E diele, 28.04.2024, 06:52 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë!

E diele, 16.10.2011, 06:05 PM


KARAFILAT  E  OZN-ës, UDB-së, KGB-së...NEPER BOTË !

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Agjentët lindin dhe vdesin të tillë. Edhe historia e lashtë ka shkrue për tà. Janë një prodhim i pashterrshëm i popujve, kjoftë të pasun opo të vorfën. Shtetet e mëdha i kanë klasifikue në tre grupe: 1. Agjent që asht në sherbim të shteteve të hueja kundër Atdheut. 2. Agjent i shtetit të vet kundër të gjithë bashkatdhetarëve të vet dhe 3. Agjent i shtetit të vet kundër shteteve të hueja. Nga këta klasifikime kanë përcaktue dy grupet e para si njerzit ma të ligj dhe të poshter që i kanë sherbye kujtdo me interes e pa interes, veç me krye një vepër që i sjellë knaqësi kolltukun, pasunimin e vet dhe krimin.

Ndërsa në grupin e tretë janë ata që sakrifikojnë edhe jeten për Atdheun e vet! Këta të fundit janë quejtë Herojë! Janë pikrisht Ata që Shteti Shqiptar nuk i ka pasë kurrë, sepse asnjëherë Shtetin në Shqipni nuk e kanë krijue as formue vetë Shqiptarët.

Në vitet e para të formimit të Shtetit Shqiptar në 1912, nuk mund të flasim për një organizim të agjenturave, dhe do t’ ishte mëkat me akuzue Qeverinë e Vlonës për një gja të tillë, mbasi shërbimi ndaj Shtetit Shqiptar të porsaformuem për Tà ishte një Ideal!

Koha mbas viteve 1913 – 20 sjellë interesa të shumë shteteve, që fusin kthetrat në Shqipni dhe formojnë rrjetet e tyne të peshkimit në ujnat e turbullta të Shtetit tonë.

Agjenturat e para janë të malazezëve (1913), të serbëve, italianëve dhe grekëve, e mandej pasohen nga pushtuesit që zevendsonin njenitjetrin si në pronen e tyne... Kufijtë e vitit 1913 na rrethojnë me Trojet tona, por edhe me shumë shërbëtorë ndër Ata Troje që u kanë shërbye padronëve të huej me një përkushtim të madh tue punue kundër Atdheut.

Organizimi i agjenturës në Shqipni nga komshijtë sillte edhe drejtuesin e Shtetit.

Kur fati i Atdheut kishte nevojë për Atdhetarë të përkushtuem, ai nuk kjé kurrë në dorën e vetë Shqiptarëve, po percaktohej nga Fuqitë e Mëdha, të cilat vendosnin për né, ashtu si u interesonte atyne në përputhje me interesat që kishin për fqinjët tonë. Rasa ma flagrante e një veprimi të tillë asht Lufta e Dytë Botnore, që mori me vete ma shumë se gjysën e shekullit të XX, dhe na hodhi në humnerën e Lindjes tue shue dhe shpartallue të gjitha përpjekjet shekullore të Shqiptarëve që punuen, luftuen dhe dhanë jetën për një Shtet të tipit të ri dhe demokratik në gjiun e Europës së Përparueme Perëndimore!

Mbas vitit 1944 kemi një organizim të plotë të agjenturës nga shovenistët sllavë, e kryesisht nga 1941 deri në 1948 nga OZN-a (UDB-ja) jugosllave, në bashkpunim me KGB staliniste  të BS dhe Inteligjenc Servisin anglez. Këta padronë rekrutuen fillimisht ata agjentë të cilët i piketuen me drejtue Shtetin Shqiptar për interesat e tyne. Në këte zgjedhje mori pjesë masoneria franceze, spijunazhi anglez dhe ai jugosllav. Jugosllavët ishin vetë partnerë të KGB-së atëherë kur djali i Çërçillit flente në çerdhen e Titos. Nga Korça kishte komunistët kishin lidhje dhe me agjentët komunistë bullgarë, të cilët bazën e kishin tek vllehët. Fillimisht u quejtën me emnin grupe komuniste, ku bahej përzgjedhja dhe mandej bahej edhe seleksionimi i tyne. Asht ruejtë me rigorozitet prania formale e elementit katolik në Veri por që shpejt u zhdukën edhe ata nga skena.

Absolutisht asnjeni nga përzgjedhësit nuk kishte pragjykim besimin e agjentit.

Vlersimi bahej me shkallën e amoralitetit dhe poshtërsisë së agjentit në sherbim të tyne, i mbuluem me teseren e PKSh. Këte e vërteton fakti se pothuej asnjë komunist nga grupet e Shkodres dhe Korçës, nuk mbijetoi deri në vitin 1944. Të gjithë u vranë dhe ua mbuluen emnin e tyne me titullin “deshmorë i luftës nacional – çlirimtare”, ndërsa ata që mbijetuen, u burgosën dhe u zhduken edhe pse për komunizmin kishin sakrifikue atëherë kur agjentët Enver Hoxha, Koçi Xoxe, etj., deri tek Ramiz Alia, nuk dinin as çka ishte komunizmi. Prova e parë e tradhëtisë së tyne ishte shitja e Trojeve Shqiptare, gjoja tue ruejtë pa prekë harten e vitit 1913...dhe tue kalue krejt Shqipninë nën okupacionin jugosllav të Titos, që gjoja piksynonte në krijimin e konfederatës ballkanike. Me këte vepër poshtersije nuk u pajtue as grupi i Shkodres, as i Korçës...dhe shumë shpejt u eleminuen komunistët e tyne tue fillue nga Qemal Stafa, Vasil Shanto, Jordan Misja...etj., që si ortodoksë duhet të ishin ma të besueshëm se Enveri për Titon. Fakti se asnjë nga ortodoksët e muslimanët e Shkodres nuk u zgjodh prej tyne me drejtue PKSh, ka tregue se ata nuk janë pajtue me tradhëtinë ndaj Atdheut, kusht kryesor me kenë mik i sllavo – komunistëve. Po kjo ngjau dhe me grupin e Korçës, ndonse në organet e ministrisë së mbrendshme ka pasë dhe kanë vazhdue me kenë për një kohë të gjatë ortodoksë të atyne krahinave kryesisht nga Maqedonia. Mbas vrasjes së Koçi Xoxës, edhe ata pësuen spastrime, ndërsa agjentura kaloi nën kontrollin e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, që ishin “besnikët” e Enverit dhe Ramizit...deri aty ku lejon fjalën e panjohun “besnikë” për ruejtjen e kolltukut të drejtuesit të një partie komuniste, ose ma mirë me thanë e paisun me të gjitha cilësitë terroriste. Për të kenë i sigurtë në këte qellim, tirani Enver Hoxha përgatiti shefin e agjenturës së vet, Ramiz Alinë, në Moskë, që në vitin 1954. Me këte agjent katil ka spastrue të gjithë “ata” që dyshoheshin ose prisnin vdekjen e Enverit për me i zanë vendin. U prishën me jugosllavë, me rusë, me kinezë, me grekë, me grupet marksist – leniniste apo me tarafet e mbrendëshme që i shërbyen kolltukut Enverit deri me 1985, dhe kur komunizmit i ranë puplat dhe qimet, delegacioni terrorist i PPSh së Ramizit, që na kishte shpjegue tradhëtinë e krejt kampit komunist...ishte në Katovicë, ku merrte pjesë agjenti i vjeter dhe bashkluftëtari i Ramiz Alisë, Sofokli Lazri.

Karafili Ramiz Alia merr dekoratë të 50 vjetorit si agjent i KGB-së me 21 prill 2005 nga ambasadori i tyne në Tiranë.

Ja përpjekja e Ramizit për ndryshime, frazë me të cilen del fëtyra e tij e agjentit të regjun e tiran: “Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t'i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje që të garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! (Vendim i Byrosë Politike të PPSH, në Tetor 1989).

Nuk di me kuptue nga kjo thanje kush nuk ishte “poliagjent” në shtetin komunist?

Në vitin 1991 Ramiz Alia asht i thirrun edhe në New York tek At Liaolin... mos ndoshta duhej sigurue se “Jalta e 1945 nuk i sakrifikon agjentët e vet të divoçem...”

Pasuesit e Ramizit shpallin parullen: “Të gjithë bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”!

Asht koha kur fillojnë edhe zhdukjet e dosjeve. Parulla e Sali Berishës nuk mund të pajtohet as edhe me ata që nga torturat në hetuesi janë detyrue me nenshkrue deklarata dhune bashkpunimi, jo ma me ata që për 47 vjet kanë qendrue Burrnisht edhe pse “lufta e kllasave” ndaj Tyne ka kenë gjithmonë e pamëshirshme dhe antinjerzore!

Në vitin 2005 KGB-ja përkujton agjentin Ramiz Alia ndër ma të vjetrit në gjiun e vet, atëherë kur agjentët e sigurimit të shtetit fillojnë jeten në “Konferencen Islamike”... Kjo asht gjoja njëfarë rikthimi në Shqipninë e 100 vjetëve përpara, kur nën masken e besimit të vendeve Arabo – Aziatike, kërkohen rrugë të reja për pasunimin, vjedhjen, korrupsionin e kundrabandat me të cilat vazhdohet qeverisja e Shqiptarëve.

Qeveritarët e djeshëm ateistë, sot kërkojnë me njollosë dhe Atdhetarët Muslimanë Shqiptarë, me vepra të tilla, si edhe Ortodoksët Shqiptarë me marrveshjet e tyne për shitje korridori deti etj... pislleqe që janë tipari kryesor i agjentave tradhëtarë të shtetit.

Pasuesit e Ramiz Alisë, nuk i përkasin as Besimit Musliman, as Kombësisë sonë Shqiptare, të cilitdo besim kjoshin ata. Ata janë vetem pasues të denjë të kombësisë antishqiptare (siç e kanë pranue edhe vetë me gojen e tyne se “né jemi vëllezër gjaku me turqit”) pra, të turkoshakëve Esat Toptani, Haxhi Qamili, Enver e Nexhmije Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu dhe Ramiz efendi Alisë etj., që nuk kanë pasë asgja Shqiptare, përveç titullit “agjent tradhëtar” i Popullit dhe i Atdheut, të përputhun që në krijimin e tyne me ata vendime antishqiptare të Beogradit në 1941, të Jaltës në 1945 dhe Katovicës në 1989.

“Agjenti i agjentit tim asht edhe agjenti im!”...thonë amerikanët, anglezet, rusët e të gjithë trashigimtarët e Kim Filbit, deri në Arabi Saudite e Turqinë e sotme...ndërsa tek sllavët komshijë vazhdon abonimi i bijve të agjentave të 1941...tash e kushedi deri kur!

Atëherë, a duhet besue z. Agim Hamiti, në librin e Tij “Odiseja e një detektivi”?

Mendoj se “heshtja” ndaj librit të Tij asht pamundësi kundershtimi ndaj fakteve!

Kush i mban të lirë dhe i ndihmon këta agjentë terroristë sot nëper Botë?...

– Ata sot i gjenë të shperndamë në ShBA, Romë, Londer, Paris, Vatikan, Mekë, Moskë, Stambollë, Beograd, Athinë...Iran... E pse jo, edhe në Australinë e largët...tue i sherbye “sigurimit të shtetit modern konvertue në vehabistë e muhaxhirë”! Turp!!

Po pyes karafilat e Shtetit të korruptuem, që sundojnë e pasunohen sot mbi kufomen e Popullit Shqiptar, deri kur Shqipninë do t’a qeverisin agjentët e huej?

 



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V) Fritz Radovani: Na jem' ti Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (III) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (II) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar Fritz Radovani: Pse na quejti Hrushovi ''Narodnij musliman''?!...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora