E diele, 28.04.2024, 07:54 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Faik Konica e adhuronte shumë Shqipërinë

E premte, 04.05.2012, 11:49 AM


Me rastin e 136 – vjetorit të lindjes së Faik Konicës

FAIK  KONICA  E  ADHURONTE  SHUMË  SHQIPËRINË

Nga Ramiz Dërmaku

Faik Konica ishte shkrimtari me aftësi të mëdha intelektuale dhe talentë artistik, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe. Shkrimtari Faik Konica me plotë të drejtë rradhitet njëri ndër kokat më të afta të historisë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erodit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtarë me vlera të shquara ideoartistike. Faik Konica lindi me 15 mars të vitit 1976. Ky ishte është edhe sot një personalitet i shquar i kulturës shqipëtare. Prozator dhe poet, publicist dhe estet, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprimtarin e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar  shqiptar. Ai ishte njeriu me aftësi të mëdha intelektuale dhe dhunti artistike mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe:Faik Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer,por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. Ka lindur në Konicë, nga një familje  e vjetër fisnike e feudale, mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke,greke e arabe. Që në moshë të re ai vizitojë Kolegjin e Jezuitëve në Shkodër, ku u formua me një botëkuptim të ri. I kishte mësuar mirë frengjishten,latinishten, dhe ai i greqishtes, ushtrimi i vetvetes në artet  dhe muzikën e Perendimit e bënë të ndërgjegjshëm të riun Faik Konica, mbi lidhjen e ngushtë ndërmjet thesarit kulturor shqiptar dhe humanizmit evropian, lidhje kjo që do të zgjatë 5 shekuj nga pushtimi otoman . Më vonë Faik konica hyri në Liceun Perandorik Francez  të Stambollit për të kryer shkollën  emesme në Francë. Studimet filozofike i ndoqi në Dizhon dhe Paris. Falë talentit që posedonte ai fitoi ca konkurse, duke fituar shumë çmime për talentin që posedonte ai. Frëngjishtja ishte gjuhë që i shërbeu Faik Konicës për të hedhur bazat e një gjuhe shqipe autonome, të pasuruar nga një alfabet dhe dhe një ortograf të qëndrueshëm, dhe duke i krijuar kushtet për praktikimin dhe dzhvillimin e një arti letrar shqiptar. Në vitin 1912 Konica diplomoi në Univerzitetin e Harvardit  të SHBA, në Letërsi. Faik Konica shumë i rij e lidhi jetën me veprën  e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare.Pasi botoi broshurën“Shqipëria dhe Turqit“ (1895) do ta dënojn me vdekje në mungesë nga Porta e Lartë, Konica emigroi në Briksel  ku pas shumë e shumë sakrificave, pengesave që ia vuri poloicia , ai arriti ta themelojë me 1897  revistën “ALBANIA“. Stema e revistës e punuar nga skulptori francez , Pol Noket, është një Shqiponjë,simboli i kombit shqiptar shoqëruar  nga nji fjali latinisht „Unitas unguibus et rostris“. Me themelimin e federatës“VATRA“,me 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm  i saj. Faik Konica dhe Fan Noli,duke qenë udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve . Në kongresin shqiptar të Triestes,(1913) që u tubuan për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj.Faik Konica ishte zgjedhur kryetar. Gjatë Luftës së parë Botërore dhe më pas ai zhvilloi një veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër Itali, etj. Me 1921 Konica u këthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës “Vatra“, po ndërkaq në vitet 20, u lidh dhe ndikoi drejtpërsëdrejti në Lëvizjen Demokratike që u zhvillua në Shqipëri . Ai këtë e bëri përmes gazetës“ DIELLI“ dhe “Shqiptari i Amerikës“. Pasi dështoi Revolucioni Demokratik, me ardghjen e AHMET zogut në fuqi, Konica u emërua ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Pas një sëmundje cerebrale faik Konica vdes me 15 dhjetor të vitit 1942. Kështu regjimi komunist i ndaloi më pas, gjatë 50-vjetëve, këthimin e eshtrave të Faik Konicës në vendlindje. Kjo paturpësi e regjimit enverist, komunistë mbi 50 vite ia ndaloi këthimin e eshtrave të tij në Shqipëri, ishte një gjestë i shëmtuar, E pasi ra Muri i Berlinit dhe arritën proceset demokratike eshtrat e Konicës u këthyen në tokën shqiptare. Një nga ngjarjet e jetës së Konicës secilës nuk guxojmë t’i anashkalojmë është edhe Çmimi“Kapelja e lartë“, që ju dha Konicës me 1938 nga revista humoristike londineze „THE JUDGE“  me botuesin Harry Newman. Shkaku i ndarjes ishte puna dhe aftësit  etij intelektuale në detyrën e konsulit dhe si ministër Fuqiplot i Mbretërisë Shqiptare  Shqipëtare.“Unë kokën time e bëj kurban për kapelën e z. Newman!“ . Kjo është në pika të shkurtëra veprimtaria e shkrimtarit, poetit, eseistit, .., zotit Faik Konica. Prandaj duhet thënë se kombit shqipëtarë i duhen koka të afta intelektuale për zgjidhjen e drejtë dhe të shpejtë të çështjes kombëtare. Mirëpo siq po shihet dalë ngadalë por sigurtë po ecim drejtë ëndrrës sonë shekullore pra  ( nëse e kërkon populli) edhe Bashkimin kombëtarë.

Punuar me 30.04.2012  - Gjermani



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora