| E merkure, 02.05.2012, 11:43 AM |
Çka përmban
“pakoja e Ahtisarit” nga e pathënë
Vjena 2
Nga Dr.sci. Ymer Halimi
Politikë nuk arrijnë, dot, të bëjnë figurat qe zënë hapësirë gjeometrike
ne ekzekutive apo gjetiu, me ndo një meritë fiktive, e që nuk kanë inteligjencë dhe
vizion.
(Sot) Do të flas
nga disa reflekse, mbi dhe nga dokumenti Ahtisarit, qe besoj te heqi dilema për
shumëçka. Dhe nuk kisha dashtë që mendimi im sot të interferojë shumë me atë që
kam thënë në një seancë kohë më përpara.
Kohë më parë
debatuam mbi një materialin që Grupi negociatorë për statusin e Kosovës e kishte
dorëzuar në Vjenë, dhe disa kokonkluzione
të dokumentit të Ahtisarit kanë derivuar nga ai dokument. Shqetësimet tona që
ishin n’atë debat, për zgjidhjen e
disa segmenteve të politikave të shtetit, janë të pranishme edhe sot.
Megjithatë, dokumenti i Ahtisarit është një hap në procesin për pavarësi, dhe
mirë është, që ne politikë, të dihen hapat pasues, së paku dy, në mënyrë
suksesive. A i dimë ne këta hapa pasues? Besoj duhet t’i kemi të qartë!?
***
Së pari, le të
rikujtojmë se bashkësia ndërkombëtare vendosi, më 1999, që Kosova të
administrohet nga UNMIK-u me
një afat trevjeçar. Ky afat nuk u përfill. Shkaqet mund t’i sqarojë ndoshta
historia, por procesi i vendosjes së demokracisë në Kosovë, konsiderueshëm ka pësuar.
Pësoi, për shkak
të obskurantzmit të politikës tonë, edhe pjesës burokratike të UNMIK-ut, dhe
tash kjo po reflekton jo mirë në procesin e statusit. Prandaj në vijim kjo nuk
duhet të lejohet. Kjo ishte
koha e testimit institucional ndërkombëtar, e si e kaluam mendojeni vetë
Meqë po hyjmë në
fazën e re, ku po kristalizohen shumë segmente të procesit për shtetësi, me një
qëndrueshmëri afatgjate, ahere është mirë që për gjërat që nuk janë determinuar
aq mirë, ndoshta edhe ka kohë e vullnet që dikush të veprojë mençur. Për këtë
ekipi i unitetit duhet të angazhohet dhe të mbështetet nga ne.
Dihet se karakteri
është i pakorrigjueshëm, sepse është gjenetik. Ky mendim reflekton në shumë
rrafshe. Prandaj, ky dokument është jo përfundimtar, e ka karakterin, por edhe
sa duket, lë mundësi korrigjimi edhe pse duket i pakorrigjueshëm.
Çka përmban “pakoja
e Ahtisarit” nga e pathëna ?
-Sintetizon
përcaktimin e botës demokratike perëndimore për të mbështetur “principin e vetëvendosjes së një populli” (por
në proces), i cili ka përjetuar edhe gjenocid, nga shteti në të cilin ka jetuar;
-Sintetizon altruizmin
e Krishterimit perëndimor për të na ndihmuar mbi ndjenjën e pastër njerëzore,
që të jemi të lirë, altruizëm që ka munguar, fatkeqësisht, më 1878 dhe më
1913. A nuk reflekton kjo
përfundim të dëshiruar?!
Më pastaj,
pasqyron realitetin e krijuar të mikroproceseve dhe makroproceseve politike në
Kosovë dhe jashtë saj. Propozon zgjidhje
ekuilibruese, sipas raportit të forcave politike në Ballkan, duke lënë
përshtypjen se kjo është zgjidhja e mundshme.
Kam shqetësim se
realiteti i brendshëm në Kosovë ka pjesë hipotetike dhe dokumenti nuk i ka
përcaktuar saktë e as drejt, që shihet me plot arsye si pasiguri politike në të ardhmen.
Ky material, ne
vendorëve na sqaroi se pavarësia nuk është një akt aq i thjeshtë, por është
proces që ende e kërkon formën e vet, strukturimin politik dhe klasën politike
të përgjegjshme për ta realizuar. Pakoja e Ahtisarit ka saktësuar se Kosova do
të shkëputet edhe juridikisht nga Serbia. Kjo është edhe e vetmja zgjidhej demokratike
që do ta pranojë demokracia perëndimore.
Po ashtu, e vë
(qet) në sipërfaqe veprimin e një shtrese politike vendore të pozitës dhe
opozitës, e cila për shtatë vite rresht e ndau politiken nga funksioni i saj
primar për bërjen e shtetit. Kjo shtresë politike i shkëputi substancë
materiale mundësisë së vetëqeverisjes vendore, duke e zhvendosur atë në duar të të tjerëve,
për kohë të papërcaktuar. Prandaj për këtë duhet të jemi të shqetësuar e të
vëmendshëm në proceset në vijim. /ka Anekse të veçanta/.
Prandaj,
shqetësimi ynë real e thelbësor, në të ardhmen duhet të jetë: se si do të vendoset funksionimi i
shtetit në Kosovë, kur e njohim etnocentrizmin serb dhe qëndrimin tepër
refuzues për të bashkëpunuar me institucionet legjitime të Kosovës?
Kjo është pjesa më
me përgjegjësi e proceseve në vijim, e politikës së vendorëve po edhe për
bashkësinë ndërkombëtare. Ky duhet të jetë një shqetësimi parësor.
Ndërsa veçimi aq i
veçantë i objekteve fetare Ortodokse në përmasën e një “Republike Serbe
Ortodokse” (nëse s’është gabim!!), është ireal. Le t’a sqarojë dikush këtë juridikisht, nga Grupi politik
strategjik?!. (nga ulësja Y. Hysa tha: përkthimi është
gabim)
Kështu nuk duhet
të figurojë në dokument e as t’a pranojë demokracia perëndimore. Objektet e
riteve fetare apo bashkësitë fetare nuk emërtohen si Republika. Për ato objekte
te kultit fetar e kemi respektin të gjithë ne, se na lidhë ndjenja reale (me
djersën, brushat, karriget e të parëve tanë, qe i kemi aty), dhe s’paku, për
tolerancë fetare e kemi vetëdijen e kamotshme e nuk mund të na akuzojë askush
aq rënd, siç paragjykon dokumenti (mjerisht).
Dhe vërtetë
dokumenti i Ahtisarit i lë klasës politike të Kosovës detyrë që të ngrejë
strukturat e shtetit sipas përcaktimit të dokumentit. Ndërsa botës demokratike,
përballë këtyre koncesioneve pak sa hiperbolike për pakicën serbe, i jep rastin
që me rezolutën e Re të OKB-ws të sjellë një vendim demokratik, i cili duhet të
pasqyrojë vullnetin e popullit shumicë të Kosovës. Ky është hapi që duhet të
vijë. Por,
Deputetë të
nderuar, ne do të jemi me
shtet e të lirë, në kuptimin e plotë, vetëm atëherë kur ligji arrin të
sanksionojë të bërat gabim të politikanit; deputetit, ministrit, kryeministrit
apo të kryetarit të shtetit. Ky është, sot, kahu i proceseve demokratike në
botë për bërjen e shtetit. Atëherë do të jemi të pranuar nga të gjithë.
(Diskutimi im ne
Kuvendin te Kosovës ne seancën e 09. 02.2007)
Kur sot e kemi Qeverinë e Republikës se Kosovës, Kushtetutën
dhe nxjerrën ligje shtesë, siç është Ligji I Hoqës dhe Ligji për trashëgimin te
Prizrenit; e ne anën tjetër krejt
e kundërta e kësaj është rasti ku eshtrat e Isa Boletinit, me vite presin e nuk mund te varrosen ne oborrin e
shtëpisë muzeale te tij, ne Boletin, pa pëlqimin e tjetërkujt – Komunës se
Zveçanit. Kjo jep me kuptua se Kosova është larg një identiteti politik real.
Pse!
Se politikë nuk
arrijnë, dot, të bëjnë figurat qe zënë hapësirë gjeometrike në ekzekutive apo
gjetiu, me ndo një meritë fiktive, e që nuk kanë inteligjencë dhe vizion, por
atë e bëjnë nacionalistet e pastër, se ata përherë din t’i
çmojnë vlerat e te gjithëve, të shqiptareve, të serbeve dhe te tjerëve, pa
dëmtuar interesin e asnjërës palë. Ata
janë demokrat të vërtet, dhe të tillët i kthejnë sytë nga populli, edhe atje e
shohin suksesin dhe mossuksesin e politikës.
Dhe vetëm të ju
rikujtoi,
se si shihej delegacioni i Kosovës duke hyrë në pallat të bisedimeve në Vjenë, ku në ecje e sipër, shihej se si këshilltari, apo ndonjë anëtarë i delegacionit ecte para kryetarit te shtetit, para kryeministrit, kryetarit te kuvendi, ose anëtari i ndonjë partie shihej në ballë delegacioni. Behej rreshti ne hap përkrah njeri me tjetrin, dhe përpjekja kush ve i pari hap, duke pasqyruar bajraktarizëm , te një mentaliteti fisnor, krahas delegacionit Serb i cili ecte në hap sipas hierarkisë shtetërore.