| E diele, 15.04.2012, 09:20 AM |
Shqiptarët
dhe njëqind vjetori i Pavarësisë
Nga Izet
Shala
Kanë mbetur
më pak se pesë muaj për të festuar njëqind vjetorin e pavarësisë gjithë shqiptare. Për të arritur deri të 28 Nëntori i viti 1912, u deshën përpjekjej
dhe sakrifica të mëdha
njerëzore, pasi rrethanat
historiko-politike nuk ishin të favorshme për shqiptarët, por ato s’duhej
ndalur dhe erdhi momenti historik i nëntorit të viti 1912, ku edhe u bë ngritja e
Flamurit dhe shpallja e Pavarësis në Vlorë.
Me një vit
vonesë, u njoh Pavarësia e përgjysmuar e
shtetit shqptar, nga konferenca e Londrës edhe pse Pavarësia shqiptare ishte
shpallur për tërë Shqipërinë. Jashtë shtetit londinez mbetën: Kosova, Kosova
Lindore, Malësia e mbi shkodrës, Pollogu, Çamëria. Këto vendime anti shqiptare,
dëmtuan rëndë substancën e popullit
shqiptar dhe plotësuan kërkesat hegjomoniste sllavo-greke me territore
shqiptare. Për gjatë një shekulli shqiptarët kanë festuar Ditëne e Flamurit, 28
Nëntorin e viti 1912, dhe me këtë kanë deshmuar se nuk njohin ato vendime të gabuara dhe se sot kërkojnë anolimin e tyre
në rrethana krejtësisht të reja politiko-historike dhe gjeostrategjike në gadishullin
Ilirik.
Sa do që kemi
një përzirje të dy realiteteve, një shqiptar
dhe tjetëri londinez e për fat të keq është ende një realitet edhe në njëqind vjetorin e pavarësisë mbarë kombëtare,
ka ende faktor si brenda dhe jashtë shqiptar që ia zgjasin jetën vendimit më të
ulët njerëzor dhe politik që është marrur kundër një populli siç është populli
shqiptar. Edhe pse ishte dhe është me politikëbërjen pro gjitha zhvillimeve
evropiane.
Sot ka
ndryshuar edhe evulimi njerëzor, historik, ekonomik, gjeopolitik dhe
teknologjik e diplomatik. Kërkojmë përmirësimin e vitit të mbrapshtë me anulim
të vendimeve dhe ta kthejmë në vit të mbarë për shqiptarët dhe Gadishullin Ilirik e mbarë evropën. Përpekjet
njëqindvjeçare të shqiptarëve pikë bazamentin kombëtar e kishin, e ruajtën dhe
u frymëzuan për mbarë një shekulli e ku
rezultuan edhe me luftëra të armatosura deri në kryengritje gjithë popullore
dhe kombëtare me gjithë strategjitë e duhura në kushtet e reja që u krijuan.
Shqipëria
Kontinentale u përparua në shtet edhe pse jo aq funksional, por len hapësira të
duhura drejt bashkimit me amën. Kosova Lindore me gjithë luftën dhe Ilirida
ende janë larg realitetit kombëtar për një shtet shqiptar. Malësia e mbi/Shkodrës
dhe Çamëria janë në pozita më të vështira, por gjithë kësaj i ka kontribuar një
politikë e disharmonizuar brenda për brenda faktorit shqiptar.
Edhe sot
në këtë jubile të madh kombëtar, me gjithë
veprimtaritë e planifikuara për t’u shënuar, nuk ka shenja të forta se do të arrihet qëllimi i plotë,
anulimi i vendimit të Konfrencës së Londrës
1913 dhe përgatitja e platformës politke kombëtare për Bashimin e gjithë trojeve
shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar me emrin Shqipëri.
(Autori
Prof.ma. Izet Shala është Kryetar i Lëvizjes për Bashkim, Malishevë)