E hene, 29.04.2024, 02:19 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Pushteti Maqedonas terrorin kundër shqiptarëve duhet ta ndalë sa më parë?

E premte, 04.05.2012, 12:08 PM


Pushteti Maqedonas terrorin kundër shqiptarëve duhet ta ndalë sa më parë?

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Pushteti Maqedonas po i shfryn epshet  nacionaliste dhe kriminale për rastet kriminele të izoluara që ndodhen në Maqedoni ku u vranë pesë qytetar me përkatësi maqedonase. Pushteti maqedonas,vrasjen e këtyre qytetarëve që edhe vet komuniteti shqiptar e ka dënuar po e përdor si paravan për dhunë dhe krime të rënda kundër qytetarëve të përkatësisë shqiptare e me fe Myslimane ne Maqedoni. Ministresha e punëve të brendshme veprimin e saj terrorist duke terrorizua familje të tëra shqiptare në shtëpitë e veta në Maqedoni,po e arsyeton kinse me një akt të tillë policor po e mbrojtka Krishterimin e popujve Maqedonas nga grupet radikale te fundamentalizmit Mysliman që sipas Ministreshes këta nuk po bëjnë asgjë përpos rrezikimit te Krishterimit në Maqedoni dhe gjetiu në Evropë dhe bot .Pushteti Maqedonas duhet te ketë kujdes ne veprimet e veta sepse sipas historikut te bashkëjetesës me dekada me radhë edhe gjatë kohës së monizmit por edhe tani ne kohen e pluralizmit,politik sipas statistikave pushteti Maqedonas e ka rrezikua çdo here popullin shqiptar brenda Maqedonisë por edhe jashtë saj.

Akuzat Maqedonase se shqiptarët Mysliman po e vënkan në rrezik Krishterimin ballkanik, Evropian,dhe Botëror është një kualifikim i çmendur i Ministreshes për ta justifikuar gjuajtjen në shqiptar te Maqedonisë si gjuajtjen e shtrigave.

Shqiptaret si kolektivitet me vrasjen e pesë Fishte nuk kanë asgjë te përbashkët, me kriminelet qe e kryen këtë krim  pastaj futja ne një thes nga ana e pushtetit Maqedonas shqiptaret si kolektivitet ne një thes me kriminelet,na bënë të kuptojmë se kundër shqiptarëve ne Maqedoni ka fillua terror i egër shtetëror qe qenja shqiptare ne Maqedoni po rrezikohet nga vet pushteti shtetëror Maqedonas Ky akt kriminel shtetëror Maqedonas kundër shqiptarëve te Maqedonisë,duhet shqiptarëve tu shërbej për përgatitje te një rreziku te përgjithshëm,kundër tyre nga ana e pushtetit Maqedonas dhe ora e bashkimit kombëtar në Maqedoni po rreh për ata shqiptar qe i kanë veshët,dhe te mbrohen me çdo mjet qe posedojnë sepse akuza e Ministreshes është akuzë e rënd me te cilën akuzë qenja shqiptare ne Maqedoni ne token e vet dhe ne shtëpinë e vet po rrezikohet.

Pretendimet e Ministreshes se punëve të brendshme të Maqedonisë se po i arrestojka edhe ata qe morën pjesë në luftë në Afganistan kundër forcave te koalicionit kundër terrorizmit,na jep te kuptojmë që popullin shqiptar në Maqedoni ministresha po donë ta shpall si popull i cili kinse e rrezikon jo vetëm Maqedoninë por ky popull,sipas saj po  e rrezikon edhe qenjen e popujve Krishterë në tërë Botën.

Këtë shpifje kundër shqiptarëve si popull shtet formues nuk mund ta kupton askush ndryshe përpos tendencës se Ministreshes për ta justifikuar një dhunë afat gjate kundër popullit shqiptar ne Maqedoni dhe përmes kësaj dhune shtetërore shqiptarët te shpërngulen nga Maqedonia sepse barazia e shqiptarëve ne Maqedoni Ministreshen dhe pushtetin në Maqedoni po e pengon .Pastaj kjo sillje nacionaliste e kriminele e Ministreshes se punëve te brendshme te Maqedonisë duhet ti alarmoja garantuesit e marrëveshjes se Ohrit dhe ne mënyrë shumë te ngutshme kjo marrëveshje te zbatohet ne përpikëri nëse dojmë te kemi Maqedoni te popujve te barabartë. Ne te kundërtën vrasjet e inskenuara nga vet Maqedonasit duke i akuzua shqiptarët si kryes te veprave te tilla na bën te kuptojmë se jetën e përbashkët Maqedonasit me shqiptar nuk po e donë. Prandaj kur Maqedonasit nuk donë jetë te përbashkët me  shqiptaret,as shqiptaret nuk mund ti detyrojnë me zor ne ketë përbashkësi prandaj koha ka ardhur ose te barabartë ose secili ne pjesën e vet qe u takon.

Ismet Uka - ish punëtor i Trepçës tani pensionist.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora