Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Pjetër Mëshkalla S.J.
E shtune, 30.07.2011, 05:14 PM
At PJETËR MËSHKALLA S.J.
Portret nga Fritz RADOVANI (Grafikë,lapsë) 1993
25 SHTATOR
1901 – 2011 …
110 vjet ma parë…
ka lé i paharrueshmi
At Pjetër Mëshkalla S.J.
Nga krijimtaria letrare At Mëshkallës:
5. NANË, KTHEJU !
Si shkambi n’për rrymë të shekujve,
muret qendrojnë jetike
ngulun për rranzë thëmeleve,
të Rozafës sonë Kreshnike.
Dhe sot, që, féja nipave
shpresët e të Parëve ndritoi,
lè të shkruhet mbi ballë të mureve:
“Nanës, që na vorfnoi!”.
Njâsaj, që’i ditë prej sulmeve
të Kulçedrës me shtatë krena,
na u bâ mburojë e, të nêmuna
s’duroi t’i shohë këto dhena.
Njasajë... por vaj, na fajeve
në verbim s’u vume cak
e Nanës iu randue zemra,
iku edh’e la këte prak!
O ju, që parzme hekuri
luftuet për bésë e fé,
idhtë tue valvitun Flamurin,
shenjtnue me gjak e bé,
zgjonju nën rrasa të heshtuna,
ngrihnju me pa mjerim!
Ndihma e Arbënisë, e Pamposhtuna
ç’u ba?... Si drita u shkim!!...
-me gjâmë kah thrret Shqipënia,-
s’do të ndrisë, si ndriti moteve
përbrinjë Rozafës...M A R I A ?!
Tepër lënguem këso shtigjeve
si fëmija mbetë pa Nanë,
për né ma dritë nuk lëshuene
as hyj, as diell, as hanë!
Po a kurrë, ma kurrë, s’do të ngrohemi?
pa shpresë do të rrijmë e të presim?
Po a heshtun gjithmonë vallëja
do të ngeli, në terr kah dënesim?!
Jo, jo! Pse qiellëve të epëra
Zoti me dorë të vet
ka shkrue: “E Zojës asht Shkodra,
e, Zoja e Shkodrës së vet !”.
Qé, ké ato mure të ndrituna,
-zemra m’a ndiën, -qé’i zani
Një populli në hov të galdimave,
tue brohoritë: “O ngâni!...
Ktheu, N A N A !” O, ditë ma e bukra
që Arbënia prét, ago!
Nanë ktheju, e, në mburoje të hireve
në fé shënjte na vëllazno!
Shkodër, 1927.
Shenim nga F. Radovani:
Të gjitha materialet e Tij që do të shperndajë ose do të botoj,
nuk kanë asnjë ndryshim nga origjinali.