Mendime
Reshat Nexhipi: Mesazhe dhe veprime patriotike të figurave tona kombëtare
E enjte, 03.05.2012, 06:11 PM
![]() |
Abdyl Frasheri |
Mesazhe dhe veprime patriotike të figurave tona kombëtare në të kaluarën, por që vlejnë edhe për sot
(Sipas rendit alfabetik)
Nga Reshat Nexhipi
Abdyl
Frashëri, dibranëve:’’E ardhmja jonë varet nga bashkimi
ynë, nga bashkimi i forcave tona...Si kërkoni të luftoni ju kundër armiqëve të
atdheut, kur ju jeni armiq për vdekje me njëri-tjetrin?..Kini ardhur këtu të
armatosur gjer në dhëmbë, kurse armët i mbani për të ngrënë kokat e vëllezërve
tuaj..,,
Abdyl
Frashëri...Akoma pa mbaruar fjalën e fundit, u ngrit një ulurimë e
madhe që më bëri të dridhem, por menjëherë u ngashëreva deri sa më shkuan lot
në sy kur pashë tërë atë mizëri që me
një lëvizje prej vetëtime, hodhën në
tokë armët dhe po shtrëngonin me njëri-tjetrin duart e djathta si miq të
vërtetë..’’
Abdyl
Frashëri, dibranëve..Dhe, pastaj, për t i larguar dibranët
nga zakonet negative, prapanike, u kishte thënë se çdo njeri ka një atdhe dhe
një kanun dhe i pyeti: kush është më i rëndësishëm, atdheu,apo kanuni...kush
peshon më tepër? Atëhere, sipas shkriimt të Abdylit, të gjithë u ngritën në
këmbë duke thirrur njëzërit:’’gjakun e kemi falur,besa-besë’’dhe sicili i dha
dorën armikut të vet,duke u përqafuar vëllazërisht me njëri-tjetrin.
Abdyl
Frashëri, në Manastir, 1879. Kosulli, kur e pa Abdylin me pranga
në duar, buzëqeshi me ironi dhe i tha me cinizëm: çfarë bëre me idetë e tua?
Abdyl Frashëri, si kurdoherë krenar, iu përgjigj ’’Si mund t i thuash bujkut
çfarë bëre kur mbjell farën në arë? Sot fara nuk duket por do të mbijë..do ta
korrin brezat e ardhshëm..Shqipëria do të bëhet,,
Adem
Jashari.Në histori ka hyrë si“Hero i rezistencës Kosovare”,
sepse në Prekaz të Poshtëm, më 30 janar
1991, nisi rezistencën kundër pushtuesve serbë.
Prekazi dhe Kulla e tij u bënë vend i shenjtë për shqiptarët e të gjitha
viseve ku jetojnë ata. Sipas Murat Jasharit, nipit të Ademit,deri nëntor 2004, kompleksin e Jasharëve e kanë vizituar rreth
7 milionë njerëz”, kurse gjer më sot, me siguri disa herë më tepër.
Adem
Jashari, sipas Bob Stewart. Ky kolonel, ishkomandant i forcave britanike në
kuadër të UNPROFOR-it në Bosnjë, në një rast, ka thënë: “Adem Jashari, me
strategji-në e tij, na ka bërë që të lëvizim nga vendi dhe të mbetemi me gojë
hapur,,.
Anton
Çeta. Për këtë profesor të dalluar të Kosovës, me origjinë
gjakovare, Lirim Deda,në Faktin e 22 janarit, 2009, shkruan se, veç tjerash,
kish arritur të pajtonte më shumë se 1500 gjaqe’’ në Kosovë. Vdiq më
1995.
Baba
Alushi. ,,Po të mos ishte ky baba bektashi, nuk do të
realizohej dot ideali i Abdyl Frashërit për Lidhjen e Prizrenit,,-thuhet në
literaturën histo rike dhe theksohet kënga popullore, me këto fjalë: ,,Kush do
Shqipërinë kush, i mjeri Baba Alush. Nuk vdiq, por në Qiell rron, dhe së larti
na vësh tron. Na vështron e na thërret,përpiquni për Mëmëdhe,,
Baba
Fetahu. Patriot i shquar nga ana e Skraparit. Pak ditë pas
Lidhjes së Prizrenit, mori në portën e Teqesë së Backës gurin e gdhëndur me shqipo
njën
dy krenare, duke i thënë popullsisë së këtij rrethi se ,,ky zog një ditë do të jetë flamuri i
Shqipërisë’’.
Baba
Meleqi (Shemberdhenji). Bektashi dhe patriot i shquar nga
Staravec
ka e
Skreparit, të Shqipërisë. Për gjuhën shqipe, ka shkruar: ,,Këtë gjuhë të bekuar,kush
ia dha kështu Shqipërisë,kjo është lule e bekuar, e krijuar prej
Perëndisë.Gjuhës shqipe unë s’i ndahem, me gurë të më trazojnë, do të punoj sa
të çohem, e në varr të më mbulojnë.
Baba
Meleqi...Tinzarët po më ndjekin, unë s kursej vetvenë,
sikur në zjarr të më pjekin, se harroj dot Mëmëdhenë.Vdekja për
Mëmëdhenë, trimit s ja tremb dot synë, prindët tanë atje ku qenë, është
tërë vendi ynë. Mos rimë kështu të fjetur, po të marrim lirinë, se kjo punë s
ka të vdekur, të ndriçojmë Shqipërinë,,. Në fund,vetes i thotë: ’’Mos u
tremb moj zemra ime, vetëm lutju Perëndisë, po qendro e bëhu trime, gjallë do t i vesh Shqipërisë.
,,Bashkimi i Kombit,, Manastir: Nëse jemi të
bashkuar, do t i përngjasim shkëmbit në
mes të detit, i cili vazhdimisht rihet nga valët, por në vend që të shëmbet
ndrit edhe më tepër,,
Çajupit,te,,Baba
Tomorri,,: O shqipëtarë të gjorë,
ndëgjoni Baba Tomorrë: Kombi Juaj s vete mbarë, se besët u kanë ndarë. Besa e
bashkon njerinë, Ju pse e ndani Perëndinë? Të Krishterë e Myslimanë, të gjithë
një Perëndi kanë. Ini një gjak o të
mjerë, se ndë një vend kini lerë. Ini gjithë Shqipëtarë, s ini Grekë as
Tartarë. Mblidhuni të bëni benë, të kujtoni Skenderbenë.
Çajupi
në,,Besa- Besë,,: Zgjojuni o shqipëtarë, erdhi dita për liri, zini luftë me barbarë, përpiqi për
Shqipëri. Të krishterë e myslimanë, të tërë një qëllim kemi, Gegë, Toskë,
Dibranë, të duamë Mëmëdhenë. Lini
djallëzitë, lini pra
pësitë,
po shini Perëndinë dojeni Shqipërinë.
Vend i Skenderbeut, mi bukuri i dheut, kur do të gëzojë dhe do lulëzojë? Balt e
Shqipërisë,djep i trimërisë, e ëmbël si mjaltë, Zoti na i faltë!
Çerçiz Topulli, sipas Mihal Gramenos:
,,Kapiteni ynë i shtrenjtë, Çerçizi, u tregua si një dragua në këtë luftë (të
Mashkullorës-R.N.) Kështu që histo
ria kombëtare do të mburet me emrin e këtij djali të ri,
po burri të madh të Shqipërisë...Zbathur, lakuriq..me leshrat përpjetë.. me
pushkën në dorë, duke na mburur neve dhe
duke qëlluar mbi ushtarët..
Çerçiz Topulli.. Fëtyra e tij
, këtë ditë, ishte më e çelur se kurdoherë, jo si
kur luftonte por sikur kërcente..Shumë herë nxirrte kryet
përjashta mbro
jtjeve me gurë që tu fliste ushtarëve turqisht që të
hiqeshin mënjanë dhe mos vriteshin vëlla me vëlla, duke u thënë: jemi bijt e Skenderbeut dhe nuk dorë
zohemi,po do luftojmë gjer në orën e fundit, se shqiptari
di të vdesë, pas zakonit.Me nder për Atdhenë,,
Çerçiz
dhe BajoTopulli, Hasoja. Mihail Grameno për këtë nënë të dy ptriotëve në fjalë, kujtohet: ”Kur
ishim rrethuar në Mashkullorë vanë gjithë farefisi, si edhe miqeshat në shtëpi
të Topullanjëve për të ngushëlluar plakën e ndjerë,po trimëresha Hasoja, me një
madhështi tëmadhe,u thosh:ju lutem tepër moj motra,të jeni të çelura se unë nuk
kam nevojë për ngushëllim, sepse trimi po më lëfton si burrat për Shqipërinë!
Çerçiz
dhe BajoTopulli... Vetëm atëhere,që Zoti mos e dhëntë kurrë,në
qoftëse Çerçizi bie i gjallë në duart e ushtrisë, ejani edhe në më doni mua,
tregojeni, jo të ngushëlloni,po të më vrisni që të mos rroj e gjallë, midis
shoqevet, si një faqezezë!
Çerçiz
dhe BajoTopulli... Po siç e di unë Çerçizin, ay do të bjerë i vrarë
me nder edhe atëhere ejani, ju motra, që të dëfrejmë dhe kërcejmë, së bashku se
atëhere vdes e gëzuar që na la emrin të pafëlliqur.Mihail Grameno, fiton rastin
dhe thotë për t’ëmën: ”Ishte përhapur lajmi në Korçë që isha vrarë.. kur ajo
dëgjon,vesh rrobat e reja, duke thënë: kam dasmë se Mihajlin e martova me
Shqipërinë!”
Dervish
Hima, Manastir, 1910, në Kongresin II: Prej sot e tutje mos
përmendim më fjalët toskë, gegë, bektashi, synit, shihit, ortodoks, katolik,
krishter,
mysliman etj. por vetëm shqiptar, se të gjithë shqiptarë jemi, një origjinë,
një gjuhë dhe qëllim kemi.
Dervish
Hima. Një ditë i
hyri në zyrë kajmekamit turk në Manastir
dhe e pyeti:A mos doni ta zini Dervish Himën?-Po, si jo, atë e kërkoj- u
përgjigj kajmekami.Unë jam ai iu përgjigj Dervish Hima dhe iu kërcënua me
vrasje nëse i bën shqe tësimin më të vogël.
Gjerasim Qiriazi: “Përçarësve të
kombit u takon litari”, kurse në strofën e një vjershe të tij,shkruan “Do
punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të ronj, do të zgjoj edhe ata që
flenëkështu jetën ta mbaroj. Ose: O mëmëzë e dashur, ç na je kështu, e çpate
ti, përse na je helmuar, përse na qan e na mban zi.
Gjerasim Qiriazi, si patriot.. Kur
vdiq Gjerasimi, i gjetën nën jastëk një vjershë të shkruar në çastet e agonisë
së tij.Ajo titullohej “Lamtumirë” dhe i kushtohej mëmëdheut të dashur nga i
cili po ndahej përgjithmonë.
Gjergj Qiriazi: “Ta
ruajmë besën se atë e kemi pasuri që s’e ka popull tjetër në botë”-ishte mesazhi
i tij.
Gjini. Më
1793 kishte marrë me vete dokumentacionin sekret të ambasadës franceze në
Stamboll për ta shpënë në Paris.Gjatë udhëtimit në det, e sulmu
an anglezët dhe për të mos e nxjerrë në shesh
dokumenta cionin në fjalë dhe për ta ruajtur besën, flijoi veten duke e mbytur
anijen e vet, kuptohet bashkë me të.
Haki
Taha, vret Milladin Popoviçin. Publicisti dhe patrioti i shquar Eugen Shehu, thekson shkaqet e vrasjes së Milladin
Popoviqit: Haki Taha ishte irituar edhe nga një këngë serbe, në të cilën
thuhej: “Proxhe zima, doxhe leto, nema vishetunjatjeta” (Shkoi dimri, erdhi
vera, s’ka më tepër tunjatje
ta).
Haki Taha.. i revoltuar nga kjo, i ishte
përgjigjur:“Dardani e vjetër, Kosovë e re,ke qenë shqiptare e shqiptare
je,dimër e verë, e sa të jetë jeta, ke me përshëndetur me tunjatjeta”.
Haki
Taha…Mirëpo, për vrasjen e Milladin Popoviqit,
Haki Taha ishte nxi
tur nga deklarata e tij në tubimin e Prishtinës, se ata që duan bashkimin e
Kosovës me Shqipërin shikojnë ëndërr me sy çelur. Këtë tallje gjakovari në
fjalë nuk e onepsi dot dhe dy dit më pas, me një flamur kuq e zi dhe pistoletë
fshehurnë gjoks, hyri në zyrën e MilladinPopoviqit duke i thënë:
Haki
Taha… “Merre këtë plumb. E ke dhuratë nga rinia
shqiptare,,.Pastaj, i rrethutar nga qindra policë të armatosur edhe me
autoblinda, pa iu trembur syri, del përpara shtëpisë , nxjerr nga gjoksi
Flamurin eputh fort dhe qëllon në zemrën e vet.
Hanko Tepelena, djalit të vet.(Ali Pashë Tepelenës). Në një rast, kur i biri, Aliu, u kthye nga lufta pa
sukses, i tha të merte boshtin e të tirrte lesh me gratë në konak se nuk
i kishte hie të mbante armët dhe të qëndronte në mesin e burrave. Hankua
gjithmonë e porosite atë që nga lufta të kthehet ose si fitimtar ose i
vdekur dhe se nuk duhej hedhur në luftë si luan e pastaj të kthe
hesh si lepur.
Idriz Ajet Gashi.Kosovar i
njohur, gjatë egzekutimit, vetë e vendosi litarin në qafë dhe nuk lejoi që atë
ta bënin xhelatët e tij.
Iljaz Agushi Enver Hoxhës: Mos u lidh me
shkijet. Ato nuk kanë besë e nder…Bashkoju me forcat e Shaban Polluzhës…Luftoni
për Kosovën pa shkije”. Më 27 shtator 1943, vritet nga dora e tradhëtarëve
komunist.
Koto
Hoxhi,në një rast sulltanit i kishte thënë:,,Koka ime është në
dorën tënde, po nderi është në dorën time”.
Mic
Sokoli në Slivovë. ,,Në vitin 1881, në Betejën e Slivovës,
duke ia zënë me gjoks grykën një topi të kalibrit të madh të ushtrisë turke, me
repartet e ushtrisë shqiptare, i solli humbje të mëdha ushtrisë turke, ku u
vranë më se 1800 ushtarë turq dhe afro 800 ushtarë shqiptarë, pra flijoi jetën jo vetëm për të mirën e popullit
të vet por edhe për të mirën e të gjith popujve të Ballkanit,,-thuhet në
literaturën historike.
Mihal
Grameno:Rrojtja pa nder është vdekje, por një vdekje e pa mbulur,
e kur vdes për Mëmëdhenë, je i gallë i pa haruar.
Mufit Beu në Stamboll. Ky deputeti shqiptar nga Libohova,
një kolegut
të tij turk në parlament, i kishte hequr një
shuplakë në fëtyre dhe i kishte thënë me mburrje “unë jam shqiptar dhe
bektashi”. (D.Vllahov, “Memoari”, Shkup,1970,f.95, 142, 153)
Naim
Frashëri, internacionalist: ,,Gjithë njerëzit që janë,
vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë, nga një baltë janë bërë.
Naim
Frashëri për bektashianët:Jo vetëm në mes tyre,po edhe me
gjithë njerëzinë janë vëllezër e shpirt. Duanë si veten e tyre muslimanë e të krish
terë,...po
më shumë duanë Mëmëdhenlë dhe mëmëdhetarët, që është më emirë nga të gjitha të
miratë..,,
Nikolla Naço dhe Kraqidhasi. Ky konsul
grek, në një rast ka thënë se shqiptarët ortodoks janë helenë prandaj
nuk u duhet gjuha shqipe. Këtë e ka kundërshtuar ashpër Nikolla Naço, bile e
paska zënë për pallto dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë.
Nikollë Tarsia, shqiptar, i
cili kishte marrë përsipër të vriste gjeneral Lancën, armikun e madh të
popullit italian, por, u zu dhe u burgos. Prokurori mbretëror kërkoi dënime me
vdekje dhe Nikollë Tarsia i ishte falënderuar për kurorën e lavdisë që
ia vuri mbi kokë dhe se ai do të bënte gjithçka për ta merituar.
Oso Kuka.Në një kullë të ishullit Vraninë, më 26 shkurt,
të v.1862, në krye të forcave vullnetare, i rrethuar nga ushtria malazeze, i
vuri zjarr fuçive të barutit dhe u hodh në erë bashkë me luftëtarët e tjerë
malazezë.
Parashqeva
Qiriazi: “Nuk duhet të dhimbet shpirti dhe koka, kur është në
pyetje kombi dhe fytyra”.
Rexhep Fasku, i Kërçovës. Prof
dr. Avzi Mustafa, në gazetën Koha, 21 nën
tor, 2009, duke bërë fjalë për jehonën e
Kongresit të Alfabetit njofton se në
rojtoren e Kërçovës, personi në fjalë,
ia hodhi shkumën e sapunit në sy ber
berit turkofil duke i thënë se germat shqipe që dolën nga Kongresi i Manas
tirit do t i shkruaj në ballë se ne jemi
shqiptarë....
Sali
Butka për atdheun: Në kohë të pleqërisë, më erdhë plagë të rënda,
për shkakun e Shqipërisë, që su bë si ma kish ënda. Shqipëria
do të bëhet,po vall do ta sho unë, të tjerët do gëzohen, është e ditur
kjo punë. Po të lidhemi besa
besë, Shqipëria nuk do vdesë...
Skenderbeu,
para vdekjes:...Besomëni se s’ka asnjë shtet, sado i fuqishëm e i
fortë, që të mos bier poshtë, kur ka në gji merita e përçarje dhe kur vihen
përmbi të mirën e përgjithshme dobija dhe interesi vetijak...Nëse do të jemi të
bashkuar dhe të një mendje, s’ka se si t’ju dëmtojë armiku dhe sulmi i tij.
Shteti e mbretëria juaj do të qendrojnë përgjithnjë...
Skenderbeu,
djalit të vet: “O biri im, ja, unë po vdes dhe ty po të lë fëmi
jë të
vogël o shpirti im, sa po t’ia kesh mbyllur dhe shtrënguar sytë babës dhe sapo
të ma kesh futur trupin në varr, hidhu menjëherë sëbashku me të t’më... shko sa
më shpejt në qytet dhe kështjellat e tua dhe qendro atje, gjersa të të gërsijnë
mustaqet dhe të bëhesh i zoti për të drejtuar dhe qeve
risur
shtetin tënd”.
Skenderbeu...Pastaj
e porositi si të jetë besnik,i duruar në mundime dhe i patrembur në rreziqe,
etj. “Kur të mbretërosh, duaje e nderojë dretësinë...
mos
bësh dallim midis të varfërit, të pasurit e të fuqishmit, gjyko njëlloj si të
voglin, si të madhin... ushtarët i trajto si miq e shokë...”, etj.
Themistokli Gërmenji, para pushkatimit. Në një shkrim eletronik i internetit, thuhet: “Më 9 nëntor 1917, do të
ekzekutohet në Selanik Themis
tokli Gërmenji,pronari i hotelit historik,,Liria,,në të cilin u mbajt Kongresi i Alfabetit në Manastir. Para pushkatimit ai shfaqi tri dëshira:1.Të vishej me kostum kombëtar shqiptar,2. Të mos i lidhnin sytë dhe 3 komandën ta jepte vetë ai kur duhe të shtihet në trupin e tij. Edhe pse me vdekje ishte dënuar nga francezët, i bindur se bëhej fjalë për trillim nga ana greke, gjatë pushkatimit ka bërtitur: “Rroftë Shqipëria, rroftë Franca”.