Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Edhe Homeri paskësh pasë folur serbisht!
E enjte, 03.05.2012, 04:00 PM
Edhe Homeri paskësh pasë folur serbisht!
Nga Fahri Xharra
Luis
Benlou, Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877.
“Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund
të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes
një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi
këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë,
e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”.
(Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).
A. Vasiliev, Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë SHQIPTARË”.
Pa
dashtas ,më vjen një pyetje : Pse ky
ndryshim në mes të serbeve dhe nesh ?
Deri sa ata mundohen me rrenat e tyre të
certifikohen edhe në historinë e vjetër ,deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë
të kalarën “ e tyre (!),,deri sa ata nuk lënë histori pa u futur në te dhe si për përfundim e duan
certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin
lindur ; ne shqiptarët ,edhe pse më të herëshmit në këto toka ,me ndihmën e
disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën
tonë të lindjes dhe mundohemi të bindim
edhe botën se kemi lindur ,jo ma herët se ardhja e osmanlive në këto anë. A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të
kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajme vehten kaotikë të historisë.?
Kush po na mëson dhe dirigjon ,që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën
këndej pari e mësuan nga ato për të cilat
po mësojmë ne sot nga ata.
Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet, se ne i kemi faktet dhe provat të cilat e trondisin botën e sinqertë. Shkrimi im nuk mëton të jetë studim historik ; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësise serbe në vjedhjen e historisë sonë, një gërvishtje për të ngjallur kërshërinë për të kaluarën tonë.
“Asnjë popull
tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e
perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët. “”.
(Johan Tunman, 1774, Leipzig).
E pse ishim të pannjohur ;edhe pse jemi populli kryesor, i lashtë ,i rëndësishëm dhe se çdo historian ( jo serb, jo grek jo turk) na njifte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës.?
Ne ishim
të nënshtruar, ne ishim fatkeq ne ishim të pa fuqishëm ,dhe historianët ( serbët
,grekët dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm)) shpesh
ishin aq të padrejtë, sa terësia e jonë historike u copëtua në copëza të pa përfillëshme. Po
sot ,ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne ,apo prap i nënshtrohemi
diktatit të të tjerëve për shkruerjen e
historisë sonë ?
Një shkrim në një gazetë zvicërane (2008) paska pas shkruar se Libri i Oliver Shmitit per Skënderbeun paska pas ngjallur zemërim tek shqiptarët . Jo nuk ka ngjallur zemërim ,por ka ngjallur kundërshti ndaj shkrimeve të asaj historijeje të porositur,që nuk i jep lavd asnjë shkencëtari të shkencave historike. Edhe ne shqiptarët ,i kemi historianët tonë edhe ne dijmë kur të “ zemrohemi.”
Për përshkrimin e ndërgjegjëshëm të pandërgjegjshërisë
serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri
libra të cilat të japin një ide të vërtetë se
deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetës ( sllavizmit- serbizmit)
në të kaluarën historike në këto toka: “Homer's Blind Audience, An Essay on the
Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri
trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Jugosllavisë në Meksikë ) dhe
“„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi ,djepi i Homerit)«Troyan language is
Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesili? -it.
Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiogarfisë serbe në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim të një historijeje të gjatë mijëra vjeqare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale që me fakte e dhe dokumnete t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit ; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje nga e cila po e kemi vështirë të dalim.
“Disa
autorë e cekin sa Shqiptarët ( Albanci) kane ardhur nga krahina me te njejtin emër (Albania,pra) e
Dagestanit të sotëm në shek.11-12-të ps.k. si mercenarë të pushtuesve Normano -Sicilian
,me qëllim pushtimin e bregdetit lindor të Adriatikut . Pas rënjës së Normanëve
,Shqiptarët mbetën në teritorin e e sotëm
të Shqipërisë së Jugut. Dhe në kët mënyrë
ata e vazhduan jetën në fqinjësi me Sllavët , duke e ruajtur identitetin e tyre.
Së bashku me sllavët ,ranë nën pushtimin turk,bile edhe luftërat kundër turqëve
i kanë bër së bashku me serbët( Skenderbeu). Me ndryshim nga sllavët ,shqiptarët
kryesisht janë islamizuar. Në kohën më të re duke përdorur teorina të ndryshme
; shqiptarët po dalin me tezën se janë pasardhësit direct të Ilirëve.Përndryshe
prejardhja e shqiptarëve mbetet e hapur.” ( Branko Vukosiq ,Mbi misterin
Trojano-sllav, 2003 ,f.189) Para do kohe ne vet dualëm me teorinë që Albania e jonë ,qenka me
prejardhje me Albaninë e Azerbaigjanit . Pak large njëra me tjetrën ( Dagestani
dhe Azerbaigjani),por kryesisht nga Azia.(?!?!)
Autori i lartëpërmnedur e mbronë qëndrimin se Troja dhe dhe tokat e Trojës janë në Ballkan ,por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav ,duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thot se Troja është në Luginën e Neretvës ,vendi i quajtur Gabela ,por duke shkuar edhe më largë : Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?). Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872 ,kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqën 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thot se trojanët ishin serb”. E bukur kjo, apo jo ?
A nuk është
një guxim i madh i serbëve që vetën ta
quajnë trojan;kurse ne, vetës ia mohojmë të kaluarën tonë. ?
Novak
Andesiliq në librin e tij : “ Mali i Zi ,djepi i Homerit , Gjuha trojane është sllave”
shkruan: “ Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët,
Eporotët dhe Maqedonasit e flasin të njejtën gjuhë.Duke qenë se Frigasit
jetonin në mes të këtij trekëndëshi, e logjikshme është se eddhe gjuha e tyre
ishte ilire ,ne të të njejtën kohë maqedone dje epirote. Historiani i shek XIX-të,
Xhon Kembel shkruan:” Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanët dhe Ilirët ,
dy emra që e shënojnë të njejtin popull- popullin serb” . (?)
Duke parë që historia po flet ndryshe ,dhe bota shkencore po flet ndryshe , serbet po mundohen që faktet për ilirët të cilat më nuk po mund t`i mëshefin, atëherë po kërkojnë lashtësi të stërlashtë për vehte. Ky është me të vërtetë një qëndrim tejet arrogant ndak historisë ,me të vërtetë një vjedhje e pafytyrë në pikë të ditës. .. Kurse ne e humbim kohën duke u marr me vetvehten dhe i tregojmë botë papjekurinë tonë kombëtare duke e mohuar çdo gjë shqiptre,dardane ,ilire dhe pellazge.
Profesori i Sorbonës në pension ,linguisti i njohur Milan Ristanoviqi, e ka botuar një studim pas 4o vjete pune në te dhe me të cilën dokumenton që bredhja e Odiseut ka ndodhur në Adriatikun Jugor ,prej Korfuzit e deri në Split,dhe që Posejdoni ishte Perëndi Ilire. Ai thirret në studimin e spikatur të historianit amerikan Mozes Finli, i cili në veprën e tij “ Bota e Odisesë” vërteton që mënyra e jetës se Iliadës dhe Odisesë me të vërtetë ka qenë.
Serbët gjithmonë të joshur dhe favorizuar nga bota ,mendojnë qe ende iu hecin “pallavrat” dhe ,lexoni se çka shkruajnë: “ Shkodra- Troja Serbe, dhe vazhdon autori Novak Andeseliqi , ilirët janë Serb, a serbët janë sllav, kjo tregon se Trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës,sepse Troja- shkodra është kryeqyteti antik Sllav. “ Bukur ,hë! serbët në këto anë që 25 shekuj?
Gjuhëtari
sllavo -maqedonas Odisej Belqevski ,paska pas gjetur që në Iliadë dhe Odisenë e
Homerit ,fjalë të njejta që po u përdokan në gjuhen e sotme sllavo-maqedone dhe
në atë të sotme serbe. Mrekulli që serbishtja
i paska ruajtur ato fjalë.(?)
“ Vepra më
e vjetër helene-ilire Iliada dhe Odiseja, janë të skruara me t`ashtuquajturin
heksmetër, të cilat paskan shumë ngjajshmëri me këngët epiko-lirike serbe. Me
qenëse është përdorur gjuha jonike me ate eolike, e gjithë kjo tregon se Homeri
ishte Ilir, dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro -helen”
. “ Fanula Papazoglu ,mendon që Frigjija
ishte krahinë kufitare me Ilirinë,dhe është
krejt e kuptueshme që ky ishte
shteti i Trojës. Ilirët e kanë marr emrin nga kryeqyteti i tyre ,që në atë kohë ishte
Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë ,gjegjësisht Sardanë( Dardanë) ,pra serb.” (?)
Shikoni
se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është
quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli
i XIV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur
Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.? E ne, si po thonë ata të ardhur nga Azia
,diku ne shekujt XI-XII- të.
Autori
serb vazhdon:” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave
të Trojës: Me analizën komparative-linguiste ( metoda krahasuese -gjuhësore) të
veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë
( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentën e fuqishme sllave te Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (serbe,pra) “
Athua po
na mbushin mend këto libra të serbëve? Apo, do
i lejojmë edhe Schmittat tjerë të dalin në skenë?