Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Mbretëria-ilaçi më efikas kundër kaosit politik dhe atij hisorik në Shqipëri
E enjte, 26.04.2012, 05:56 PM
Mbretëria-ilaçi
më efikas kundër kaosit
politik dhe atij hisorik në Shqipëri
Nga Reshat Nexhipi-Manastir
-Monarkia parlamentare, me në krye ndonjë atdhetar dhe demokrat të përbetuar, jo vetëm që do t i rregullonte raportet midis dy forcave pothuajse të barabarta partiake që sillen si shqera me ujkun, por do t i zhdukte tabutë për origjinën pellazgo-ilire të shqiptarëve, pa të cilën nuk mund të ngrihet iniciativa për bashkimin e trojeve tona etnike-
Shkak që të
paraqitem me këtë tekst ishte
moszgjedhja e gjuhës së përbashkët midis përfaqësuesëve të partive të mëdha dhe
të vogla të Shqipërisë, lidhur
me zgjedhjet e vitit 2013. Çdo njeri që pati mundësi të përcjellë mbledhjen dhe që ka në kokë një thrime tru, nuk mund të
mos ketë përfituar përshtypjen e hidhur që në vendin e shqiponjave, kurrë nuk
do ketë rregull dhe qetësi,prandaj dhe,sipas meje, mos qofsha i gabuar, e
vetmja rrugëdalje për të mos u bërë vazhdimisht
gazi i botës paskëtaj, është ajo që
qendron në titull. Për të realizuar këtë, duhet pa tjetër në Parlamentin
e vitit 2013,të hynë njerës nga familje me biografi atdhetare, kombëtare,të cilët
do krijojnë kushte për
shpalljen e referendumit rreth çështjes në fjalë dhe nuk do lejojnë që të ndodhë
manipulimi i para disa viteve në disfavor
të mbretërisë,e cila do t i jepte fund kaosit aktual ndërpartiak, kurse Shqipëria
me kohë do të ishte futur nën ombrellën e Bashkimir Evropian, gjë që pas NATO-s,do të ishte një sukses që do t ia
kishin zili tërë bota.
Përveç kësaj,vetëm
përmes monarkisë mund të eliminohet edhe kaosi i krijuar lidhur me historinë e
popullit shqiptar, të cilën, sicili e interpreton varësisht nga interesat
vetjake,klanore, partiake etj.,pra, duke mos u bazuar fare në objektivitetin
historik,pa çarë fare kokën se çfarë dëmi i bëhet kombit tonë, siç jemi edhe ne
shqiptarët e kësaj ane, të cilët disa,
duke mos e ditur historinë tonë,na quajnë ,,njerës të egër,,ardhacakë etj. Kjo është
pasojë edhe e ca zotrinjëve tanë historianë,
të cilët nuk e di pse, nuk duanë të dëgjojnë Sami Frashërin, njeriun më të ditur
të kohës së tij dhe të cilit,si i tillë, iu ishin hapur tëra dyertë e arkivave
për hulumtim, gjë që nuk vlen për historianët
tanë të kohës komuniste kur çdo vihej në kantar dhe shkonte koka. Atëhere,kujt
duhet besuar lidhur me origjinën pellazge të shqiptarëve: Samiut apo atyre që nuk pajtohen me të, ose Naim Frashërit, i cili Lekën e Madh e trajton
për njeriun e stërgyshëve tanë, apo do historianëve dhe ana
listëve të
cilët në vend të lajnë gojën para se të përmendin emrin e dy Frasërinjëve, shtrëmbërojnë
turinë kur dëgjojnë për Pellazgët dhe
Lekën e Madh!!
Por, ti
kthehem titullit,edhe pse edhe kjo që sapo thashë, kishte të bëjë tërthorazi me
të, sepse ,në një gjendje të tillë kaotike ndërpartiake, çështja e e pazgjedhur
historike,do mbetet pezull për gjithnjë, prandaj dhe ilaçi i vetëm për t i dhënë
fund këtij fenomeni, është monarkia
parlamentare. Shqipërisë dhe
shqiptarëve u takon në krye të kenë mbret, jo vetëm për ato që theksova më sipër,
por edhe për shkak se një rend i tillë monarkik
bazohet në traditën mijra vjeçare të kombit tonë. E them këtë sepse kam parasysh
faktin që në damarët e rreth 100 mbretërve,perandorëve, princërve, në 2500
vitet e kaluar, ka rrjedhur gjaku i stërgjyshëve tanë, duke filluar nga
Pirrua gjer te Ahmet Zogu. Fjalën e kam
për Leka e Madh, Agronin,Teutën, Gencn, Kleopatran,rreth 30 perandorët të Romës
dhe Bizantit,2-3 sulltanët, Samoilin,Car Dushanin,Farukun,Napoleonin etj.mos
flasim për dhjetra princër dhe pashallarë shqiptarë etj. principatatat dhe pashallëqet e të cilëve
posedonin deri diku edhe elemente monarhiste,si Ali Pashë Tepelena, Bushatlinjtë
e Shkodrës etj.,histori kjo që, nuk e gjen dot në popull tjetër të kësaj
planete dhe të cilën mund ta nxjerë në sipërfaqe vetë monarkia,me çka do t i tregojmë botës se kush jemi,çfarë histori
të lavdishme kemi dhe se dallohemi si nata me ditën nga çdo popull tjetër,
sidomos nga sllavët, që na përbuzin çdo ditë, duke na quajtur,siç thashë, njerëz
të egër, edhe pse kanë erdhur në këto
troje, kur stërgjyshët tanë, disa mijë vjet më parë, kishin krijuar mbretëritë e
tyre, madje me në krye edhe femra, rast
pa presedan për atë kohë.Nuk ishte gjë e rastit që në Shqipëri forma mbretërore
u vendos për herë të parë me
Statusin Organik më 1914, dhe që Kongresi
i Lushnjës, 1920 dhe Parlamenti shqiptar 1922 kishin elemente mbretërore, gjë
që kul minoi më 1928, kur Ahmet Zogu u bë mbret.
Prandaj,
për këto dhe shumë arësye të tjera, të cilat, i kam theksuar edhe në disa
reagime të mëparshme, çdo shqiptar që e ndjen veten si të tillë, në një ose në mënyrë
tjetër, duhet të kontribuojë në krijimin
e atmosferës që në zgjedhjet e v.2013 në
parlament të hynë njerës me zemër patriotike, të cilët do mundësojnë mbajtjen
e një referendumi i cili duhet të ketë edhe
ka
rakter mbarëshqiptar, pra të përfshihet edhe diaspora, sepse mbreti do përfaqësonte tërë shqiptarët e botës, gjë që emrin e kombit tonë do ta ngrinte në piedestalin më të lartë të globit,ashtu edhe siç e meriton.
Ps. Jam i
vetëdishëm që komunistët do xhindosen, madje mund të më quajnë romantik,mitoman,folklorist
etj.lidhur me opinionin im që ka të bëjë me monarkinë dhe me origjinën pellazge
të shqiptarëve, origjinën ilire të Lekës së Madh etj.,por nga ana tjetër, do ta
ndjej veten krenar që do më renditin në listën
e dy vëllezërve Frashër,kur është fjala për origjinën e posatheksuar dhe të atyre që kanë
qënë për Legalitetin dhe për Ballin Kombëtar,dy forca më antikomuniste të
Shqipërisë.