E merkure, 24.04.2024, 08:42 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Vazhdon rrena e “Pajtimit Kombtar”

E enjte, 19.01.2012, 09:03 PM


VAZHDON  RRÊNA  E  “PAJTIMIT  KOMBTAR”...

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Plot 20 vjet rrêna që qeveritarët e ndihmuem nga “dr. prof. dhe akademikët” kanë shpallë mënyren q? kan? gjet? si me vazhdue me rrêjtë per “Pajtimin Kombtar”...

As nuk çuditem për mungesen e karakterit tek intelektualët e Shqipnisë, që janë të përgatitun nga universitetet e Shqipnisë komuniste para viteve 1990 – 91. Shumica dihet se si kanë shkue nder ata universitete dhe si kanë marrë kartonat e diplomave. Dihet edhe betimi i tyne se si do t’i sherbenin deri në vdekje parimeve marksiste – leniniste...dhe nuk po e zgjas se kush fshihej mbas asaj “diplomë”...mbasi shumë pak janë të panjollosun!

Më çudisin shumë intelektualët shqiptarë të përgatitun jashta Atdheut, po dhe ma shumë ata që patne fatin me shkue jashta Shqipnisë mbas vitit 1991, dhe gati të gjithëve as nuk u ndigjohet zani se janë gjallë, për mos me thanë se janë diplomue “kot”!

Ata që me kohë u diplomuen jashta Shqipnisë mundohen me tregue me ndonjë nga leksionet që kanë ndigjue në universitete se çka domethanë “Pajtim Kombtar”?! Një pjesë tjeter mundohet me shpjegue “kartat” nderkombtare të arritjes së “Pajtimit”...Disa të tjerë dijnë me e shpjegue anglisht...po, nuk gjejnë fjalen e pershtatëshme në gjuhen e “njësuar”...mbasi në vitin 1972 nuk i ka shkue mendja kujt per “Pajtim Kombtar”!

Kujtoj mbas 1991 shumë nga dr. prof. që erdhën në Shqipni mbas hapjes dhe na me gojë të hapun ndigjonim bisedat e tyne rreth mundësive të “Pajtimit Kombtar”, pikrisht në Atdheun e pergjakun deri në 2 Prillin 1991, e vazhdimin e “plumbave qorra” pothuej anë e kand Shqipnisë, deri tek vrasjet e Rinisë Shqiptare nder kufinjë në kerkim të Lirisë! Mashtruesit e vitit 1997 i hoqen maskat dhe vazhduen gjakderdhjen...

Të gjithë, paperjashtim, perdornin një fjalë që s’ e kishim provue kurrë: Drejtësi!

Thonin disa ma të dijtun se “Pajtimi Kombtar” vendoset njëheri me “Drejtësinë”, dishka që as sot nuk arrijë me e kuptue, se jo ma me ia shpjegue dikujt tjeter!

Ku hyn këtu “Drejtësia” per me arrijtë me u ba “Pajtimi Kombtar”, që ishte aq i nevojshem e urgjent per né Shqiptar?t?

– Nuk mund të pranoj se këta “të dijtun”, që vinin edhe nga Amerika, s’e kuptonin se janë tue na “rrêjtë”...derisa aty nga gjysa e 1992 i Ndjeri Prof. Arshi Pipa kur foli në auditororin “At Pjeter Mëshkalla” t’Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkoder, na tha troç: “Komunistët vetem ju rrêjnë, as nuk arrihet Pajtimi Kombtar pa u vendosë Drejtësia, po Drejtësia as nuk ka me u vendosë kurrë perderisa asnjë nga kriminelat nuk asht nga ata që mund të besohet se asht i penduem, por çka asht edhe ma keq se kriminelat e djeshem kerkojnë me shpallë se jemi të gjithë bashkfajtorë e bashkvuejtes!” ...Kur mbylli fjalen e Tij Prof. Pipa zuni në gojë edhe një fjalë që them të vertetën nuk e kishe ndigjue gati ma shumë se 35 vjet perpara ndër bankat e shkollës se: “Pushtetin ‘Demokratik’ në Shqipni e kanë Xhonturqit!”...Edhe kjo fjal? per né ishte edhe ma e pakuptueshme se termi “Pajtimi Kombtar”!

Mbas gjithë optimizmit tonë, që na dukej një anderr se me të vertetë aty në auditor ishte një Burrë që shumica e “preknin me dorë”, se nuk i besonin syve, prap nuk donim me i besue fjalëve të Tija, se na dukej e pamujtun që Shqiptarët “nuk e duen” arritjen dhe realizimin e Pajtimit Kombtar! Sigurisht, kjo nuk varej fare nga Populli i shumvuejtun!

Në Shqipni sot punohet per “Pajtimin Kombtar”! Por asht gjetë një rrugë mjaft e thjeshtë dhe origjinale: Rruga e “harresës”... Per çudi me këte rrugë janë pajtue shumica! Ai që guxon me hapë kapitullin e Gjenocidit 47 vjeçar asht “perçarës”! Gjenocidi simbas tyne ka perfshi gjithë Popullin Shqiptar, madje edhe hajnat e kriminelat, që drejtonin dhe masakronin Popullin. Gjenocidin e kanë ba “ata” që vdiqën, kështu s’ kemi çka merremi me të vdekun...Edhe pse trashigimtarët e tyne sot vazhdojnë me kenë në drejtimin e të gjitha degëve dhe rrajëve të nendheshme të shtetit “demokratik”, as nuk i bije kujt nder mend me hapë të pakten dosjet e krimeve t? mnershme të atyne dy projektuesëve dhe zbatuesëve kryesorë të Gjenocidit në ata 47 vjet në Shqipni.

Si mund të pranohet ecja e Shtetit Shqiptar drejt Europës me kriminelat gjaksorë anadollakë Enver Hoxha e Ramiz Alia, të mberthyem deri në fyt edhe atje ku janë me dekoratat e “Herojve të Popullit” dhe “meritat” e ndertimit të socializmit në Shqipni?

As nuk arrijë me kuptue mesazhet e vitit të ri 2012, per 100 vjetorin e Pavarësisë Kombtare kur në krye të Shtetit Shqiptar vazhdojnë me kenë tradhëtarët e djeshem dhe të gjithë hajdutët e trafikantët e sotem, që pa pikë turpi deklarojnë se “né jemi vëllezer gjaku me turqit”...dhe do të vazhdojmë rrugen e tradhëtisë kombtare me të gjithë armiqtë dhe okupatorët e Trojeve Shqiptare, ashtu si veproi Esad Pashë Toptani, Ahmet Zogolli dhe mbas tyne vargu i pafund i pasuesëve të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë me presidencen e 2 Prillit deri tek pinjolli i fundit i tyne n? trojet e Haxhi Qamilit, presidenti Bamir Topi, i cili, besoj asht koshient se në Shqipni nuk ekziston Shteti i së drejtes... Janë plot njëzet vjet mashtrim e rrêna, tue mbushë xhepat, tue mbushë brakeshat e thasët, tue pasunue trashigimtarët, tue mbushë kasafortat e bankave, tue vjedhë pa “teklifë”, se me ua thanë shqip e kanë harrue...tue hapë sytë e gojen per me nxjerrë Atdheun n’ ankand...

U janë vjetrue letrat e trashigimisë kryeminister Berisha! Ju mungojnë vetem çallmat! Udhëheqësi i fundit i shtetit komunist endè vazhdon me kenë në pushtet... Dikur, para sa vitesh, Ramiz Alia u pat mësue si duhet me rrêjtë Popullin... Ai u pat tregue edhe si me prishë Kisha e Xhamija!?...Kur i erdhi fundi funerali i tij tregoi se ishte kenë edhe ai me çallmë si paraardhësi i vet! Me rrêna dhe mashtrime nuk arrihet Pajtimi Kombtar!

Shqiptarët Muslimanë, Ortodoksë dhe Katolikë nuk mund të Pajtohen me “ata” që dje dhe sot tradhëtuen Popullin Shqiptar, as me “ata” që vazhdojnë me ba tregëti me Tokat e trojet e Atdheut, as me “ata” që nen masken Pajtimit Kombtar dje dhe sot bajnë politiken e Serbisë, Greqisë, apo Turqisë...vetem me ruejtë karrigen e vet!!..

Një Shtet Shqiptar i drejtuem nga tradhëtarët dhe hajdutët nuk arrinë kurrë edhe 100 vjet të tjera me pasë në Trojet e veta Pajtim Kombtar!..



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: ''Mjekët'' mashtrues po vdesin dhunues... Fritz Radovani: Sundimtarë! Rreni veten... por jo popullin! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIV) Fritz Radovani: Zotni M. Gorbaçov viziton kopshtin zoologjim t? Tiran?s... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIII) Fritz Radovani: Lirika nga At Gjergj Fishta Fritz Radovani: Kultura europjane dhe ''pyka'' turke... Fritz Radovani: Kur gegët do të ndiejnë veten n'atdheun e vet?! Fritz Radovani: Një propozim për atdhetarët e trojeve të Shqipnisë Fritz Radovani: Katër Maria... Heroina rreth Rozafës... Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora