E shtune, 27.04.2024, 02:58 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI)

E shtune, 22.10.2011, 06:00 PM


EDHE  GEGËNISHTJA  NA  ISHTE  “FANATIZËM”!?...

 

(Pjesa e Gjashtëmëdhjetë)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

            Kryesisht kjo ngjet se Shqiptarët janë “fanatikë”…Gjuha e tyne asht shprehja ma e kjartë e një fanatizmi të theksuem dhe të mbrapambetun, që i karakterizon ata. Kur themi “ata”, janë pikërisht “ata” që e kanë deformue, luftue dhe punojnë edhe sot me e shkatrrue e shkallmue Gjuhën Shqipe. Pra, janë vetëm “ata” që nuk e duen Gjuhën e  Shqiptarëve! E kështu, tue perdorë përemnin “ata”, kemi mundësi me vazhdue deri në 20 apo edhe 30 faqe pa thanë kurrgja, veç fajin e kanë “ata”...Stërzgjatja do t’ ishte edhe kjo po në favorin e “atyne” që vazhdojnë me ba sikur nuk po dëgjojmë dhe as nuk po na intereson fare se ku e kanë hallin “ata” të tjerët, që kërkojnë rishqyrtimin e çeshtjeve të padrejta për gjuhën. Asht gjetë dhe një term që perdoret kur nuk na intereson dishka: “Ky diskutim sjellë përçarje”. Sigurisht kjo i detyron edhe “akademikët e të dijtunit” me u terhjekë, sidomos, kur shohin “unitetin”!

Ajo faqe e zezë paturpësije e vitit 1972 ka zanë vend dhe ka lëshue rrajë të thella, ashtu si shumë padrejtësi të tjera të pakorrigjueme tash 20 vjet nga pseudoakademikët tanë. Nuk dishrojnë “përçarje”!

Ku qendron thalbi i kësaj çeshtje, që disa herë e kam persëritë, sot kur në Shqipni dhe Kosovë ministrat e kryeministrat shqiptaro – turq shkëmbejnë mesazhe dhe paraqesin mendimet e tyne për rishqyrtimin e historisë sonë? Kjo çeshtje do të bahet ma e nderlikueme se ka kenë deri tashti, sepse Gjuha Shqipe e përjashtueme nga shkollat dhe institucionet tona shtetnore e kulturore, ishte pikërisht Ajo që i shkurtoi jetën pushtuesit  turk në Shqipni. Nuk ka sesi të mendohet që turqit do të pajtohen me Formulen e Imz. Pal Engjullit, apo me Ato thesare të Gjuhës Shqipe që fillojnë me Don Buzukun e vazhdojnë deri tek i quejtuni “perfaqsuesi i letersisë së Katolikëve, At Gjergj Fishta”....

Ndoshta i pari që duhet fshi nga Historia e Shqipnisë, edhe para Gjergj Kastriotit, asht Imz. Pal Engjulli! Gjergj Kastrioti, në fund të fundit, ndër të gjitha institucionet zyrtare a i ka zanë 3 metër katrorë vend, e kishe me thanë se me i matë me metër janë ma pak! Imz. Pal Engjulli me Formulen e Tij ka zanë gati 80% të siperfaqes së Shqipnisë së Veriut...

Fatkeqsisht, edhe pse janë luftue, masakrue dhe vazhdohet me u punue kundër  tyne në të gjitha fushat, prapseprap vazhdojnë me folë, e ndonjë aty - këtu edhe me shkrue prap në Gegënisht. Krejt e pakuptueshme! Në Kosovë nuk ishte asnjëherë diktatura enveriane dhe as nuk krahasohet as dëbimi i kosovarëve me té as në 1999, madje sikur të gjithëve të na kishte dëbue Enver Hoxha nga Shqipnia Veriore, jam i sigurtë se të gjithë do t’ ishim edhe sot ma të knaqun se me na mbajtë në Shqipni ashtu si na ka mbajtë ai né  katolikëve. Se cili ishte çmimi i ndytë me të cilin u blenë kosovarët nga Enver Hoxha, dhe pranuen me hjekë dorë nga Gegënishtja, këte po e provon historia. Me zevendsue Gjuhen me të cilen Shkrimtarët Gegë i treguene gjithë Botës se kush janë persekutorët dhe vrasësit e mija e mija Atdhetarëve të Kosovës Martire, dhe me arrijtë me u pajtue me dëshiren e tyne për shkombtarizimin e Atdheut dhe me perdorë edhe gjuhën e tyne, kjo asht e pafalshme! Kjo në çdo vend të Botës, edhe në Turqi, quhet tradhëti kombëtare! Nuk ka asnjë emen tjeter! Në kjoftë se Gjuha Gegënishte u quejt Gjuha e Krishtit, atëherë Ajo Gjuhë duhej nderue dhe perdorë edhe ma shumë se kurrë pikrisht nga Shqiptarët e Dardanisë, nëse e quejnë veten ashtu, sepse Populli i Asaj Dardani nuk ka vuejtë aspak ma pak se Krishti! Dhe mbas Saj, lé të flasin Maqedonia, Hoti e Gruda...kam apo nuk kam të drejtë?!

Janë tue kalue shekujt si ujë e Tokat Shqiptare mu në mes të Europës, rrinë tue u pushtue sa nga një anmik, sa nga një tjeter, dhe Bota ban “sehir”...”punë turqish!”, léni ashtu, se mirë janë...e politikanët matrapaza e të pakarakter vazhdojnë me mbushë xhepat e tyne me eurot e tradhëtisë!

A mundeni me kuptue se cili asht motivi që më ka shty me shkrue këte artikull?

– Jo, nuk besoj! Asht fatkeqësi e madhe me lexue në shtypin shqiptar intervista e artikuj sesi konsiderohen njerzit e rijë që flasin dhe shkruejnë Gegënisht!

Një gazetare i drejtohet një vajzës së ré shkodrane, zj.Ledja Dushi: “Mund të jetë ndër të vetmet autore nga Veriu, fanatike e krijimit e shkrimit natyral të dialektit gegë...” Ku ka ma turp se me e quejtë Shqiptaren e re me emnin “fanatike” një moter e saj, e cila kërkon me çdo kusht me e fye para opinjonit shqiptar pse Ledia flet e shkruen në Gjuhën Gegënishte! Ndonse Shkodranja e Nderueme vazhdon deri në fund me kenë kryenaltë.

Intervista mbyllet me këto dy shprehje:“Kësaj interviste po i përgjigjesh gegnisht, e bën këtë për të thyer normën si tabu të gjuhëtarëve socrealistë? – Po i përgjegjem në t’vetmen mënyrë që di e mundem për me e thanë t’vërtetën time.”(Gazeta Standard, 20 Dhjetor 2010).

Unë mora vetem një shembull nga shtypi për të dokumentue qendrimin që mbahej dhe vazhdon me kenë prezent në eliten shtetnore dhe kulturore të Xhonturqëve tanë të Shek XXI.

Jam i sigurtë se politika antigegënishte do të vazhdojë, por me vazhdimin e saj ka edhe nga “ata” që mendojnë se me kohë, tue qendrue në pozicionin e tyne antigegëni, dhe tue mos pranue me u ulë në tryezen e dialogut, “beteja e 1972 asht e fitueme”!! Kjo sakrificë nga “ata” bahet edhe për një arsye tjeter: Ka ma shumë se 67 vjet që punohet gjithnjë prej tyne me evitue “përçarjen”...Nuk e kuptoni ju këte?

– Jeni tue gabue randë, vëllazen Shqiptarë! Po ju drejtohem Ju dhe jo “atyne” që nuk janë kenë as në 1944, as në 1972, as në 1991 e as sot Vëllaznit e Gjakut të Gegënisë! 

Unë mora si shembull një vajzë të re shkodrane...Ajo ka shkrue dhe vazhdon me kenë Bijë e Nderueme e Gegënisë! Ajo në betejen e Saj ka dalë fitimtare! 

Me siguri Ledia ka edhe Shoqe si veten! E koha që po vjen ka me kenë edhe ma e veshtirë për të gjithë Ata që mbrojnë Idealin e Shejtë t’ Atdheut: Gjuhën e Nanës...

Gjithmonë drita e dijes ka fitue mbi errësinen e perçamjes dhe tradhetisë!

“Mos keni frikë!” ka thanë Miku i ynë i Madh Papa Gjon Pali II.

Ajo asht Gjuha e vertetë e Nanës Shqipni...Prandej Ajo, edhe nuk vdes! 

 

            Vazhdon...

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë! Fritz Radovani:: Sot... le të flasin vetëm Piramidat!... Fritz Radovani: Edhe një dylber i PPSH... ma pak! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIII) Fritz Radovani: Jubile sa i nderuem aq i trishtueshëm Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (X) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VI) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (V) Fritz Radovani: Na jem' ti Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (IV) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (III) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (II) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora