Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Faleminderës, zotni Bernd J. Fischer!...
E enjte, 03.05.2012, 03:36 PM
FALEMINDERËS, ZOTNI
BERND J. FISCHER !..
Në prag të 100 vjetorit Pavarsisë…
Nga Fritz RADOVANI
Në parathanjen e librit të vet „Mbreti Zog dhe përpjekja
për stabilitet në Shqipëri“ i botuem në Tiranë në vitin 2004, z. Fischer
shkruen: „Kur ky liber u botua për herë të parë në vitin 1984, këndvështrimi që
i bëhej në të mbretit Zog konsiderohej politikisht i papranueshëm për regjimin
komunist të Enver Hoxhës.” Sigurisht, as vetë z. Fischer nuk do të kenë mbërrijtë
me marrë me mend se „Shqipnia nga shiu kishte rá në breshen…“
Asht fat i madh që studjuesit e huej kanë shkrue per né,
mbasi fjala e tyne ka ba të pakundershtueshem gjithmonë edhe mendimin e vet?
“shqiptarëve”, flas për shqiptarët e “pashkollë”, jo per “dr.prof. e
akademikët” me “shkolla të nalta partie e universitete”...
Asht me u çuditë se ku i marrin të huejt ato fakte e
dokumenta per né, kur shumë nga ngjarjet e shkrueme prej tyne, na nuk i kemi të
dokumentueme as në “histori”.
Si i di z. Bernd J. Fisher në Santa Barbara, Kaliforni të
ShBA, këta fakte:
“Në fund të vitit
1934, baronesha Janko, të cilen shtypi i huaj tani e trajtonte si një “Lupesku
shqiptare”, u dergua në Vjenë, ku thuhej se Mbreti i kishte blerë një pallat të
vogel që i kishte kushtuar atij rreth njëzet
e gjashtë mijë (26.000) sterlina.” (fq. 269)
“Ndihmësi personal kryesor i Zogut, A.Krosi, e perdori
poziten e tij politike për të mbushur përherë e më tepër xhepat e tij tashmë të
fryrë.”(fq. 173) (Theksimet jan? t? FR)
“Nisur nga fakti që
në momentin e hyrjes së Zogut në Angli nuk u kryen veprime të kontrollit financiar, çeshtja e sasisë së
të hollave që solli Zogu nga Shqipëria u bë subjekt i një spekullimi të
konsiderueshëm. Një studjues i pasluftës thotë se Zogu u largua nga Shqipëria me një qyp të madh me rubinë dhe smeraldë
si dhe me një pjesë të rezervës së arit të Bankës së Shtetit, që kapte shumën
prej 10 miljon dollarësh. Shqiptarët kundershtarë të Zogut që ndodheshin në
Londer (përveç suitës së mbretit, në Angli kishte gjithsej gjashtë shqiptarë të
tjerë), deklaronin se Zogu zotëronte një deri në kater miljon sterlina...Geraldina kujton se mbreti u largua nga
Shqipëria me njëqind qese me monedha ari, të cilat i kishte marrë prej
italianëve...Kjo sasi të hollash tërhoqi vëmendjen e Thesarit Britanik në
shtator të vitit 1940, kur një prej njerëzve të Zogut, Sotir Martini, kërkoi të dinte nëse Foreign Office-i mund të krijonte
mundësinë për transportimin në Kanada të shtatë arkave me parà. Me sa duket
Mbreti kish filluar të shqetësohej për sigurimin e pasurisë së tij. Leja u
refuzua dhe kjo masë ari nuk u trasportua kurrë, por duket se kjo shumë i ka
krijuar disa shqetësime për disa kohë Thesarit Britanik... Qazim Kastrati, i
cili, me sa duket i nxitur prej Mbretit, argumentonte se anglezët do të bënin
një gabim të rëndë në rast se do të largonin Zogun... Kastrati nënvizonte se
Zogu kishte mjaft kredi në pikëpamje të marrëdhënieve me qeverinë turke dhe
vendet e botës islamike, si i vetmi mbret mysliman i një vendi europian...”(fq.
309).
Njohja
zyrtare britanike e qeverisë së Hoxhës
në nëntor të vitit 1945 e bindi Zogun për t’u larguar nga Anglia, dhe ai
njoftoi menjëherë Ryan-in se mbreti Faruk i Egjiptit, i cili ishte me origjinë
shqiptare, i kishte dhënë atij siguri të plotë se do të ishte i mirëpritur në
Kajro. Zogu po kthehej rishtazi në boten
e tij, pasi pavarësisht prej përpjekjeve të shumta për t’u identifikuar me
Perëndimin e për t’u bërë monark perëndimorë, rrënjet e tij mbeteshin në Lindje.”
(fq. 317).
“Qytetari i mesëm shqiptar nuk ishte më pak i ndershëm se çdo qytetar
tjetër ballkanas, por menjëherë sapo i ngarkohej një post zyrtar, shumicës së shqiptarëve të kohës
së Zogut u dukej se ata ishin të veshur me këte pushtet me të drejtën për të
vjedhur arken e shtetit. Sidoqoftë, duhet nënvizuar se të paktë ishin ata
nëpunës që arrinin të kuptonin se me këtë veprim ata dëmtonin kryesisht
Shqipërinë, pasi korrupsioni ishte një praktikë e pranuar gjërësisht.
Ndërgjegjësimi social në Shqipëri ishte diçka tepër e rrallë” (fq. 173) –
Ja pra, që në vitin 1925 qeveritarët njenimbastjetrit, tue fillue nga Ahmet
Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe trashigimtarët e tyne mbas vitit
1991...vjedhin arken e shtetit shqiptar, jo pse nuk ngopen tue vjedhë, po
kjo... “na qenka trashigimi”...
Parashikim i
7 Prillit 1939.
“Dhe populli vazhdoi të vuante nën zgjedhën e
burokratëve të pakorrigjueshëm otomanë.” (fq. 319)
Kështu shkruen në Kaliforni 28 vjet ma parë z. Bernd
J. Fischer...
Duhet shtue se populli n?n at? zgjedh? vazhdon edhe sot...
Faleminderës i nderuem zotni Fischer!
Melbourne, Prill 2012.