E hene, 29.04.2024, 05:38 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Përse Krymenistri shqiptar nuk vendosi nje kurore me lule tek varri i Fan. S. Nolit

E merkure, 02.05.2012, 02:12 PM


Përse Krymenistri shqiptar nuk vendosi nje kurore me lule tek varri i Fan. S. Nolit

ashtu si Presidentja e Kosovës - Jahjaga?

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

U bënë rreth  47 vjet (15 Mars 1965)  nga vdekja e Fan S.Nolit dhe cuditërisht asnjë udhëheqës apo drejtues shqiptar nuk ka vendosur qoftë dhe jë tufë lule në varrin Fan Stilian Nolit. Dihet kush ka qënë Noli: një  ideator demokracisë shqiptare,  krijuesit të identitetit shqiptar, drejtuesit të vendit, farkëtuesit të tolerancës fetare, dhe përkthyesit madhështor, i cili nëpërmjet  (dhe jo vetëm) të shoqërisë VATRA e cila sic e kam shprehur dhe në shkrimin e para disa ditëve si promotorja e tre faktorëve më të qënësishëm të shtetit shqiptar (pararendësja e Pavarësisë së Shqipërisë-Kishes Autoqefale Shqiptare dhe -Tolerancës fetare),  por edhe  faktit që ishte gjithashtu dhe para rendisja e Kongresit të Manastirit me anë të të cilit shqiptarët filluan të shkruajnë shqip, e të predikojnë shqip. Vizita e Kryeministrit shqiptar me dy axhenda: ajo e takimit me H.Clinton për ta ftuar me rastin e 100 vjetorit, dhe  takimin me  përfaqësues të shoqatës VATRA me rastin e 100 vjetorit të saj u  paraqit nga Media shqiptare si:  Sipas gazetes `Lajmi Fundit`ted t. 25/04/2012 (http://www.lajmifundit.com/lajme/2012/04/berisha-ne-shba-sot-takimi-me-hillari-klinton/). Një moment të veçantë në axhendën e Kryeministrit është pjesëmarrja si i ftuar nderi në kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Federatës “VATRA”, në Neë York. Me këtë rast, do të zhvillohet konferenca shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikës ”VATRA, 100 Vjet në shërbim të kombit”, ku do të mbajnë kumtesa studiues e akademikë shqiptarë.Kryeministri Berisha, gjatë qëndrimit në Washington DC, do të vizitojë shtëpinë muze të Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetësit të madh të pavarësisë së Shqipërisë, Woodrow Wilson.

Cudia dhe paradoksi i kësaj dukurie të vecantë shqiptare në të cilën asnjë qeveritar i Shqipërisë nuk ka shkuar për të nderuar  veprën shqiptare të Nolit të madh, qëndron tek fakti se Presidentja e nderuar e Shtetit 3 vjecar  Kosovës znj.Atifete  Jahjaga disa javë më përpara shkoi në Boston dhe vendosi një buqetë me lule dhe mbajti një fjalim i cili do të kishte nderuar cdo politikan të lartë shqiptar nëse ai do të kishte patur kujtesën  që të shkonte  aq më tepër me rastin e 100 vjetorit të Shoqatës VATRA dhe  veprës së saj: 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

E kundërta u bë nga Presidentja e Kosovës e cila ndonëse kishte axhendë tjetër e gjeti vendin dhe kohën ti kushtojë një nderim të vecantë babait shpirtëror të pavarësisë së Shqipërisë, të Kishës autoqefale të Shqipërisë, dhe të demokracisë së parë shqiptare. Ja si e paraqitën mediat shqiptaro-kosovare: ``Jam e nderuar që jam këtu sot si Presidente e Republikës së Kosovës, të vë një dorë lule mbi varrin e Fan Stilian Nolit, këtij atdhetari, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare, duke punuar në ngritjen arsimore, kulturore dhe të përgjithshme të shqiptarëve kudo që janë, duke qenë nismëtar dhe veprimtar i flakët i miqësisë sonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe… Fan Nolin, si ndër themeluesit dhe kryetarët e shoqatës patriotike “Vatra”, të botimit të gazetës “Dielli”, e kujtojmë edhe për veprën madhore të themelimit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Duke kujtuar këtu edhe veprimtarinë e rëndësishme muzikologjike dhe sidomos artin e përkthimit që veprat e klasikëve të letërsisë botërore Noli i bëri të flasin shqip dhe të jenë në nivelin artistik të origjinalit``.

Shumë nga politikanët tanë do të  mbroheshin me mënyrën  më banale të justifikimit.. nuk e kishim axhendën për në Boston se kushtonte rruga... apo më këndshëm nuk na lanë amerikanët për shkak të axhendës së ngjeshur...ose me paturpshëm se... kishim  të dhëna për ndonjë atentat të mundshëm.

Bravo Jahjaga, jo vetëm një kryeministre e re dhe grua e guximshme, por dhe një patriote e madhe. Kjo le të jetë një mësim i mire për këta drejtues të politikës shqiptare të cilët  gjithçka mund të jenë por patriotë- në asnjë mënyrë jo! Le të shpresojmë se mos ndonjë nga opozita shqiptare të paktën të shkojë para 13 qershorit sepse (13 qershor 1912) është data e fundit e licencimit të kësaj shoqatë të bekuar nga Zoti  e cila dha  direktivat e para se si mund të bëhet identiteti shqiptar, se si mund të arrihet pavarësia dhe se si mund të predikohet shqip!

Turp për politikën shqiptare për besë, dhe  nderuar qoftë Presidentja Jahjaga, e cila pavarësisht axhendës protokollare me administratën e SHBA e gjeti kohën të nderojë babanë  e  krijimit të shoqatës së famshme, sepse me nderimin e tij nderon edhe të gjithë kolegët, patriotët, bashkëkohësit, financuesit e Pavarësisë së Shqipërisë, të cilin këta politikanë shqiptarë ka kohë që e  kanë  nënvlerësuar dhe lënë në heshtje ashtu sikundër të gjithë brezin e rilindësve shqiptarë, a thua se po vërtetojnë  me dashje për  turpin e Shqipërisë  vargjet e Himnit Kombëtar   të cilit kanë kohë që ja kanë vënë syrin për ta ndryshuar sepse zbardhin si drita e diellit nxirjet e të kaluarës:

.....

Prej lufte veç ay largohet

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk frikohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor!

.....

Shumëkush mund të bëjë pyetjen: përse nuk duan që të përkujtohet  dhe të nderohet ashtu si i ka hije Fan S. Noli aq më tepër në këtë 100 vjetor të   veprës së tij VATRA dhe  pasojës së saj të bekuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë?

Unë mund të argumentoj disa aspekte të këtij aktiviteti të fshehtë  anti-Nolist dhe anti- rilindas  të politikës shqiptare të periudhës komuniste dhe të kësaj post-komuniste:

- së pari në kohën ë PPSH, Noli u nderuar vetëm si  anti-zogist, dhe si demokrat për qëllime politike nga E.Hoxha. Në fakt E. Hoxha e mufati  faktin e  demokratit, duke I mveshur Fan Nolit aspekte të bolshevizmit gjë që nuk është aspak e vërtetë- e kjo vërtetohet sepse Noli nuk pati asnje letërkombim as me Leninin e aq më pak me Stalinin e komunizmin, përkundrazi, Noli  luftoi për ceshtjen shqiptare në perëndim e kryesisht në SHBA. E famshme është fraza e tij: Mbahu Nëno mo ski frikë- se ke djemtë në Amerikë… E ku është bolshevizmi i Nolit këtu? Vetëm tradhëtarët e kombit mund të bëjnë lidhje të tilla `thriller`  kundër kësaj figurë nga më madheshtorët e Historisë së Shqipërisë.

- së dyti nëpërmjet mbajtjes nën kontroll të figurës së Nolit dhe Nolizmit- demokrat apo pasuesve të  `Mjekrës` ashtu sic quheshin pasuesit e demokracisë në lëvizjen anti-zogiste të Fierit  e në ndonjë qytet tjetër, E.Hoxha  arriti të bindë popullin  me propagandën partiake por dhe me anë të disa shkrimtarëve `të mëdhenj` të realizmit socialist përfshi dhe Ismail Kadarene se-.. ai ishte udhëheqësi më I madh I kombit shqiptar pas Skënderbeut. Këtë nëse u kujtohet lexuesve që kanë lexuar Kadarene mund t`ju kujtohet raza e tij e thënën nëpërmjet librit `Dimri i Vetmisë së Madhe`:.. udhëheqësit lindin rrallë një herë në 50 vjet.. një herë në 500 vjet… apo jo? Duke bërë analogji të udhëheqësit komunist me Skënderbeun ….Këta ishin shkrimtarët tanë  tw atëhershëm sepse Udhëheqësi nuk deshte asnjë tjetër që të eklipsonte  madhështinë e tij.

- së treti pas prishjes së komunizmit, asnjëherë nuk u fol për Nolin ose u fol nëpër dhëmbë qoftë nga politika shqiptare ( kujtoni se cfarë ka thënë Noli për 5 anarkitë epolitikës shqiptare) qoftë nga  shoqëria shqiptare (kujtoni veprën e Nolit në përkthimet dhe debatet e tij për mbrojtjen e Shqipërisë së bashku me rilindasit), por pati heshtje dhe nga komunitetet fetare  të cilat kanë qënë e dëmtura seriozisht nga dhuna psikologjike e demagogjike e komunizmit dhe  pjellës së tij famëkeqe që po dëmton sot seriozisht Shqipërinë: ateizmi.. Kjo heshtje  justifikohej  me pretekstin se gjithcka nga e kaluara që është lavdëruar qoftë dhe pak nga E. Hoxha nuk duhej    promovohej më..Me këtë rast u eliminuan dhe u përpoqën të harrohen disa heronj dhe të nderoheshin heronjtë e rinj të periudhës së pas komunizmit me pretekstin se cdo kohë ka heronjtë e saj. Ashtu është periudha të ndryshme-heronj të ndryshëm, por nuk duhen harruar heronjtë të cilët kanë hedhur `farën` e identitet shqiptar, të pavarësisë së Shqipërisë, të të predikuarit shqip,  e të demokracisë së parë shqiptare.. dhe ky ka ënë Fan Noli.

-Së katërti dhe së fundit,  nëvlerësimi i figurës së Nolit këtë 100 vjetor nga politika dhe politikanët e lartë shqiptarë ka aspekte të pozicionimit të këtyre politikanëve kundër  kujtesës kombëtare ndaj rilindasve shqiptarë, kundër atyre që luftuan   mëkatet, fajet, dhe tradhëtinë  e A. Zogut.

- Së fundmi mendoj se duke nderuar Nolin nderojmë  Shqipërinë , nderojmë  kujtesën historike e kolektive që të mos harrohet.

Mendoj  gjithashtu se aspekti tjetër I nënvlerësimit të Nolit në kohën ë sotme nga politika drejtuese është në një linjë me ato që ka patur dhe diktatura komuniste  me qëllim që të ketë një hapësirë të lirë  `në podiumin e vëndit të parë`, vënd i cili ka qënë dhe vazhdon të mbetët atdhetarizmi Nolist dhe i Rilindasve shqiptarë të cilët patën guximin dhe madhështinë e krijimit të  Shqipërisë së pavarur që këtë vit mbush 100 vjet,- atdhetarizëm  (dhe jo nacionalizëm  i sëmurë- kuq e zi) që u mungon  politikanëve të sotëm të rinj e të vjetër, Kryeministra të majtë e të djathtë, por që barra i bie Kryeministrit të fundit i cili duhej të kishte shkuar tek varri I Nolit për të nderuar kujtimin e tij ashtu si dhe Jahjaga e nderuar.

Frazat, debatet, e  botuara në median shqiptare në vite vërtetojnë tendenciozitetin e lënies në harresë apo më e pakta – e nënvlerësimit të baballarëve të shtetit shqiptar, duke  lavdëruar e nderuar disa sipas interesave personale dhe jo sipas interesave të kombit.

Boston, 4 mars 2012 (http://kosova.info/2012/03/jahjaga-vuri-kurora-lulesh-te-varri-i-fan-nolit/) – Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës në ShBA, vuri kurora lulesh te varri i atdhetarit, publicistit dhe shkrimtarit shqiptar, Fan Stilian Noli, në varrezat në Boston.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora