perversionet sexuale si anëtarët shqiptarë të
LGBT, qofshin në moszbatimin e ligjit
nga ta që e bëjnë ligjin, qoftë nga korrupsioni galopant, qoftë nga drejtimi i
në të gjitha hallkat e qeverisjes dhe i të tre pushteteve nga individë jo-profesionistë,
qoftë nga divorcet e shtuara, qoftë nga papunësia, dhe pasiguria e jetës, - ka
bërë që në Shqipëri të jetohet me vështirësi të mëdha dhe se shoqëria shqiptare
të jetë në një udhëkryq të madh për shkak të degjenerimit dhe të largimit nga
feja.
Ashtu
sikundër thotë dhe Fortlumturia e tij
Anastas Janullatos në shkrimin e tij brilant tek gazeta `Ngjallja e muajit Mars
2012`- se kjo krizë financiaro-ekonomike që ka përfshirë botën por sigurisht
dhe Shqipërinë, po ndikon në cthurrjen e
elementëve të shoqërisë deri diku solide të shoqërisë shqiptare duke vrarë-dinjitetin,
duke shkatërruar- moralin, duke dëmtuar rëndë mundësite e jetesës nëpërmjet punës
së ndershme, duke reklamuar pa turp
veset dhe mëkatet sikur të jenë virtyte.
E vetmja
mënyrë për të mposhtur frikën dhe pasigurinë për jetën dhe të ardhmen është ajo
që ka thënë Gjoni: Testamenti i Ri: `Dashuria
e përsosur e nxjerr jashtë frikën` e cituar po
në këtë artikull. Kriza e rëndë ekonomiko-financiare
që ka prekur rëndë financat e disa vendeve të BE dhe në gjithë botën po ndikon
në Shqipëri, dhe megjithë prekjen e lehtë në raport me ekonomitë e Greqisë,
Italisë, Spanjës dhe Portugalisë,
pasojat po ndjehen të rënda megjithë përpjekjet e qeverisë shqiptare,
dhe këto pasoja po rëndojnë së bashku me cthurrjen socialo-morale të shoqërisë shqiptare e cila
ndjehet kryesisht në politikën shqiptare,
sepse kjo e fundit është në fakt gjeneratori i shkeljeve të ligjit,
anarkisë, dhe ateizmit, duke dhënë në këtë mënyrë vazhdimisht shembullin
negativ qoftë në përpjekjet e saj në prishjen
e kritereve teknokrate dhe meritokrate të
përzgjedhjes së njerëzve në drejtimin e politikës shqiptare, në zgjedhjet
anormale, në krizat e vazhdueshme social-politike si ato të `92-`93, të `97 -`98, 2007, 2009, në uljen e
dinjitetit të njeriut, në zbatimin e parimit djallëzor të kapitalizmit: `njeriu
për njeriun është ujk`, dhe në gjenerimin e urrejtjes klasore.
Shqipëria
po vuan, shoqëria shqiptare lëngon nga sëmundjet e degjenerimit social-moral,
intelektuali po gjendet para faktit se nuk është i nevojshëm, populli i është larguar Zotit dhe nuk po gjen
mbështetjen që kërkon duke kërkuar ngushëllim tek amoraliteti, komunitetet
fetare më tepër se respektojnë njëri tjetrin - sillen si Cicikovi me mikun e
tij të ngushtë kur duan të hyjnë në derën
hapur e harrojnë se përse kanë ardhur
duke i bërë elozhe të tejzgjatura njëri tjetrit
e për pasojë nihilizojnë qëllimin.
Nuk mund
të ngrihet një shoqëri ku lejohet gjithçka, nuk mund të ngrihet një shoqëri ku
të lulëzojnë 100 lule e 100 ferra në se nuk do të kishte ligje qofshin ato dhe
Mao-iste, nuk mund të ngrihet një shoqëri bazuar në shkeljen e ligjit nga më i
forti, nuk mund të jetojë një shoqëri që harron Zotin, nuk mund të menaxhohet
një shoqëri pa moral nga politikanë gjithashtu pa moral, e që shumë prej tyre
kanë fituar postet me vota të vjedhura apo të hedhura në kutinë e gabuar, nuk
mund të largohen 1.5 milionë njerëz nga
vendi e të mos interesohesh për ta, nuk mund të largohen 1.5 milionë njerëz e të
thuash se kemi ecur përpara, nuk mund të integrohemi në BE kur nuk plotësohen
standardet sepse drejtuesit vetë janë pa standarde, nuk mund të integrohet vëndi
në BE vetëm me integrimin e LGBT-ve,
sepse të drejtat dhe liritë e këtij komuniteti nuk mund të jenë më të rëndësishme se sa liritë dhe të drejtat e 600.000
pensionistëve që marrin rroga nën minimumin jetik, etj, etj.
Së fundmi
nuk mund të mbijetojë një shoqëri në krizë, pa dashuri, pa afeksion, pa
dhembshuri, pa shpresë, pa solidaritet, e pa vlera njerëzore, pa Zot.
Le të shpresojmë që shoqëria shqiptare të veprojë njëlloj si përgjigja që i dha Ivan Karamzov –Aljoshës (vëllai i tij): `Nuk është se unë nuk e pranoj Zotin, Aljosha, vetëm se unë dëshëroj ti kthej borxhin me shumë respekt` (Vëllezërit Karamazov, pj 5, Kap4).