| E merkure, 02.05.2012, 02:12 PM |
Përse
Krymenistri shqiptar nuk vendosi nje kurore me lule tek varri i Fan. S. Nolit
ashtu si Presidentja e Kosovës - Jahjaga?
Nga Pirro
Prifti
U bënë rreth 47 vjet (15 Mars 1965) nga vdekja e Fan S.Nolit dhe cuditërisht asnjë
udhëheqës apo drejtues shqiptar nuk ka vendosur qoftë dhe jë tufë lule në varrin
Fan Stilian Nolit. Dihet kush ka qënë Noli: një
ideator demokracisë shqiptare,
krijuesit të identitetit shqiptar, drejtuesit të vendit, farkëtuesit të tolerancës
fetare, dhe përkthyesit madhështor, i cili nëpërmjet (dhe jo vetëm) të shoqërisë VATRA e cila sic
e kam shprehur dhe në shkrimin e para disa ditëve si promotorja e tre faktorëve
më të qënësishëm të shtetit shqiptar (pararendësja e Pavarësisë së Shqipërisë-Kishes
Autoqefale Shqiptare dhe -Tolerancës fetare),
por edhe faktit që ishte
gjithashtu dhe para rendisja e Kongresit të Manastirit me anë të të cilit shqiptarët
filluan të shkruajnë shqip, e të predikojnë shqip. Vizita e Kryeministrit
shqiptar me dy axhenda: ajo e takimit me H.Clinton për ta ftuar me rastin e 100
vjetorit, dhe takimin me përfaqësues të shoqatës VATRA me rastin e 100
vjetorit të saj u paraqit nga Media
shqiptare si: Sipas gazetes `Lajmi
Fundit`ted t. 25/04/2012 (http://www.lajmifundit.com/lajme/2012/04/berisha-ne-shba-sot-takimi-me-hillari-klinton/).
Një moment të veçantë në axhendën e Kryeministrit është pjesëmarrja si i ftuar
nderi në kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Federatës “VATRA”, në Neë York.
Me këtë rast, do të zhvillohet konferenca shkencore “Federata Pan-shqiptare e
Amerikës ”VATRA, 100 Vjet në shërbim të kombit”, ku do të mbajnë kumtesa
studiues e akademikë shqiptarë.Kryeministri Berisha, gjatë qëndrimit në Washington
DC, do të vizitojë shtëpinë muze të Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës dhe mbështetësit të madh të pavarësisë së Shqipërisë, Woodrow
Wilson.
Cudia dhe
paradoksi i kësaj dukurie të vecantë shqiptare në të cilën asnjë qeveritar i
Shqipërisë nuk ka shkuar për të nderuar
veprën shqiptare të Nolit të madh, qëndron tek fakti se Presidentja e
nderuar e Shtetit 3 vjecar Kosovës znj.Atifete Jahjaga disa javë më përpara shkoi në Boston
dhe vendosi një buqetë me lule dhe mbajti një fjalim i cili do të kishte
nderuar cdo politikan të lartë shqiptar nëse ai do të kishte patur kujtesën që të shkonte
aq më tepër me rastin e 100 vjetorit të Shoqatës VATRA dhe veprës së saj: 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
E kundërta
u bë nga Presidentja e Kosovës e cila ndonëse kishte axhendë tjetër e gjeti
vendin dhe kohën ti kushtojë një nderim të vecantë babait shpirtëror të pavarësisë
së Shqipërisë, të Kishës autoqefale të Shqipërisë, dhe të demokracisë së parë shqiptare.
Ja si e paraqitën mediat shqiptaro-kosovare: ``Jam e nderuar që jam këtu sot si
Presidente e Republikës së Kosovës, të vë një dorë lule mbi varrin e Fan
Stilian Nolit, këtij atdhetari, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare,
duke punuar në ngritjen arsimore, kulturore dhe të përgjithshme të shqiptarëve
kudo që janë, duke qenë nismëtar dhe veprimtar i flakët i miqësisë sonë të përjetshme
me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe… Fan Nolin, si ndër themeluesit dhe
kryetarët e shoqatës patriotike “Vatra”, të botimit të gazetës “Dielli”, e
kujtojmë edhe për veprën madhore të themelimit të Kishës Autoqefale Ortodokse
Shqiptare. Duke kujtuar këtu edhe veprimtarinë e rëndësishme muzikologjike dhe
sidomos artin e përkthimit që veprat e klasikëve të letërsisë botërore Noli i bëri
të flasin shqip dhe të jenë në nivelin artistik të origjinalit``.
Shumë nga
politikanët tanë do të mbroheshin me mënyrën më banale të justifikimit.. nuk e kishim
axhendën për në Boston se kushtonte rruga... apo më këndshëm nuk na lanë amerikanët
për shkak të axhendës së ngjeshur...ose me paturpshëm se... kishim të dhëna për ndonjë atentat të mundshëm.
Bravo
Jahjaga, jo vetëm një kryeministre e re dhe grua e guximshme, por dhe një patriote
e madhe. Kjo le të jetë një mësim i mire për këta drejtues të politikës
shqiptare të cilët gjithçka mund të jenë
por patriotë- në asnjë mënyrë jo! Le të shpresojmë se mos ndonjë nga opozita
shqiptare të paktën të shkojë para 13 qershorit sepse (13 qershor 1912) është data
e fundit e licencimit të kësaj shoqatë të bekuar nga Zoti e cila dha
direktivat e para se si mund të bëhet identiteti shqiptar, se si mund të
arrihet pavarësia dhe se si mund të predikohet shqip!
Turp për
politikën shqiptare për besë, dhe
nderuar qoftë Presidentja Jahjaga, e cila pavarësisht axhendës
protokollare me administratën e SHBA e gjeti kohën të nderojë babanë e
krijimit të shoqatës së famshme, sepse me nderimin e tij nderon edhe të gjithë
kolegët, patriotët, bashkëkohësit, financuesit e Pavarësisë së Shqipërisë, të cilin
këta politikanë shqiptarë ka kohë që e
kanë nënvlerësuar dhe lënë në heshtje
ashtu sikundër të gjithë brezin e rilindësve shqiptarë, a thua se po vërtetojnë me dashje për
turpin e Shqipërisë vargjet e
Himnit Kombëtar të cilit kanë kohë që ja
kanë vënë syrin për ta ndryshuar sepse zbardhin si drita e diellit nxirjet e të
kaluarës:
.....
Prej
lufte veç ay largohet
Që është lindur
tradhëtor,
Kush është
burrë nuk frikohet,
Po vdes,
po vdes si një dëshmor!
.....
Shumëkush
mund të bëjë pyetjen: përse nuk duan që të përkujtohet dhe të nderohet ashtu si i ka hije Fan S. Noli
aq më tepër në këtë 100 vjetor të veprës
së tij VATRA dhe pasojës së saj të bekuar
100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë?
Unë mund
të argumentoj disa aspekte të këtij aktiviteti të fshehtë anti-Nolist dhe anti- rilindas të politikës shqiptare të periudhës komuniste
dhe të kësaj post-komuniste:
- së pari
në kohën ë PPSH, Noli u nderuar vetëm si
anti-zogist, dhe si demokrat për qëllime politike nga E.Hoxha. Në fakt E.
Hoxha e mufati faktin e demokratit, duke I mveshur Fan Nolit aspekte
të bolshevizmit gjë që nuk është aspak e vërtetë- e kjo vërtetohet sepse Noli
nuk pati asnje letërkombim as me Leninin e aq më pak me Stalinin e komunizmin,
përkundrazi, Noli luftoi për ceshtjen
shqiptare në perëndim e kryesisht në SHBA. E famshme është fraza e tij: Mbahu Nëno
mo ski frikë- se ke djemtë në Amerikë… E ku është bolshevizmi i Nolit këtu? Vetëm
tradhëtarët e kombit mund të bëjnë lidhje të tilla `thriller` kundër kësaj figurë nga më madheshtorët e
Historisë së Shqipërisë.
- së dyti
nëpërmjet mbajtjes nën kontroll të figurës së Nolit dhe Nolizmit- demokrat apo
pasuesve të `Mjekrës` ashtu sic quheshin
pasuesit e demokracisë në lëvizjen anti-zogiste të Fierit e në ndonjë qytet tjetër, E.Hoxha arriti të bindë popullin me propagandën partiake por dhe me anë të disa
shkrimtarëve `të mëdhenj` të realizmit socialist përfshi dhe Ismail Kadarene se-..
ai ishte udhëheqësi më I madh I kombit shqiptar pas Skënderbeut. Këtë nëse u
kujtohet lexuesve që kanë lexuar Kadarene mund t`ju kujtohet raza e tij e thënën
nëpërmjet librit `Dimri i Vetmisë së Madhe`:.. udhëheqësit lindin rrallë një herë
në 50 vjet.. një herë në 500 vjet… apo jo? Duke bërë analogji të udhëheqësit
komunist me Skënderbeun ….Këta ishin shkrimtarët tanë tw atëhershëm sepse Udhëheqësi nuk deshte
asnjë tjetër që të eklipsonte madhështinë
e tij.
- së treti
pas prishjes së komunizmit, asnjëherë nuk u fol për Nolin ose u fol nëpër dhëmbë
qoftë nga politika shqiptare ( kujtoni se cfarë ka thënë Noli për 5 anarkitë epolitikës
shqiptare) qoftë nga shoqëria shqiptare (kujtoni
veprën e Nolit në përkthimet dhe debatet e tij për mbrojtjen e Shqipërisë së bashku
me rilindasit), por pati heshtje dhe nga komunitetet fetare të cilat kanë qënë e dëmtura seriozisht nga
dhuna psikologjike e demagogjike e komunizmit dhe pjellës së tij famëkeqe që po dëmton sot
seriozisht Shqipërinë: ateizmi.. Kjo heshtje
justifikohej me pretekstin se
gjithcka nga e kaluara që është lavdëruar qoftë dhe pak nga E. Hoxha nuk
duhej të
promovohej më..Me këtë rast u eliminuan dhe u përpoqën të harrohen disa
heronj dhe të nderoheshin heronjtë e rinj të periudhës së pas komunizmit me
pretekstin se cdo kohë ka heronjtë e saj. Ashtu është periudha të ndryshme-heronj
të ndryshëm, por nuk duhen harruar heronjtë të cilët kanë hedhur `farën` e
identitet shqiptar, të pavarësisë së Shqipërisë, të të predikuarit shqip, e të demokracisë së parë shqiptare.. dhe ky
ka ënë Fan Noli.
-Së katërti
dhe së fundit, nëvlerësimi i figurës së Nolit
këtë 100 vjetor nga politika dhe politikanët e lartë shqiptarë ka aspekte të pozicionimit
të këtyre politikanëve kundër kujtesës
kombëtare ndaj rilindasve shqiptarë, kundër atyre që luftuan mëkatet, fajet, dhe tradhëtinë e A. Zogut.
- Së fundmi
mendoj se duke nderuar Nolin nderojmë Shqipërinë
, nderojmë kujtesën historike e
kolektive që të mos harrohet.
Mendoj gjithashtu se aspekti tjetër I nënvlerësimit
të Nolit në kohën ë sotme nga politika drejtuese është në një linjë me ato që ka
patur dhe diktatura komuniste me qëllim
që të ketë një hapësirë të lirë `në podiumin
e vëndit të parë`, vënd i cili ka qënë dhe vazhdon të mbetët atdhetarizmi
Nolist dhe i Rilindasve shqiptarë të cilët patën guximin dhe madhështinë e krijimit
të Shqipërisë së pavarur që këtë vit
mbush 100 vjet,- atdhetarizëm (dhe jo
nacionalizëm i sëmurë- kuq e zi) që u
mungon politikanëve të sotëm të rinj e të
vjetër, Kryeministra të majtë e të djathtë, por që barra i bie Kryeministrit të
fundit i cili duhej të kishte shkuar tek varri I Nolit për të nderuar kujtimin
e tij ashtu si dhe Jahjaga e nderuar.
Frazat, debatet, e botuara në median shqiptare në vite vërtetojnë tendenciozitetin e lënies në harresë apo më e pakta – e nënvlerësimit të baballarëve të shtetit shqiptar, duke lavdëruar e nderuar disa sipas interesave personale dhe jo sipas interesave të kombit.
Boston, 4
mars 2012 (http://kosova.info/2012/03/jahjaga-vuri-kurora-lulesh-te-varri-i-fan-nolit/)
– Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës
në ShBA, vuri kurora lulesh te varri i atdhetarit, publicistit dhe shkrimtarit
shqiptar, Fan Stilian Noli, në varrezat në Boston.