| E premte, 04.05.2012, 12:08 PM |
Pushteti
Maqedonas terrorin kundër shqiptarëve duhet ta ndalë sa më parë?
Nga Ismet Uka- Vushtrri
Pushteti
Maqedonas po i shfryn epshet
nacionaliste dhe kriminale për rastet kriminele të izoluara që ndodhen në
Maqedoni ku u vranë pesë qytetar me përkatësi maqedonase. Pushteti
maqedonas,vrasjen e këtyre qytetarëve që edhe vet komuniteti shqiptar e ka dënuar
po e përdor si paravan për dhunë dhe krime të rënda kundër qytetarëve të përkatësisë
shqiptare e me fe Myslimane ne Maqedoni. Ministresha e punëve të brendshme
veprimin e saj terrorist duke terrorizua familje të tëra shqiptare në shtëpitë e
veta në Maqedoni,po e arsyeton kinse me një akt të tillë policor po e mbrojtka
Krishterimin e popujve Maqedonas nga grupet radikale te fundamentalizmit
Mysliman që sipas Ministreshes këta nuk po bëjnë asgjë përpos rrezikimit te
Krishterimit në Maqedoni dhe gjetiu në Evropë dhe bot .Pushteti Maqedonas duhet
te ketë kujdes ne veprimet e veta sepse sipas historikut te bashkëjetesës me
dekada me radhë edhe gjatë kohës së monizmit por edhe tani ne kohen e
pluralizmit,politik sipas statistikave pushteti Maqedonas e ka rrezikua çdo
here popullin shqiptar brenda Maqedonisë por edhe jashtë saj.
Akuzat
Maqedonase se shqiptarët Mysliman po e vënkan në rrezik Krishterimin ballkanik,
Evropian,dhe Botëror është një kualifikim i çmendur i Ministreshes për ta
justifikuar gjuajtjen në shqiptar te Maqedonisë si gjuajtjen e shtrigave.
Shqiptaret
si kolektivitet me vrasjen e pesë Fishte nuk kanë asgjë te përbashkët, me
kriminelet qe e kryen këtë krim pastaj
futja ne një thes nga ana e pushtetit Maqedonas shqiptaret si kolektivitet ne
një thes me kriminelet,na bënë të kuptojmë se kundër shqiptarëve ne Maqedoni ka
fillua terror i egër shtetëror qe qenja shqiptare ne Maqedoni po rrezikohet nga
vet pushteti shtetëror Maqedonas Ky akt kriminel shtetëror Maqedonas kundër
shqiptarëve te Maqedonisë,duhet shqiptarëve tu shërbej për përgatitje te një rreziku
te përgjithshëm,kundër tyre nga ana e pushtetit Maqedonas dhe ora e bashkimit
kombëtar në Maqedoni po rreh për ata shqiptar qe i kanë veshët,dhe te mbrohen
me çdo mjet qe posedojnë sepse akuza e Ministreshes është akuzë e rënd me te
cilën akuzë qenja shqiptare ne Maqedoni ne token e vet dhe ne shtëpinë e vet po
rrezikohet.
Pretendimet
e Ministreshes se punëve të brendshme të Maqedonisë se po i arrestojka edhe ata
qe morën pjesë në luftë në Afganistan kundër forcave te koalicionit kundër
terrorizmit,na jep te kuptojmë që popullin shqiptar në Maqedoni ministresha po
donë ta shpall si popull i cili kinse e rrezikon jo vetëm Maqedoninë por ky
popull,sipas saj po e rrezikon edhe
qenjen e popujve Krishterë në tërë Botën.
Këtë shpifje kundër shqiptarëve si popull shtet formues nuk mund ta kupton askush ndryshe përpos tendencës se Ministreshes për ta justifikuar një dhunë afat gjate kundër popullit shqiptar ne Maqedoni dhe përmes kësaj dhune shtetërore shqiptarët te shpërngulen nga Maqedonia sepse barazia e shqiptarëve ne Maqedoni Ministreshen dhe pushtetin në Maqedoni po e pengon .Pastaj kjo sillje nacionaliste e kriminele e Ministreshes se punëve te brendshme te Maqedonisë duhet ti alarmoja garantuesit e marrëveshjes se Ohrit dhe ne mënyrë shumë te ngutshme kjo marrëveshje te zbatohet ne përpikëri nëse dojmë te kemi Maqedoni te popujve te barabartë. Ne te kundërtën vrasjet e inskenuara nga vet Maqedonasit duke i akuzua shqiptarët si kryes te veprave te tilla na bën te kuptojmë se jetën e përbashkët Maqedonasit me shqiptar nuk po e donë. Prandaj kur Maqedonasit nuk donë jetë te përbashkët me shqiptaret,as shqiptaret nuk mund ti detyrojnë me zor ne ketë përbashkësi prandaj koha ka ardhur ose te barabartë ose secili ne pjesën e vet qe u takon.
Ismet Uka
- ish punëtor i Trepçës tani pensionist.