Mendime
Ramiz Selimi: Kosova ka nevojë urgjente për zhvillimin e sektorit privat
E enjte, 03.05.2012, 06:59 PM
Zhvillimi
i Ekonomisë Kosovare gjendet në një maratonë të gjatë
Kosova ka nevojë urgjente për zhvillimin e sektorit privat
Nga Ramiz Selimi
Sot, Kosova ka mungesë serioze të një klase punëtore të aftë si dhe të një mjedisi të punës. Shumica e ndërmarrësve dhe menaxherëve i zhvillojnë objektivat dhe konceptet e bizneseve të tyre pa përgatitur ndonjë plan apo strategji të biznesit. Jo rralle herë, i ashtuquajturi treg i zi është treguar me efecient. Nëse sektori privat dëshiron të rritet duhet të ketë qasje në financa të pranueshme,përfshirë grantet e pakthyeshme, një mori skemash krediti, injektimet e jashtme
Fakt është dhe duhet të pranuar se lufta ka shkaktuar ‘ikjen e trurit’ në mënyrë të konsiderueshme, si dhe ka zvogëluar efektshmërinë e sistemit arsimor të Kosovës në mënyrë domethënëse. Sot, Kosova ka mungesë serioze të një klase punëtore të aftë si dhe të një mjedisi të punës. Bizneset në Kosovë kanë nevojë për një fuqi punëtore të sofistikuar me aftësi menaxheriale dhe teknike, por nuk është duke u bërë mjaft që këto çështje të trajtohen në mënyrë institucionale.
Ndërmarrjet private të Kosovës nuk përdorin praktika të avancuara të menaxhimit, të strategjisë së marketingut dhe të promovimit, apo të sistemeve informative. Shumica e ndërmarrësve dhe menaxherëve i zhvillojnë objektivat dhe konceptet e bizneseve të tyre pa përgatitur ndonjë plan apo strategji të biznesit. Shqyrtimet e realizueshmërisë janë të rralla. Andaj, Qeveria e Kosovës , ka nevojë që urgjentisht të artikuloj një strategji për të definuar se si mund ta promovoj efektivisht zhvillimin e sektorit privat.
Kjo për shkak se një zhvillim i tillë do të krijonte vende pune, dhe vendet e punës janë një komoditet i rrallë për kosovarët e moshës punuese sot. Duhet të hartohet një strategji që do të inkurajonte zhvillimin e ndërmarrjeve dhe të stimulonte investimet për të mbështetur sektorin privat dhe rolin e tij të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës.
Autoritetet kosovare nuk i kane përdorur me se miri te gjitha mundësitë për t’i dhënë shtytje rritjes ekonomike të vendit, për të rritur nivelin e mirëqenies dhe për të arritur një shpërndarje sa më të drejtë te të ardhurave në popullsi. Por, nuk duhet harruar se kjo përbën një maratonë të gjatë e cila kërkon shumë durim.
Deri me sot, autoritetet kosovare nuk janë përpjekur sa duhet:
-Të zbatojnë politika ekonomike me liberale
dhe transparente
-Të nxisin eksportet dhe të tërheqin kapitalin
e huaj
-Të sigurojnë një pavarësi me të madhe të
Bankës së Kosovës në zbatimin e politikave të drejta makroekonomike
- Të privatizojnë kompanitë e pa privatizuara në atë formë që do të sjellin punësim të sigurt për të rritur produktivitetin e tyre afatgjatë në favor të ekonomisë kosovare.
Megjithatë, vendit i duhet ende një rrugë e
gjatë për të përshkruar deri në fund këtë maratone. Autoritetet qeveritare
duhet të tregojnë me shumë kujdes për:
- Përmirësimin e mbledhjes se tatim-taksave,
zgjerimin e bazës tatimore dhe forcimin e administratës tatimore
- Përmirësimin dhe zbatimin e ligjeve
përkatëse
- Mos komprometimin e politikave të ardhshme fiskale për shkak të arritjes së rezultateve pozitive ekonomike në të kaluarën.
Jo rralle herë, i ashtuquajturi treg i zi
është treguar me efecient, ka treguar me efikasitet në krahasim me bankat
kosovare përsa i përket këmbimit valutor apo dhënies së fajdeve për shkak të
ekonomisë së bazuar në kesh dhe tendencës së përhapur të njerëzve për ta
akumuluar atë.
Tregu i kapitaleve ku të gjithë aktoret ekonomike mund të marrin dhe të japin hua afatgjata pothuajse nuk ekziston. Tregu sekondar i obligacioneve qeveritare (bono thesari, etj) ku të gjithë aktoret ekonomike, veçanërisht bankat, mund të blejnë dhe të shesin obligacione qeveritare nuk është likuid. Pra, një treg kapitalesh që mungon është një nga pengesat në maratonën e zhvillimit të ekonomisë kosovare.
Aktiviteti ekonomik i bazuar në nivele të larta të kesh-it është një pengesë tjetër në ketë maratonë. Kjo sjellje e vjetër e popullit për të përdorur kesh dhe për të grumbulluar kursimet e tyre në shtëpi në forme kesh-i duhet të ndryshohet me qellim që të sigurohet një e ardhme më e ndritur e Kosovës.
Nëse sektori privat dëshiron të rritet me efikasitet dhe në mënyrë të qëndrueshme, ajo kërkon qasje në financa të pranueshme dhe fleksibile që mund të qasen relativisht shpejt në bazë të kërkesave të ndërmarrjeve individuale. Ky financim normal strukturoret dhe ofrohet përmes një sërë instrumentesh financiare, përfshirë grantet e pakthyeshme, një mori skemash krediti, injektimet jashtme të ekuitetit dhe fitimet nga riinvestimet.
Sfidat ekonomike për Kosovën janë të konsiderueshme, por nuk janë të pakapërcyeshme. Historia e fundit e botës demonstron se shumë shtete që janë përballur me rrethana kufizuese ekonomike por që ja kanë arritur të bëjnë kthesa të mëdha në periudha relativisht të shkurtra dhe kanë arritur rritje të qëndrueshme ekonomike. Azia jep shumë shembuj të suksesit në këtë drejtim: Korea, Malajzia, Singapori dhe Tajvani dhe kohëve të fundit India dhe Kina kanë dëshmuar ngritjen e ekonomive lulëzuese që janë duke treguar çdo shenjë të qëndrueshmërisë, megjithatë përmes cikleve ekonomike.
Banka botërore ka përfunduar se tetë
ekonomitë e analizuara të Azisë lindore (të ashtuquajtur “tigrat”) tregojnë
karakteristika të qarta. Këto përfshijnë:
·
E orientuar kah tregu
·
Shprehje në zhvillimin e kapitalit njerëzor
(që synon në sistemin fillor shkollor)
·
Sistem stabil bankar (nganjëherë me
subvencione për kamatat në korporata)
·
Shkallë të lartë të kursimeve, dhe
·
Përqendrim në industritë e stimuluara të
eksportit dinamik, nganjëherë të shoqëruara me mbështetje të fuqishme për
sektorët individual dhe firmat që kanë gjasa të kenë sukses në tregjet e
eksportit.
Mungesa aktuale e standardeve është barrierë kryesore për zhvillimin e tregut eksportues.