Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kujt i intereson shkombëtarizimi i trojeve tona shqiptare?
E diele, 29.04.2012, 01:33 PM
KUJT I INTERESON SHKOMBËTARIZIMI I TROJEVE TONA SHQIPTARE ?
Nga Fritz RADOVANI
Të gjithëve
atyne që janë kujdesë, kanë punue dhe po punojnë për até qellim!
Ma të shkoqitun
këte mendim do ta argumentoj me faktet e pamohueshme me që jemi në prag të 100
vjetorit të ngjarjes së Vlonës, po edhe ndodhemi para rrezikut turk që po
perhapet si kolera në Ballkanin e gjakosun dhe të trazuem nga turkoislamizimi i
ri.
Sa prej
ngushticës e sa prej hallit mos me lanë edhe ma shumë se Shqipninë, turku u
shporr e iku ndër shpellat e mbushuna me thesaret e Ballkanit, në Ankara e
Stamboll...
Amerika
ishte dakord me kerkesen e Austrisë që Shqipnia duhet me dalë Shtet në vete “por
(gjithmonë “por”) duhet lanë një korridor Rusisë për me dalë në Adriatik...”
Edhe Mali
i Zi u shtynte me marrë Shkodren e Vermoshin që mos me i thanë kush “a po e lëshon
edhe Hotin, Gruden e Tivarin..?” Ndonse, nuk kishte kush me i thanë!
Serbia
knaqej me Kosovën së ciles ia kishte marrë doren... tue shkue deri poshtë në Maqedoni,
e bashkë me “vllaun e gjakut” grekun, kishin ba pazarllekun e njohun për Çamërinë
dhe Vorio – Epirin...Ata vazhdonin me mendue se janë në mallin e vet. Sa mos me
ia prishë qejfin Austrisë dhe Vatikanit ishte lanë një copë tokë djèrr e
papunueme ku do të zhvillohej “cirkus” modern i shek. XX, në mes të gladiatorëve
sllavo – aziatikë që me mjeshtrinë e tyne të njohun të pushtimit, dhunës,
terrorit, vrasjes, torturës, burgjeve dhe kampeve të shfarosjes...do të ekperimentonin
me mjetet ma primitive dhe moderne Genocidin sllavo – aziatik komunist për
zhdukje me mjetet ma mizore papërjashtim Atdhetarët Shqiptar dhe Klerit
Katolik, që, në asnjë kohë nuk janë pajtue me politikën e shkombëtarizimit të Trojeve
tona prej të gjithë fqinjëve papërjashtim, tue përfshi edhe politiken e Italisë,
që gjithmonë ka mbështetë interesat sllave kunder nesh, me përjashtim kur ka
pasë interesin e vet të shtrimjes në Ballkan në vitin 1939 – 1943.
Mbas formimit
të Shtetit të brishtë shqiptar të vitit 1912, periudhat ma të njohuna dhe të gjata
të qeverisjes janë koha e qeverisjes së Zogut dhe e komunizmit sllavo aziatik të dy sulltanëve
terroristë Hoxha e Alia. Nëse A. Zogut i munguen mjetet për qeverisje diktatoriale,
ndonse mbështetej nga jugosllavët e italianët përkundrazi Enver Hoxhës, ju
krijuen të gjitha kushtet me qeverisë me terror dhe gjakderdhje, vetem me ruejtë
coptimin e Trojeve në interes të fqinjëve që e sollen në pushtet dhe me
shpartallue perfundimisht çdo shkëndi Atdhetarizmi, mjete me të cilat i
sigurohej përjetsisht kolltuku i tij. Tashti nuk ka ma mëshehtësi as në dokumentat
e Jaltës, ku Ruzvelti bani krushqi me Stalinin tue i lanë Europen Lindore nën
sundim. Na mbetem jetima në brefotrofin jugosllav nën kujdesin dhe adaptimin e “druzhe”
Titos, kur edhe ai ishte në vathen e “baba” Stalinit. Italia edhe pse humbi
luften doli ma e fitueme se na...Vertetë ishte e mbushun me komunista, po shumë
shpejt iu imponue sistemi demokratik. Ndaj Shqipnisë u tregue mike se na la në Tiranë
sa me i pa sherrin me arrestime e grupe “spijunazhi” ambasaden e vet. Nuk dihet
asnjë rasë që Italia “demokratike” e mbasluftës së Dytë Botnore, të kenë protestue
kjoftë edhe me një notë të ambasadës së saj në Tiranë, ndaj qeverisë sonë kundër
vrasjeve të disa Atdhetarëve dhe Klerikëve Katolik të pafajshem, të akuzuem si “agjenta”
të Italisë. Asht i njohun fakti që Mehmet Shehu, ka vra mbi 120 ushtarë italianë
tek Ura e Mifolit në Fier, e i ka hjellë në lum ai kufomat e tyne, mbasi i
therte me thikë...
E asht
ajo Itali, në vitin 1961, kur prishen mardhanjet e udhëheqësve të Tiranës me
sovjetikë, që siguron këthimin e tyne nga aeroporti i Romës. Franca ose “shtrati
i nxehtë” i terroristit Enver Hoxha, as nuk ka pse diskutohet mbasi Parisi jo
vetem u ba qendra e rezervave bankare të komunistëve tanë, por edhe njihej prej
kohe si mbështetëse e politikës sllavo komuniste me masonët e vet në Ballkan. Kështu
pra, Shqiptarët ishin në një thertore europjane ku kasapët anadollakë venin
gishtin tek dashi ma i majmi dhe në pak ditë i vihej etiketa “armik i popullit”
thesit që shkarkohej me karro në Zallin e Kirit.
Vetem
periudha e shkurtë e pushtimit nazist ka kenë koha e vetme e bashkimit të Trojeve
Shqiptare, ndonse askush nuk e zën me gojë...edhe pse i perket Historisë sonë...
Asht ba traditë me zhdukë anët pozitive të fakteve edhe kur zhvillimet e
ngjarjeve nuk përputhen me kohën për të cilen flasim ose shkruejmë, pamvarësisht
si asht e verteta.
Kjo asht
një fatkeqësi që po pason nga një kohë në tjetren tue u ba mjeti ma i saktë në doren
e fallsifikatorëve të historisë në sherbim të pikpamjeve politike. Në kjoftë se
fashizmi ose nazizmi i kanë sherbye çeshtjes sonë kombëtare shqiptare kjoftë edhe
për interesat e tyne, na duhet të themi të verteten para faktit që pushtuesit e
huej né na kanë sherbye ma shumë se udhëheqësit e Shtetit Shqiptar, në të gjitha
kohët dhe ma shumë se të gjithë fqinjtë që na kanë rrethue ndër shekuj, të cilët
kanë shikue plaçkitjen, coptimin dhe shkombëtarizimin e Shqipnisë dhe të Trojeve
të tona, që padrejtësisht sundohen prej tyne edhe sot tue kenë të banueme
gjithnjë nga popullsi autoktone Shqiptare me gjuhë e zakone të tonat. Një element
që ka ndihmue shtetet sllave me zotnue sundimin mbi Shqiptarë asht kenë mungesa
e aftësisë së vetë Shqiptarëve, me u rikthye në besimin e të Parëve dhe jo me
qendrue në besimin e pushtuesit turk, e shpesh nga injoranca besimin tue
zevendsue edhe me kombësinë turke, gja e cila me dashje ose padashje ka ndihmue
anmiqët e shqiptarëve me e përdorë këte fakt në favorin e tyne, tue i paraqitë gjithnjë
Europës se gjoja kerkojmë coptimin e Shqipnisë, për “mos me lejue formimin e një
shteti të fuqishem anadollak islamik në Ballkan”. Politika e qendrimit në islamizem
e nxitun prej “kujdo” dhe e mbështetun gjithnjë nga disa anadollakë shqiptarë,
i ka sherbye gjithmonë coptimit Trojeve tona, kjoftë edhe tue u shperdorue nga
sllavët fqinjë...Shpesh ata kanë ba edhe dëbime masive tue shfrytzue rasen. Nuk
mjaftohemi me ato fanatikë që kemi e që i kemi pa sherrin gjithnj? po tashti
janë hapë dyer e dritare katërkapakësh e prej kah nuk po hyjnë vehabistë,
muhaxhirë...ndonse thonë se janë të pasun, shihi brakeshat!
Na
gjithmonë kemi thanë se rraca shqiptare asht e squtë, por në këte pikë ka dalë ma
e çmenduna në Botë. Nuk ka asnjë shtet as komb në glob që pushtuesit dhe
dhunuesit të Atdheut dhe të Fesë i thotë paturpsisht “vëlla gjaku”, përveç mbeturinave
të turqëve në Ballkan, që karroca e
plehut t’Azisë i ka grumbullue dhe i ka shkarkue në Tiranë!
Ndoshta
mund të pasunonim pak ma shumë pushtetarët sikur të përpunonim këte pleh që na
ka mbulue dhe t’a eksportonim në Europë dhe SHBA, mbasi tashti nuk kemi nevojë as
për “viza” as per korridore... Koh?n e fundit me Topa e Berisha, per hir? t? disa
“v?llezerve t? gjakut” fiset tyne t? ndersyeme me turq? po “mohojn?” edhe
identitetin!
Nuk duhet të vonohemi... po vjen koha q? plehu në Europë po shperndahet falas!