E diele, 28.04.2024, 09:36 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak!

E shtune, 08.10.2011, 09:37 PM


SOT:  EDHE  NJË  DYLBER  I  PPSH...  MA  PAK !

 

Nga Fritz RADOVANI

 

              Agjensitë e lajmeve sot japin një lajm të gëzueshem për Ata që janë Shqiptarë!

            “Vëllezërit e gjakut me turq” sot kanë humbë një nga pasuesit ma të poshter të pararendsit të vet Enver Hoxhës, gjarpnin ma të helmuem, që kafshoi Popullin Shqiptar që nga viti 1944, kur vrau mbi 12000 kosovarë tue i sjellë nga Kukësi...atëherë kur po i duhej me dhanë prova se ishte bir i denjë i Bosnjes turko komuniste, dhe dylber i njohun në Shkodren e vitit 1943, i rekrutuem nga UDB jugosllave fare i ri. Ky ishte turkoshaku Ramiz efendi Alia. Perfundoi stazhin dhe praktiken e spijunit terrorist të KGB-së në Mosken stalinjane të vitit 1954. Porsa erdhi, mori detyra të randsishme tue fillue në një nga hallkat kryesore të komunizmit për formimin e “njeriut të ri”, si minister arsimi. Ishte  gjithnjë pranë kobres dibrane, Nexhmije Hoxha, e ndoshta në krahët e saj ka ngordhë.

            Mbas vitit 1961 asht dora vrasëse e Enver Hoxhës. Bashkpunon dhe asht një nga ma të perkushtuemit për shkëputje të përherëshme të Shqipnisë nga Europa Perëndimore.

            Në vitin 1967 asht numuri dy i “Revolucionit Ideologjik e Kultural” të modelit ma të saktë të Gjenocidit komunist, që nën masken kineze, ka ushtrue kundër Besimeve dhe me një piksynim barbar dhe të panjohun në historinë botënore kundër Klerit tonë Katolik.

            Ramiz Alia ishte zbatues i të gjitha veprave terroriste, që PKSH ka krye ndaj çdo Atdhetari dhe njeriu të pathyeshem, që ka luftue për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Ai ishte ideator e zbatues i projektit të Muzeut Ateist (i vetmi në Botë) në vitin 1974 në Shkoder. Direkt me urdhën të Ramiz Alisë turqit e mbetun me vese e gjak në Shkoder, kanë shkatrrue veprat monumentale të ruejtuna në shekuj, si Kishën e Vaut të Dejës, veper e shek. XIII, ku mendohej se asht kunorzue Gjergj Kastrioti, Kishen Kathedrale të Shkodres, Kishen e Zojës tek Kalaja, Xhaminë e Fushës së Çelës, Vorrin e Sheh Shamisë e sa të tjera... Nuk do të hyj me tregue fare persekucionin dhe arrestimet e kryeme në Shkoder, as pushkatimet e sa Klerikëve Katolik që nuk u pajtuen me até “revolucion” makaber. E gjithë veprimtaria e tij asht vetem plotsim i epsheve të diktatorit Hoxha.

            Në të gjitha zhdukjet dhe vrasjet e modelit stalinist në gjiun e PPSH, Ramiz Alia ishte dora e djathtë e Enver Hoxhës, e vetmja e mirë që ka krye në gjithë jetën e vet.

            Në vitin 1985 e deri 1988, kur Shtrausi i Gjermanisë Perëndimore mendoi me u lidhë me Shqipninë dhe me krijue njëfarë ambjenti demokratik në Shqipni, kur kërkonte ekonimi tregu, lirimin e të burgosunëve politikë dhe hapjen e kufijve, Ramiz Alia, i betonuem me dy fynksionet e nalta të Shtetit Shqiptar, në PPSH dhe si president i Republikë Popullore Socialiste të Shqipnisë, vret disa të rij në piramidat kufitare dhe i shetitë të lidhun me tela me ferra ndër qytetet kryesore për me ngjallë terror e frikë. Lidhet me Oneker të shtetit gjerman të Lindjes dhe saboton marrëveshjet me Shtrausin. Shqipnia mbetë në parcelën e Katovicës, në të cilen vazhdon me kenë edhe sot. Mbas Meshës së Parë në Shkodër, që u celebrue nga Don Simon Jubani, “kështjella” e vrasjeve të presidencës e drejtueme nga Ramiz Alia ishte ajo që organizon vrasjet e 2 Prillit 1991 në Shkoder. Arben Broci asht Ai Hero që dënoi me vdekjen e vet Burrnore perfundimisht sistemin komunist shqiptar, që komandohej nga R. Alia, i cili, për me vazhdue sundimin dhe pasunimin si mbas modelit nderkombëtar të modelit sllavo aziatik të Rusisë, ndrron qimen dhe vazhdon vesin tue e kalue në një tip të ri anadollak, i cili gjet edhe festen për kokat pseudodemokrate. Ndonse i ngordhun politikisht, ban lidhjet e Shqipnisë me një nga hallkat ma të disfavorshme të Popullit Shqiptar, tue rrezikue edhe Shtetin e Kosovës, me lidhjen anakronike të Shqipnisë me “Konferencen Islamike”...

            Ban perpjekje me mujtë me u takue me Papen Gjon Pali II në Vatikan në vitin 1991, por i refuzohet kerkesa e tij nga Miku i Madh Popullit Shqiptar.

            Ndaj veprave tradhëtare të Ramiz Alisë, si vrasës, ideator i ikjes sa ma larg edhe nga Europa, terrorist i përgatitun për politiken sllavo – anadollake në Ballkan, fanatik dhe poshtnues i virtyteve të Shqiptarit për ma shumë se 67 vjet, dhe si i tillë kriminel i regjun e spijun në sherbim të antishqiptarizmit, vazhdon me pasë tituj dhe dekorata edhe sot mbi kufomen e qelbun të tij...E pse? – Shteti Shqiptar SOT drejtohet nga pinjollet e tij...

            Kokat e mykuna anadollake sot kanë humbë edhe një dylber që i drejtonte ata!

            Pushtetarët e Turqisë sot kanë “një vëlla gjaku” ma pak në Shqipni!

 

            Gjaku i Rinisë Shqiptare të vramë në kufijë do t’ a ndjekë brez mbas brezi...

 

            Në Shkodër, kur vdiq mësuesi i tij në 1985, ”kjoftë harrue emni i tij”, thuhej një shprehje që sot besoj përsëritet në çdo voter shkodrane po se po, po edhe Shqiptare:

            “Ramiz Alisë dreqi i pastë marrë shpirtin, e né na pastë lanë shndetin e jeten!”



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V) Fritz Radovani: Na jem' ti Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (III) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (II) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar Fritz Radovani: Pse na quejti Hrushovi ''Narodnij musliman''?!... Fritz Radovani: At Pjetër Mëshkalla S.J. Fritz Radovani: Gjenocidi komunist

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora