E diele, 28.04.2024, 07:05 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII)

E marte, 01.11.2011, 09:02 PM


“VËLLEZËRIT  E  GJAKUT  ME  TURQ” TALLEN  ME  KLERIN…

 

(Pjesa e Shtatëmëdhjetë)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Këte herë nismëtar asht „nderi i kombit“ Imzot Rrok Mirdita…Qeveritarët tanë, jo vetem ishin të gatshem, po janë edhe të gëzuem që iu dha rasa me u tallë me Klerin Katolik të Shqipnisë së sotme. Në konferencen për shtyp të datës 29 Shtator Argjipeshkvi i Tiranës, që asht edhe kryetar i konferencë ipeshkvnore të Shqipnisë, deklaroi: “...Kjo përfshirje duhet të jetë e plotë, deri në martirizim, sikurse ka ndodhur që herët në krishtërim, sikurse ka ndodhur edhe së voni me të krishterët shqiptarë. Liria, që aq shumë kemi dëshiruar dhe më në fund e kemi arritur. Ka nevojë tani për një ndjenjë përgjegjësie që buron nga dashuria.” ... Shumë interesant asht kjo thanje po t’ ishte e vertetë...dhe sikur me të vertetë t’ ishte “perfshirja e plotë, deri në martirizim”, “Liria... e dëshiruar dhe më në fund e kemi arritur” dhe ka mbetë “ndjenja e përgjegjësisë që buron nga dashuria.” Gjaja ma e thjeshtë! Këto janë fjalët e Kryetarit Konferencës ipeshkvnore të Republikës së Shqipnisë!!

Kryeministri Sali Berisha deklaron: “Shqipëria ka dhënë kontributin e saj me mbrojtjen që i bëri Krishtërimit Skënderbeu, për të mbërritur tek Shenjtorja e mbarë njerëzimit, Nënë Tereza e Kalkutës.”...Por, ka harrue me shpjegue se ku i çojnë bustet e fotot e tyne kur vjen ndonjë delegacion turk apo arab...nga zyret e nalta të qeveritarëve...

“Me këte vendim keni bërë një nderim të madh dhe plotësisht të merituar të priftërinjve të kishës shqiptare, të cilët u martirizuan dhe dolën në mbrojtje të vlerave hyjnore që besonin”. Vetem ka harrue me diftue se vrasësit dhe kriminelët vazhdojnë me pasë titujt e herojve për krimet kundër Klerit Katolik të Martirizuem!

Ai vlerësoi se: “Në historinë e kulturës shqiptare rol kryesor kanë patur udhëheqësit e besimeve fetare, e në mënyrë të veçantë ata të kishës katolike, të cilët kanë shkruar dhe disa nga veprat më monumentale të letërsisë shqipe.”

Po të njajten gja e thotë edhe presidenti Topi: “Prelatët shqiptarë gjetën tek mbështetja e Vatikanit, forcën për të kultivuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar. Libri i parë i gjuhës shqipe u shkrua nga prifti Gjon Buzuku në vitin 1555, por edhe veprat e shekullit të 16-të të Budit, Bogdanit e Bardhit, u botuan nën mbrojtjen dhe mbështetjen e kardinalëve të asaj kohe.” – Ku e keni gjetë një gja kësisoji të shkrueme ndër tekstet e universiteteve dhe shkollave tona? – Kur nuk u ka shkue goja me tregue sesi vazhdohet me i luftue edhe sot veprat po e po, por edhe gjuhën e Tyne! Ju i keni nxjerrë nga vorrezat dhe sot At Fishten e keni perjashtue edhe nga programet shkollore!

Kejo që bani ju për pasunim Shqiptaret e quejnë “me hanger turpin me bukë!”

Berisha nuk rrin pa zbulue mbrendinë e vet  “...priftërinjve të kishës shqiptare, të cilët u martirizuan dhe dolën në mbrojtje të vlerave hyjnore që besonin.” Ku dhe kur dolen Ata,.. Me dalë kundër Tyne keni dalë ju dhe jo Ata. Ju jeni mbasardhës të denjë të persekutorëve të Tyne! Ju tregoni bashkë me ata që shohin të realizuem idealin e Tyne dhe deklarojnë: “Lirinë...e dëshruar dhe më në fund e kemi arritur”...Turp!!

Ku i kanë Ata Prelatë të Klerit Katolik Shqiptarë, që keni pushkatue, vorrezat e tyne...Apo ju vjen turp me tregue se vazhdojnë me kenë nën gropat e xhirizeve në Zallin e Kirit në Shkoder? Ku asht një Monument i ngritun nga ju për viktimat e komunizmit anadollak? Cili asht vlersimi që i bani ju mbasardhsëve të Tyne? Ku janë veprat letrare dhe historike që i keni plaçkitë dhe jeni pajisë me vepra të vjedhuna me tituj të pamerituem deri tek pseudoakademikët tradhëtarë e të shitun?...Cili asht qendrimi i juej dhe ndihma morale apo ekonomike ndaj Atyne kunder të cilëve keni udhtrue Gjenocidin ma barbar të Shekullit XX, dhe sot mbasardhësit e Tyne lypin mëshirë neper Europë?

Dhe, me paturpësi tregoni edhe sa jeni tue marrë me mbushë xhepat tuej:

Kryeministri Berisha u tha: “Tetëmbëdhjetë vjet më parë të ardhurat për frymë ishin 204 dollarë, ndërsa sot janë rreth 8000 dollarë...”

Kjo shprehje më kujtoj kohen kur Shqipnia “hante bar...” dhe fitoi çmimin e parë të mirëqenjes!Ndoshta kjo shifer asht për ata frymë që janë në organet e minstrisë së drejtësisë, se gati kam kenë tue thanë “të ardhunat ditore” të ish...ish...ministrisë së mbrendshme që po vazhdojnë edhe sot!

 

Dhe së fundi Berisha theksoi se: “Kjo asamble zhvillohet në një kohë kur qeveria shqiptare po punon me përkushtim për shndërrimin në realitet të projektit për anëtarësim të vendit në BE, si e ardhmja më e shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.”Ma poshtë shenohet: “Sipas imzot Rrok Mirditës, Kisha katolike është një ndihmesë në bashkimin e Shqipërisë me familjen e madhe europiane....

Kisha Katolike ka një përvojë shumë më të lashtë se Europa e Bashkuar në çështje të tilla, siç janë proceset e integrimeve ndërkombëtare. Me përvojën e saj dhe praninë e saj të fortë në të gjitha nivelet e Bashkimit Europian, ajo jep një kontribut edhe për imazhin e Shqipërisë pranë institucioneve europiane vendimmarrëse...

Kisha dhe shoqëria në Shqipëri kanë përjetuar një rritje të pamendueshme gjatë këtyre njëzet viteve, por Shqipëria ka ende shumë nevojë për ndihmën e Evropës. Aspirata për të hyrë në Bashkimin Evropian është njëra ndër aspiratat më të miratuara nga populli ynë. Hapat që duhet të përmbushë Shqipëria janë ende të shumtë dhe jam i bindur se do t’i përmbushë, por kemi nevojë edhe për mbështetës. Më lejoni t’ju kërkoj me përvujtëri që të jeni avokatët e vendit tim pranë vendeve tuaja.

Me thanë të verteten këte kerkesë që keni për vendin tuej...nuk e kuptoj!! Mos asht fjala për krahinat e Malit të Zi të cilave i perkisni ju...apo ndonjë vendit tjeter...mbasi Shqipnia, siç dishmon me veprat e fundit fëtyren e ka sjellë nga Turkia dhe Arabia...?!

Ku hyn Europa këtu kur diskutohet heqja e Gjergj Kastriotit nga Historia?!!

Pse nuk asht Ai as në sfondin e fotos së presidentit Topi me kardinalët?!

A nuk janë Gjergj Kastrioti, Nanë Tereza dhe Martirët e Kishës Katolike ...

Ata që i sollen në Shqipni Kardinalët e Nderuem?!

– Pse keni frikë nga bustet e fotot e Tyne?!..

 

Më pyeti një person: “Pse thue asht zgjedhë Shqipnia për këte veprimtari?”

Unë iu përgjegja: Asht mirë me kenë perfaqsuesit e 33 shteteve të Botës Katolike dhe me pa “Shqipninë tue vdekë si Krishti në mes të dy hajdutëve...” Ai kujtoj se po i them për dy qeveritarët e naltë dhe qeshi...Po unë e skjarova: “Janë dy të tjerë...Asht ai që 70 vjet përpara na solli diktatorët që kanë në dorë prap shtetin, ndersa tjetri asht ai me masken e ré të “demokratëve të pasun” ose “Vëllezerit e gjakut të qeveritarëve tanë...”.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V) Fritz Radovani: Na jem' ti Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (III) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (II)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora