E enjte, 01.05.2025, 10:14 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Festa e 100 vjetorit pa turqit

E hene, 30.04.2012, 12:54 PM


FESTA E 100 VJETORIT TË JETË PA TURQIT- SKERKUAN FALJE ENDE PER PUSHTIMIN DHE VRASJET SHEKULLORE

Nga Xhevat Rexhaj

Historia e njerëzimit ishte dhe mbetet e mbushur me situata dhe ngjarje të furishme per perudhat kohore që kaloi njerëzimi. Dihet mirëfilli se shekujtë e kaluar ishin shekuj luftërash dhe shekuj gjenocidesh që popuj dhe kombe të ndryshme kishin ushtruar ndaj popujve dhe kombeve të caktuara në regjione dhe cepe të ndryshme të rruzullit toksor. Nji nder popujtë më të vjeter të Evropes ishim edhe ne shqiptarët të cilet historikisht dhe dokumentarikisht perbenim nji civilizim të hershëm qysh se prej Pellazgëve, ilirëve e më vonë u thirrem shqipëtarë që me shekuj e mijëra vjetë mbijetuam kthetrat dhe pushtimet ndër më të egrat që ishte e mundshme. Ky popull qysh në kohen e para krishtit kishte territorin, gjuhën, kulturën, zhvillimin, pasurinë tokësore dhe detare, dhe kishte qenjen e vet të njohur dhe ditur peër ato kohëra. Populli i ynë ishte i shtrirë në pjesen më të mirë dhe më të perfeksionuar nga natyra që të kishte një zhvillim dhe një mirëqenje të duhur falë resurseve të sipër permendura, por në të njejten kohë ishte edhe halë në sy për armiq të ndryshëm që zbriten nga vise të ndryshme për të copëtuar dhe tkurrur tokat tona të mbijetuara me shekuj.

Pas luftërave pra kohës së Romakëve dhe bizantit, shqiptaret disi mbeten ende të shtrirë në nji hapësirë të caktuar duke ruajtur me luftë dhe mund trojet e veta buzë Detit Adriatik dhe Jonë, dhe deri në brendi të Bosnjes dhe Serbisë së sotme, Maqedonis dhe Greqis. Që kjo të ndryshohej ma vonë shkak u bë pushtimi osman, pra sulltanë i cili në fillim të shekullit të 14 pushtoi Ballkanin në pergjithësi dhe tokat shqiptare në veqanti edh pse ma shumë se 27 vite shqiptarët të prirë nga Gjergj Kastrioti e bënë të pamunduren të mundur duke shkaktua dëme të shumta ushtrisë sulltaneze nga anadolli. Mjerisht me vdekjen e Gjergj Kastriotit edhe u shua me dhunë kryengritja dhe lufta e shqiptarëve karshi turqëve, dhe keshtu Turqia e aso kohshme pushtoi në terë tokat tona arbërore dhe instaloi një pushtet të dhunshem dhe gjenocidial karshi shqiptarëve. Që prej atyre viteve të pas 1480 ve për shqiptaret dhe trojet e tyre filloi tmerri i vërtet që do të zgjaste afer 5 shekuj të terë nënë zgjedhen turke, nën dhunen turke e cila  më vonë do të shoqërohej edhe me dhunen e serbëve, grekëve, malazezve e maqedonve gjithnji me ndihmen dhe shtytjen që ua jepte Turqia e sulltanve që sa më shumë të demtonin dhe lëndonin trungun dhe qenjen shqiptare apo siq na quanin ata “ Arrnautëve”. Shekuj të terë shqiptaria u desh ti pershtatej edhe me dhunë nji jete të re, nji jete barabare të nenshtrueshme nga zullumet turke, u desht të perqafohej nji fe e pa njohur dhe e padashur për shqiptarinë nji fe që me vonë do të sillte pasoja edhe më fatale në trungun mabarë shqiptarë ,ngase do të hasmonte shqiptarët nder veti duke krijue ndasi në baza fetare që permes tyre ta mbante sa më gjatë nën sundim mbarë shqiptarinë. Mjerishtë edhe ashtu ndodhi dhe shqiptarët filluan të kenë dy e tri fe brenda vetes, dhe me kete disi dobësohej kombi, ngase Turqit ishin të interesuar që shqipatrët mos të thirren në komb apo në etni por të thirreshin në myslimanizem ose thenë troç ne bazë fetare! Megjithate edhe gjatë gjithë kesaj katrahure turke kunder shqiptarëve , shumica shqiptare gjithmon mundohej që me kryengritje dhe me luftëra të caktuara ta luftonte armikun barbar nga Anadolli, por mjerisht Turqia ishte forcë e madhe ushtarake dhe i shtypte keto ngritje dhe kryengritje të trimave shqiptarë, keshtu ndodhi edhe në kohen e Rilindjes kombëtare dhe Lidhjes së Prizrenit ku Turqia me dhunë të paparë shkatërroi të gjitha perpjekjet e shqiptarëve që të liroheshin nga turqit, dhe tani më edhe nga armiqet e tjerë që me ndihmen e Turqisë kishin pushtue tokat tona dhe shkaktonin dhunë të paparë kundër shqiptarëve, ndersa Turqia bente sehirë dhe nuk ndermerte asgjë që ti ndalte keto bisha barbare serbo sllave që benin gjenocid ndaj shqiptarëve. Kur kihen parasysh të gjitha këto dhe kur edhe sot e dijmë nga historia se turqit mllefin më të madh e kishin ndaj ne shqiptarëve, nuk lejuan asnji shkollë në gjuhen sdhqipe, nuk lejuan dhe as nuk ndertuan asnji infrastrukturë rrugore apo qytetare, nuk ndertuan asnji spital dhe nuk lejuan që të kishte së paku një ecje ekonomike më të duhur, ngase perkundrazi  ata e eksploatonin krejtë pasurinë tonë për në Turqi. Nga ana tjeter Turqia lejonte serbët dhe malazezët e grekët që të ndërtonin shkolla, kisha, dhe univerzitete në gjuhët e tyre, Turqia i lejonte shkiet, greket dhe malazezet e maqedonet që të shkolloheshin në gjuhet e tyre amtare, i ndihmonte edhe në ndertimin e infrastruktures rrugore dhe qytetare, pra thjeshtë Turqia i stimulonte me çdo gjë armiqët e shqiptarëve ndërsa nga ana tjeter ndalonte çdo gjë për  “ vllaznit “ e tyre nga feja , kjo vertet nuk do komnet dhe me kete kuptohet se Turqia ishte armiku dhe perbindshi kryesor që jo vetem se vet na shkatërroi per 500 vjet, por edh yshti armiqet tanë të cilet edhe ishin “ kaurra “ sipas islamit të tyre që të na vrisnin dhe të na shfarosnin qenjen tonë kombëtare. Kjo nuk do komnet vetem se duhet të thuhet se ishte nji gjenocidë i ndertuar kryekëput kunder shqiptarëve.

Mbas gjithë këtyre katarahurave që përjetuan shqiptarët nën zgjedhën turke filloi nji perudhë e re në fillimet e viteve 1900, dhe athere populli shqiptarë filloi të organizohej më fort dhe më mirë për ti dhenë shkelmin perfundimtarë të semures së Bosforit dhe ta percillte per në Anadollak armikun shekullor të shqiptarëve. Në keto vite edhe në skenën e gjithë botës filloi të levizë nji puhi drejtë nji lufte të re me përmasa botërore, shi për kete shqiptarët e panë rastin që të mund të bejnë punë të mëdha dhe të çlirohen nga Turqia barbare, me gjitha peripecit e mëdha kjo do të ndodhte në vitin 1912, por të ndalemi pakëz edhe me këte rast rreth shpalljes së pavarësisë së Shqipëris: edhe me këtë rast Turqia luajti lojen e vet të poshter, dhe me lehtësin më të madhe Turqia bëri lojra me tokat shqiptare me marrëveshje me Rusin cariste, keshtu Turqia ua dhuroi tokat shqiptare Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, keto janë të verteta të pa mohueshme edhe historikisht të dokumentuara, por shqiptarët ende nuk po e kanë guximin që këto ti thonë haptas, këte e deshmoi edhe rasti i fundit i rastit të Kosovës para Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë në Hagë ,kur Turqia nuk dergoi asnjër material rreth rastit në fjalë, ngase do ta dëmtonte Serbinë duke treguar tapitë e vjetra turke se Kosova ishte edhe më lart se te Molla e Kuqe, pra edhe me këte rast Turqia dëmtoi qështjen shqiptare si edhe me shekuj me radhë. Viti 1912 vertet solli pavarësin, ama pavarësinë e gjysmës së Shqipërisë, ngase me dhjetëra mijera kilometra katrore mbeten nen pushtimin e armiqëve sllavë si dhuratë që moren nga pushtuesi i ballkanit Turqia. Shqipëria u pavarësua por jo ajo natyrale, Shqipëria u pavarësua edhe me ndihemn e miqëve europian e amerikanë edhe pse ne kemi merak që shpesh ta shajmë Evropen “ kurvë “ por realiteti është ky se ne duhet ta shajmë Turqin që na la tokat tona të pushtuara nder sllavë të cilet i moren si dhurata për dhanjen e femrave të tyre sulltanëve dhe pashajve turk të krisur.

E tani më sot pas 100 vjetëve shqiptarët kudo në botë pergatiten që të festojnë pavarësin e shtetit t ë tyre, pavarësin e shtetit që mbeti gjysëm shteti, që mbeti shteti më i coptuar në Evropë, e shtetit që doli si më i shkatrruari nga pushtmi i egër dhe i gjatë sulltanez, pra pavarësin e shtetit të mbetur pezull pa gjymtyrët e saja natyrore, Kosoven, Qamerin, Malësin, Iliriden e kështu me radh. Ne kete vit jemi të gëzuar që do të festojmë këte pavarësi, megjithatë kemi pse të festojmë dhe të gëzohemi ngase sot kemi edhe një gjymtyrë në trupin amë kemi shtetin që fitoi lirinë dhe pavarësin e kjo është Dardania, kemi pse të gëzohemi ngase shqiptarët po vetëdijësohen se kemi edhe shumë punë për të bërë që ti qesim per ledine tapitë turke që i mbanë të mbyllura hermemtikisht Turqia edhe sot e kësaj dite, të cilat nuk i tregon se deri ku shtriheshin tokat shqiptare, që sot e kësaj dite  Turqia nuk deshiron ti prish marrëdhenjet me Serbinë, pra ne duhet të punojmë që kur të vijë koha dhe momenti të bashkojmë tokat tona që ishin tonat me mijëra vite. Shqiptarët do të festojnë kete vit 100 vjetorin e pavarësisë, dhe duhet të festojmë së bashku të gjithë shqiptarët, por mjerishtë nuk do të mund të festojnë miliona shqiptarë të asimiluar në shtetin turk, shqiptarë që nuk kanë shkolla shqipe, që nuk kanë emra shqip dhe nuk kanë më as histori shqiptare, ngase i asimiloi edhe ata me dhunë Turqia ose “ vllau “ mysliman?!. Ne shqiptarët do të festojmë por të festojmë pa turqit, ne do të festojmë dhe do të ftojmë miqë në festime por jo turqit, ngase ne u desh me qindra vjet të luftojmë kunder turqëve që të pavarësonim vetem gjysmen e shtetit shqiptarë, pra nuk na duhen turqit në festime, nuk na duhen perfaqsuesit e tyre në festa, ngase ende nuk është rasti e as koha, ngase Turqia ende ska kerkue së paku falje për pushtimin dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve me shekuj, ngase Turqia ende ska bërë as më të voglin gjest që të pendohet zyrtarisht për të bemat e tyre shekuj me radh, pra shkurt nuk na duhen turqit në këte pervjetor.

Gjermani e sotme ende paguan dëme lufte për hebrenjet, Gjermania ende paguan dëme lufte ndaj Polonisë dhe Frances, pra ende dhe ende vetem per 4 vjet lufte, ndersa Turqia na ka shkatërrue 500 vjet e asgjë të mos bej, jo kjo nuk duhet të lejohet, andaj nuk na duhen në festime, na duhen miqët tanë Evropian dhe Amerikan. Na duhen ata që edhe sot e kësaj dite na e ruajnë qenjen kombëtare, që na çliruan nga sllavi e rusi serb.

Une do të festoi 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipëris dhe ate pa turqit, nese turqit marrin pjesë pa u pendue dhe pa kerkim falje une si shqiptarë dhe si kombtarë me kaqikun tim nuk do të festoi kete 100 vjetor.

Të ketë kujdes paria e Shqipërisë dhe të luaj rolin vendimtarë në pergatitjen madheshtore të  festimeve por pa R. Taip Erdogana....

I nderuari Kryeminister i Shqipërisë, ne shqiptarët si patem si kemi dhe kurren e kurres nuk do ti kemi vellezër armiqet tanë, andaj të jeni në nivel të funkcionit dhe respektit që keni nder shqiptarë, mos ju lutem të na perzihet gjaku kastriot me ata sulltanë- nuk është e mundur kurrë....



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx