E enjte, 25.04.2024, 02:11 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Demokracia asht si peshku...

E merkure, 29.02.2012, 08:59 PM


DEMOKRACIA  ASHT  SI  PESHKU…

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Sistemi i qeverisjes demokratike asht kenë i njohun dhe i pelqyeshem në Shqipni.

Mbas fitores së Pavarësisë në vitin 1912 të gjithë qeveritë shqiptare kanë ardhë në pushtet tue ua “premtue” demokracinë Popullit Shqiptar. Nuk flasim per okupacionet e hueja ushtarake të viteve 1939 – 1944, gjatë Luftës së Dytë Botnore. Okupacionet kanë tregue se në kohen e fashizmit dhe të nazizmit, qeveritarët shqiptar kanë kenë Atdhetarë ma të perkushtuem se kur lidhjet e tyne ishin të mëshefta me sllavo aziatikët e Lindjes.

Pershkrimet historike të shkueme vetem na sjellin merziti, po jo se mësojmë prej tyne ndonjë gja të ré apo si me veprue në të ardhmen. Né na pelqen me kenë “origjinal”. Asnjë nga shtetet tjera të Europës Lindore, tue perjashtue Rusët, nuk kanë kalue per një kohë aq shumë të gjatë sa na mbas Luftës së Dytë Botnore diktaturen e rreptë staliniste, të gershetueme me até anadollake enveriane, si Populli Shqiptar, dhe kur vjen fundi askush nuk kujtohet se mbas 20 vjetëve, kur të gjithë të tjerët po shkojnë nga Europa, na, pa pikë turpi, kemi marrë kthesen historike nga turqit, arabët, kinezët e shpellat e Kaukazit...

Hymja e Shqipnisë para 20 vjetësh në “Konferencen Islamike” me 2 Dhjetor 1992 ishte shenja e parë që Shqiptarët, tue dashtë me marrshue drejt kalldrameve të Europës, thyen qafen e rreshqitën si peshku drejt vendeve ma të mbrapambetuna antidemokratike.

Ka edhe nga “ata” që këta sharlatan të politikës shqiptare i konsiderojnë madje edhe të “mençur”...apo “shpetimtarë”, që nuk na lidhen me Gjermanoperëndimorë apo me Austriakë, por nëpermjet të socialistëve italianë dhe njëfarë anadollaku, Mentor Qoku me banim në xhaminë e Romës, nenshkruen edhe marrveshjen Nano – Berisha në 1991, në Trieste “si me mashtrue Popullin Shqiptar me ‘demokracinë’ e Ramiz Alisë”, që kishte kohë që po e “mendonte” (që me Çausheuskun e dhjetorit 1989), aqsa, kur i bisedonte kush per “Liritë e të Drejtat e Njeriut”, ka pasë rasë që edhe “i shkonin lotët”... Në një rasë të tillë në New York, disa “shkencëtarë” kanë konstatue se “nga lotët e Ramiz Alisë kanë ngordhë edhe peshqit... në Oqeanin Paqsor!!”. “Per lidhjet e vjetra...” që Ramiz Alia ka “ruajtë, per t’iu siguruar pushtetin dhe pronësinë në të ardhmen...” pasuesëve dhe trashigimtarëve të vet, u asht dashtë me notue shpesh edhe me rrezik koke në Francë...apo të tjera vende Perëndimore, ku garanci e fitores së “socializmit” ishte kapitali i nxjerrun prej mundit dhe djersës së Popullit vuejtun Shqiptar, i rezervuem në bankat e tyne, prej “gjakpirësve” tonë të pashoqë, që edhe mjekoheshin në klinikat e tyne...

Koha provoi se brezi i korruptuem i mjekëve shqiptarë me sigurimin e shtetit, asht edhe sot brezi i tradhëtarëve, që per qellimet e veta të perfitimit të kapitalit dhe postit të qeveritarit, shet në tregjet e orientit jo vetem Atdheun, po edhe nderin e dinjitetin, ndonse këto fjalë nuk i kanë njohë asnjëherë, sepse janë rritë në mjedise ku deri 10 – 12 vjeç nuk kanë veshë as brekë...mbasi gardhiqet ishin shekullore...dhe këmishat ishin deri nën gju...

Partia i mori dhe i grumbulloi në universitete dhe në shkollen e qenëve të kufinit dikund andej kah Pallati i Brigadave... ku me shumë perkushtim mësuen dhe ruejnë edhe sot “nuhatjen” e qenit...gja të cilen po ua mësojnë edhe të tjerëve deri në Prishtinë...

Nder ata shkolla me të vërtetë u bane të zhdervjedhët, aq sa mos me u besue syve kur i sheh sot me këpucë lustrafini, neser zbathë tek dyertë e xhamijave, mbasneser me tespi në dorë para shesheve luksoze të Arabisë, mbasdreke në Bruksel tue folë anglisht, kah mesnata me ibrik në dorë... tue shkue në takime të randësishme...

Kjo ndoshta ndokujt i duket edhe shkathtësi njale... me rrëshqitë simbas raset!

Kështu mund të mendojnë të gjithë “ata” që demokracinë e kujtojnë si peshkun.

Ka edhe nga “ata” që, kur kanë lexue titullin e artikullit, kanë mendue se unë kam nder mend me u tregue se “demokracia në Shqipni asht qelbë nga koka si peshku!”... gja që as nuk më shkon nder mend kurrë...mbasi nuk shoh askund një shenjë demokracie aty ku vazhdon me u nderue tradhëtari dhe terroristi...e ku “shokët” e z. Fatmir Merkoçi, per fat të keq, numrohen me gishta...ndersa Trimat si Gjergj Ndreca...kalben nder hetuesi nga torturuesit e sotem e të djeshem...se kriminelët kanë në dorë pushtetin “demokratik”!

Me folë me dorë në zemer “kokat e qelbuna” janë ata që drejtojnë partitë politike.

 

Lexues i nderuem, qellimi i shkrimit tim asht krejt tjeter.

Per Shqiptarët e Shqipnisë Europjane, veshja për trupin e Tyne me doktrinen e komunizmit ishte vetem një zdralë e qelbun që u asht ngjeshë per trup që në 1941...

Me kalimin e viteve kjo zdralë filloi me marrë pamje të shndritshme undyre dhe me profumet “moderne” të botës humbi cilsitë e veta dhe filloi me u ba e pranueshme edhe nder sofrat e peshkaqenëve... të detit të Zi, të Stambollit dhe detit Kuq t’ Arabisë...

“Demokracia asht si peshku...” e veshun me pare të shndritëshme dhe sot ajo po vezullon edhe nder salonet luksoze të Shqipnisë orientale...

Gjermanët edhe sot i kujtojnë fjalët “fish albanien...”

 

Sa peshku...ka lanë kaptinen në Dajlanin e Shkodres!!..

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora