| E premte, 04.05.2012, 11:20 AM |
A edhe
Llazoja BDI a?
Nga Ardian Ramadani
Jo që na
shashtrisi përcaktimi i partisë shqiptare në pushtet, BDI së, për zgjedhjen e
Llazar Elenovskit për ambasador, ngase një gjë e tillë edhe është pritur pas sa
e sa gjërave të tjera më të dëmshme. Por ajo që besoj se ka ngjallur neverinë e
secilit shqiptar, por (lexo: do duhej) edhe secilit anëtar të BDI së, është deklarata
e Abdylak(q)imit, se në të ardhmen mund të befasohemi me anëtarësimin e Llazos
në BDI, partinë shqiptare, e cila mëton se ka dalur nga kryengritja shqiptare e
vitit 2001, këtu në Maqedoni.
Shtrohet
pyetja se vallë si do të ndiheshin dëshmorët e vitit 2001 dhe viktimat e rëna
gjatë po atij viti, por edhe më pas, sikur të ishin gjallë? A thua u ka shkuar
në mend se si ndihen familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës me këtë përcaktim
tuajin për ambasador për këtë njeri?
Deri kur
do manipuloni me popullatën shqiptare, duke keqpërdorur legjitimitetin që iu
dha ju në zgjedhjet e fundit?
Me të vërtetë
parashtroj pyetjen se si ndjehen anëtarësia e BDI së, ajo pjesë që ka elan dhe
krenari shqiptare, kur të kuptojë se Llazar Elenovski do antarsohet në BDI,
parti kjo e cila do të pasurohet me një anëtar të ri, e që qenka edhe nip
shqipar, por që me gjasa do ët duhej të ndikojë në largimin e njëqind anëtarëve
të tjerë.
E
Llazoja, i cili doli se na qenka nip shqiptar (e kënaqën shqiptarët që pretendojnë
se janë të vërtetë, e ku më Llazoja) pritet së shpejti të na aderojë në par(t)inë
integriste, për 10 vjetorin e formimit të kësaj partie, ku edhe ky Llazoja do
ti bashkohet karvanit të Komandant Vencos në Koçani dhe disa të tjerëve në Prilep,
Shtip dhe Strumicë.
Paj ky është
bashkim vëllazërimi integrues. Na rrahin, na poshtërojnë, na i vrasin bijtë më të
mirë, na degradojnë në çdo aspekt, na varfërojnë ditë e më shumë, e politikanët
tanë aktual në qeveri përcaktohen për Llazon, të na përfaqësojë si ambasador, e
bile edhe të anëtarësohet në nënë njerkë parti..
Pres të dëgjojë
nga ndonjë anëtar i partisë shqiptare në pushtet, po edhe nga ndonjë i cili është
pjesë e organigramës së kësaj partie, se si do arsyetohen për “kontributin” e
tyre në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, se si do dalin nëpër varreza të vendosin
kurora me lule (lexo: eh, sikur ndonjë dëshmorë t`i kapte për këmbe në shenjë mllefi
për antipolitikën dhe servilosjen ekstreme ndaj VMRO së), se si do përdorin
refrenin e bezdisshëm për Skëndërbeun dhe luftën e 2001, të cilën e devalvuan
skajshmërisht deri në alienim të thelbit të saj, se si do ta arsyetojnë apostazinë
e tyre brenda natës nga çlirimtarë në dezertorë dhe në shërbëtorë të politikës
antishqiptare.
Do pres,
po deri sa? Shpresoj deri në zgjedhjet e ardhshmë (lexo: që mund të jenë të parakohshme),
kur refrenet shordhuese patetike do të marrin njëherë e përgjithmonë fund, duke
u dënuar kjo politikë antishqiptare, përbuzëse, si dhe skajshmërisht e dëmshme.
Populli
din të bëjë vezir, por ai do të dijë të bëjë edhe rezil. E rezilllëkut tuaj do
u vije fundi, ngase jo që e tepruat me këtë veprim të fundit si dhe me veprimet
e njëpasnjëshme serike, por edhe po tentoni ta justifikoni paturpësinë e juaj. Nuk
është shumë fatkeqësi e keqja, fatkeqësi është justifikimi i saj.
(Autori është
profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave
politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt)