E enjte, 28.03.2024, 11:08 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Pshesh me ''buk' e marre''... per dy pare...

E shtune, 04.02.2012, 08:02 PM


PSHESH  ME “BUK’  E  MARRE”…PER  DY  PARE…

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Thonin të vjetrit dikur: “Zot na ruej mendjen e kresë!”…

Shqiptarët që flasin, shkruejnë dhe perdorin perditë e pernatë Gjuhen Gegnishte na kenkan vetem “një grusht njerëz...të shperfillun”, shkruen “dijetari” Rashit Alidema.

Kemi ra në piken e hallit me dijetarët tanë…me t’ardhë keq sesi ka shkue puna e tyne, me ba aq shumë “shkollë” (po i themi) e me shkue dam aq sa mos me iu dashtë as dreqit...kjo gja ndodhë vetem në Tiranen e Haxhi Qamilit e t’ Enver Hoxhës e në Prishtinen e serbo-turq?ve. A ban me e dijte kush asht ai budallë që ka pare me tretë e ju paguen ju per me ba pshesh me “buk? e marre”? Per çudi ky edhe paska lexue citatin e Demokritit: “Shkaku i gabimit – (është) mungesë e diturisë më të mirë”. Ti si hangre këte koqe “ulliri” me vazhdue per dreq: “Gjuhës së njësuar i dolën një grusht kundërshtarësh”

Cili “grusht” Gegë asht kenë dhe asht kunder Gjuhës Shqipe të Njësueme?

Kunder Gjuhës Shqipe të Njësueme janë Toskët, ata janë edhe sot me grushta tek koka “akademikë dr. prof.”. “Mendjet e ndritura” që pollen perbindshin e Shek XX që shpartalloi Shqipninë, Shqiptarët e vlerat kombtare ishin ata, dhe jo Gegët...

Ma poshtë ju vijoni: Pasurimi i gjuhës vjen nga pasurimi i mendimit, p.sh. fjala “atdhe”duhet përjashtuar nga letra shqipe.

Me përkryerjen tonë - në letra, shkencë, kulturë e në fusha të tjera të shqiptarëve, gjithkund ku jetojnë (edhe të disa milionave shqiptarë në diasporë- ngulime), në tërësi si komb, do të thellohet edhe përsosja e mëtutjeshme e gjuhës standarde. P. sh. fjala Atdhe, që përbëhet prej dy fjalëve – at(ë) e dhe, e para s ‘është e shqipes, po e sllavishtes – rusishtes: ???? m, në shqiptimin shqip – atec, përkthimi - atë, babë; ????????? mb., - i atit, atëror; ????????????? mb., - atdheu, i atdheut, i vendit; ?????????? as – atdhe.

Po me çfarë fjale do ta zëvendësonim këtë? Duhet menduar, është vështirë të zëvendësohet. Më parë të hiqet nga Fjalori. Të jepen disa propozime për zëvendësimin e saj. Ndoshta më së miri do të ishte – Shqipëria, por kjo shënon emrin e shtetit, është e pamundur. Unë për këtë do të shtoja: tokaenënës, tokanënës, tokënënë, dheuinënës, dhenënë....”

Asnjeni prej këtyne të “dijtunëve” nuk na sjell edhe një shembull tjeter në një shtet të pakten nga Arabia apo Azia ku asht vendosë gjuha e “njësuar” tue perjashtue prej saj Poetin Kombtar të shtetit të vet dhe as nuk dij se Gjuha e perdorun nga një poet në Shek. e XX, quhet gjuhë e vjeter dhe e paperdorëshme vetem e vetem pse Ai ishte Klerik Katolik dhe Atdhetar i flaktë. Luftuen per 47 vjet At Gjergj Fishten…Filluen me Gjergj Kastriotin e kur vrejtën se kanë hy në rrugë të pa krye… filluen me na mbushë mendjen se tashti duhet hjekë nga fjalori i gjuhës Shqipe – turke edhe fjala Atdhé…se asht ruse...

Madje ky “dijetarë”, na jep edhe variantin: “Unë për këtë do të shtoja: tokaenënës, tokanënës,tokënënë, dheuinënës, dhenënë....” – Po “Babë” a ke pasë ti o “nënëdhetarë”?

A nuk asht ma mirë me i thanë: “Nënëdhé”, “nënëtokë”, “nënëtunel”, “bunker” ...

E ku ishe ti në 1972, se tash do të kishe edhe një foto pranë “shokut” Enver?

Shqipnia asht i vetmi vend në Botë ku marrinat ma të mëdha i ndigjon nga njerzit e veshun me tituj “dr.prof. dhe akademikë”...

Melbourne, Shkurt 2012.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora