E shtune, 27.04.2024, 02:40 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!...

E diele, 09.10.2011, 12:00 PM


SOT…LÉ    FLASIN  VETEM  PIRAMIDAT !...

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Kurrë, kurrë nuk i ka shkue mendja atyne që i vendosen piramidat kufitare rreth Tokës Shqiptare, se Ato jo vetem nuk do të zhgulen kurrëma, edhe pse e dinin se asnjena nuk e ka vendin Aty, por edhe se për 100 vjet të tjera do të laheshin me Gjak Rinije dhe Lot Nanash Shqiptare, që nuk do të thahen kurrëma !

Shteti Shqiptar Sot duhet të dëgjojë vetem zanin e piramidave të Tij…

Dikund andej mbas Kukësi thuhej se kishte Shqiptarë edhe aty nga viti 1945 !...

E donin Lirinë ma shumë se Familjen e vet të Bekueme nga Zoti, por pa Liri. Janë bash vëllaznit e vet që ua premtojnë Lirinë dhe, me “besen” komuniste, i bindin se duhet me ardhë në Token Nanë, dhe mbasi të organizohen të gjithë bashkë, do të “çlironin” Kosovën!  Ata u besuen “vëllazenëve” të vet partizanë, se deri atëherë kur nandori i akullt i atij 1944 i kishte grumbullue në shtëpijat e Shqiptarëve të Dardanisë, kishin hanger buken e ngrohtë të misrit me kripë e qepë të shtruem në sofrat e veta bujare si bashkëluftëtarë... I besuen djalit të ri boshnjak, që kishte kalue vite në Gjakovë e mandej në Shkoder, ku Parruca e njihte si dylber Ramiz Alia, si dhe luftarëve të tjerë partizanë Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Fadil Hoxha etj., se u dukej paburrni me kujtue vëllanë tradhëtarë...në sherbim të robnuesit.

Porsa Shqipnia kishte dhanë kushtrimin e lirisë nga fashizmi, po drejt ciles rrugë robnije nuk ua kishin tregue...U nisën nga Kukësi drejtë Shkodres, ku nuk fjeti asnjëherë në Kalanë e Saj tradhëtija. 12.000 Burra Kosovarë...në borë e akull e të çarmatosun, porsa kaluene Kukësin, gjoja për mos me u kuptue se janë “luftarë”, mujtën me mërrijtë ma pak se 3000 vetë në Tivar e Ulqin, mbasi Shkodren po e trazonin Malësorët e Bjeshkëve, që Kleri Katolik i kishte mashtrue me luftue kundër Enver Hoxhës si “çlirimtarë komunist nga Jugu”.

Askush nuk pat mundësi me u tregue se kishin mbërrijtë edhe njëherë në duert e serbit gjaksuer komunist e aty ishte edhe fundi i tyne. Ndonjë që iku, dhe erdhi deri në Token e Velipojës, u dorzue prap andej, se presidenti Omer Nishani, mbasi kishte bisedue gjatë me Enver Hoxhen, kishte urdhnue Riza Danin “me ua dorëzuar jugosllavëve se nuk do të prishemi me Titon për hir të ca kosovarëve...”, dhe ashtu u veprue. Frano Jakova, i vëllaj i Tuk Jakovës, kur ishte i interrnuem nga vitet 1959, i ka tregue At Frano Kirit, se: “Kur Tuk Jakova e ka pyetë Ramiz Alinë: Po pjesa tjetër, që sollet nga Kukësi, ku ishte vendosë gjatë rrugës për në Shkoder? - Ramizi i ishte pergjegjë: ‘I vramë si qentë rrugës dhe i hodhëm në Dri e prroska...ishin të gjithë kunder nesh!”...

Janë mbi 12000 familje të Dardanisë që lajnë me Gjak e Lot piramidat tona...

A thue këtu u mbyll kapitulli i krimeve të spijunit tradhëtar Ramiz Alia?..

Jo, jo! Ishte fëmijë i një turku në Bosnje...lidhet gjatë luftes me OZNA jugosllave, vazhdon studimet si spijun i KGB staliniste në 1954...Asht në 1967 nr. 2 si zbatues i “Revolucionit Kultural” simbas mësimeve të Mao Ce Dunit...në Shqipni, shpikës dhe ideator i formulës “vëllezër gjaku me turqit”, zevendës i diktatorit anadollak E. Hoxha dhe në fund mban edhe postin e presidentit të RPSSh, tue zevendsue Haxhi Lleshin.

Fillon karrrieren e presidentit me vrasje dhe varje në litar aty ku kishte fillue edhe tradhëtinë ndaj kosovarëve, në Kukës...dhe po aty, vazhdon edhe tradhëtinë ndaj Rinisë Shqiptare, e etshme për Liri dhe Demokraci, por edhe e unshme për bukë...Mashtrues i saj deri në vdekje! Pasunia prrallore e ban të mirpritun në USA, Romë, Suedi ...etj.

Duhej mashtrue Rinia Shqiptare. Ajo mund të ngrisin koken kundër komunizmit!

Si gjithmonë rruga e mashtrimit nga Ramiz Alia ishte profesioni komunist i tij.

I bie nder mend se duhet gjetë mënyra...me ndryshime të Kodit Penal, rrugë e cila e ndihmon me mashtrue Europen gjoja me ndryshime dhe se asht per “Demokraci”...

 

Me dt.08.05.1990, pëson ndryshimin e parë neni 127 mbi kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky ligj komunist dënonte me vdekje (me pushkatim) të gjithë ata që kapeshin në kufi, ose ata që spijunoheshin për arratisje.

 

“Kalimi i paligjshëm i kufirit të shtetit dënohet:

- Me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në pesë vjet.”

 

Ligji nr. 7380, datë 8.5.1990 Disa ndryshime në Kodin Penal të RPSSh.

 

Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

 

Kuvendi Popullor i RPSSh,

 

Vendosi:

Neni 1

 

Në Kodin Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë bëhen këto ndryshime:

 

1.       Në nenin 22, paragrafi i dytë dhe i tretë ndryshohen si vijon:

 

"Dënimi me vdekje nuk jepet kundër personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Si dhe kundër grave".

 

Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor (Sihat Tozaj) dv

 

Kryetari i Kuvendit Popullor të RPSSh. (Ramiz Alia) dv.

 

 

Si u zbatue ky ndryshim i bamë nga Ramiz Alia…

 

Lé të flasin Piramidat e Kufinit të Republikës së Shqipnisë:

 

Aty asht Gjaku i derdhun nga Rinia Shqiptare!

 

Aty janë lotët e Nanave e Motrave Tona...

LISTA E TË VRAMËVE NË KUFI NË VITIN 1990…

KY ASHT PRESIDENTI I PARË “DEMOKRAT” I SHQIPNISË...Ramiz Alia!



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V) Fritz Radovani: Na jem' ti Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (III) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (II) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar Fritz Radovani: Pse na quejti Hrushovi ''Narodnij musliman''?!... Fritz Radovani: At Pjetër Mëshkalla S.J.

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora