E enjte, 12.12.2024, 10:55 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Martir’ i atdheut Don Shtjefën Kurti

E premte, 02.03.2012, 07:59 PM


MARTIR’ I  ATDHEUT

 

DON  SHTJEFËN  KURTI

(1898 – 1971)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

?Ka lé në Ferizaj (Kosovë), më 25 dhjetor 1898.

?U shugurue meshtar në Romë më 13 maj 1921. Erdhi në Shqipni më 6 janar 1930

dhe punoi gjithë jeten e vet per bashkimin e Trojeve Shqiptare të robnueme …

?U arrestue në Tiranë më 28 tetor 1946, dhe u dënue me njëzet vjet burg.

?Mbas mbylljes së Kishave u dërgue në Gurëz (Milot).

?U arrestue përsëri më 11 qershor 1970 dhe u dënue me vdekje “ka Pag?zue nj? f?mij?”.

?U pushkatue më 29 Shtator 1971. As sot nuk ka varr!...

 

GURËZ, Natë…19 SHKURT 2012…

 

Tek monumenti i Atdhetarit DON SHTJEFËN KURTI…

URREJTJA… URREJTJA… ndaj Atdhetarizmit dhe Fesë së Atyne Martirëve që dhane edhe JETEN E VET... për mos me mohue të Vërtetën!

URREJTJA shkatrron shtete… perçanë Popujt dhe i rrokullisë në humnerën për të cilen punuen dje e po punojnë prap sot terroristët dhe gjaksorët e Popullit Shqiptar!

Busti i një Martiri mbështjellë me letër higjenike!

Busti i një Martiri i përdhunuem në mënyrën ma të ultë e mizore!

KJO URREJTJE NUK ASHT PA AS NDËR KAFSHËT E EGRA TË SHPELLAVE…

Shqipni, të plaçin sytë, ku po shkon?!Me këte rrugë që kemi marrë, jo në BE që nuk do t’na pranojnë, por as Perandoria Turke, që Erdogan andërron me e ringjallë tue përfshi edhe Ballanin, nuk ka me na qasë!

Ata që dhunojnë Martirët e vet nuk ka si me i besue askush në botë.

Ajo letër higjenike i asht vu Nderit të Shqiptarëve dhe Shqipnis? Etnike!

Atëherë, si mos me i dhanë të drejtë:

 

Holandezit Robert van Lanschot, i cili shkruen:

“Ballkanasit nuk kanë kontribuuar me asgjë për kulturën e Evropës”. Kështu është shprehur ish-diplomati holandez dhe gazetari Robert van Lanschot në një koment në gazetën gjermane “Handelsblat”.
Van Lanschot, i cili ka marrë pjesë në misione në Bosnjë, Kosovë, Irak dhe Eritrea, komentin e tij e fillon duke e komentuar një prej ish-diplomatëve të Kongos, i cili tani jeton në Bruksel...Sipas Van Lanschot, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, pjesë të mëdha të Serbisë, të Bosnjës, Bullgarisë dhe Greqisë, gjithashtu nuk përputhen me idenë për Evropën. Ai thotë se të gjithë këta bëjnë pjesë në një grup kulturor që është më e afërt me Turqinë. Po ashtu, ish diplomati thotë se qytetet e Kosovës më së shumti i ngjajnë Irakut se sa BE-së…Ai ka thënë se edhe punëtorët e ndërtimit nga Kosova që punojnë në Zvicër nuk mund të ndryshojnë stilin e ndërtimit kur kthehen në shtëpitë e tyre dhe “ndërtojnë objekte josimetrike”, të habitshme për njerëzit e Perëndimit.
Van Lanschot apelon që të ndërpritet zgjerimi i BE-së, duke theksuar se vendet e Ballkanit s`kanë asgjë të përbashkët me Evropën.” (Marrë nga “proletari.com”)

Melbourne, Mars 2012.



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora