E shtune, 12.10.2024, 01:30 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X)

E hene, 12.09.2011, 08:02 PM


A  KA  “IDEAL”  TURKU ?...

 

(Pjesa e Dhjetë)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Njeriu i krijuem nga Zoti, që me arsye e logjikë të shndoshtë di me dashtë dhe me zbatue në jetë Urdhnimet e Tij, Ai ka Ideal. Ideali asht vetem NJË: “Zot – Atdhé”!

Shqiptari asht kenë në Europë pasqyrë e kuptimit të fjalës Ideal. Dalja e Tij dhe braktisja e paganizmit që në vitin 64 mbas Krishtit, e rreshton Popullin Shqiptar ndër Shtetet ma të nderueme dhe të ndergjegjëshme të Europës në Epoken mbas Krishtit. Që në atë kohë Shqiptari njohu Urdhnimet e Zotit, të cilat përputhen me dashninë e Atdheut. Ai njohu, luftoi për Atë Ideal, punoi dhe e trashigoi Idealin për të cilin kur kje rasa edhe  vdiq për Té, prandej, edhe mbijetoi në këta 2000 vjet. Ideali i Tij kjé i paprekshem aq sa kjé edhe objekt i anmiqëve të Tij për me e pushtue, me e salvue, me e masakrue, me e ba të pandergjegjëshem, me e kthye në barbar, me e shnderue, me e quejtë hajdut e vrasës, me e plaçkitë e robnue, me tentue edhe me e tjetersue, por kurrë mos me mujtë me e thye!

E Ky Shqiptar asht Malësori i Maleve të Veriut! Asht Ai Malësor për të cilin thotë Imz. Fan S.Noli: “Malësorët e Veriut mbetën të Krishterë me armë në dorë!” Janë vetem Ata Burra që në 2000 vjet luftuen dhe vdiqen e u ripertrinë me armët e Gjergj Kastriotit. Janë po Ata Trima për të cilët këndoi për mos me u harrue kurrëma At Gjergj Fishta, janë Ata breza që u lindën kudo në Trojet Tona, por që me të vetmin Ideal të të Parëve Tanë, moren rrugë e male, tue ngjeshë për parzem Simbolin e Idealit të Shqiptarit, Kryqin e Krishtit, dhe arriten me pushtue me Atë Ideal Botën me Fé e pa Fé, me Ideal e pa Ideal, me Atdhé e pa Atdhé, me familje e pa familje, me bukë e ujë e pa bukë e ujë, me kulturë e pa kulturë, me armë e pa armë...e me i ba me adhurue një Grue Shqiptare, që me e thirrë Nana e të gjithë Botës, e Ajo ishte e Lumnueshmja Nanë Tereza Shqiptare!..

A e kuptoni për ké e kam fjalën?... – Nuk besoj! Nuk keni si me kuptue Até çka nuk e keni mësue nga prindët tuej, nuk e keni lexue as ndër libra të shkollës ateiste, nuk e keni gjetë as në Historinë e kohës së lashtë apo të ré të Shqipnisë Martire, s’ e ka asnjë nga librat apo enciklopeditë e “dr. prof. e akademikëve”...të “Mejtepeve të çerdheve turke të Tiranës, Prishtinës e Shkupit”...nuk e keni mësue as në “Mejtepen e PPSh” në Tiranë, as nuk e keni ndigjue ndonjëherë nga presidentët, qeveritarët, deputetet dhe laramanët e demokracisë, sepse Ideali i Shqiptarit për ta asht “tradhëti”, asht shkelje parimi dhe vepre antishqiptare, për të cilën janë betue ç’ prej asaj ditë që janë ba synet “nalt e poshtë”!

Turqit janë anmiq të egjer të Shpirtit të Njeriut dhe Lirisë, dhurue nga Zoti.

Ku do ta mësonte fjalen “Ideal Shqiptar” Ahmet Zogu, nga Esad Pasha apo nga Ceno beg Kryeziu, apo nga miqtë e tij në Bristol...atëherë kur shiti Trojet e Atdheut?..

Ku do ta dinte djali i bylykbashit turk të Gjirokastres Enver Hoxha, atë fjalë, nga pederastet e Pazarit të Tiranës, apo ata që i solli Tito në 1941, kur formoi PKSH... apo nga masonistët e Francës, apo këshilltarët rus të Stalinit, nga citatet e Mao Ce Dunit apo nga aventurierët anadollakë që e rrethonin dhe e duertrokitnin për veprat tradhëtare e terroriste të tij, tue fillue nga Ramiz efenfi Alia, ideatori i hymjes në vathen turke të Konferences Islamike, dhe investitor i shpërbamjes kombëtare të Shqipnisë me Forumet e rinisë islamike të përhapuna gjithandej në Trojet Shqiptare?! Kush do të kishte ma vlerë për laramanët e demokracisë Sali Berisha me shokë, deri tek vllau i fundit i turqëve Bamir Topi, si thoni ju, një bust i Kastriotit apo një shishe shurrë e Enverit me të cilen rrinë tue i marrë erë edhe sot presidentët tonë dhe tue e kalue ndër duer me ly surratin e vet për me ju rritë mjekrra?... E kush asht ky Gjergj Kastrioti! Jeni në vete apo jo?! Idhudh...Edhe kush? Ai po t’ ishte Idealist, martohej me Nexhmije, Fiqrete e putana tjera turke, po jo me Donika, e kaurresha si Ajo! Edhe nuk i vinte turp fare Atyne Klerikëve Katolik, me na ruejtë deri tashti vonë edhe Kishen e Vaut të Dejes, ku zotni Kastrioti prej Dibres muslimane, na vuni edhe kunorë Katolike me “salltanet”...për me diftue se “Jam ushtar besnik i Krishtit!” Ashtu si veproi turku i Shkodres Fadil Ymeri, duhej të mësojnë me veprue edhe ajo rini që sot po përgatitet me shue çdo gjurmë të Asaj Histori që nuk na lejon me shtrue rrugen e së ardhmes së begatëshme të xhepave të qeveritarëve, që po punojnë për ringjallje të otomanëve ndër Trojet tona. Asnjë lëshim ma! Sot do t’ ishim një Arabi në brigjet e Adriatikut, po mos të kishim nëpër kambë Katolikët dhe Ata të dishmit e universiteteve të Europës, që deshen edhe me na tregue rrugen e Europës me libra e Ideal...Hëëë, Europa, pse nuk i ndihet zani? – A s’ i sheh muhaxhirët e vehabistët nëper Paris, Romë...e përgjithë qoshe të saj? – Jo mor jo, nuk ban za Europa kur t’ i mbushim bankat e saj me euro...A tha gja atëherë kur prishëm Kishat e Xhamijat? – Jo, e pse? – Pare o budallej do Europa, se për Ideal, Idealin ua ka lanë Malësorëve tanë...t’a ruejnë me Dedë Gjo’ Lulin e Ata Fretnit e tyne që kanë ndër gropat e xhirizit në Zallin e Kirit, Aty me Prekë Calin e Muzafer Pipen... që na erdhi nga Libohova me na tregue se nuk vritet Prifti i Shllakut e i Malësisë pafaj! Edhe vjen edhe i vllai nga Amerika dhe na tregon se ju jeni xhonturqit e rijë! Ata Muslimanë na me të vertetë i zhdukem...Por,...

Mos harroni kurrë porosinë e turkut tonë Ramiz Efendija i Bosnjes, se edhe nëpër gazeta shihen disa emna Muslimanë, që edhe sot vazhdojnë me çue zanin pak naltë kundër islamizmit dhe kerkesave të Perandorisë së re të Turkisë së riorganizueme, për shkombtarizimin dhe zhdukjen e Figurave antiturke, që në trojet Muslimane fyejnë Turkinë, kerkojnë me kundershtue me na mbushë mendjen me legjenda, se Kosova Lirinë e ka nga Amerika dhe Europa. Me këto mend të ecin se jo fort larg kanë me e pa edhe Europen tue hjekë nga parqet e tyne até Kastriotin, që i pat shpetue nga shpata e sulltanëve tanë... A ua kishte marrë mendja se mbas 100 vjetësh na prap po rikthehemi në Vlonën tradhëtare të 1912... Hajde, kujt ia mbanë me hypë tek Ai balkoni ku hypi tradhëtari i Turqisë me 28 Nandor 1912, Ismail Qemal beg Vlona?...Edhe nëse e ka falë Allahu shndoshë do të fillojë t’i merret goja si Atij Gurakuq Katolikut Shkodres!

Sot Shqiptarët kanë vetem një “ideal”, idealin që trashigojmë nga “vëllezërit tanë të gjakut”...ai asht ideali që na la Turqia dhe né e rejtëm ndër zemra e deri poshtë barkut ku ruejmë edhe nderen e gjanë, si na mësojnë edhe librat që jemi tue sjellë përditë për me edukue Forumet e rinisë islamike, e cila herë mbathë e herë zbathë, po me brakesha ku ruen edhe “idealin” turk të çlirimtarit të tokave të humbuna, do të marrshojë përpara!

Aty kah mbramja...veç u ndigjue zani i tallallit të Zadrimës:

“Ani kush, pra, me i pri kombit:

Ju, do pyka bijtë prej llomit

Që “shqiptarë” vedit i thoni,

Jo pse ju Shqipninë e doni,

Jo pse ju ndo’i send kuptoni

Shka asht Atdheu e shka asht Liria,...

Perparimi e Qytetnia...” (“Gomari i Babatasit”, 1923)

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora