E diele, 06.10.2024, 08:55 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI)

E shtune, 27.08.2011, 07:59 PM


EDHE  KLERI  KATOLIK  SHQIPTAR  ASHT  PËR  KORRIGJIM…

 

(Pjesa e Gjashtë)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Lajmet nga Prishtina njoftojnë se Rama i Gurit të Zi nga Shkodra (i bamë synet nga dr. Ramiz Hafizi), Ramë Efendi Alia nga Bosnja, i PKSH (i bamë synet në Bosnje), Rama i Durrësit i PSSH (i pabamë synet), Ramë Efendi Buja, Minister i Arësimit të Kosovës, (i bamë synet) e djali i Ramë Berishës (i bamë synet); janë dakord me kerkesen e ministrit turk Omer Efendi Dincer, (i bamë synet në Stamboll) që “kerkoi nga Kosova që ta korrigjojë historinë në pjesën ku flitet për turqit.” Ragip beg Gjoshi (i bamë synet) njoftoi edhe boten turke të Ballkanit se: “Ne kemi formuar një komision në nivel ekspertësh (të bamë synet) për rishikimin e të gjitha librave të historisë, në mënyrë që të ndërhyhet nëse ka nevojë”... Për këte arsye ata do të japin ndihmesen e tyne:

1.      Do të ndryshohet kapitulli i Ilirëve dhe Pellazgëve mbasi turqit e ardhun nga Kaukazi dhe Turqia apo Arabia nuk janë mbasardhësit e tyne, ata duhet të hiqen fare nga librat e historisë, mbasi mbasardhësit e tyne janë qitë fare me rastin e ardhjes së qytetnimit të Ballkanit nga osmanllijtë. Edhe ata që mujtën me mbijetue mbas vuemjes ndër hunjë, janë zhdukë.

2.      Gjergj Kastrioti (i pabamë synet) ose Skenderbeu (i bamë synet) edhe njëherë duhet të verifikohet nga dokumentët e Stambollit nëse ishte i biri i Gjonit (i pabamë synet) ose jo. Nëse baba i Tij ishte Gjoni, Ai duhet hjekë nga historia, mbasi Turqit nuk mund të pranojnë armikun e vet dhe Flamurin e tij me u vue në institucione shtetnore në trojet e veta Turke, si në Prishtinë, Tiranë, Ankara dhe vende të tjera mike të Ballkanit, që pranojnë turqizimin...

3.      Data 28 Nandor 1912 dhe emni Ismail Qemal beg Vlonës, të shpallet si dita e “tradhëtisë” dhe Ismail Qemali (i bamë synet), të hiqet nga historia sepse ka bashkpunue me Klerin Katolik, tue mbajtë pranë Don Nikoll Kaçorrin (i pabamë synet) e kaurrë të tjerë. Mund të hiqet edhe krejt Historia e Shqipnisë së Veriut, mbasi nuk prishë asgja.

4.      Hasan Riza Pasha (i bamë synet) duhet zevendsue me Esad beg Toptanin (i bamë synet), se i pari ishte “tradhëtar”, dhe u vra për Flamurin e kaurrit me sorrë në té, kur tuqit po jepnin jeten për “yllin me hanë”.

5.      Ahmet Beg Zogolli i Matit (i bamë synet), me që i la shumë turqë nën sundimin e serbëve dhe prap ma vonë kaurrit italianë dhe u martue me kaurreshë (edhe pse djelmët e tij pohojnë se janë ba synet), duhet të hiqet nga historia se ai ka vazhdue me thanë “Mbretnia Shqiptare”, që bie ndesh me turqit e vendit...

6.      Këta periudha historike duhen zevendsue me Sulltanët e “lavdishem” Turq (të bamë synet), që kanë sundue Ballkanin si dhe me mbasardhësit e tyne (po të bamë synet), që kanë ruejtë sundimin e atyne trojeve nga turqit. Koha që mbetë bosh ndërmjet periudhave historike mund të shenohet nga viti x.. deri në vitin y...(mbas Muhametit), asht “kurrgja”, mbasi edhe sunduesit ishin “kurrgja”!

7.      Nga gjithë historia nuk duhet prekë vetem koha e pushtimit të turkoshakut Enver Efendi Hoxha dhe Ramë Efendi Alia i Bosnjes (të dy të bamë synet) se të dy kanë vra e zhdukë kaurrë për 47 vjet ma shumë se të gjithë turqit e botës vetem në token e quejtun “Shqipni”, u kanë ndrrue gjuhën, kanë organizue kudo synetllekun me mjete “heqimësh”, pothuej të gjithë drejtuesit e shtetit ishin të bamë synet, kanë shpernda kulturen otomane në gjithë boten pakufi në gjuhët e tyne me librin “Shenime për Lindjen e Mesme”, kanë rrafshue Kishat dhe kanë ruejtë me një kujdes të madh Xhamijat, në Shkoder kanë prishë edhe Xhaminë e Parrucës me dy minare se e kishte ndertue kaurri italian, kanë zhdukë librat e Klerit Katolik dhe i kanë zevendsue me librat e “dr.prof. doc. anadollakëve...” (të bamë synet) dhe të fëmijëve të tyne që po luftojnë për riturqizimin e tokave “tona” turke... Pushtetin në të gjitha kohët e kanë drejtue turqelitë ose në kohë të fundit të quejtun “xhonturqit” (të gjithë të bamë synet).

 

Kishe me thanë se edhe Kleri Katolik Shqiptar asht i një mendimi me mue! Ai këta ndryshime i donte me kohë, po nuk kishte me ké me i ba. Edhe në vitin 1908 kur krijoi Alfabetin Shqip At Gjergj Fishta dhe kerkoi nga Sulltani vuemjen e Gjuhës Shqipe ndër Shkollat Shqiptare, ma parë ia pranoi kerkesen e Fretenëve të Shkodres Sulltani i Stambollit, sesa shtetet Europjane...sllav, grek apo italian... E me që asht rasa e një aktualiteti që shkruen edhe Ai katundari i Zadrimës (i pabamë synet), a thue se asht edhe Ai dikund sot i strukun andej kah Troshani, ka thanë gati 90 vjet ma parë, po nuk di a keni me e kuptue Gjuhen e Tij Shqipe (të pabame synet):

“Me mehmurë endè orjental,

Që zbutue nuk i ka shkolla

E qi sytë mbajnë kah Stambolla;

Që nuk dijnë se shka asht Atdheu

E për t’ cillt vetë Skenderbeu

Asht hajdut mor lum zotnija,

S’ qytetnohet, jo, Shqipnia.” (Nga “Gomari i Babatasit” 1923)

 

...E tallalli thrret me të madhe ndër rrugët e Tiranës dhe të Prishtinës...:

“Jam muhaxhirë Ali Dervella...Kleri s’hin mâ ndër punë të thella..!!”

 

Tallalli vazhdon...

 



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora