Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V)
E marte, 23.08.2011, 09:00 PM
“KLERI KATOLIK SHQIPTAR” ASHT AI
QË “INFEKTOI” EDHE HOXHALLARËT !
(Pjesa e Pestë)
Nga Fritz RADOVANI
Gjithmonë i dijtuni të ban për vete! Këte lojë i pari e ka fillue katundari i Fishtës në Manastir. Ai ishte, si thotë Populli, “garuzhda”! Hoxhallarët e të gjitha viseve, me Kuran në dorë me shkronja turke, i bani Ky katundari i Zadrimës me pranue grremçat latine! Ata veç shyqyr që nuk i ka lanë Zoti me jetue nga 150 vjet, se me i pasë zanë kjo kohë, i kishte varë me doren e vet Furumi i Rinisë Muslimane atje…As nuk kishin thirrë as “muhaxhirë” me ua hjekë stolin...Ua kishte hjekë “dr. prof.” Hulusi Hako me “akademikët” e Manastirit.
Gjetën dy rreshta të shkruem prej Naimit të Frashërllinjëve tek “Bagëti e Bujqësia” kur poeti ishte në moshë të ré:
“Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija,
Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija...”
E menjëherë mbas Tij, vazhdon edhe At Fishta: – Europa mrrutë e ndytë, Shkerdhye...
Ja pret Don Ndre Mjeda në krah tjeter tek: Mustafa Pasha...
“E pasha, ndêjun mbi thasë t’ florive
Nder valle jevkash, n’ lodër dudumash,
Tallet i knaqun prei zanit t’ flive
Si qen mbas trumash...
Zgaq i përbuzshem, Shqipnia t’ volli:
Ty shpina e detit, ty, vend robnijet,
T’ pret Anadolli.”
E si mund t’u lehen titujt “At e Dom” këtyne?...Me i thanë Mustafa Pashës “si qen mbas trumash!” Mirë banë komunistat që ua hoqen. Vetem Atij “Pater” Gjergjit e ndonjenit ndër Ata që mbytën ia patën lanë...u dukej se po shfryejnë në Tá kur kishte titullin...edhe për së vdekuni. Ashtu edhe “akademikët” nuk kishin të ngimë vetem me emnat pa tituj.
Mandej, si u shpjegohen këta rreshta fëmijëve? – Na veçse kemi pasë “dr. prof. e fortë” e kanë dijtë me gjetë shembuj praktikë, tue u tregue se kush ishin “dudumat”...apo “trumat” që zenin në gojë klerikët, tue ua lidhë me emnat aktual të asaj kohë, p.sh. me emnat e njohun për fëmijë: “sulmueset” apo “heroinat e punës socialiste”!! Ishin mjaft të njohuna disa ma të “zgjedhunat” në lozhet afer skenës té kinema “Rozafat” në Shkoder e kinema “Kosova” në Tiranë e gjithandej, që kur dënohej kush me vdekje duertrokitnin dhe thërrisnin: “Me gjak...me gjak...” e Ajo Çilja, në Serreq u përgjegjëj: “Sot një muej na vijnë prap...”
Nuk pat fare faj Pashk Vasa, e mbas tij Manush Muftiu që tha: “Leni Kisha e Xhamija!”
E me të vertetë sot i sheh në Bulevardin e Tiranës e në Sheshin e Prishtinës, gjithë ata “besimtarë” përmbys...tue u falë! Sa mirë e kanë kuptue porisinë e Manush Myftiut...bash aty tek Komiteti Qendror i PPSh kanë shkue me u falë...kushedi se me cilën festë e lidhin ata…”lutjen e tyne”?? Edhe atje tek Sheshi i Prishtinës nuk di a ishin aty edhe “akademikët”, se “dr. prof.” nuk besoj se mungojnë ndër tubime “spontane”...të “Forumeve të rinisë muslimane...”
Jo vetem që Ky na ishte sjellë nga Europa...se asaj i perket Shqipnia, po edhe shkon e i thotë me mend në krye hetuesit musliman “s’ ka ç’ na duhet Anadolli!” – Aman, bre Burra, po a mundet sot me ndodhë një gja kësisoji?!
Këta edhe po na i quejnë edhe Atdhetarë! “Jahzek” ju kjoftë!
Ai ma i “dishmi” që mbante Shkodra, Hafiz Ali Tari, kur ishte në burgun e Burrelit, do të aprovonte çka thonte At Mëshkalla...Mirë, ashtu ia ka pré mendja e Tij, po del prej burgut dhe i çonte edhe nga njëmijë lekë në burg At Mëshkallës...Edhe kjo iku. Kur Hafizi sëmuret dhe sheh se asht në çastet e fundit të jetës, porositë djemët: “Unë po vdes...bani si të bani e 1000 lekë në çdo muej do t’ ia çoni në burg At Mëshkallës, se nuk ka njeri me e ndihmue dhe me u interesue!” – Na ruej Zot mendjen pa dalë, nisu e shko, bre Burrë, ku je nisë me shkue, po do me u lanë edhe porosi djelmëve për Priftën... Kësaj i thonë “sëmundje e pasherueshme”...
Ata a thue se kanë studjue për Hoxhë në Europë!?...Nuk i linte maraku i Priftënve as me vdekë! Patën fat e vdiqen pa fillue me ardhë ky brezi i ri...”muhaxhirë” e ku e di çka ua ka vu emnin Turqia e Irani...Jo vetem do t’i “dizinfektonin” Ata të vjetrit, po do t’i banin edhe Priftnit me thanë për turq “vëllaznit e gjakut”...ashtu si po thonë Presidentat!
Prandej edhe Presidenti i dekoron “Nderi i Kombit”...
Vazhdon...