E hene, 29.04.2024, 08:10 AM (GMT+1)

Mendime

Ymer Halimi: Çka përmban “pakoja e Ahtisarit” nga e pathënë

E merkure, 02.05.2012, 11:43 AM


Çka përmban “pakoja e Ahtisarit” nga e pathënë

Vjena 2

Nga Dr.sci. Ymer Halimi

Politikë nuk arrijnë, dot, të bëjnë  figurat qe zënë hapësirë gjeometrike ne ekzekutive apo gjetiu, me ndo një meritë fiktive, e  që nuk kanë inteligjencë dhe vizion.

(Sot) Do të flas nga disa reflekse, mbi dhe nga dokumenti Ahtisarit, qe besoj te heqi dilema për shumëçka. Dhe nuk kisha dashtë që mendimi im sot të interferojë shumë me atë që kam thënë në një seancë kohë më përpara.

Kohë më parë debatuam mbi një materialin që Grupi  negociatorë  për statusin e Kosovës e kishte dorëzuar në Vjenë, dhe disa  kokonkluzione të dokumentit të Ahtisarit kanë derivuar nga ai dokument. Shqetësimet tona që ishin n’atë debat, për zgjidhjen  e disa segmenteve të politikave të shtetit, janë të pranishme edhe sot. Megjithatë, dokumenti i Ahtisarit është një hap në procesin për pavarësi, dhe mirë është, që ne politikë, të dihen hapat pasues, së paku dy, në mënyrë suksesive. A i dimë ne këta hapa pasues? Besoj duhet t’i kemi të qartë!?

***

Së pari, le të rikujtojmë se bashkësia ndërkombëtare vendosi, më 1999, që Kosova të administrohet nga UNMIK-u  me një afat trevjeçar. Ky afat nuk u përfill. Shkaqet mund t’i sqarojë ndoshta historia, por procesi i vendosjes së demokracisë në Kosovë,  konsiderueshëm ka pësuar.

Pësoi, për shkak të obskurantzmit të politikës tonë, edhe pjesës burokratike të UNMIK-ut, dhe tash kjo po reflekton jo mirë në procesin e statusit. Prandaj në vijim kjo nuk duhet të lejohet.  Kjo ishte koha e testimit institucional ndërkombëtar, e si e kaluam mendojeni vetë

Meqë po hyjmë në fazën e re, ku po kristalizohen shumë segmente të procesit për shtetësi, me një qëndrueshmëri afatgjate, ahere është mirë që për gjërat që nuk janë determinuar aq mirë, ndoshta edhe ka kohë e vullnet që dikush të veprojë mençur. Për këtë ekipi i unitetit duhet të angazhohet dhe të mbështetet nga ne.

Dihet se karakteri është i pakorrigjueshëm, sepse është gjenetik. Ky mendim reflekton në shumë rrafshe. Prandaj, ky dokument është jo përfundimtar, e ka karakterin, por edhe sa duket, lë mundësi korrigjimi edhe pse duket i pakorrigjueshëm.

Çka përmban “pakoja e Ahtisarit” nga e pathëna ?

-Sintetizon përcaktimin e botës demokratike perëndimore për të mbështetur “principin  e vetëvendosjes së një populli” (por në proces), i cili ka përjetuar edhe gjenocid, nga shteti në të cilin ka jetuar;

-Sintetizon altruizmin e Krishterimit perëndimor për të na ndihmuar mbi ndjenjën e pastër njerëzore, që të jemi të lirë, altruizëm që ka munguar, fatkeqësisht, më 1878 dhe më 1913.  A nuk reflekton kjo përfundim të dëshiruar?!

Më pastaj, pasqyron realitetin e krijuar të mikroproceseve dhe makroproceseve politike në Kosovë dhe jashtë saj. Propozon  zgjidhje ekuilibruese, sipas raportit të forcave politike në Ballkan, duke lënë përshtypjen se kjo është zgjidhja e mundshme.

Kam shqetësim se realiteti i brendshëm në Kosovë ka pjesë hipotetike dhe dokumenti nuk i ka përcaktuar saktë e as drejt, që shihet me plot arsye si pasiguri  politike në të ardhmen.

Ky material, ne vendorëve na sqaroi se pavarësia nuk është një akt aq i thjeshtë, por është proces që ende e kërkon formën e vet, strukturimin politik dhe klasën politike të përgjegjshme për ta realizuar. Pakoja e Ahtisarit ka saktësuar se Kosova do të shkëputet edhe juridikisht nga Serbia. Kjo është edhe e vetmja zgjidhej demokratike që do ta pranojë demokracia perëndimore.

Po ashtu, e vë (qet) në sipërfaqe veprimin e një shtrese politike vendore të pozitës dhe opozitës, e cila për shtatë vite rresht e ndau politiken nga funksioni i saj primar për bërjen e shtetit. Kjo shtresë politike i shkëputi substancë materiale mundësisë së vetëqeverisjes vendore, duke e  zhvendosur atë në duar të të tjerëve, për kohë të papërcaktuar. Prandaj për këtë duhet të jemi të shqetësuar e të vëmendshëm në proceset në vijim. /ka Anekse të veçanta/.

Prandaj, shqetësimi ynë real e thelbësor, në të ardhmen duhet të jetë:  se si do të vendoset funksionimi i shtetit në Kosovë, kur e njohim etnocentrizmin serb dhe qëndrimin tepër refuzues për të bashkëpunuar me institucionet legjitime të Kosovës?

Kjo është pjesa më me përgjegjësi e proceseve në vijim, e politikës së vendorëve po edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Ky duhet të jetë një shqetësimi parësor.

Ndërsa veçimi aq i veçantë i objekteve fetare Ortodokse në përmasën e një “Republike Serbe Ortodokse” (nëse s’është gabim!!), është ireal. Le t’a  sqarojë dikush këtë  juridikisht, nga Grupi politik strategjik?!. (nga ulësja Y. Hysa tha: përkthimi është gabim)

Kështu nuk duhet të figurojë në dokument e as t’a pranojë demokracia perëndimore. Objektet e riteve fetare apo bashkësitë fetare nuk emërtohen si Republika. Për ato objekte te kultit fetar e kemi respektin të gjithë ne, se na lidhë ndjenja reale (me djersën, brushat, karriget e të parëve tanë, qe i kemi aty), dhe s’paku, për tolerancë fetare e kemi vetëdijen e kamotshme e nuk mund të na akuzojë askush aq rënd, siç paragjykon dokumenti (mjerisht).

Dhe vërtetë dokumenti i Ahtisarit i lë klasës politike të Kosovës detyrë që të ngrejë strukturat e shtetit sipas përcaktimit të dokumentit. Ndërsa botës demokratike, përballë këtyre koncesioneve pak sa hiperbolike për pakicën serbe, i jep rastin që me rezolutën e Re të OKB-ws të sjellë  një vendim demokratik, i cili duhet të pasqyrojë vullnetin e popullit shumicë të Kosovës. Ky është hapi që duhet të vijë. Por,

Deputetë të nderuar, ne do të jemi me shtet e të lirë, në kuptimin e plotë, vetëm atëherë kur ligji arrin të sanksionojë të bërat gabim të politikanit; deputetit, ministrit, kryeministrit apo të kryetarit të shtetit. Ky është, sot, kahu i proceseve demokratike në botë për bërjen e shtetit. Atëherë do të jemi të pranuar nga të gjithë.

(Diskutimi im ne Kuvendin te Kosovës ne seancën e 09. 02.2007)

 

Kur sot e kemi Qeverinë  e Republikës se Kosovës, Kushtetutën dhe nxjerrën ligje shtesë, siç është Ligji I Hoqës dhe Ligji për trashëgimin te Prizrenit; e ne anën tjetër  krejt e kundërta e kësaj është rasti ku eshtrat e Isa Boletinit,  me vite presin e nuk mund te varrosen ne oborrin e shtëpisë muzeale te tij, ne Boletin, pa pëlqimin e tjetërkujt – Komunës se Zveçanit. Kjo jep me kuptua se Kosova është larg një identiteti politik real. Pse!

Se politikë nuk arrijnë, dot, të bëjnë figurat qe zënë hapësirë gjeometrike në ekzekutive apo gjetiu, me ndo një meritë fiktive, e që nuk kanë inteligjencë dhe vizion, por atë  e bëjnë nacionalistet e  pastër, se ata përherë din t’i çmojnë vlerat e te gjithëve, të shqiptareve, të serbeve dhe te tjerëve, pa dëmtuar interesin e asnjërës palë.  Ata janë demokrat të vërtet, dhe të tillët i kthejnë sytë nga populli, edhe atje e shohin suksesin dhe mossuksesin e politikës.

Dhe vetëm të ju rikujtoi,

se si shihej delegacioni i Kosovës duke hyrë në pallat të bisedimeve në Vjenë, ku në ecje e sipër, shihej se si këshilltari, apo ndonjë anëtarë i delegacionit ecte para kryetarit te shtetit, para kryeministrit, kryetarit te kuvendi, ose anëtari i ndonjë partie shihej në ballë delegacioni. Behej rreshti ne hap përkrah njeri me tjetrin, dhe përpjekja kush ve i pari hap, duke pasqyruar bajraktarizëm , te një mentaliteti fisnor, krahas delegacionit Serb i cili ecte në hap sipas hierarkisë shtetërore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora