Mendime
Ramiz Dërmaku: Derisa të valojë flamuri serb në Mitrovicë...
E marte, 01.05.2012, 07:49 AM
DERI SA TË VALOJË FLAMURI SERBË
NË MITROVICË, NUK DO TË KETË PAÇË
E LIRI NË KOSOVË
Ramiz DËRMAKU-Weingarten
Po kalojnë ditë, javë, muaj dhe vite te tëra e në Mitrovicë akoma po vrahën shqiptarët ? ! Populli shqiptarë ; si ai në Kosovë, trojet etnike dhe ai ne në diasporë janë të zhgënjyer tej mase me kreun dhe liderët tanë.Vëmendja e opinionit publik mbi tragjedinë e pandërprerë të shqiptarëve që jetojnë në veri të lumit Ibër, apo soditja e Mitrovicës nga larg – si një vend i mjerë e i përtejmë ndaj të cilit Qeveria dhe Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës po flejnë. Gjatë emitimit të lajmeve nga RTK-ës, dhe informatat që po qarkullojnë gjatë këtyre ditëve në diasporë, shihet një mosëkënaqësi një nervozizëm dhe aty këtu po flitet se kanë filluar disa përgatitje për të shkuar në Kosovë, e konkretishtë në Mitrovicë, për ta mbrojtur popullin shqiptarë dhe tokat tona Dem Baba DEM. Edhe pasë 13 viteve të “çlirimit “ të Kosovës, në Mitrovicë në tokat tona valon flamuri i një shteti tjetër, akoma banorët shqiptarë nuk guxojnë të kthehen në trojete tyre etnike shqiptare, akoma ata rrahen, maltretohen, por edhe vrahen nga bandat kriminele serbo çetnike të “Të mos mendosh fare për shqiptarët e Mitrovicës” kjo është edhe një mos kryerje e detyrave kushtetuese nga liderët tanë por edhe ata ndërkombëtarë është një shkelje drastike Lirive dhe të Drejtave të njeriut edhe sipas Konventës së Gjenevës. Po në rastë të rrahjes së një serbi, ngritet jo vetëm UNMIK-u, e KFOR-i , por edhe ULEKS-i. e tërë opinioni ndërkombëtar. Në anën tjetër habitem se si në mes të qytetit shqiptarit i vendoset tritoli në shtëpi, i merret jeta e i dhunohen fëmijët. Ky standard i dyfishtë shfaqet edhe në qëndrimin “konstruktiv” që u mbajt kur u arrestuan punonjësit e Ministrisë së Brendshme të Serbisë në mes të Kosovës, të cilët shumë shpejt u liruan që të mos mërzitej shefi i tyre Ivica Daçiç, kasapi- shoku i Sllobos. Ndërsa serbët mbajtën në gjendje arresti (pa arsye, siç u shprehën dhe monitorues të organizatës për mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të njeriut Amnesty International) një sindikalist shqiptar për më shumë se një muaj, arrestuan policë të Kosovës e ish-pjesëtarë të UÇK-së, e Kryeministri i Republikës së Kosovë dikur Republikë .., e tani me fusnotë, pa fije turpi deklaron se së shpejti ne do ti vendosim punëtorët tanë në zonat kufitare –Kufi..,dhe nuk do te ketë institucione të një shteti tjetër brenda kufijve të Kosovës. Pra aty jo që funksionojnë organet e shtetit serbë , por ato shtrihen edhe në ; Graqanicë, Shterpcë, Gjilan, Partesh, Ranillug-Dardanë, etj. I nderuari z. Kryeministër , pse deklarohesh para mediave se shumë shpejtë ne tërë teritorin e Kosovës pra edhe në Mitrovicën e Veriut, do të funksionojë rendi dhe ligji edhe në Mitrovicë – Veriu i Mitrovicës.Ata organizojnë zgjedhje e mbajnë në këmbë strukturat paralele në Kosovë të cilat veprojnë haptazi edhe pse ilegale, pa u përballur me ndonjë presion a sanksion. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe analistët ndërkombëtarë i cilësuan kontra-produktive dhe në shpërputhje me parimet evropiane kërkesat e shtuara në skenën politike kosovare që flasin për nevojën e përdorimit të forcës rreth shtirjes së sovranitetit në veri të Mitrovicës. Ata thanë se “tensionet dhe provokimet” e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi ishin në kundërshtim me “frymën e dialogut” në mes të dyja palëve.
Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Siguri, Kethrin Eshton, theksoi nevojën për përmbajte duke i bërë thirrje Prishtinës e Beogradit të veprojnë përgjegjshëm në bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare.
Përdorimi i forcës, sipas saj, duhet të përjashtohet si mjet për zgjidhjen e problemeve.
“Përdorimi i forcës natyrisht se nuk do t’i kontribuonte situatës, nuk do ta përmirësonte e as nuk do ta qetësonte atë. Ne duam që të dyja palët të jenë të përmbajtura, të veprojnë përgjegjshëm dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ajo.
Komenti i saj pason deklaratat e zyrtarëve kosovarë, të cilët nuk përjashtuan mundësinë e përdorimit të forcës për vënien e sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe kërkesat e opozitës që të veprohet sa më parë në këtë drejtim . Mirëpo, Sabine Freizer nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, i quajti të rrezikshme deklaratat dhe kërkesat për shtirjen e sovranitetit në veri të Kosovës përmes aparatit të forcës.Ajo shfaqi shpresën që pas zgjedhjeve serbe të 6 majit të rikthehet besimi për vazhdimin e dialogut ndërmjet palëve.
Sfida e radhës në këtë drejtim, sipas Freizer, do të jetë pikërisht dita kur planifikohet të mbahen zgjedhjet në fjalë.
“Atë që e cilësoj si kërcënim të qartë është data 6 maj dhe dita e zgjedhjeve. Shpresoj se të gjitha palët do të jenë konstruktive, të pajtohen për një organizim ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, por që ky zhvillim (zgjedhjet) të mos merret si shfajësim për konflikte e tensione të tjera”, vlerësoi Freizer.
Pas mbajtjes së zgjedhjeve serbe dhe formimit të qeverisë së re në Beograd është paralajmëruar, në ndërkohë, vazhdimi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes të Kosovës e Serbisë.
Diplomatë të ndryshëm ndërkombëtarë kanë sugjeruar nisjen e një dialogu politik me temë boshte çështjen e veriut të Kosovës.
Duke mos hedhur poshtë gatishmërinë e BE-së që ta ndërmjetësojë një dialog të natyrës politike për veriun, Kocijançiq tha se fokusi i Brukselit do të jetë vazhdimi i procesit të deritashëm.