E diele, 28.04.2024, 03:29 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII)

E shtune, 05.11.2011, 08:59 PM


SHBA PO PERSËRITË “JALTEN”..!

(Pjesa e Tetëmëdhjetë)


Nga Fritz RADOVANI

 

Shqipnia ka pasë një brez Atdhetarësh intelektualë, që nuk përsëritën kurrma!

Që në vitin 1941, shovenistët sllavë filluen në Shqipni politikën e shfarosjes së Tyne, gja të cilën e realizuen në 47 vjet me turkoshakët komunistë të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Kjo veper terroriste e kriminale, aqsa tradhëtare, ishte edhe shkombtarizim, po dhe shkaperndamje e Shqipnisë Europjane të Gjergj Kastriotit, e parashikueme dhe e vendosun në Jalta në Shkurt të vitit 1945. Shqipnia asht i vetmi Shtet i Europës të mbas Luftës së Dytë Botnore, që mendohet me u fshi nga harta e saj, mbasi në asnjë dokument të asaj kohë nuk zihet me gojë emni i Shqipnisë dhe i Shqiptarëve. Deri në vitin 1945 asht mendue se Shqipnia e cungueme asht kenë një “dhuratë” që Ruzvelti dhe Çërçilli patën mendue me i ba Jugosllavisë dhe Greqisë, për me ua realizue dëshirat e vjetra shoveniste.

Vendimet e Jaltës, ndonse mbeten të “mëshehta”, ata zbuluen një akt vrasës që ishte i pashembullt në historinë 2000 vjeçare mbas Krishtit. Ideatori i Traktatit të Jaltes ishte paralitiku, Presidenti amerikan Ruzvelt, i cili i dorzoi diktatorit sovjetik Stalin krejt Europen Lindore, tue i lejue Rusisë komuniste me u shtri deri në lumin Elba dhe tue i lanë dorë të lirë me shfrytzue, shkombtarizue dhe shpartallue të gjitha Shtetet Katolike Europjane ma të njohunat, si Poloni, Hungari, Kroaci etj., të cilat, ndër shekuj kishin mujtë me rezistue pa u zhdukë përballë ortodoksisë sllave. Me këte rasë perfitoi edhe protestantizmi europjan t’ eleminonte një anmik të vetin, prandej edhe u pajtue me té. Në Francë dhe Itali, ku ishte edhe qendra e qytetnimit Europjan, vendosën “demokraci” tue i dhanë prioritet ma shumë ndër këta vende masonistëve, komunistëve dhe socialistëve ...ndërsa, Gjermania mbetej e okupueme nga kater “xhendarët” fitues të Luftës së Dytë Botnore. Pa hy në analiza të imta çka u ba ndër disa vende Baltike, edhe atje ata që e paguen ma shtrejtë kenjen Katolike të Tyne, ishin vendet e zhvillueme kufitare të Bashkimit Sovjetik, të cilat kaluene edhe ata nën pushtimin e plotë komunist. Kështu, pra, kemi një shpartallim me qellim të Shteteve Katolike Europjane nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës protestante, Franklin Ruzvelt dhe Anglezit njohun me llullë Çërçill, të cilët në bashkpunim dhe mirkuptim të plotë me diktatorin Stalin, njëkohsisht edhe shkatrrojnë Europën plakë, prej së ciles kishin marrë qytetnimin tue sjellë “kohen e re”, që i perket “familjes së re” të “demokracisë” së homoseksualëve, laicitetit të shtetit, kapitalit të vjedhun, familjes së degjenerueme, drogës, trafikut të armëve apo nudove televizive, divorcit dhe prostitucionit...po dhe pasanikëve pasiv.

Në vitet 1985 – 87 asht vetem Gjermania që mendon ringjalljen e Shqipnisë, por edhe ajo përpjekje e Shtrausit nuk u pranue nga tradhëtari turkoshak Ramiz Alia, i cili edhe sot vazhdon me kenë një spijun ordiner i KGB – së.

Plot 100 vjet mbas ramjes së perandorisë otomane dhe largimit të saj nga bastjoni i fundit në Europë, nga Shqipnia Europjane, “copa”e quejtun Shqipnia e Gjergj Kastriotit, pëson ngjarje të tjera tragjike, të cilat na japin me kuptue kjartë se mbas dokumentit të “Pavarësisë së vitit 1912”, asht e mëshehun prap dishka tjeter, ashtu si në “Traktatin e Jaltës” kundër Shtetit Shqiptar, përderisa në vitin 2008 evitohet një konflikt i mundshem ruso – turk në Kosovë, me nderhymjen e forcave të NATO-s, tue i dhanë “Pavarësinë Kosovës” me një “Flamur” për të cilin asht me t’ ardhë keq për të gjithë Ata Herojë e Martirë të Kosovës, që kanë dhanë jeten, janë shue dhe shfarosë e dëbue për Atdhé e Flamur të Lirë, e në fund për me pa mbi Vorrin e Tyne “një copë leckë me një bucë dheu” tue u valvitë në Token e lame me Gjakun e Tyne Dardani! Kjo asht e pranueshme vetem dhe po e perserisë vetem, nga drejtuesit anadollakë të Dardanisë!..

Në vitin 1961 asht i pari Presidenti Katolik Xhon Kennedi, i cili interesohet për Shqipninë mbas një shkembimi mesazhesh me Nanë Terezen Shqiptare. Ardhja e Tij në Berlin paralajmëroi se “ishte nderim me u quejtë ‘Qytetar Berlinez”, kapitull që u mbyll shumë shpejt me vrasjen e Tij në 23 Tetor 1963, nga vetë protestantët amerikanë. Para dy vjetësh, në një intervistë, i vllai i Kennedit, Eduardi, i pyetun se pse Familja Kennedi kishte ndihmue fitoren e Presidentit Obama, senatori Kennedi tha: “Familja ynë Kennedi i dha Shteteve të Bashkueme një President Katolik, të cilin e vranë...pse nuk e donin Katolik. Né kemi ndihmue që të fitojë Presidenti Obama që Shtetet e Bashkueme lé të provojnë tashti një President Musliman.”

Nëse “Mësuesja e jetës” veçon në periudhat e lavdishme të SHBA presidentët Ajzenhauer, Kennedi, Reagan, dhe dy presidentët Bush...Ajo nuk ka hezitue me theksue edhe kohë të dyshimta, e ndoshta, një nder ta asht edhe kjo që po jetojmë na sot!

Korridori Turko – Arab ekstremist SOT në Ballkan  a asht i “nëndheshem”?...

Prania amerikane në Ballkan...zhvillimet e fundit e të dy pjesëve të quejtuna endè Shqipni e Kosovë, ku njena dorë lanë tjetren ndër takimet me Turki, tue hjekë Presidentat e Kryeministrat me qeveritarët turkoshakë Bustin e Gjergj Kastriotit, Ibrahim Rrugovës e Nanë Terezen, dhe tue “importue” muhaxhirë e vehabistë e turqeli “pa doganë” në Tokat Shqiptare, ku prania amerikane asht e kudondodhun, tregon një “mbyllje syshë”... me dashje nga ana e tyne, gja e cila shumë shpejt do të kercnojë haptas Europen.

Korridori i Ballkanit i mbushun me turq dhe arabë asht një vazhdimsi e një “Jalte të ré” nga ana SHBA, e kjo veper asht një tjeter politikë e vjeter që po paraprinë haptas për vazhdimsinë e shkatrrimit të Kontinentit Europjan, si gjthnjë nga vetë Europjanët!..



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V) Fritz Radovani: Na jem' ti Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IV)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora